• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Makineria Leva, gol çdo 37 minuta! Polaku përmirëson rekordin e tij

1603958645292.png

Ky njeri nuk njeh limite. Ndoshta më shumë sesa me një njeri normal, kemi të bëjmë me një makineri sportive, duke qenë se Robert Levandovski as që ka ndërmend të ndalet së shënuari, por në të njëjtën kohë së vendosuri jo vetëm rekorde personale, por edhe historike që lidhen me Bundesligën. Nëse do të kishte një titull ideal për ndeshjen e bërë me Frankfurtin, ai do të ishte “Levandovski mund… Levandovskin”.


Pikërisht kështu, sepse me tripletën e shënuar kundër Frankfurtit, ai jo vetëm e dërgoi emrin e tij në kuotën e 10 golave në 5 ndeshje në Bundesligë, si askush tjetër në historinë 58-vjeçare të këtij formati të ri të kampionatit gjerman, por mbi të gjitha theu edhe rekordin personal të karrierës të vendosur në sezonin e kaluar.

Kujtojmë që vjet, polakut iu deshën 6 ndeshje në kampionati për t’u ngjitur në kuotën e 10 golave, ndërsa sivjet, Levandovski e ka nisur me një sprint më të çmendur, duke qenë se për momentin, 32-vjeçari shënon një gol çdo 37 minuta lojë në Bundesligë, e cila konfirmon më së miri se ai meritonte jo vetëm çmimin “Lojtari i Vitit” sezonin e kaluar, por pa dyshim edhe “Topin e Artë”, anulimi i të cilit nuk kuptohet ende se çfarë arsyeje kishte.

MODESTI ROBERT

Pavarësisht shifrave të çmendura, numri 9 i bavarezëve nuk kërkoi që të frynte gjoksin përpara shokëve të skuadrës, Gjermanisë apo edhe Europës e botës, përkundrazi tregoi modesti, një cilësi që vetëm kampionët e mëdhenj e kanë. “Shifrat dhe rekordet nuk më interesojnë shumë, janë të parëndësishme për mua. Fokusohem te skuadra dhe te ndeshja, – tha 32-vjeçari.



– Shpresoj që të ruajmë këtë formë për një kohë të gjatë. Duam të tregojmë që luajmë futbollin më të bukur në Europë, pasi vetëm në këtë mënyrë loje arrijmë të prodhojmë edhe shumë gola, duke i bërë fitoret tona më të thjeshta”. Bajerni ka shënuar 21 gola në 5 ndeshjet e para. Edhe ky është një rekord tjetër i vendosur nga kampionët e Gjermanisë, rrugëtimit të së cilit iu deshën vetëm 10 minuta, pasi pikërisht Leva zhbllokoi ndeshjen. Pjesa tjetër është histori, një histori që do të vazhdojë të shkruhet me germa të arta për Bajernin dhe një prej sulmuesve më të mirë në botë.

SYTË NGA MOSKA

Ndeshja e ardhshme për Bajernin do të jetë ajo ndaj Lokomotivës së Moskës, të martën në mbrëmje, për Champions-in. Bavarezët e nisëm në mënyrën më të mirë të mundshme mbrotjen e fronit, duke fituar 4-0 ndaj Atletikos në “Allianz Arena”. Një tjetër fitore në Moskë do të thoshte një hap i sigurt drejt kualifikimit, edhe pse ka shumë ndeshje për të luajtur.

Por, duke parë formën e mirë që po kalon skuadra e Hansi Flikut, ekipet që mund ta ndalin janë të pakta. Nuk ka rëndësi se ku luajnë, bavarezët do të jenë gjithmonë skuadra për t’u mundur në Gjermani dhe jashtë saj.

PANORAMASPORT.AL
 

Attachments

  • LEVA.jpg
    LEVA.jpg
    53.2 KB · Shikime: 96
Last edited by a moderator:
Dhe e dini kush eshte sekreti i tij?
Bashkeshortja😀
Kujdeset ne menyre maniakale per ushqimin dhe regjimin e tij fizik e jo vetem, eshte dietologe dhe instruktore shendeti👍
 
Ja futen kot me anullimin e topit te arte ket vit. Leva e meritonte 100%.
Njejte mendoj edhe une por se di pse kam pershtypjen qe sponsorat e messit dhe kristines kane lobuar fuqishem te mos jepet kete vit.
Sidoqofte sportdashesit e dine mire qe Lewa ka qene me i miri kete vit pa me te voglin dyshim
 
Njejte mendoj edhe une por se di pse kam pershtypjen qe sponsorat e messit dhe kristines kane lobuar fuqishem te mos jepet kete vit.
Sidoqofte sportdashesit e dine mire qe Lewa ka qene me i miri kete vit pa me te voglin dyshim

Ca sbo vaki.
Por per Leven m'erdhi keq sepse te fitosh topin e arte ne epoken Messi Ronaldo ka qene super e veshtire dhe n'momentin qe Leva kapi majen me formen e tij kto shkojne e anullojne topin e arte 🤦‍♂️

Por me kte ritem besoj se e fiton vitin qe vjen, 10 gola ka mduket deri tani n'kampionat.
 
Private conversations
Help Users
    Top