• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Majkëll Felps, mrekullia e 8-të e botës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
8 të artat e Felps në "Pekin 2008"
Data Gara Medalja Arritja Koha
10 gusht 400 miks Ari Rek.bote 4'03"84
11 gusht 4x100 stil lirë Ari Rek.bote 3'08"24
12 gusht 200 stil lirë Ari Rek.bote 1'42"96
13 gusht 200 flutur Ari Rek.bote 1'52"03
13 gusht 4x200 stil lirë Ari Rek.bote 6'58"56
15 gusht 200 miks Ari Rek.bote 1'54"23
16 gusht 100 flutur Ari 50"58
17 gusht 4x100 miks Ari Rek.bote 3'29"34
Majkëll Felps tanimë është një legjendë në sport. Notari amerikan ia doli mbanë të thyejë rekordin e patriotit të tij Mark Spitz, duke fituar 8 medalje të arta në një Olimpiadë. Plot 36 vjet ka zgjatur rekordi i Spitz,i cili në vitin 1972, në Olimpiadën e Berlinit, fitoi 7 të arta. Dje, Felps fitoi të artën në stafetën 4x100 metra miks, ku Amerika zuri vendin e parë, duke vendosur rekordin e ri botëror me kohën 3 minuta, 29 sekonda dhe 34 të qindtat. Medalja e argjendit u fitua nga Australia dhe ajo e bronzit nga Japonia.

Notari amerikan ka festuar gjatë dje për fitoren e medaljes së tetë, së bashku me shokët e tij të aventurës, ndonëse deri dje është përpjekur që të jetë i qetë. Por pas arritjes së objektivit shpërthimi i Felps ishte legjitim. Para se të ngjitej për të tetën herë në shkallën më të lartë të podit, Majkëll shpërtheu në lot. I emocionuar, 23-vjeçari amerikan bëri edhe "betejën" e fundit, duke luftuar me emocionet e tij dhe në fund fitoi sërish duke qeshur.

Më pas nisi xhiroja e nderit, ku nuk harroi të përqafonte 2 motrat dhe nënën e tij, duke mbajtur në krah flamurin amerikan. "Nuk di se çfarë të them, jam shumë i emocionuar. Këta djem, - tha Felps, duke treguar shokët e tij, - treguan se janë të shkëlqyer. Ishim një skuadër e fortë, që punoi si një e vetme, e bashkuar dhe në fund arritëm të triumfojmë. Jam krenar që bëj pjesë në këtë katërshe. Gjithnjë kam ëndërruar qëtë bëja diçka që askush më parë nuk e kishtë bërë. Dhe ia dola mbanë. Por pa ndihmën e shokëve të mi nuk do t'ia arrija kurrë qëllimit. Asgjë nuk është e pamundur, nëse gjërat përballohen me fantazi", - u shpreh amerikani, që e mbylli deklaratën e tij me disa fjalë të thjeshta, prej një fëmije. - Dua të përqafoj mamanë time."Shekulli
Michael Phelps​

 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
I papame....shume veshtire gjenerata tona qe do presin ndoj olimpist te beje kete mrekulli...aq me teper ne not
 

krutonja

Anëtar Aktiv
:) Keta persona jane te rralle. Ngaqe ishte personi i "cuditshem" ne shkolle te mesme (sidomos per shkak te fizikut te tij- shume i gjate dhe i dobet) nuk kishte patur shume shoqeri dhe i vetmi shok i vertete qe kishte patur kishte qene noti, duke iu dedikuar 150% vetem atij.
 

krutonja

Anëtar Aktiv
Interesante kjo vetmia thua ti kete ndikuar qe i ka kushtuar kaq vemendje?
Absolutisht. Te ishte marre me femra dhe karagjozlleqe qe ne adoleshence, do te kishte rene fare lehte ne gremine, sepse sportisti do nje disipline te hekurt...dhe e di fare mire se si mund tu ngrihet mendja nga vemendja qe u japin te tjeret (sidomos femrat) duke menduar qe jane te talentuar, dhe harrojne qe ne stadin profesional talenti eshte mbeturine pa dedikim dhe pasion. Phelps ishte ndryshe; Phelps me duket si versioni i atletit i John Maynard Keynes.
 

angel boy

cun i veshtire
mua me mbahet mend majkell felps,,qe ne boterorin e notit ne 2003 kur cuditi boten...
atere ishte vetem 17 vjec dhe e quanin fenomenali majkell felps brovo felps bravo
 

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Absolutisht. Te ishte marre me femra dhe karagjozlleqe qe ne adoleshence, do te kishte rene fare lehte ne gremine, sepse sportisti do nje disipline te hekurt...dhe e di fare mire se si mund tu ngrihet mendja nga vemendja qe u japin te tjeret (sidomos femrat) duke menduar qe jane te talentuar, dhe harrojne qe ne stadin profesional talenti eshte mbeturine pa dedikim dhe pasion. Phelps ishte ndryshe; Phelps me duket si versioni i atletit i John Maynard Keynes.
Kjo gremina na merr ne qaf te gjithve ne e nuk na le te dali faqebardhe ne ate qe duma e kemi per piksynim. por me te verte qe shume interesant ky djali me te verte eshte per tu vlersuar.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
I love little Mike-i lol...

Booohhh si eshte ky, fantastik. I meriton medaljet.

Michael eshte nje djal vertete i shpejt, ka disa karakterisita te vecanta nga ana fizike, e vetmja gje qe ka pak mangesi eshte e shprehura... Ne nje interviste tek fliste me dike ne Michigan (me duket ishte swim coach o dicka e tille) dhe e shikoje tek fliste. O nga emoncionet, ose ngaqe zoti ti jep disa te mira, jo te gjitha.

Megjithate... Great Job Michael :D

Hallall i qoft, me te vertet nuk e thon kot, njeriu peshk....

lol Aquaman... Keshtu e kishin vene ne faqen e pare te gazetes ketu :kercim:
 
Last edited by a moderator:

alfonci

Veri investigatio
Ky eshte vertete legjende e gjalle. Nje tjeter fakt interesant per te eshte se ai merr 12000 kalori/dite qe perllogaritet te jete 6 fishi krahasuar me nje njeri normal.

Eshte vertete i jashtezakonshem.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
e lexova dhe une ate me dieten e Phelps...por mendoj qe gjithsesi gjithe ato kalori qe i ha perdite i djeg duke notuar....dhe me efortin qe bene ka nevoj per nje ushqim te mire...
 
Top