Mahnitëse! Teleskopi Webb kap imazhin e parë direkt të një ekzoplaneti

Mahnitëse! Teleskopi Webb kap imazhin e parë direkt të një ekzoplaneti​

1662141847786.png

Një investim prej 10 miliardë dollarësh, por teleskopi hapësinor James Webb, më i madhi e më i fuqishmi i krijuar deri më sot, po tregon gjithmonë e më shumë se i meriton plotësisht paratë e hedhura për të.
Përmes tij, astronomët kanë arritur të kapin së fundi imazhin e parë të drejtpërdrejtë të një ekzoplaneti. Eksoplaneti, një planet jashtë sistemit tonë diellor, është një gjigant gazi rreth gjashtë deri në 12 herë më i madh se masa e Jupiterit.


Ai i dalluar nga teleskopi gjigant quhet HIP 65426 b, dhe është rreth 15 deri në 20 milionë vjet – që praktikisht mund të cilësohet si një planet foshnje kur krahasohet me tokën, e cila është 4.5 miliardë vjeçare. Ai ndodhet rreth 385 vite dritë larg nga planeti yne. Ky ekzoplanet mund të shihet në katër breza të ndryshëm të dritës infra të kuqe siç merren nga instrumentet e ndryshme të Webb-it.
Teleskopi e sheh universin në një dritë të tillë te padukshme për syrin e njeriut –e kjo e bën atë observatorin e përsosur hapësinor për të zbuluar detaje rreth botëve të largëta.

“Ky është një moment transformues, jo vetëm për Webb, por edhe për astronominë në përgjithësi”, deklaroi Sasha Hinkley, profesor i asociuar i fizikës dhe astronomisë në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar. Eksoplaneti u zbulua për herë të parë në vitin 2017 duke përdorur teleskopin e Observatorit Jugor Evropian dhe instrumentin e tij SPHERE, të vendosur në Kili. Instrumenti siguroi me pas imazhe të planetit përmes valëve të shkurtra infra të kuqe, por Webb është më i sofistikuar e imazhet e përftuara prej tij, mund të hedhin dritë mbi detaje të reja më të hollësishme.
g.shqip
 
Top