• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mafia po e shfrytëzon “mirë” koronavirusin dhe jo vetëm në Itali

Mafia po e shfrytëzon “mirë” koronavirusin dhe jo vetëm në Itali

1587294686008.png

Në fillim të këtij muaji, pati një procesion funerali në qytetin Sicilian të Messina, në kundërshtim me karantinën mbarëkombëtare në Itali.Nuk ishte një procesion i zakonshëm, thotë CNN. Njerëzit që ecnin pas arkëmortit po i bënin respektin e fundit një 70 vjecari, anëtar të njërës prej familjeve më famëkeqe mafioze.
Claudio Fava, presidenti i komitetit rajonal anti-mafioz, e përshkroi këtë episod si një “skandal të vërtetë, një fyerje për ata që humbën të afërmit e tyre në pandemi”. Funeralet me pjesëmarrje të gjerë janë ndaluar në Itali që nga fillimi i marsit, si pjesë e një grupi më të gjerë masash kufizuese që synojnë frenimin e Covid-19. Sëmundja ka marrë deri tani mbi 23,000 jetë njerëzish në vendin fqinj.
Sipas përllogaritjeve, koronavirusi vetem në Lombardi ka bërë 5 herë më shumë viktima sesa Lufta e Dytë Botërore. Por zyrtarë të lartë antimafias dhe studiues të ndryshëm i thanë CNN-it se klanet mafioze po përfitojnë nga pandemia e koronavirusit, veçanërisht në jug të Italisë.

Ata ofrojnë ndihmë për nevojat bazike në lagjet e varfra, kredi për bizneset në prag të falimentimit dhe planifikojnë të zgjasin duart edhe mbi miliarda euro të grumbulluara në fonde stimulimi. Dega më e fuqishme e mafias – Ndrangheta kalabreze – e cila mendohet se kontrollon 80% të tregut europian të kokainës, ka arritur të përfitojë nga bllokimi.
Gazetari Roberto Saviano – autor i librit “Gomorrah” thotë se “trafikantët kanë përfituar nga mungesa e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në porte, në aeroporte . “Kush po kontrollon më ?” pyet ai.
Grupet mafioze megjithatë, vazhdon CNN, shkojnë përtej trafikimit të kokainës. Franco Gabrielli, kreu i policisë italiane, tha se organizatat mafioze tashmë janë ngulur thellë në pjesë të ekonomisë “që nuk janë bllokuar nga kufizimet e Covid-19 duke nisur nga zinxhiri agro-ushqimor, furnizimi me ilaçe dhe pajisje mjekësore, transporti rrugor etj”.
Saviano shprehet se ato investojnë edhe në kompani pastrimi të lidhura me spitalet, në agjensi funerale, pika karburanti. Sipas Gabriellit, në fund të pandemisë, grupet kriminale mund të kenë vënë nën kontroll edhe kompani ku nuk ishin infiltruar më parë, e kjo jo vetëm në Itali, teksa Mafia është parë se mund t`i lëvizë paratë shpejt edhe jashtë sistemit bankar. Saviano beson se pas krizës së koronavirusit, likuiditeti do të jetë “qendra e gjithçkaje”.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Comments

Nuk ka hequr dore por sipas metodologjise mafioze: Pak sy, pak veshe, mundesi me te medha per te korruptuar.

Mafia Italiane Edhe ne kohen e luftes beri fitime te medha.
 
Sëmundja ka marrë deri tani mbi 23,000 jetë njerëzish në vendin fqinj.
Sipas përllogaritjeve, koronavirusi vetem në Lombardi ka bërë 5 herë më shumë viktima sesa Lufta e Dytë Botërore.

Haha, pse lufta e dyte boterore 23.000 ÷ 5 = 4.600 jete ka marre ?
Autori besoj ka dashur te thote 2.300.000, prap shum pak . Lufta e dyte boterore pati mbi 60 milione viktima !
 
Last edited:
Top