• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

LVV-LDK zyrtarizojnë marrëveshjen për qeverinë

Vinjol

Status offline...... KÇK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se janë pajtuar për bashkëqeverisje në 4 vjetët e ardhshme. Krerët e të dyja partive Albin Kurti e Isa Mustafa në një konferencë të përbashkët për media thanë se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.

U takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re”, tha Kurti.

Besojmë se është një marrëveshje e mirë. Në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje të cilën e vlerësojmë se është zgjidhja e duhur për Republikën e Kosovës”, deklaroi Mustafa.

Sa i përket postit të Kryeparlamentarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje, por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër VV do të propozojë një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit. Kurse, Mustafa tha se janë pajtuar që posti i Presidentit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.

Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Gjatë pasdites, Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka thënë po koalicionit me Vetëvendosjen. Por mësohet se nuk kanë munguar përplasjet sa u takon emrave që do të marrin poste në qeveri.

Sipas të njëjtave burime, Vjosa Osmani ka kundërshtuar emrat e disa ministrave, por nuk ka gjetur përkrahje në radhët e partisë së saj. Edhe Lëvizja Vetëvendosje organizoi një referendum online për të marrë aprovimin e koalicionit me LDK-në.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë të hënën qeverinë e re Kurti, dy ditë pa u bërë 4 muaj nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit në Korrik të 2019-s.

Tv Klan
 
Top