Lulzim Basha: Mbaj pergjegjesi per rezultatin, le te nise gara per kreun e ri te PD-s

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Lulzim Basha: “Mbaj pergjegjesi per rezultatin, le te nise gara per kreun e ri te PD-se”
Lulzim Basha ka dhënë reagimin e parë të tij pas daljes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ndryshe nga sa është menduar, ai nuk ka dhënë dorëheqjen, por ka thënë se do të nisë një garë të re në PD, ku edhe ai do të kandidojë.

“Faleminderit ata që besuan në projektin tim, votuesve, kolegëve, komisionerëve dhe vëzhguesve për punën e palodhur! Projekti im lindi me qytetarët, i kam në mendjen time ata që kam takuar nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, ndaj dhe i di mirë hallet e tyre. Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet që ne bëmë, sërish krimi dhe paraja e pisët, presioni i shtetit nuk u ndal. Blerja e votës u bë masivisht duke vënë përballë alternativën me shukun e votës. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të marr pjesë më. Kjo që ndodhi është triumf i paligjshmërisë dhe ne morëm një rezultat zhgënjyes. Por 400 mijë shqiptarë refuzuan të shiten dhe janë frymëzim për mua dhe qytetarët e ndershëm për të mos e lënë në mes projektin tonë, por ta vazhdojmë. Unë dhe PD, së bashku me qytetarët, nuk jepemi, kjo është një luftë jetë a vdekje, një luftë që kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore. Nuk fus në një thes të majtët e ndershëm, por ata njësoj janë të mashtruar e tradhtuar, sepse mendojnë se janë shumicë por mandatet kanë dalë nga krimi dhe banda. Nuk kanë pse të festojnë, nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës. Ne këtë nuk do ta lejojmë, unë nuk do ta lejoj. E marr përgjegjësinë për humbjen sepse kam reflektuar këto 3 ditë. Do t’i ngrij të gjitha funksionet e mia organizative dhe do t’u lejoj atyre garën për kryetarin e ri të PD-së. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por kam vendosur të mbaj përgjegjësi duke luftuar deri në fund me ta dhe për ta”, – tha Basha. /Blitz.al/
 
Last edited by a moderator:

sensuu

sweet
V.I.P
Mire se e paten dhe keto zgjedhje, fitoi kush bente me shume humor dhe ne te zgerdhihemi duam, kur qeshim dhe me humor portokallie qeshim dhe me kazan e tepsi...
Po keto rruge a do pastrohen ndonjeher, se shef cdo nje meter nga 3 qen rrugesh....per ke te ze be, kur doja te hyja ne nje kafe te rr durresit 3 qener ishin tek dera...imagjino te vijne turistet ne shqiperi dhe te shofin gjera te tilla....
 

Monique

With or Without u
Lulzim Basha: “Mbaj përgjegjësi për rezultatin, le të nisë gara për kreun e ri të PD-së”
Lulzim Basha ka dhënë reagimin e parë të tij pas daljes së rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ndryshe nga sa është menduar, ai nuk ka dhënë dorëheqjen, por ka thënë se do të nisë një garë të re në PD, ku edhe ai do të kandidojë.

“Faleminderit ata që besuan në projektin tim, votuesve, kolegëve, komisionerëve dhe vëzhguesve për punën e palodhur! Projekti im lindi me qytetarët, i kam në mendjen time ata që kam takuar nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, ndaj dhe i di mirë hallet e tyre. Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet që ne bëmë, sërish krimi dhe paraja e pisët, presioni i shtetit nuk u ndal. Blerja e votës u bë masivisht duke vënë përballë alternativën me shukun e votës. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të marr pjesë më. Kjo që ndodhi është triumf i paligjshmërisë dhe ne morëm një rezultat zhgënjyes. Por 400 mijë shqiptarë refuzuan të shiten dhe janë frymëzim për mua dhe qytetarët e ndershëm për të mos e lënë në mes projektin tonë, por ta vazhdojmë. Unë dhe PD, së bashku me qytetarët, nuk jepemi, kjo është një luftë jetë a vdekje, një luftë që kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore. Nuk fus në një thes të majtët e ndershëm, por ata njësoj janë të mashtruar e tradhtuar, sepse mendojnë se janë shumicë por mandatet kanë dalë nga krimi dhe banda. Nuk kanë pse të festojnë, nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës. Ne këtë nuk do ta lejojmë, unë nuk do ta lejoj. E marr përgjegjësinë për humbjen sepse kam reflektuar këto 3 ditë. Do t’i ngrij të gjitha funksionet e mia organizative dhe do t’u lejoj atyre garën për kryetarin e ri të PD-së. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por kam vendosur të mbaj përgjegjësi duke luftuar deri në fund me ta dhe për ta”, – tha Basha. /Blitz.al/

Titulli dhe ajo cka thuhet ne brendesi apo dhe me ze qe e degjuam , Lulushi vetem pergjgjesi nuk mori mbi veten...Ato ia delegoi te tjereve
 
Top