• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lufta kundër koronavirusit, kinezët dezinfektojnë edhe paratë





Autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa të gjëra në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), ku njëra ndër to ështe dhe dezinfektimi i bankënotave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave kineze, Banka Qëndrore e Kinës njoftoi se kanë filluar dezinfektimin e parave që kanë qenë në qarkullim në periudhën e kaluar.

Dezinfektimi i parave bëhet me rreze ultravjollcë dhe në temperatura të larta, ndërsa planifkohet që bankënotat e përdorura të mbeten në kasafortë nga shtatë deri në 14 ditë

Më tej theksohet se bankat në rast nevoje, klientëve të tyre mund t’u japin para të reja të papërdorura, ndërsa paratë që janë “vendosur në karantinë” përsëri do të lëshohen në qarkullim pas skadimit të përiudhës së kontrollit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetetësisë në Kinë (NHC) sot njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 142 persona të infektuar, me çka numri i të vdekurve nga virusi i rrezikshëm ka shkuar 1.666.

Deri më tani janë konfirmuar 68.500 raste të personave të prekur nga virusi, kurse në 24 orët e fundit u konfirmuan 2.009 raste të reja.

Për herë të parë koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të viti të kaluar dhe filloi të përhapet me shpejtësi, ndërsa më shumë se 20 vende të botës kanë konfirmuar praninë e virusit.


//mesazhi
 

Attachments

Comments

Top