LSI: Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll Haki اakon

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
LSI: Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll Haki اakon
rama-dhe-gjoza.jpg



Ashpërsohen përplasjet mes LSI-së dhe Partisë Socialiste në pag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon ashpër Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si i kontrolluar nga karteli i drogës në vend.

Akuzat, i bëri sot Luan Rama gjatë një konference për shtyp ku reagoi për kallëzimin që policia i ka bërë administratorit të njësisë nr. 2, Elez Gjoza për regjistrim fiktiv të banorëve në shtëpinë e tij.

“Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë këtë rast. Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të policisë nga roli i përgjegjshëm i policisë së shtetit. Ftoj ministrin e Brendshëm të vërë nën autoritetin e ligjit veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit sepse nuk mundet që policia të merret peng kur u mboll kanabis, që të merret peng edhe në kanabizimin e zgjedhjeve. Zv.kryeministrja duhet të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll drejtorin e Përgjithshëm të Policisë”, tha Luan Rama.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top