Look konstant apo te ndryshuar ?

inushja2

preshevare
Ju pelqen te jeni ne te shumten e kohes me te njejten pamje ..

apo ju pelqen te ndryshoni shpesh look-un tuaj?

Keni provuar ndonjeher ndryshimet "ekstreme" ti quaj ,
kur nga bjonde jeni kthy ne brune ... etj etj ?

E ndjeni se ka shume lidhje edhe me gjendjen emocionale ndryshimi i look-ut ?
 
DeviL

Is Not Here…
Eh nga mosha 0-13 vjec i kam pas bo zbor flokve po tashi nga 13 e knej si kam ndryshu asiher u lodha...
 
shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
un jo, skom as vullnet dhe as deshir...zakonisht n'diten e perditshme (pra shkoll e pun) gjithmon flokt lidh mbaj, sidomos veres, kungj n'maje t'kres:D...normal nqs osht noj mramje/dit speciale edhe ndreqna pak amo nuk boj ku me dit qka ekstra...sa per veshje jom gjithmon shekshi n'ket aspekt, perveq atyne diteve kur nuk m'han p*lla per asgjo, po n'keto dit bohna koxha si maxhupe:D (shyqye jon t'rralla e zakonisht kto dit nuk takoj kurr meshkuj shekshi, paramenoni mundem me humb fatin e jetes po m'pa kshtu si lugatLOL..
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Ju pelqen te jeni ne te shumten e kohes me te njejten pamje ..

apo ju pelqen te ndryshoni shpesh look-un tuaj?

Keni provuar ndonjeher ndryshimet "ekstreme" ti quaj ,
kur nga bjonde jeni kthy ne brune ... etj etj ?

E ndjeni se ka shume lidhje edhe me gjendjen emocionale ndryshimi i look-ut ?

nuk e ndryshoj shpesh look-un.....meqe nuk i lyej floket.sesht se ka shum per te ndryshuar........por nuk jam per idene e nje look-u konstant
 
Elushe

Vogëlushe
Jam nje cike frikacake persa i perket pamjes...kishte nje kohe qe i lyeva rrelat (i bera me fije/tonacione) por nuk i vazhdova me tej...
 
sexy_pussycat_

Maçokε.
esht perpunuar por jo ndryshuar...
Mendoj se rastet extreme behen mbasi do te kthesh nje faqe te rendsishme te jetes tende...ose per ato qe kan personalitet te paqendrushemm booo...:D
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Nuk e ndryshoj shpesh lookun tim dhe me pelqen kur takoj njerez,te njohur prej kohesh e me thone nuk paske ndryshuar fare ,sa bukur kur koha kalon dhe ti je po ajo :)
 
*Mia*

Slave To The Rhythm
Nuk e ndryshoj shpesh lookun tim dhe me pelqen kur takoj njerez,te njohur prej kohesh e me thone nuk paske ndryshuar fare ,sa bukur kur koha kalon dhe ti je po ajo :)

Kurse mua me duket e merzitshme ndonjehere kjo pa-ndryshueshmeri. Do te doja te kisha guximin dhe sigurine qe t'i transformoja floket here pas here, t'i prisja ne modele nga me te ndryshmet, po s'ma mban.. E floku rritet, e rritet, e rritet.. e gjithmone i njejti :konfuz:
 
Ne fakt ke shume te drejte, sepse pikerisht ne kete menyre mendoj edhe une. I ankohem mamase qe po e njejta gje me floket, ne pune te lidhura, i leshon ndonjehere por perseri i njejti model, e njejta ngjyre, te njejtat kacurrela....epo be dicka me to - ma kthen ajo...por pikerisht ketu as mua sma mban se me hyjne ato 'po sikur te mos me shkojne' lloj mendimesh ne koke :kercim:

Si perfundim rrofte natyralja sado e merzitshme te jete ajo :kercim: se kush meret muaj per muaj me floket aman :dance:
 
*Mia*

Slave To The Rhythm
Si perfundim rrofte natyralja sado e merzitshme te jete ajo :kercim: se kush meret muaj per muaj me floket aman :dance:

Oh jes :eek:k
 
triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Kurse mua me duket e merzitshme ndonjehere kjo pa-ndryshueshmeri. Do te doja te kisha guximin dhe sigurine qe t'i transformoja floket here pas here, t'i prisja ne modele nga me te ndryshmet, po s'ma mban.. E floku rritet, e rritet, e rritet.. e gjithmone i njejti :konfuz:

Ne fat une po pres te me rriten dhe pak floket t'u bej nje shkallezim prapa se e tregon me bukur kacurrelin po me zor me rriten :(
Sa per ngjyren u kam dhene nje nuance te kuqe kete muaj :D
 
Elushe

Vogëlushe
Zhgenjyy jane disa shampo dhe vajra vertete brilante per rritjen dhe te bejne floket me te dendur (dmth qe te kesh me shume floke - se sdi a eshte fjala e duhur). Nese i do emrat me thuaj, nese ska andej, rrugen se shpejti do e bej dhe ti blej une disa qe ketej. Vajrat dhe maskat e asaj firme sidomos ta bejne flokun mrekulli
 
inushja2

preshevare
o elushe ... sa do doja ti vija ne perdorim vajrat qe po thua .. andej jan vertet mrekulli ..
Edhe ngjyrat nuk e ke iden sa ndryshojnme kto tjerat ktej .. mbaj mend kur kam lyer floket sa isha atje .. edhe ne foto dallohet shkelqimi ...
Ktej eshte shum e veshtire te gjesh..kulmi i ironis eshte kur mbajn "te njeten" firme..po qe jan shum te ndryshme ...

Tani sa i perket ndryshimit t loo-kut me duket se po dal un e para e "cmendur" ktej :p

Me ka pelqy gjithmon t bej ndryshime..ndonjeher edhe ekstreme ... Kjo ska te bej me tipa t paqendrueshem, t pakten ne rastin tim ka pas te bej em gjendjen emocionale.. shpesh kur jam e merzitur perfundoj te parukierja :D Nje ndryshim i look-ut sikur em ben te ndihem me mire..se shpjegoj .. :D

Para ca kohesh ndryshimet i kam ber shum shpesh ..si ngjyren e flokeve si modelin.. dhe me pelqente nje gje e till.. ah po dhe flokun se kam aspak te demtuar krahas "manevrave" qe kam ber ...

Tani kam dy vjet me te njejten ngjyre , ( thjesht kam ren rehat) modelet i ndryshoj ..
por gjat ksaj kohe seshte se sme ka shku n mend t beja ndryshime..po thjesht e kisha vendos per pak "pushim"
 
*deliza*

VIP
V.I.P
Nuk kam bere ndryshime drastike asnjehere...ju frigohem atyre. :D Me shume jam te ajo qe me rrin bukur dhe e mbaj ne menyre const.
 
inushja2

preshevare
juve hallall ja boft zoti... une per vete srri dot gjat kohe me te njejten pamje
Biles para ca kohe nje burre i tezes qe me mbante mend "une para ca vitesh" me tha: "Ty po te te takoja ne rruge, sdo te te njifja, kurse motren tende te madhe e njof, eshte ajo bjondja"
Eh thash une, po si , nuk me ngjan fare ?
-- Nuk e deshi veten kur e mori vesh se une isha "motra madhe" per t cilen po fliste LOL LOL

Me pelqejn ndryshimet !
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Pe: Look konstant apo te ndryshuar ?

As une s'kam bere ndonjehere ndryshim drastik. I kam mbajt gjithmone floket me ngjyra te errta. Ishte nje periudhe qe desha ti beja bionde por ngaqe flokun e kam fiksim, s'isha gati qe te vendosja bleach tek floket...meqe ti shkatrron floket, une asnjehere s'kam vendos bleach tek floket.
Kurse sa per prerjet, asnjehere s'kam tentuar ti pres te shkurtra. I preva stil bob vjet (nga ai bob i gjate) dhe tani i dua te gjata prape....nuk ze ndonjehere rehat njeriu shkrete.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Look konstant apo te ndryshuar ?

Perse kjo teme nuk e ka emrin: Pamje te njejte apo te ndryshuar...shqip dhe jo fjalet angleze look dhe konstant?
 
sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: Look konstant apo te ndryshuar ?

skam bere ndonjehere ndryshime ekstreme te look...max nga lajthie jam kthyer ne bjonde....
edhe tani me ka marr malli ta shof veten natyrale :p ......po perpiqem te mbaj ngjyren time natyrale :D....dhe mendoj se lidhet edhe me gjendjen emocionale ndryshimi i look-ut..te ben te ndihesh me pozitive per momentin sepse ke nevoj per ndryshim...po me von hajt mo:p
 
Redaktimi i fundit:

Kitty

Anëtar i Respektuar
Titulli: Look konstant apo te ndryshuar ?

Ka nevoj noj her robi te bej noj ndryshim se te bezdiset dhe vetja njesoj kur e shef ne pasqyre..:D lum ne femrat qe kemi vend per kto ndryshime..:D
 
VIP

V.I.P
Titulli: Look konstant apo te ndryshuar ?

Nga Brune u bera bjonde :D
U detyrova ti bej vetullat e holla ska lezet vetull e trash m flok bjond
 
TinkyPinky

🎈Stay wild moon child ❤️
Po
Biles do kisha ber me shum nderhyrje te floket po mos te kisha pas dike mbrapa qe tme frenonte.

-Ne moshen 14 vjecare i bera te gjitha gersheta si bleona qerreti i klipit sajzeza ???? u bo problem sepse sme merrte njeri per minorene (jam zhvilluar para kohe)
-i kam pre Carrè te gjat perpara dhe te shkurter fare mbrapa kur i kisha te gjata deri ne fundshpine. Me dridheshin kembet me pas lol por kisha nerva dhe duhet ti cfryja diku ?
- i kam bo bionde, te zeza, te kuqe flak, violet, portokalli, roz te flakt, jeshile, vishnje, bordeaux.
- balluket njeher i kam bo me maj perpara stil gothic.. me rrinin shum bukur

Tani jam perseri ne faz ndryshimi.
Por vetem prerje.
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Po po, me pelqen te marr rreziqe. Ja per shembull njehere kam shkuar aq ne ekstrem sa i kam prere floket me balluke ?
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
I perkrahe dhe mbeshtese ndryshimet totale tek kushdo,pervec se te vetja.
:)) veshja ne thelb eshte nje fare elementi identiteti ,nuk eshte e aq e lehte te luash shume me te,ne kuptimin ta ndryshosh shpesh dhe sipas shirave te stines apo erave te `pasarelave` te sezionit.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
PErgjethsisht i jam besnike linjes sime te veshjes. :))
Ato qe u ik, jane veshjet qe tregojne si me qene 10 vjet me madhe,dhe keto jane veshjet e stilit shume klasik.
PErjashtohen veshjet etike te punes aty su iken dot kur duhet.
 
Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
:)) veshja ne thelb eshte nje fare elementi identiteti ,nuk eshte e aq e lehte te luash shume me te,ne kuptimin ta ndryshosh shpesh dhe sipas shirave te stines apo erave te `pasarelave` te sezionit.
Cdo veshje po e mbeshtete te duket bukur.
Njoh vajza qe perdorin cdo lloj stili e ngjyre.U shkon dhe ngajne me te vertete bukur,po ti provoj vete me duket vetja si thes?
Se bind dot syrin te me shikoj ne shume stile?
 
Monique

With or Without u
Po
Biles do kisha ber me shum nderhyrje te floket po mos te kisha pas dike mbrapa qe tme frenonte.

-Ne moshen 14 vjecare i bera te gjitha gersheta si bleona qerreti i klipit sajzeza ???? u bo problem sepse sme merrte njeri per minorene (jam zhvilluar para kohe)
-i kam pre Carrè te gjat perpara dhe te shkurter fare mbrapa kur i kisha te gjata deri ne fundshpine. Me dridheshin kembet me pas lol por kisha nerva dhe duhet ti cfryja diku ?
- i kam bo bionde, te zeza, te kuqe flak, violet, portokalli, roz te flakt, jeshile, vishnje, bordeaux.
- balluket njeher i kam bo me maj perpara stil gothic.. me rrinin shum bukur

Tani jam perseri ne faz ndryshimi.
Por vetem prerje.
Adelina Ismajli
 
Monique

With or Without u
Nuk di cfare eshte veshja per te tjeret , por di cfare eshte per mua.
Eshte menyra per te paraqitur veten
Luaj shume me veshjet , nje dite sport , nje dite trendy :p , nje dite klasike
dmth une jam si te zgjohem dhe kush fustan te me dali para ne dollap :p
mgjth ajo qe kam qejf eshte fakti qe i bej lemsh ngjyrat ..

Une pra vishem si ndihem rehat
por sigurisht duke ju pershtatur edhe ambientit.
 
Top