• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lonley Planet shkrim për ishullin e Sazanit

Kryeministri Edi Rama thotë se faqet ndërkombëtare të turizmit shfaqin kuriozitet të madh për projektin e çeljes së ishullit të Sazanit për turistët. Rama publikon një shkrim të Lonley Planet, në të cilin thuhet se Agjencia Kombëtare Bregdetit në Shqipëri ka njoftuar se ishulli fantazmë i Sazanit do të hapet për turistët këtë verë.
Në vijim shkruhet se ishulli i Sazanit është e vendosur në ngushticën e Otrantos në jug të Shqipërisë, ku takohen detet Adriatik dhe Jon. Teknikisht është një bazë ushtarake dhe strehë nate për patrullat detare. Në Sazan gjenden rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, të ndërtuara kundër sulmeve bërthamore gjatë diktaturës komuniste në vend.





Lonley Planet shkruan në vijim se ishulli i Sazanit ka një biodiversitet të rëndësishëm dhe se zyrtarë të turizmit në Shqipëri, shpresojnë se mund të bëhet një destinacion i rëndësishëm për zhytje dhe për vëzhgimin e shpendëve dhe gjallesave nënujore.
Ndërtesat e braktisura në ishull përdoreshin si banesa për mbi 3000 trupa dhe në ishull gjendet edhe një shkollë e shkatërruar, ku ndiqnin shkollën fëmijët e ushtarakëve. Në vijim informohet se Sazani mund të arrihet me motoskaf për gjysmë ore nga Vlora dhe se parashikohet që qysh nga muaji qershor të jetë i hapur për turistët./a.y/noa.al -
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Lonley Planet shkrim për ishullin e Sazanit

aman sa vende te bukura kemi...e sja dime vleren
 

Aver

VIP
Titulli: Lonley Planet shkrim për ishullin e Sazanit

Në Sazan gjenden rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, të ndërtuara kundër sulmeve bërthamore gjatë diktaturës komuniste në vend.
Kisha lexu diku se nje gjeneral i NATO's kur e kishte pa nje baze ne Shqiperi, pas hapjes se Shqiperise, kishte bere kryq.

Me siguri qenka kjo.

Ka qene edhe paranoik xhaxhi Neveri.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Lonley Planet shkrim për ishullin e Sazanit

Se si shkaterrohen ishujt me pak beton :(
Mendje e semure diktatori!
 
Top