• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Londre Ekspozohet portreti ‘i ri’ i Rembrandt

ReNdEx

Interist Forever

LONDER-Një pikturë në vaj e një plaku, që së fundmi është vërtetuar si vepër e Rembrandt-it, do të ekspozohet gjatë kësaj jave në Woburn Abbey në Bedfordshire.

Piktura, e njohur si ‘The Old Rabbi’, për herë të fundit është ekspozuar në vitin 1950 dhe prej asaj kohe ka qëndruar e varur në një dhomë private.

Vitin e kaluar, Ernst van de Wetering, një ekspert i njohur i artistit të shekullit 17, ishte ftuar për ta studiuar veprën.

Ai ka thënë se ‘ishte një mostër e shquar e artit të Rembrand-it që në mënyrë madhështore e përshkruan dinjitetin në moshën e shtyrë’.
“Ky është një zbulim dhe shtim i mirë i koleksionit të mrekullueshëm të artit holandez të abacisë”, tha menaxheri kryesor Jonathan Irby.
“Jemi shumë të emocionuar rreth sjelljes së kësaj pikture elegante para syrit publik”, tha Irby.

Besohet se piktura në abacinë Woburn dhe piktura në Gemaldegalerie në Berlin, që mendohet të jetë portreti i gruas së Rembrand-it Saskia, janë menduar si çifte.
Të dyja janë pikturuar në vitin 1643 në një tablo prej mogani dhe bashkëndajnë ngjashmëri në dizajn dhe në stilin biblik.

(d.b/BalkanWeb)
 
Top