• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lojërat 43 miliardë dollarë dhe ekonomia kineze

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lojërat 43 miliardë dollarë dhe ekonomia kineze

SHTYPI BOTثROR
Përfaqësues të qeverisë kineze dhe mediat kanë disa ditë që nuk po lënë moment pa theksuar se Lojërat Olimpike në asnjë mënyrë nuk e kanë dëmtuar ekonominë kineze. Ndërkohë, Byroja Politike e Partisë Komuniste të Kinës u mblodh në plazhin Beidahe dhe diskutoi për problemet ekonomike të vendit. Fakti që ky takim u krye ende pa marrë fund Lojërat Olimpike, u vlerësua nga vëzhgues si sinjal për krizë serioze.
Me Olimpiadën dhe investimet e mëdha të qeverisë kineze, të cilat kapnin shumën e 43 miliardë dollarëve ose edhe mbylljen e përkohshme të sipërmarrjeve në Pekin dhe në rrethina, kjo megjithatë nuk ka të bëjë, për këtë shumica e ekspertëve janë të të njëjtit mendim.
Siç do të thoshte analisti Li Vei i Bankës së Shangait "Standard Charter”, ekonomia popullore kineze ndërkohë është rritur kaq shumë, sa një ngjarje e vetme nuk mund ta kryente një efekt të tillë.
Si në raport me përqindjen e investimeve në të gjithë vendin, ashtu edhe në lidhje me pjesën e Pekinit në produktin social bruto, Lojërat Olimpike luajnë një rol shumë të vogël. Ekonomia e Pekinit kontribuon me rreth 3 për qind për produktin social bruto të vendit dhe investimet në Lojërat Olimpike nuk paraqesin thuajse as një për qind të investimeve të përgjithshme vjetore.
Që kur Lojërat Olimpike iu dhanë Kinës në vitin 2001, ekonomia kineze u rrit çdo vit me të paktën 10 për qind. Asnjë vend tjetër nuk ka investuar ndonjëherë kaq shumë në përgatitjen e Lojërave Olimpike, sa Republika Popullore e Kinës. Shumica e parave u investua në sektorin e telekomunikacionit, në transportin e distancave të shkurtra dhe në mbrojtjen e ambientit.
Drejtpërdrejt nga Lojërat ishin pak ata që përfituan. Turizmi luajti një rol shumë më të vogël se kishin shpresuar hotelierët dhe gastronomët. Nga droja e atentateve terroriste, por edhe nga demonstratat, qeveria kineze vendosi të ndiqte një politikë strikte të dhënies së vizave, e cila ua shkatërroi biznesin shumë sipërmarrjeve. Veçanërisht në Pekin, pronarët e hoteleve u ankuan për një numër të vogël klientësh. Vëzhguesit presin në plan afatshkurtër një pakësim të veprimtarisë investuese.
Por të gjithë këta shembuj janë vogëlsira përballë përmasave të ekonomisë kineze. Kinezët janë mësuar ta hedhin vështrimin përpara. Pllakata dhe kantiere të mëdhenj sinjalizojnë ngjarjen tjetër të madhe në tokën kineze. Bëhet fjalë për Ekspo 2010 në Shangai. Pas Lojërave Olimpike vëmendja publike do të spostohet pikërisht atje. Ekspo do të jetë për dy vitet e ardhshme qendra më e madhe e atraktivitetit për investime.
*Autorja ishte e dërguar e radios Vala Gjermane në Lojërat Olimpike në Pekin.


Shekulli
 
Private conversations
Help Users
    Top