• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s?

Shqipëria është duke lobuar fort për ta bërë edhe pjesën e saj të Liqenit të Ohrit pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Dosja ndërkufitare e kandidimit do të finalizohet brenda muajit të parë të vitit 2017 për t’u dorëzuar zyrtarisht më pas në muajin mars. Në lidhje me këtë projekt po punohet edhe me palën maqedonase.

Në fund të majit të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi propozimin për përcaktimin e kufijve të zgjerimit të mundshëm të pasurisë ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit dhe zonës së saj.

Bazuar në rezultatet që grumbulluan nga një sërë institucionesh të huaja dhe vendase zonat për të cilat do të përgatitet edhe dosja janë: vija e bregut të liqenit, veçoritë e peizazhit të gadishullit të Linit dhe vetë fshatin, zonat kritike për integritetin skenik të liqenit (Driloni, peizazhi i bregut në veri të Linit) si dhe zonat ku janë identifikuar vendbanimet palafite.

Ky është një hap i rëndësishëm për përgatitjen e dosjes nominale për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Liqenit të Ohrit me pjesën shqiptare.

Nëse kjo zonë miratohet për t’u futur nën çadrën e UNESCO-s, atëherë Shqipëria do të numërojë katër destinacione, përfshirë këtu Butrintin (1992), Gjirokastrën (2005) dhe Beratin (2008). Si trashëgimi botërore e mbrojtur është edhe Isopolifonia (2005).

Në listë pritjeje për në UNESCO-s kanë qenë edhe Amfiteatri i Durrësit (1996), si dhe varret mbretërore në Selcë (1996)./MONITOR
 
Top