• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

'Liqeni i çudirave', i rinon njerzit për 3 ditë dhe ndodhet në Shqipëri


Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të Gramshit. Pasi janë njohur me lajmin, qindra njerëz, nga Shqipëria dhe jashtë saj, janë dyndur drejt ujit që të shëron nga shumë sëmundje e të bën të ri për tre ditë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një liqen të madh, por për një pus që buron nga thellësia, uji i të cilit ka një temperaturë që shkon nga 2*4 gradë, ndërkohë që temperatura e mjedisit është 35 gradë. Poshtë pusit ndodhet ai që njihet si “Liqeni i Zi”, i Shënepremtes i cili ka një sipërfaqe shumë më të madhe se sa pusi nga ku del uji. ثshtë pikërisht ky burim që frekuentohet nga qytetarët dhe jo liqeni. Gjen nga çdo grupmoshë.
Shih videon në fund.
Aktualisht frekuentimi ndodhet në pikun e tij. Në luginën përreth janë ngritur dhjetëra çadra dhe kampingje. Të tjerë kanë improvizuar vetë kasolle, ndërsa më tej ndodhet një hotel me 30 shtretër. Dikush ka gjetur disa çadra ushtrie dhe i jep me qira. Një çadër e ka çmimin 7000 lekë të vjetra për një natë. Por shfrytëzimi i është maksimal. Hoteli është i mbushur plot dhe duket se në perspektivë në këtë vend do të ngrihen komplekse të mëdha. Megjithatë e gjithë vëmendja është e përqëndruar në pusin nga ku buron uji. Ai qëndron përherë i mbushur plot me njerëz të cilët, për shkak të vendit të ngushtë, qëndrojnë ngjitur mes tyre. Të tjerë presin radhën sipër kokës. Dita nuk mjafton. Ndaj dhe banjo vazhdon edhe natën. Uji është brisk i ftohtë. Por vetitë shëruese në fakt nuk varen vetëm pse ai është i tillë.
Sekreti qëndron në përbërjen e këtij uji. Sipas analizave të kryera, ai përmban elementë radioaktivë të cilët kurojnë mjaft sëmundje, veçanërisht reumatizmatmat, sëmundjet e kockave, lëkurës, riprodhimit etj. Redaktori i infoelbasani.al ishte në vendin e “bekuar” dhe sjell prej andej foto e video se çfarë po ndodh.

Kura nuk zgjat më shumë se tre ditë. Problem mbetet infrastruktura. Rruga është e vështirë dhe në kampin e ngritur mungojnë mjeku, kanalizimet e ujërave të zeza dhe kushtet higjeno*sanitare. Pra gjithçka këtu kryhet në kushte primitive. Por njerëzit janë të kënaqur. Ata shprehen se ky ujë i rinon. Ka nga ata që vijnë për çdo vit dhe ndjehen “taze”. Kështu duket se një atraksion i ri mjekësor dhe turistik duket se është shfaqur në Shqipëri.
Zbulohet mekanizmi i veprimit mbi organizëm i ujit të pusit të Liqenit të Zi në Shëneperemte të Gramshit.
Sipas ing. Bardhyl Zaimit në këtë liqen janë bërë matjet për radioaktivitet direkt dhe është gjetur radium, cesium dhe stroncium. Këto lloje ujëra kanë indikacione mbi artritizmin, reumatizmin, nevritet, sëmundjet metabolike (uricemin, obositetin), sëmundjet endrokrine si insuficiencën e vezoreve, të tiroides, gjëndrave suprarenale, në sëmundje gjinekologjike e në veçanti në sterilitetin femëror, sëmundjet nervore, të lëkurës, transmeton infoelbasani.al. Të tilla stacione termale ndodhen në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden* Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Me plotësimin e studimeve, uji i ftohtë i Shënepremtes do të marrë vlera të tjera, sepse është i vetmi në llojin e vet dhe i një rëndësie të veçantë. Infoelbasani.al
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Haha merr makinen me ik ne Gramsh aq dum dum ben makina sa i nxjerr gjithe guret e veshkave
E pastaj ia lene kuren liqenit, liqenit te mbushur me sh*rre pleqsh.
 
Top