• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Liliana Hoxha: Kadare s'është patriot, gënjen në lidhje me Enverin

ReNdEx

Interist Forever

TIRANE-Nuk do të ishte ndonjë hata e madhe edhe kjo sikur Kadare të shquhej për atdhedashuri, mirënjohje e gjerësi shpirtërore. Në të kundërt, në mos mallëngjim ndaj nderimit që i bën shoqëria shqiptare atij, me gjithë plagët e saj, për pak dinjitet kombëtar. Në të vërtetë, Kadare nuk ka qenë ndonjëherë patriot. Nuk dua të ndalem në këtë që thashë por roli i tij, sidomos përgjithësisht që nga viti 1990, është ai i një luftënxitësi të pashërueshëm për shoqërinë shqiptare, siç e kam thënë edhe herë tjetër, në emër të çuditërisht antikomunizmit. Mendoj se këtë ai e bën thjesht për interesa personale, të cilat ende nuk po i përmend dhe parë në një plan më të thellë, për interesa tepër të komplikuara në lidhje me botën e jashtme, sidomos atë perëndimore, së cilës i përket përgjysmë. Nuk do të desha ta kritikoj jashtë vullnetit tim Ismail Kadarenë. Po punoj me veten që më tepër të vlerësoj meritat e tij si shkrimtar i madh, se sa tiparet negative të karakterit me të cilat bën dëm, siç më ka mësuar personalisht Enver Hoxha.
...Kadare duhet të heqë dorë tashmë nga luftënxitja klasore globale, antikomuniste që shërben për errësimin e syve të shqiptarëve.
...Enveri na mësoi të gjithë shqiptarëve që ta duam atdheun, të jemi të ndershëm dhe të mos ia kemi me hile popullit, siç ia ka pasur edhe në diktaturë edhe sot Ismail Kadare e lukunia e politikanëve e qeveritarëve që e konsiderojnë Shqipërinë "lopë për ta mjelë" vetëm për familjet e tyre. ...Jo vetëm Enver Hoxha, por edhe Ahmet Zogu shihen nëpërmjet anëve negative tepër të ekzagjeruara, duke anashkaluar qëllimisht profilin e tyre si burra shteti që nuk përsëriten lehtë.
...Në lidhje me Enver Hoxhën, Kadare mashtron dhe qëllimet që ai vepron në këtë mënyrë janë shumë më të thella, megjithatë unë nuk dua të ndalem në këtë pikë.
اfarë përfaqëson inkuizicioni i Kadaresë, luftë midis shqiptarësh apo debat konstruktiv siç pretendon të jetë?
اështja Kadare mbetet jo pa qëllim e trajtuar publikisht si çështje nga më kardinalet... Problemi qëndron tek ata që kërkojnë me insistim të denigrojnë jo vetëm imazhin e Kadaresë, por pikërisht artin e tij si qendërzim kulmor i artit e kulturës sonë kombëtare për 50 vjetët e fundit, e i tillë do të mbetet përgjithmonë.
Nga të dyja anët (arti dhe karakteri si produkt Kadarean), mbetet me rëndësinë e pasurisë kombëtare pikërisht arti i tij, edhe pse personalisht deri vonë ka qenë promotor i mbrapshtë. Të shoshitura, madje tepër, mediatikisht këto tema, duhej të kishim arritur njëherë e mirë në konkluzionin se fenomeni Kadare është arti i tij e jo personi. Fenomen ky i papërsëritshëm së pari, për t'u maskuar e në demaskimin, për të mbajtur njëherësh dy qëndrimet, pro dhe kundër diktaturës. Deduksionet për shumë takime të gjata të Kadaresë me Enver Hoxhën janë të pavërteta (për çka dëshmoj unë vetë).
...I adhuruari shkrimtari im me dimensione botërore Ismail Kadare! Mbërritëm këtu ku nuk do desha kurrë!
Edhe pse s'kam dashur të merrem me ju si person, detyrohem të merrem me ju si person... Ju e dini se ka pasur poetë disidentë të mirëfilltë që nuk arritën të kenë nderin të bëjnë kontratë morale me popullin e tyre, mbetur anonimë të diktaturës, por që ruajtën me çdo çmim kontratën me veten, për lirinë e tyre popullore. Ndaj do t'iu lutesha të ndërmerrni zbardhjen e terrorit masiv ndaj poetit Havzi Nela në gusht të vitit 1988, pas vdekjes së E.Hoxhës. Ju si nënkryetar i Frontit Demokratik e dinit më mirë se unë, që me urdhër të R.Alisë trupi i tij mbeti i varur në funksion të terrorit e panikut psikologjik për 3 ditë në sheshin e Kukësit. Nëse gjatë genocidit komunist firmoste Manush Myftiu (padyshim për rastet kryesore me dijeni apo "urdhër" të E.Hoxhës), me çfarë urdhri u detyrua të firmosë R.Alia personalisht ekzekutimin e djalit të ri plakur burgjeve, pikërisht kur hirësia juaj do të "inicionit" rrëzimin e sistemit totalitar duke sjellë shpresën e demokracisë...
Sikur vetëm këtë çështje të përfaqësoni në analizat apo veprat tuaja, do të ishte shërimi i përgjithshëm. Sepse regjimi komunist personifikohet me E.Hoxhën. Por faji nuk është vetëm i tij, por i R.Alisë, N.Hoxhës e sipas hierarkisë i të tjerëve me radhë, i juaji Z.Kadare, si përfaqësues i të gjithë nomenklaturës politike të vjetër e të re, përveç elitës.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Liliana Hoxha: Kadare s'është patriot, gënjen në lidhje me Enverin

Liljana harron qe xhaxhi Veri hengri buke e fiq e vdiq.....Sa per Kadarene eshte ai qe eshte shkrimtar i madh megjithe ato qe thuhen per te/...
 
Top