• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ligji për Trajtimin e të Dënuarve me Burgim

L I G J Nr.8328, datë 16.4.1998 PثR Tث DREJTAT DHE TRAJTIMIN E Tث DثNUARVE ME BURGIM​

PJESA E PARث DISPOZITA Tث PثRGJITHSHME KREU I OBJEKTI​

Neni 1

Ky ligj përcakton të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim, kompetencat dhe detyrat e organeve shtetërore kompetente.

Neni 2

I nënshtrohen rregullave të këtij ligji të gjithë të dënuarit me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare edhe të gjykatave të huaja, duke respektuar kërkesat përkatëse procedurale.

Neni 3

Në raste të veçanta, me kërkesë të organit kompetent dhe me urdhër të ministrit të Drejtësisë, mund të vendosen në institucionet që i nënshtrohen këtij ligji edhe persona të ndaluar ose të arrestuar ndaj të cilëve zbatohen kërkesat e Kodit të Procedurës Penale, si dhe ky ligj, për aq sa nuk vjen në kundërshtim me këtë Kod.

Neni 4

Vuajtja e dënimeve me burgim bëhet vetëm në vendet e caktuara posaçërisht sipas këtij ligji. Ministri i Drejtësisë në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të rrezikimit nga forca madhore, të kryerjes së punimeve të rëndësishme, si dhe kur rrezikohet jeta dhe shëndeti i të dënuarve, mund të urdhërojë që vuajtja e dënimit të bëhet përkohësisht në vende të tjera të përshtatshme.

Neni 5
Respektimi i të drejtave të njeriut

Ekzekutimi i dënimit me burgim bëhet duke respektuar dinjitetin e të dënuarit dhe përshkohet nga ndjenja njerëzore. Trajtimi i të dënuarve bëhet pa njëanshmëri apo diskriminim për shkak të seksit, kombësisë, racës, gjendjes ekonomike dhe shoqërore, pikëpamjeve politike dhe besimit fetar. Të dënuarve duhet t’u sigurohen kushte jetese të tilla që ulin në minimum efektet paragjykuese negative të burgimit dhe ndryshimet me jetën e shtetasve të tjerë.

Neni 6

Kufizimi individual i të drejtave

Të drejtat e të dënuarve, sipas këtij ligji, mund të kufizohen ose të hiqen përkohësisht për shkelje të ligjit ose rregullave të brendshme, vetëm në rastet dhe sipas kritereve të parashikuara në këtë ligj.

Neni 7

Kufizimi në grup i të drejtave

Të drejtat e të dënuarve mund të kufizohen ose të hiqen përkohësisht në grup, me urdhër të ministrit të Drejtësisë vetëm në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të forcës madhore, të kryerjes së punimeve të rëndësishme në institucion ose kur ka rrezik për jetën dhe shëndetin e të dënuarve në atë masë dhe për aq kohë sa përcaktohet në urdhër. Drejtuesi i institucionit dhe në mungesë të tij zëvendësi, për rastet urgjente mund të vendosin kufizime sipas paragrafit të parë të këtij neni
dhe jo më vonë se 24 orë të marrë për këtë miratimin e Ministrit të Drejtësisë.

Neni 8

E drejta e kërkesës dhe ankimit

Të dënuarit kanë të drejtë të paraqesin kërkesa dhe të bëjnë ankime lidhur me zbatimin e ligjit dhe rregullave të brendshme në formën që përcaktohet në këtë ligj dhe në mënyrë individuale. Kërkesat dhe ankesat duhet t’i drejtohen, si rregull, organit kompetent sipas këtij ligji, por të dënuarit kur e çmojnë me vend mund t’i drejtohen cilitdo organ shtetëror ose organizatë joqeveritare brenda dhe jashtë vendit. Nuk lejohet paraqitja e kërkesave dhe ankesave në mënyrë kolektive ose veprime për shkak të tyre në formë të organizuar.


Neni 9

Qëllimi riedukues

Për të dënuarit duhet të realizohet një trajtim që synon riedukimin për integrimin e tyre në jetën shoqërore.

Neni 10

Individualizimi i trajtimit

Trajtimi i të dënuarve duhet të bëhet sipas kriterit të individualizimit në përputhje me gjendjen dhe karakteristikat individuale të secilit të dënuar. Individualizimi bëhet duke verifikuar nevojat individuale dhe duke marrë parasysh kushtet dhe mjedisin në të cilin i dënuari ka jetuar, shkaqet edukative dhe shoqërore që e kanë larguar atë nga jeta normale. Vëzhgimi bëhet në fillim të trajtimit dhe rezultatet e tij verifikohen vazhdimisht gjatë ekzekutimit, duke bërë përshtatjet e duhura.

Neni 11

Programi dhe realizimi i trajtimit

Vëzhgimi, programimi dhe realizimi i trajtimit bëhet nga administrata e burgut me anë të personelit të vet, në bashkëpunim me organet dhe institucionet shtetërore përkatëse.
Kontributi i organizatave joqeveritare dhe individëve të veçantë, inkurajohet dhe mbështetet nga administrata e burgjeve në realizimin e programit të trajtimit.
 
Neni 12

Institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale

Institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim janë:
Burgu i sigurisë së lartë
Burgu i zakonshëm
Burgu i sigurisë së ulët
Institute të veçanta

Krijimi, kategorizimi, mbyllja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve me burgim bëhet me vendim të Ministrit të Drejtësisë.

Neni 13

Burgu i sigurisë së lartë

Burgu i sigurisë së lartë është institucioni ku ekzekutohen vendimet me burgim për subjekte të krimit të organizuar dhe të dënuar të tjerë të cilët në kryerjen e veprës penale ose gjatë vuajtjes së dënimit janë karakterizuar nga qëndrime e sjellje që bëjnë të pamundur qëndrimin në burgjet e kategorive të tjera. Gratë dhe të miturit mund të vendosen në këto burgje dhe në seksione të burgut të sigurisë së lartë, për sjellje dhe vepra veçanërisht të rënda. Vendosja e të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë kur nuk është shprehur gjykata me vendim, bëhet me kërkesë të prokurorit tek ajo gjykatë. Kur i dënuari vuan dënimin dhe është vendi për transferimin e tij në një burg të sigurisë së lartë, sipas kritereve të këtij ligji, kërkesa e prokurorit i paraqitet gjykatës së vendit ku ndodhet institucioni. Transferimi nga burgu i sigurisë së lartë në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit bëhet me kërkesë të vetë të dënuarit, pranë gjykatës ku ndodhet institucioni. Në burgjet e sigurisë së lartë, vihen kufizime në të drejtat e të dënuarit, në rastet dhe sipas kritereve të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj.
Në burgjet e kategorive të tjera me urdhër të ministrit të Drejtësisë mund të krijohen seksione të burgut të sigurisë së lartë, në të cilat zbatohen rregullat e mësipërme.

Neni 14

Burgu i sigurisë së zakonshme

Burgjet e sigurisë së zakonshme janë institucionet ku vuhen dënimi nga gjithë të dënuarit, me përjashtim të atyre të sigurisë së lartë dhe të sëmurëve e të paaftëve fizikisht. Në burgjet e sigurisë së zakonshme format e trajtimit zbatohen pa kufizimin e burgjeve të sigurisë së lartë ose specifikat e institucioneve mjekësore. Vendosja në burgjet e sigurisë së zakonshme bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nëpërmjet organit kompetent që ekzekuton vendimin e gjykatës, sipas kritereve që përcaktohen në këtë ligj dhe në rregulloren e burgjeve. Kalimi në një burg të sigurisë së ulët bëhet me urdhër të prokurorit.

Neni 15

Burgu i sigurisë së ulët

Burgjet e sigurisë së ulët janë institucionet ku vuhet dënimi për të dënuar për kundërvajtje penale ose vepra penale nga pakujdesia dhe që nuk janë përsëritës, si dhe të dënuarit e burgjeve të sigurisë së zakonshme, që u kanë mbetur më pak se 6 muaj burgim për të vuajtur, kur sjellja e tyre është e mirë. Vendosja në burgjet e sigurisë së ulët bëhet fillimisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sipas kritereve të këtij ligji dhe rregullores së burgjeve. Transferimi në një burg të regjimit të zakonshëm bëhet me kërkesë të drejtorit të burgut dhe me miratim të prokurorit. Në burgjet e sigurisë së ulët i jepet përparësi ekzekutimit të dënimit për gratë dhe të miturit.

Neni 16

Institutet për të sëmurët dhe të paaftët

Institucionet mjekësore të posaçme ose seksione të veçanta në burgje ose në spitale jashtë sistemit të burgjeve shërbejnë për mjekimin e të dënuarve të sëmurë ose me shqetësime mendore ose psikike. Vendosja e personave në këto institucione dhe seksione mund të parashikohet që në fillim në vendimin e dënimit ose gjatë ekzekutimit të dënimit, me miratim të prokurorit dhe në raste që nuk presin, edhe nga
drejtori i burgut, ku ndodhet i dënuari, duke vënë në dijeni menjëherë prokurorin. Dalja nga këto institucione bëhet me propozim të drejtuesit të institucionit dhe me miratim të prokurorit. Për vendosjen, refuzimin e vendosjes, daljen ose refuzimin e daljes, i dënuari, mbrojtësi ose kujdestari i tij kanë të drejtën e ankimit në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni. Në institucionet dhe seksionet e mjekimit respektohen të gjitha të drejtat e të dënuarve sipas këtij ligji, për aq sa janë të zbatueshme në kushtet spitalore. Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Shëndetësisë me udhëzim të përbashkët përcaktojnë mënyrën e zbatimit të këtij ligji në to. Me urdhër të prokurorit në këto institute mund të vendosen edhe të dënuar që kanë profesione që lidhen me mjekësinë ose fusha të tjera të nevojshme, kur për ta nuk ka pengesa sipas këtij ligji. Vendosja e të dënuarve në këto institute bëhet nga gjykata në rastet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Në këto institute, me rekomandim të shërbimit mjekësor të burgjeve ose të institucioneve të tjera mjekësore, të dënuarit me burgim transferohen me urdhër të prokurorit. Dalja dhe vendosja e të dënuarve në burgje bëhet nga organi që ka vendosur ekzekutimin e vendimit në institut.

Neni 17

Vendet e dënimit për gratë dhe të miturit


Gratë dhe të miturit rregullisht e vuajnë dënimin në institucione të posaçme vetëm për to dhe në pamundësi, në seksione të veçanta të institucioneve të tjera sipas kritereve të këtij ligji. Nënave u lejohet që të mbajnë me vete fëmijët deri në moshën 3 vjeç. Për kujdesin dhe asistencën ndaj këtyre fëmijëve funksionojnë çerdhe të posaçme.

Neni 18

Rregullorja e brendshme e institucioneve


اdo institucion ka rregulloren e brendshme, të dalë mbi bazë të rregullores së burgjeve, që përcakton organizimin, disiplinën e brendshme dhe kërkesat e trajtimit në kushtet e institucionit. Rregullorja e brendshme përgatitet nga një komision i caktuar dhe i kryesuar nga drejtori i institucionit dhe miratohet nga Ministri i Drejtësisë.

Neni 19

Organet drejtuese të burgjeve



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është organi qendror që organizon, drejton dhe kontrollon institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe organizmat e veprimtarive ndihmëse. Drejtoria e Përgjithshme realizon detyrën e saj në bazë të këtij ligji, rregullores së përgjithshme të burgjeve, urdhrave dhe udhëzimeve të ministrit të Drejtësisë, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore që përmbajnë rregulla për to. Drejtori i institucionit organizon dhe kontrollon si më sipër veprimtarinë në institucionin përkatës dhe përgjigjet për ekzekutimin e vendimeve penale në të.

Vazhdon................
 
Neni 20

Drejtimi i strukturave

Drejtuesit e strukturave të institucioneve të përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji, organizojnë dhe përgjigjen për veprimtarinë në zbatim të programit të trajtimit sipas fushës përkatëse.

Neni 21

Personeli zbatues

Personeli zbatues realizon dhe përgjigjet për zbatimin e programit të trajtimit sipas detyrës së caktuar.

Neni 22

Policia e burgjeve

(Ndryshuar me ligjin nr. 8758, date 26.03.2001, neni 1)

Policia e Burgjeve është strukturë e armatosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Veprimtaria e kësaj policie rregullohet nga ligji nr.8321, datë 2.4.1998 “Për Policinë e Burgjeve.””

Neni 23

Ndërtesat

Ndërtesat e burgjeve dhe instituteve të veçanta, të destinuara për t’u përdorur nga të dënuarit, duhet të jenë të ndërtuara dhe të strukturuara në mënyrë të tillë që të plotësojnë kërkesat për një jetë sa më normale dhe të sigurojnë realizimin e veprimtarive të programit të trajtimit. Ndërtesat ekzistuese përshtaten gradualisht për t’u përdorur me ndarje të veçanta, nga grupe të dënuarish në numër sa më të kufizuar, ndërsa projektet e ndërtesave të reja miratohen për ndarje të përdorshme deri në 4 të dënuar, duke respektuar kubaturat e nevojshme.

Neni 24

Mjediset e qëndrimit dhe të fjetjes

Mjediset, në të cilat jetojnë të dënuarit, duhet të kenë hapësira të mjaftueshme, me ndriçim të nevojshëm natyror dhe artificial, për të bërë të mundur qëndrimin, punën dhe çlodhjen aktive, të ajrosura dhe të pajisura me shërbimet higjienike. Atje ku e kërkojnë kushtet klimaterike duhet të sigurohet edhe ngrohja e mjediseve. Kur nuk është e mundur të sigurohet fjetja në dhoma individuale, caktimi i të dënuarve në të njëjtën dhomë duhet të bëhet në mënyrë të tillë, që të shmangen konfliktet dhe ndikimet negative të ndërsjella. Për këtë qëllim përdoren kriteret e grupmoshave, të llojit të veprave penale të kryera dhe të veçorive instelektuale e psikike të të dënuarve. Për çdo të dënuar sigurohet shtrat i veçantë dhe një komplet i përshtatshëm fjetjeje. Kuotat minimale për sipërfaqet, vëllimet, ndriçimin dhe ajrimin e mjediseve për të dënuarit, caktohen në rregulloren e burgjeve, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Neni 25

Veshja dhe pajisjet

اdo të dënuari i sigurohet veshmbathje dhe pajisje të tjera individuale në sasi të mjaftueshme, në gjendje të mirë dhe të pastra, të tilla që të sigurojnë plotësimin e kërkesave normale të jetesës. Të dënuarit mund të mbajnë me leje të administratës, veshmbathje dhe sende të përdorimit vetjak, të cilat duhet të jenë të pastra dhe të përshtatshme, si dhe të objekteve që kanë një vlerë të veçantë morale ose personale.


Neni 26
Higjiena vetjake dhe e mjedisit

Të dënuarit i sigurohen mjediset, pajisjet dhe mjetet e nevojshme për pastërtinë vetjake, në përpjesëtim me numrin e përdoruesve, që të garantojë në mënyrë sa më optimale higjienën vetjake. اdo institucion siguron shërbime periodike të pastrimit të mjediseve, veshmbathjes dhe pajisjeve vetjake, si dhe të qethjes dhe të rruajtjes. Higjiena vetjake, qethja dhe rruajtja mund të bëhen me detyrim vetëm për arsye të veçanta higjieno-sanitare, sipas kërkesës së shërbimit mjekësor dhe me urdhër të drejtorit të institucionit.

Neni 27
Ushqimi

Të dënuarve u sigurohet ushqim i shëndetshëm dhe i mjaftueshëm, i përshtatshëm për moshën, gjendjen shëndetësore, punën, klimën dhe stinën. Ushqimi përgatitet dhe jepet si rregull në mjedise të caktuara për këtë qëllim. Me leje të drejtorit të institucionit, në raste të veçanta, të dënuarit mund të përgatisin dhe të konsumojnë ushqimin individualisht. Norma e ushqimit ditor përcaktohet nga tabelat përkatëse të miratuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. Administrata e institucionit pranon ushqime tërësisht ose pjesërisht për të dënuarit ose i siguron ato me shpenzimet e tij duke respektuar kufijtë e rregullores së brendshme. Të dënuarve duhet t’u sigurohet në vazhdimësi ujë i pijshëm.

Neni 28
Koha e ajrimit


Të dënuarit që nuk punojnë jashtë dhe të gjithë të dënuarit e tjerë, në ditët që nuk punohet, kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim në mjedise të hapura jo më pak se 2 orë në ditë. Kjo periudhë kohe mund të reduktohet, por jo më pak se 1 orë në ditë për shkaqe të jashtëzakonshme dhe vetëm me urdhër të drejtorit të institucionit. Ajrimi në mjedise të hapura bëhet në grupe, përveç të dënuarve që janë me masa izolimi.


Neni 29

Shërbimi shëndetësor

Administrata e institucionit siguron kushtet, mjetet dhe personelin për mbrojtjen e shëndetit të të dënuarve. Organizimi dhe realizimi i shërbimit shëndetësor bëhet nga administrata e institucionit në bashkëpunim me spitalin e burgjeve, dhe me organet shtetërore kompetente të shëndetësisë. Shërbimi shëndetësor duhet të sigurojë: 1. Diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve. 2. Furnizimin me ilaçe dhe pajisje mjekësore. 3. Profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe atyre ngjitëse. 4. Sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të të dënuarve. 5. Masat siguruese për proceset e veçanta të trajtimit dhe të punës. اdo institucion ka shërbim shëndetësor e farmaceutik që i përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të dënuarve. Të dënuarit, që dyshohen ose kanë sëmundje ngjitëse, izolohen menjëherë në ndarje të posaçme. Në rastet kur dyshohet për sëmundje psikike, zbatohen pa vonesë masat e duhura, duke respektuar rregullat që lidhen me asistencën psikiatrike dhe shëndetin mendor. Në instituconet ku vuajnë dënimin gratë, funksionojnë shërbimet speciale në ndihmë të grave shtatzana dhe të atyre me fëmijë në gji. Për rastet e sëmundjeve ngjitëse ose të sëmundjeve, diagnostikimi dhe mjekimi i të cilave nuk mund të garantohet në kushtet e institucionit, të dënuarit transferohen në spitalin e burgjeve dhe, kur është e nevojshme, edhe në institucione shëndetësore jashtë sistemit të burgjeve, sipas rregullave të parashikuara në nenin 15 të këtij ligji.
 
Private conversations
Help Users
    Top