• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ligji per shtetesine i Shqiperise

fcbesia

Anëtar i Respektuar


Nr. 8389, datë 5.8.1998

LIGJI PER SHTETESINE SHQIPTARE​


Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.04.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
Kuvendi Popullor i RepublikEs së Shqipërisë,

VENDOSI:



KREU I



DISPOZITA TE PERGJITHSHME



Neni 1​

Shtetësia shqiptare është një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e në ërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë.


Neni 2​


Eshtë shtetas shqiptar:

a) اdo person, i cili ka pasur shtetësinë shqiptare deri në hyrjen në fuqi të kët ij ligji;
b) اdo person, që fiton shtetësinë shqiptare në bazë të këtij ligji.


Neni 3​


Shtetasi shqiptar mundet të jetë edhe shtetas i një shteti tjetër.


Neni 4​


Askujt nuk mund t'i hiqet arbitrarisht shtetësia shqiptare. اdo shtetas shqiptar ka të drejtë të heqë dorë nga shtetësia shqiptare me kusht që të ketë një shtetësi tjetër, të ketë fituar një shtetësi tjetër apo t'i jetë garantuar nga organet kompetente të shtetit të huaj dhënia e një shtetësie tjetër.


Neni 5​


Fitimi dhe rifitimi i shtetësisë shqiptare, si dhe heqja dorë prej saj, nga të miturit bëhet me miratimin e prindërve. Cdo ndryshim në shtetësinë e të miturve, të moshës 14-18 vjeç, bëhet duke marrë edhe pëlqimin e fëmijës.



KREU II

FITIMI I SHTETESISE SHQIPTARE


Neni 6​

Shtetësia shqiptare fitohet me:

a) lindje;
b) natyralizim;
c) birësim.

Neni 7​



Fitimi i shtetësisë me lindje

Një fëmijë fiton shtetësinë shqiptare me lindje në rastet kur:

1. të dy prindërit, në kohen e lindjes se fënlijës, janë shtetas shqiptar;
2. njëri prej prindërve, në kohën e lindjes së fëmijës, është shtetas shqiptar dhe fëmija lind në terrirorin e Republikës së Shqipërisë. Përjashtohen rastet kur prinderit, bashkërisht, vendosin që fëmija të fitojë shtetësinë e prindit tjetër;
3. ka lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe njëri prej prindërve është shtetas shqiptar, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi të panjohur ose pa shtetësi;
4. ka lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe njëri prej prindërve është shtetas shqiptar, ndërsa prindi tjetër ka një shtetësi tjetër, por të dy prindërit bien dakord që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare.


Neni 8​

1. Një fëmijë i lindur ose i gjetur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë merr shtetësinë shqiptare në rast se ai është lindur nga prindër të panjohur, dhe si pasojë fëmija do të mbetej pa shtetësi. Në rast se prindërit e fëmijës bëhen të njohur përpara se fëmija të ketë arritur moshën 14 vjeç, dhe ata janë me shtetësi të huaj, shtetësia shqiptare mund të hiqet më kërkesë të prindërve të njohur ligjërisht, me kusht që fëmija të mos mbetet pa shtetësi si pasojë e këtij veprimi.

2. Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipëris, nga prinder me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësinë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.

Neni 9​

Marrja e shtetësisë me natyralizim

Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme:

1. Të ketë mbushur moshën 18 vjec.
2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet.
3. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme.
4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Për jashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.
5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe;
6. Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë ;
7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t'i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar.

Në rast se personi është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këti neni nuk merren parasysh. Në rast se i huaji vërteton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e përmendur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të paktën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetësisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të paprekura.


Neni 10​

I huaji që është i inartuar me një shtetas shqiptar prej jo më pak se 3 vjetësh, në rast se deshiron, mund të fitoje shtetësinë shqiptare me natyralizim edhe në qofte se nuk ploteson kushtet e neni 9, pikat 2 dhe 5, në këtë rast i huaji duhet të kete banuar, në menyre të vazhdueshme dhe të ligjshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën një vit.


Neni 11​


Në rast se të dy prindërit fitojnë shtetësinë shqiptare me natyralizim, fëmija i tyre, nën moshën l8vjeç, kur jeton me prindërit, bëhet gjithashtu shtetas shqiptar me kërkesën e prindërve dhe me pëlqimin e fëmijës, në qoftë se ky është në moshën 14-18 vjeç.

Në rast se njëri prej prindërve fiton shtetësinë shqiptare, fëmija i tij nën 18 vjeç bëhet shtetas shqiptar, në se kjo kërkohet nga të dy prindërit, ose nga njëri prej prindërve kur prindi tjetër është pa shtetësi dhe fëmija ka vendbanimin në Republikën e Shqipërisë .


Neni 12​


Fitimi i shtetësisë me birësim

Në rast se dy prindërit me shtetësi shqiptare birësojnë një të mitur të një shtetësie tjetër apo pa shtetësi, fëmija fiton shtetësinë shqiptare.

I mituri i birësuar e fiton shtetësinë shqiptare edhe kur njëri prej prindërve është shqiptar dhe të dy prindërit, në çastin e birësimit, banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë , si dhe në çdo do rast tjetër kur fëmija rrezikon të mbetet pa shtetësi, si rezultat i birësimit.


Neni 13​


Revokimi i vendimit për dhënien e shtetësisë

Vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare mund të revokohet në se vërtetohet se i huaji ose personi pa shtetësi, me vetëdije, kërkesën për marrjen e shtetësisë shqiptare e ka bazuar në të dhëna të pasakta ose në dokumente të falsiflkuara.

Vendimi për marrjen e shtetësisë shqiptare, i dhënë në kushtet e paragrafit të mësipërm, revokohet edhe për fëmijët në ne moshën 18 vjeë, të cilët e kanë fituar shtetësinë së bashku me prindërit e tyre, duke pasur gjithnjë parasysh interesin e fëmijës, si dhe faktin që fëmija të mos mbetet pa shtetësi.


Neni 14​


Personi, i cili ka hequr dorë nga shtetësia shqlptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk fiton shtetësinë e premtuar brenda një kohe të arsyeshme.

Edhe në këtë rast bëhet një kërkesë dhe paraqiten dokumentet e nevojshme.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
KREU III

MBARIMI I SHTETESISE SHQIPTARE

Neni 15​

Shtetësia shqiptaremerr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme:

1. Ka mbushur moshën 18 vjec.
2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj.
3. Eshtë rezident në një shtet të huaj.
4. Nuk është në ndjekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet.
5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe fizikë.

Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet, kur vërtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të pasakta ose dokumente të falsifikuara per lenien e shtetësisë .

Neni 16​

Për të miturit shtetësia shqiptare mbaron kur të dy prindërit, të cilët, nga ana e tyre, kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, merren vesh që edhe fëmija e tyre ta lërë shtetësinë shqiptare.

Edhe kur njëri prej prindërve nuk është dakord që fëmija të humbasë shtetësinë shqiptare, fëmijës mund t'i hiqet shtetësia, në se çmohet se një gjë e tillë është në dobi të fëmijës dhe nëse fëmija ka apo do të marrë një shtetësi tjetër.

Fëmija i mitur e humbet shtetësinë shqiptare kur birësohet nga prindër të huaj dhe fiton, me këtë rast, një shtetësi të re.

KREU IV​

PROCEDURA QE NDIQET PER HEQJEN DORE NGA SHTETESIA SHQIPTARE, SI DHE PER FITIMIN E RIFITIMIN E SAJ ME NATYRALIZIM

Neni 17​

Kërkesa për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet në organet e Ministrisë së Rendit Publik të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në për faqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. e shoqëruar me dokumentet e kërkuara nga ky ligj.

Neni 18​

Në rast se dokumentet e nevojshme nuk janë të plota, organet kompetente, brenda një muaji, ia kthejnë kërkuesit për plotësime të mëtejshme.

Neni 19​

Ministria e Rendit Publik brenda 6 mua ve nga dita e paraqitjes së kërkesës së individit, në bazë tie kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës.

Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë.

Neni 20​

Presidenti i Republikts, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t'u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur proceduren e mësipërme.

Neni 21​

Kopje e dekretit për fitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare u dërgohet Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë për të bërë veprimet e duhura. Dekreti botohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 22​

Personit që ka fituar shtetësinë shqiptare i jepet dokumenti përkatës, ndërsa atij që e ka humbur shtetësinë shqiptare i jepet një dokument identifikimi i përkohshëm,

Neni 23​

Personi që fiton shtetësinë shqiptare me natyralizim betohet para nëpunësit të zyrës së regjistrimit të shtetasve për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Shtetësia shqiptare quhet efektivisht e fituar që nga dita e bërjes së betimit.


KREU V

DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT


Neni 24​

Personit që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare para hyëjes në fuqi të këtij ligji dhe nuk ka shtetësi tjetër, i rijepet shtetësia menjëherë, mbi bazën e kërkesës së paraqitur prej tij.

Neni 25​

Ngarkohen Ministria e Rendit Publik, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme që në bashkëpunim, të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e procedurave të përmendura në këtë ligj.


Neni 26​


Dekreti nr. 1874, datë 7.6.1954 " Mbi shtetësinë shqiptare", si dhe ndryshimet e tij tij mëvonshme shfuqizohen.

Neni 27​

Shteti shqiptar ruan të drejtën që në përputhje me frymën e konventave ndërkombëtare për mënjanimin e rasteve të dyshtetësisë dhe të pashtetësisë, t'i kërkojë shtetasit të vet ose kërkuesit të shtetësisë shqiptare të zgjedhë vetëm një shtetësi.


Neni 28​

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr.2188, datë 13.8.1998 të
Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
 
Private conversations
Help Users
    Top