• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ligji pë dhënien e provimit të jurisprudencës

WxP

Hidrauliku
Ligji Nr. 02/L-40

Kuvendi i Kosovës,

Miraton:
LIGJIN PثR PROVIMIN E JURISPRUdENCثS
KREU I
DISPOZITAT E PثRGJITHSHME
QثLLIMI I DHثNIES Sث PROVIMIT Tث JURISPRUdENCثS
[CENTERNen i 1
1.1. Me këtë ligj përcaktohen kushtet, kriteret
dhe procedurat për dhënien e provimit të
jurisprudencës me të cilin juristët e diplomuar
fitojnë të drejtën për ushtrimin e punëve dhe
detyrave profesionale në mënyrë të pavarur,
kryerja e të cilave kushtëzohet me dhënien e
provimit.
1.2. Qëllimi i provimit të jurisprudencës është
verifikimi dhe vlerësimi i aftësive teorike dhe
praktike të juristëve për ushtrimin e pavarur të
detyrave, zbatimin e ligjeve, njohjen e etikës
profesionale, të drejtat e njeriut, dhe liritë
themelore nga e drejta e brendshme dhe ajo
ndërkombëtare.
KUSHTET E PثRGJITHSHME PثR dHثNIEN
E PROVIMIT Tث JURISPRUdENCثS
Neni 2
2.1. Personat të cilët mund t’i nënshtrohen
provimit të jurisprudencës duhet të jenë të
diplomuar në Fakultetin Juridik, sipas programit
të vjetër katër-vjeçar ose studimet
master, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie,
opinioni politik, origjinë kombëtare, sociale,
pasurie, lindjeje ose pozite.
2.2. Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen
provimit të jurisprudencës do të vlerësohen
në mënyrë të barabartë dhe me të njëjtat
kritere.
2.3. Kandidatët që hyjnë në këtë provim regjistrohen
apo janë legjitim për regjistrim si banorë
të përhershëm të Kosovës në Zyrën qendrore të
regjistrimit civil, në pajtim me Rregulloren e
UNMIK-ut 2000/13 të datës 17 mars 2000 mbi
Zyrën qendrore të regjistrimit civil.
Neni 3
3.1. Provimit të jurisprudencës kanë të drejtë
t’i nënshtrohen juristët e diplomuar sipas programit
të vjetër katër-vjeçar, ose studimet master
që kanë punuar, së paku një (1) vit në punët
juridike në gjykata, prokuroritë publike, ose në
zyret e avokatit, si dhe ata që kanë punuar së
paku dy (2) vite në punët profesionale juridike
në institucione, ente, e organizata tjera, që
kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve.
3.2. Provimit të Jurisprudencës i nënshtrohen
edhe juristët e diplomuar, sipas programit të
vjetër katër-vjeçar dhe studimit master të
cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt
por vullnetarisht kanë ushtruar si praktikant
dhe janë regjistruar në regjistrat e Odës së
Avokatëve për praktikantë, përkatësisht që me
vendimin për ushtrimin e praktikës vullnetare
për një (1) vit nga Gjykatat, Prokuroritë publike,
zyret e avokatëve si dhe ata që dy (2) vite
kanë ushtruar praktikë në profesion të juristit
në institiucione, ente dhe organizata tjera.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINث: VITI I / NR.7 / 1 dHJETOR 2006
LIGJI PثR PROVIMIN E JURISPRUDENCثS
34
3.3. Juristet e diplomuar të cilët kanë dhënë
provimin profesional për punë në organet e
administratës si dhe ata që kanë dhënë provimin
profesional të gjyqtarit për kundërvajtje,
provimin e judikaturës e japin si provim plotësues,
sipas programit të shkurtuar, konform dispozitave
paraprake, duke iu pranuar provimet
e dhëna.
LثNdثT E PROVIMIT Tث JURISPRUdENCثS
Neni 4
4.1. Provimi i jurisprudencës përbëhet nga pjesa
e provimit me shkrim dhe pjesa e provimit me
gojë.
4.2. Në pjesën e provimit me shkrim, zgjidhen
detyra praktike nga e Drejta Penale dhe e
Drejta Civile.
4.3. Pjesa me gojë e provimit përbëhet nga
këto lëndë:
a) Parimet dhe strukturat kushtetuese dhe
organizimi i gjyqësorit,
b) E Drejta Penale (materiale dhe procedurale),
c) E Drejta Civile (materiale, procedurale),
familjare, trashëgimore dhe detyrimore),
d) E drejta tregtare (ekonomike),
e) E drejta e punës,
f) E drejta administrative dhe
g) E drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane
për të Drejtat e Njeriut.
LثNdثT SIPAS PROGRAMIT Tث SHKURTUAR
Neni 5
5.1. Provimi i jurisprudencës sipas programit
të shkurtuar përbëhet nga pjesa e provimit me
shkrim dhe pjesa e provimit me gojë. Nё pjesën
e provimit me shkrim, zgjidhen detyra praktike
nga e Drejta Penale dhe e Drejta Civile.
5.2. Personat nga neni 3.3 të këtij ligji,
provimit me gojë i nënshtrohen sipas programit
të shkurtuar nga këto lëndë:
a) Organizimi i gjyqësorit (me përjashtim të
parimeve dhe strukturave kushtetuese)
b) E Drejta Penale (materiale, procedurale)
c) E Drejta Civile (materiale, procedurale),
familjare, trashëgimore dhe detyrimore)
d) E drejta tregtare (ekonomike) dhe
e) E drejta ndërkombëtare dhe evropiane
për të drejtat e njeriut.
KREU II
PثRBثRJA DHE MثNYRA E PUNثS Sث
KOMISIONIT PثR DHثNIEN E PROVIMIT Tث
JURISPRUDENCثS
KOMISIONI PثR dHثNIEN E
PROVIMIT Tث JURISPRUdENCثS
Neni 6
6.1. Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës,
është organ i pavarur profesional
i cili organizon provime për kualifikimin e
gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve dhe specialistëve
të tjerë ligjor sipas Kreut 5.3 (dh)
të Kornizës Kushtetuese. Kjo nuk cenon dispozitat
e tjera të ligjit në fuqi sipas të cilit
Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes
ushtrojnë përgjegjësitë e tyre sipas nenit 5.3
(f) të Kornizës Kushtetuese.
6.2. Komisionin për provimin të judikaturës sipas
paragrafit 1 të këtij neni caktohet nga Kuvendi
i Kosovës në bashkërendim me Përfaqësuesin
Special të Sekretarit të Përgjithshëm pas propozimit
të Ministrisë së Drejtësisë.
6.3. Komisioni për punën e vet i raporton së
paku një herë në vit Kuvendit të Kosovës.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINث: VITI I / NR.7 / 1 dHJETOR 2006
LIGJI PثR PROVIMIN E JURISPRUDENCثS
35
PثRbثRJA dHE MANdATI I KOMISIONIT
PثR dHثNIEN E PROVIMIT Tث
JURISPRUdENCثS
Neni 7
7.1. Komisioni përbëhet nga kryetari dhe gjashtë
anëtarë.
7.2. Kryetarit të Komisionit dhe anëtarëve u
caktohen zëvendësit.
7.3. Komisioni emërohet nga radhët e juristëve
të diplomuar të cilët e kanë të dhënë provimin
e jurisprudencës, ekspertë të drejtësisë
dhe nga radha e profesorëve të Fakultetit
Juridik, të cilët me punën e tyre në shkencë
dhe në organet e jurisprudencës janë treguar si
ekspertë të dalluar.
7.4. Komisioni vendos me shumicë votash.
7.5. Mandati i Komisionit zgjat dy vjet, gjysma
e anëtarëve mund të emërohen edhe një mandat
për shkak të kontinuitetit të punës.
7.6. Me vendim mbi emërimin e Komisionit do
të caktohet se cilat lëndë do të pyet kryetari i
Komisionit e cilat lëndë anëtarët e Komisionit
përkatësisht zëvendësit. Pyetës i lëndës mund
të jetë anëtari i Komisionit i cili lëndën e ka
specializim të ngushtë, ka gradë shkencore
nga ajo lëndë (p.sh., Mr.sci. ose Dr.sci.) ose ka
përvojë pune pa ndërprerje 10 vjet si gjyqtar i
lëndës.
7.7. Me të njëjtin vendim emërohet sekretari
i Komisionit dhe zëvendësi i tij, i cili i kryen
punët administrative të Komisionit.
KREU III
DHثNIA E PROVIMIT
KثRKESA PثR DHثNIEN E PROVIMIT
Neni 8
8.1. Kërkesa për dhënien e provimit të jurisprudencës
bëhet në Ministrinë e Drejtësisë-
Departamentin e Administratës Gjyqësore (në
tekstin e mëtejmë: DAGJ-i).
8.2. Kandidatët në kërkesë cekin se në cilën
gjuhë zyrtare dëshirojnë t’i nënshtrohen
provimit dhe se a i janë nënshtruar provimit
më parë.
8.3. Bashkë me kërkesën kandidati paraqet
dëshminë mbi fakultetin e kryer juridik dhe
dëshminë mbi përvojën në punë pas diplomimit.
8.4. Për dhënien e provimit sipas programit të
shkurtuar kandidati është i obliguar që përveç
dëshmive nga paragrafi paraprak të bashkëngjis
dhe dëshminë për provimin e dhënë profesional
për punë në organe të administratës, përkatësisht
dëshminë mbi dhënien e provimit të gjyqtarit
për kundërvajtje.
8.5. Kandidatët e diplomuar në fakultetet e
drejtësisë të universiteteve të shteteve të
jashtme, para se të hyjnë në provim duhet
t’i nostrifikojnë diplomat e tyre të drejtësisë
pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë.
8.6. Vendimi, me të cilin personit nga paragrafi
1 i këtij neni, i lejohet apo nuk i lejohet kërkesa
për dhënien e provimit e lëshon komisioni
përkatës i DAGJ-it.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINث: VITI I / NR.7 / 1 dHJETOR 2006
LIGJI PثR PROVIMIN E JURISPRUDENCثS
36
DHثNIA E PROVIMIT ME SHKRIM
Neni 9
9.1. Kohën e mbajtjes së provimit me shkrim
e cakton kryetari i Komisionit për dhënien e
provimit të jurisprudencës dhe në ditën kur
kandidati i nënshtrohet pjesës së provimit me
shkrim, konsiderohet se ka filluar dhënien e
provimit. Dhënia e provimit të jurisprudencës
organizohet në çdo katër muaj, gjegjësisht
tri (3) herë brenda një (1) viti kalendarik.
Lartësia e pjesëmarrjes financiare për paraqitjen
(dhënien) e provimit të jurisprudencës
përcaktohet nga Ministria e Drejtësisë.
9.2. Në pjesën e provimit me shkrim patjetër
merr pjesë anëtari i komisionit që pyet lëndën
e cila jepet me shkrim dhe sekretari i komisionit.
9.3. Gjatë hartimit të detyrave me shkrim, kandidati
mund të shërbehet vetëm me tekstet e
dispozitave ligjore (pa koment).
9.4. Pas kumtimit të detyrës, koha për zgjidhjen
e detyrës me shkrim zgjatë 5 orë.
9.5. Vendimin për suksesin e arritur në provim me
shkrim e miraton Komisioni, me shumicë votash pas
marrjes së mendimit nga anëtarët e Komisionit të
cilët i kanë kontrolluar punimet me shkrim.
9.6. Punimet me shkrim vlerësohen me “kalon
me sukses të dalluar”, ”kalon” dhe “nuk
kalon”.
dHثNIA E PROVIMIT ME GOJث
Neni 10
10.1. Kandidati i cili kalon pjesën me shkrim
të provimit nga lëmia penale dhe lëmia civile
ose njërën prej tyre, i lejohet t’i nënshtrohet
pjesës së provimit me gojë.
10.2. Kandidatit i cili në pjesën me shkrim të
provimit, vlerësohet se “nuk ka dhënë provimin”,
nga ndonjëra lëndë, nuk do të i lejohet
që t’i nënshtrohet pjesës se provimit me gojë
nga ajo lëndë.
10.3. Provimin me gojë kandidatët e japin publikisht
para Komisionit në përbërje të plotë.
10.4. Komisioni me shumicë votash do ta vlerësojë
kandidatin sipas rezultatit që ka arritur në
pjesën me shkrim dhe me gojë të provimit me
“ka kaluar me sukses të dalluar”, “ka kaluar”
ose “nuk ka kaluar”.
KUR KONSIdEROHET SE KANdIdATI NUK E
KA KALUAR PROVIMIN
Neni 11
11.1. Kandidati i cili “nuk kalon” pjesën me
shkrim të provimit nga lëmia penale dhe lëmia
civile konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin”
.
11.2. Kandidati i cili në nënshtrimin e parë të
provimit nuk tregon sukses në tri e më shumë
lëndë konsiderohet se “nuk e ka dhënë provimin”.
11.3. Kandidati i cili në riprovim nuk tregon
sukses së paku nga një lëndë, konsiderohet se
“nuk e ka dhënë provimin”.
11.4. Kandidati i cili pas nënshtrimit të pjesës
së provimit me shkrim, nuk e dorëzon detyrën,
apo në mënyrë të heshtur nuk i nënshtrohet
pjesës së provimit me gojë, konsiderohet se
“nuk e ka dhënë provimin”.
11.5. Kandidati i cili nuk paraqitet në riprovim
në afatin prej dy deri në gjashtë muaj ose
kandidati i cili nuk paraqitet për vazhdimin
e provimit të shtyre (prolonguar) jo më vonë
se tre muaj, konsiderohet se “nuk e ka dhënë
provimin”.
MbETJA Nث RIPROVIM E KANdIdATIT
Neni 12
12.1. Kandidati i cili nuk tregon sukses të
kënaqshëm në një ose dy lëndë mbetet në
riprovim.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINث: VITI I / NR.7 / 1 dHJETOR 2006
LIGJI PثR PROVIMIN E JURISPRUDENCثS
37
12.2. Kandidati mund të mbetet në riprovim në
të drejtën penale ose të drejtën civile dhe në
një nga lëndët tjera.
12.3. Afati për dhënien e riprovimit nuk mund
të jetë më i shkurtër se dy muaj dhe as më i
gjatë së gjashtë muaj duke llogaritur nga data
kur kandidati ka mbetur në riprovim.
12.4. Nëse kandidati nuk i nënshtrohet riprovimit
në afatin prej dy deri në gjashtë muaj ose gjatë
riprovimit nuk tregon sukses të kënaqshëm do
të konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin”.
12.5. Kandidatët që mbesin në riprovim në
pjesën me gojë nga e Drejta Penale ose e Drejta
Civile e të cilët më parë kanë kaluar pjesën me
shkrim të provimit, me rastin e riprovimit nuk
do t’i nënshtrohen sërish pjesës me shkrim të
provimit.
12.6. Kandidati i cili i nënshtrohet provimit
sipas nenit 3.3 të këtij ligji në riprovim mund
të mbetet vetëm nga një lëndë.
SHTYRJA E PROVIMIT Tث FILLUAR
Neni 13
13.1. Provimi i filluar mund të shtyhet me
kërkesën e kandidatit, nëse kandidati sëmuret,
përjeton ndonjë aksident, i ndodh ndonjë rast
vdekje në familje të ngushtë ose kur për ndonjë
arsye të ngjashme nuk mund ta vazhdojë provimin.
13.2. Për shtyrjen e provimit të filluar vendos
kryetari i Komisionit në bazë të dëshmive të
cilat duhet t’i prezantojë kandidati.
13.3. Afati brenda të cilit kandidati duhet t’i
nënshtrohet provimit të shtyrë nuk mund të
jetë më i gjatë se tre (3) muaj nga data e
shtyrjes.
13.4. Në vazhdim të provimit të shtyre kandidati
u nënshtrohet vetëm provimeve të cilave nuk
u është nënshtruar para shtyrjes së provimit.
MOSPARAQITJA PثR dHثNIEN E PROVIMIT
Neni 14
Kandidati i cili nuk paraqitet për dhënien e
provimit në kohën e caktuar dhe kandidati i cili
para fillimit të provimit heq dorë nga paraqitja
në provim konsiderohet se nuk i është paraqitur
në provim.
MbROJTJA E Tث dREJTAVE Tث KANdIdATIT
Neni 15
15.1. Kandidati i cili konsideron se suksesi i
përgjithshëm ose suksesi nga njëra lëndë nuk i
është vlerësuar në mënyrë të drejtë, mund t’i
parashtrojë ankesë Komisionit, brenda tri ditë
pune, nga komunikimi i rezultatit të provimit.
15.2. Komisioni është i detyruar që brenda afatit
prej pesë ditë pune ta shqyrtojë parashtresën
dhe lidhur me të ta njoftojë kandidatin.
15.3. Nëse parashtresa e kandidatit aprovohet,
Komisioni mund ta përsërisë provimin.
KREU IV
NثNSHTRIMI I SثRISHثM I PROVIMIT Tث
JURISPRUDENCثS
PثRSثRITJA E PROVIMIT
Neni 16
16.1. Kandidati i cili vlerësohet nga Komisioni
provues se “nuk e ka dhënë provimin” mund ta
përsëris dhënien e provimit brenda afatit i cili
nuk mund të jetë më i shkurtër së gjashtë muaj
nga data kur i është komunikuar nga Komisioni
se “nuk e ka dhënë provimin”.
16.2. Kandidati i cili nuk e jep provimin për
të dytën herë, mund ta përsëris dhënien e
provimit brenda afatit i cili nuk mund të jetë
më i shkurtër se 12 muaj.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINث: VITI I / NR.7 / 1 dHJETOR 2006
LIGJI PثR PROVIMIN E JURISPRUDENCثS
38
KREU V
CERTIFIKATA MbI PROVIMIN E dHثNث Tث
JURISPRUdENCثS dHE اثSHTJET TJERA
LIdHUR ME PROVIMIN
DHثNIA E CERTIFIKATثS
Neni 17
17.1. Kandidatit që e ka dhënë provimin e jurisprudencës
i lëshohet certifikata për provimin e
dhënë të jurisprudencës.
17.2. Formën dhe përmbajtjen e certifikatës
për provimin e dhënë të jurisprudencës e
përcakton Ministri i Ministrisë së Drejtësisë.
KREU VI
dISPOZITAT KALIMTARE dHE
PثRFUNdIMTARE
Neni 18
18.1. Kandidati i cili ka filluar dhënien e
provimit të jurisprudencës sipas dispozitave
të Ligjit mbi provimin e judikaturës (“Gazeta
Zyrtare e Kosovës” nr. 10/77) dhënien provimit
do ta përfundojnë sipas dispozitave të këtij
ligji.
18.2. Me provimin e jurisprudencës, në kuptim
të këtij ligji, barazohet provimi i dhënë i
jurisprudencës sipas dispozitave, të cilat kanë
qenë të vlefshme deri me zbatimin e këtij
ligji.
18.3. Kandidatët të cilët e kanë fituar të drejtën
për t’iu nënshtruar provimit sipas dispozitave të
cilat kanë qenë të vlefshme deri me zbatimin e
këtij ligji, u mundësohet nënshtrimi i provimit
edhe pas zbatimit të ligjit të ri.
18.4. Praktikantët të cilët deri në ditën e hyrjes
në fuqi të këtij ligji kanë filluar punën për
përmbushjen e kushtit ligjor për t’iu nënshtruar
provimit të jurisprudencës, provimit do t’i
nënshtrohen sipas dispozitave të këtij ligji.
 
Private conversations
Help Users
    Top