Ligji i rreptë në Katar, dënim me vdekje për tifozët që do kapen me drogë

Tifozët që do tentojnë të kontrabandojnë kokainë në Katar gjatë zhvillimit të Kupës së Botës mund të përballen me dënimin me vdekje.


Mediet britanike raportojnë se tifozët që mendojnë të fusin këtë lëndë narkotike (kokainën) në Katar janë paralajmëruar që mund ta shohin veten në probleme shumë serioze.

Referuar ligjit nr. 9 të vitit 1987 për kontrollin dhe rregullimin e kontrollit për lëndët narkotike dhe substancave të rrezikshme, personat që kontrabandojnë drogë në Katar përballen me 20 vjet burg dhe një gjobë nga rreth 21 mijë deri në 64 mijë paund.
lg.php


Ndërsa shkelësit e përsëritur si dhe kontrabanduesit në sasi të madhe të kokainës mund të dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm.
 
Top