Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Nje dite lexova nje liber dhe gjitha jeta ime ndryshoi. Qysh ne faqet e para, ndjeva aq fort fuqine e librit, sa m'u duk sikur trupi m'u shkeput nga tryeza e karrigia ku isha ulur e ikututje. Por, ndonese m'u duk sikur trupi mu shkeput
e u largua, qenie dhe gjithcka e imja ishin ngulitur me fort se kurre ne karrige dhe libri po e shfaqte forcen e tij jo vetem ne shpirtin tim ,por ne gjithcka qe me bente ai te isha. Aq e vrullshme ishte kjo force sa u duk se nga faqet e librit, nje drite po me perplasej ne fytyre; nje drite qe po verbonte e ndriconte mendjen njekohesisht.
(vazhdon)
Isha ulur ne tryeze dhe ne nje cep te mendjen e dija se isha ulur, po shfletoja faqet ndersa e gjithe jeta ime ndryshonte lexoja fjale e faqe te reja.Pas nje fare kohe u ndjeva aq i papergatitur e i pafuqishem ndaj cka po ndodhte me mua. Sa gati doja te mbrohesha nga fuqia qe buronte prej librit dhe, per nje cast, instiktivisht , hoqa syte nga faqet e tij.
(vazhdon)
Duke i shfletuar faqet nje e nga nje, tashme po e lexoja librin dhe si nje guide qe do me rrefente udhen ne nje vend te eger e te huaj.

Ndersa kam filluar nje beteje per te lexuar sa me sh libra duke bere shkembime, me ra ne duar
nje liber i Orhan Pamuk.Jo me kot e nisa me keto vargje, te parat e romanit 'Jeta e re' per te bere nje pytje te thjeshte. Po juve?Juve iu ka ndodhur qe ndonje liber qe iu ka shnderruar jeten?
Iu ka ndodhur te jeni influencuar ( se spo flasim per liber me dieta apo ushtrime fizike) por romane ku vertete
kane shenuar nje kthese ne jeten tuaj
Ka ndodhur qe mbase kot letersia iu ka ndryshuar jeten?
Pa hyre ne detaje per momentin une do thoja po . 'Obelisku i zi' te une ka lene gjurme qe mbase
as njerezit skane lene.
 
perbenista

Anëtar Aktiv
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Une mendoj se librat e bukur jane si dashurite apo pasionet,
lexon nje dhe te duket me i bukuri e me i miri nga te gjithe...e pastaj fupp kalon njefare kohe e shfaqet nje tjeter..
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Mund te them qe kam marre ndonje mesazh nga çdo liber qe kam lexuar dhe e kam pervetesuar (se di nese eshte fjala e duhur). Per shembull, nga libri To Kill a Mockingbird (meqe ky mu kujtua tani), kam mesuar qe ti respektoj dhe toleroj njerezit qe jane ndryshe nga une, dhe mos t'ju bej keq atyre qe s'me bejne keq.
 
Vvetoni

Larguar
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Unë nuk lexoj libra, lexoj aty këtu ndonjë status, forumin, diçka në Google. Mësoj çdo ditë diçka të re, ndonjë thënie që ka të bëjë me filozofinë. Ja kështu jam, po ashtu lexoj dhe nga faqet në facebook, këto i kam burim kryesor. I kam pëlqyer disa prej tyre dhe aty mësoj, madje edhe shkollën e kam lënë sepse nuk më duhet.
 
sensuu

sweet
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

mua ai 50 shades of grey me ka ndryshuar jeten...me ka nxjerr nga rruga e zoti,mos te me dali kush para moret vesh
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Ne fillim i kam marr shum afer ato libra filozofik,por kur u thellova me shum me duket jan thjeshte mendime te njerzve te ndryshem...mos te flasim per romane ase nga ata te bazuar ne jeten reale..edhe pse i lexoj ..

Libri apo quaj si te duash se me ka ndryshu mua jeten (per te mir kuptohet)dhe nese don njeri vertet te njeh veten si cili eshte, dhe te dalloj te miren nga e keqja per mua eshte Kuranin..aty nuk ka vend imagjinate e autoreve apo filozofe .Aty e gjen peshoren qe te ben ti ndryshosh disa gjera, dhe ti kuptosh me ndryshe siq je mesu .
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

E bukura dhe bisha.

Prandaj gjuja vetem bisha lol
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Nga gjithe gama e librave qe kam lexuar do vecoja vetem njerin . Jo se me ndryshoi jeten por ndjesia...impakti qe me dha ende e sot e kujtoj.
Krimet e nje gruaje.
Ps:po shkruaj nga celi....neser do e shtjelloj me shume mendimin.
 
ja te vazhdoj ate cka lashe mbreme te paplotesuar.
Eshte i vetmi liber te cilit i jam kthyer me shume se njehere ....dhe emocioni qe provoj eshte perhere i ndryshem.

Kjo botë e makutërisë dhe e mburrjes i shikon shtrembër idealistët ëndërrimtarë. Nëse ëndërrimtari shikon retë që fluturojnë, e akuzojnë për boshësi shpirtërore. E nëse ai ia vë veshin këngës së erës, shpirti i tij gëzon, kurse ata që e rrethojnë, njëkohësisht nxitojnë ta zotërojnë pasurin e tij të vyer. Nëse e gjithë e ashtuquajtura botë pa shpirt e pushton atë, duke thirrur me zëra joshës e magjikë, çka, me gjasë ata nuk mund të jenë kurrsesi të gjallë e të ndërgjegjshëm, ëndërruesi vdes në pushtetin e poezisë. Bota reale vazhdimisht tërhiqet nga njerëz të tillë dhe me putrat makute i zotëron ata. Dhe pikërisht jetë të tilla shnëdrrohen në robër.
"Krimet e një gruaje" -Teodor Drajzer

Eshte një roman nga Drajzer , ngjarjet zhvillohen ne Cikago dhe historia eshte klasifikuar si me i madhi nga romanet urbane amerikane.
Historia lidhet me nje vajze e cila leviz nga provinca , ne nje qytet te madh si Cikago.
Arsyeja per kete levizje ishte ,mbajtja e nje sekreti te madh, si ajo e nje shtatezanie (ngjizur e lindur nga nje marredhenie e pazakonte)
Kalvari i vuajtjeve , te saj eshte kaq mbreselenes dhe kaq real edhe pse ngjarjet jane shkruar ne vitin 1911 .
Ku nje vajze e re perballe nje realiteti te panjohur, ku duhet te marri vendimet per veten dhe foshnjen e saj
Ku bukuria e saj , me se shumti eshte problemi kryesor dhe derivat i saj jane te gjithe cka rrjedhin ne pas.
Per mos harruar perfundimin e ketij romani i cili , i kalon pritshmerite e tij.....teper tragjik dhe dramatik , sa te ben te mendosh se "Nese dielli ste shkelqen qe ne mengjes , atehere fati yt eshte i shkruar se pak diell do kesh ne ditet e tua"

PS: Jua rekomandoj ta lexoni....:)

ahh per ju qe sjeni dashamires te librit ,por , mbase te filmit , mund ta shihni e film

Qofshi mire dhe nje keshille...lexoni sa me shume ,sepse leximi eshte ushqim per mendjen dhe shpirtin!
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Cfare pasqyrojne pasqyrat kur nuk ka asgje per tu pasqyruar?

Obelisku i Zi. Kjo eshte vetem nje nga qindra frazat qe te ngelin ne mendje.
Mbaj mend kur erdhi zysha fshehurazi studenteve te tjere me dha librin me shkeli syrin dhe tha ma ki kujdes.
E mora. Ishte nje liber tejet i madh me sh faqet. Ne nje moment mendoja se do me merziste. Dhe ne fakt edhe me lodhi shpesh here
Monologjet i urrej. Por kishte dicka ne ate liber, e dije qe do ndodhte nje boom.
A je i sigurte qe rruga qe po ben eshte ajo e sigurta?
Kjo bote a eshte ajo realja?
Sa here dashuron njeriu?
Ka fuqi dashuria te na shnderroje?
Mund te na semure? Te na ndryshoje totalisht?
Te na sheroje? Si e quan ti ''sherimin''.
Familja? Duhet vertete te pranojme cf na thone? A mund te behet familja jote dikush tj qe te rri afer ne dite te veshtira?

Mbaj mend kur mora faqet e para e pastaj te dytat, si e etur lexoja cdo faqe. Mania ime per te ndertuar si ne te shkruar si ne te lexuar
ngjarje sikur ndodhesh aty ne ate spital psikiatrik, dhomat pa shume drite, sikur prek cdo gje realisht beri qe nje dite te humbesha.
Te humbesha e te rigjeja veten ne nje te njejten dite.
Ato me siper nuk jane pytjet me decisive te jetes, pytja qe per mua ka bere qe gjithmone te torturohem eshte
''Me mire te jesh koshient, apo te mos jesh koshient''?

Ia pra si te influencon jeten nje liber, arrin nje moment qe zgjohesh dhe qe nga ai moment ti nuk harron asnje detaj.
Koshient apo jo. Aq.
Eshte gjeja me e thjeshte ne bote, si te tjeret nuk arrijne te shohin kete gje elementare, kete pytje te thjeshte.
 
Passion

Banned
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

O Nick!

Te dua fort :)

Do ma keqinterpretojne albanezt thenien time?:gjuhe:

Je bere harketare e forte ku shenon e godet me fuqi magjike.

Them une qe kam ca ide kopertinash,por mi refuzon,e hedh poshte ato. :D

Per temen!

Kam lexuar e une disa libra,por nqs do vecoja e do me bente te ndjeshem ka qene nje liber i Khaled Hussein 1000 diej vezullues.
Ai qe ma rekomandoi kish lexuar disa libra te tjere te atij autori,e nje nate vere dolem per kafe,ai me te fejuaren e une nisem te flasim per mbresat e librave,autoret,biografi etj.
Kur filloi te tregonte per dy veprat e Khaled Hussein iu mbushen syte me lot.
Donte te qeshte,por vertet e kish perjetuar shume.

Nuk do besoja se do me ndodhte e njejta gje!
Jeta,sakrifica,mundi,mentaliteti i kalb,tradita e kultura e asaj ane qe perdhos e perul qenien FEMER.

Nje tjeter qe ka ndikuar tek une ish nje liber pa kopertine(dhurate e ne fund s'di ku perfundoi ishin ato Sonetet Shekspiriane.

Te perkthyera me nje mjeshteri te autorit,por nuk besoj se ka qene Cezar Kurti.

I adhuroj deri ne palce ato!

Urime per temen o njeri! :)
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Nese do bazohem mbiefektin qe kane patur tek jeta ime, normalisht eshte Kurani, duke qene se e ndjek ne menyre jetese.Libra te tjere kryesiht lidhen me ato qe kane trajtim ceshtjet e shpirtit, zemres. Nder disa libra te cileve u kthehem pasi vertet me bejne te ndryshoj jane gjithashtu: Gjurmeve te te dashurit tone, Reclaiming your heart(yasmin mogahed), Derisa te ndryshosh vetveten.
Librat artistiko letrar mund te me prezantojne me dicka te re, ose me falin kenaqesi por jo qe t'kene patur aq sh ndikim.
Sigurisht dhe librat e profesionit tim (psh: The humanities in Architectural Design) ndikoi qe ta shihja me nje sy tjeter cdo gje profesionale qe bej.

tema sh e bukur. :)
 
Quku

Marakli Krapit

Seriozisht qe Kurani te jep nji efekt te pa pershkrushem,Zoti na e shtoft dijenin Amin.
 
thefallen

Antarë
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Libri mbi te cilin skam asi dyshim qe eshte bere nga dora e nje njeriu Kurani
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Nuk do besoja se do me ndodhte e njejta gje!
Jeta,sakrifica,mundi,mentaliteti i kalb,tradita e kultura e asaj ane qe perdhos e perul qenien FEMER.
:)

Thjeshte ti Nicke te fut telasheve.

Them se secili liber ka nje cop nga jeta jone. Kesaj radhe do ndalem brenda nesh. Piken e dobet per qenien femer ne vendin tone, e goditi ashper tek mua, e goditi Elvira Dones me Yjet nuk vishen keshtu. Them se do kaloje kohe qe shoqeria jone te kaloje plagen qe i ka shkaktuar vetes duke dhunuar skajshem fatin e jetes tone. Femra eshte e vetmja shendritje ne shoqerine tone ne keto deceniet e fundit dhe ne fatkeqesisht e kemi dhunuar skajshem ne cdo forme.

E lexova, jo vetem nje here, me nje fryme. Nuk e ndjeje per turp te them se kam lotuar kur e kam lexuar.

Njeher tjeter do shkruaj per ata te jashtmit.
 
Me ke fut ne inat me ate liber.
Do ta gjej!
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Me ke fut ne inat me ate liber.
Do ta gjej!

Kujtoje, ndoshta jam burre i lig, por do duhej ta lexonte cdo mashkull shqiptar.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Libri mbi te cilin skam asi dyshim qe eshte bere nga dora e nje njeriu Kurani

Ehe, sh mire po ke ngaterruar teme ;)
Hajd na trego c'liber te ka ndryshuar :p
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Te njohim anen humane te botes,do te thote te hym neper labirintha mendimesh te qenies njerzore,qofte brenda nesh apo brenda dikuj tjeter.
Kjo arrihet shpesh nepermes leximit te librave.(C"ka persenifikojne boten shpirterore,humane te nje qenie tjeter)
Keshtu qe te njihemi me boten ,ta sjellim ate me afer vetes eshte e rendesishme.
Nuk ka pas ndonje liber qe me ka ndryshuar jeten,as qe me ka lene gjurme,me tej se nje fjoll emocioni,kthimi ne nje copez kohe,apo dicka te tille.
Mendoj ,besoj qe me i miri liber eshte ai i yni,ai perditshmeris,ai i preceptimit te ngadalte rreth nesh.
Kreativiteti jone ne bashkpunim me mendimet dhe bresherin e fluksit qe afron bota,eshte libri i cili na ndryshon,na ben me te pershtatshem me te bute ose te eger,me te lire apo te denuar.
Pra ne jemi nje grusht germash,apo nje faqe e vogel libri ne librin e madhe qe quhet; JetE" ..
 
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Nje liber i vetem nuk mund te beje ndryshimin per mendimin tim, por leximi i shume librave te ndryshon perceptimin mbi jeten dhe vlerat humane si dhe te ndihmon te formohesh intelektualisht dhe te shprehesh bukur.
 
Endrra

VIP
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

oh librat, dashurija ime e perjetshme qe ngelet platonike .
Eshte arratija qe ja lejoj vetes nga realiteti por eshte nje bote endrrash dhe dimensionesh te ndryshme ...
Me pelqen te ndjej e te perjetoj ate cka percjellin autoret e ndryshem por per te ndryshuar jo, me formuan po!
Jam kjo qe jam ne saj te librave qe kam lexuar ... Dikur lexoja tani shkruaj realitetin dite per dite ......
 
Passion

Banned
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Me duket se tema mori kah tjeter me ate ''NDERRIMIN stilin e te shikuarit JETEn,, qe Nick thote.

Gjithsesi doja te thoja qe askujt si ndryshon nje liber jeten dikujt,por shijen,mbresat,nuancat ka pas deshire autorja te zgjoje te antaret.
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Lexoj vetem libra per keshilla bukurie,ose ,revista per pun estetike.Nje liber i till ka qen "Keshilla Bukurie nga Sophia,Loren" meqe pash titullin do vete trregjistrohem serish nbinbliotek ;)
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Nuk mundë të veçoj një libër pasi kom shumë...
Por me bindje them se librat më kanë ndryshuar jetën me plot kuptimin e fjalës.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Ne fillim i kam marr shum afer ato libra filozofik,por kur u thellova me shum me duket jan thjeshte mendime te njerzve te ndryshem...mos te flasim per romane ase nga ata te bazuar ne jeten reale..edhe pse i lexoj ..

Libri apo quaj si te duash se me ka ndryshu mua jeten (per te mir kuptohet)dhe nese don njeri vertet te njeh veten si cili eshte, dhe te dalloj te miren nga e keqja per mua eshte Kuranin..aty nuk ka vend imagjinate e autoreve apo filozofe .Aty e gjen peshoren qe te ben ti ndryshosh disa gjera, dhe ti kuptosh me ndryshe siq je mesu .
kto doja ti thoja dhe tani??bravo Arfe?
 
Libri qe ma ka ndryshu jeten eshte po ai liber madheshtor qe ndryshoi arabet analfabet e i beri sundues te botes. Ky liber eshte Kurani i Lartesuar.
Te flasesh per Kuranin eshte nje ndjenje e bukur. Une deri ne moshen 18 vjeqare kam jetuar si çdo njeri tjeter ne bote. Me leximin e Kuranit tek une ndryshoi gjithcka duke filluar nga leximi, kuptimi i jetes, njohja e vetvetes, njohja e krijuesit Tim.
Kur e lexova Kuranin kuptova qe çdo veper ka rendesi per njeriun, cdo krijese e krijuar nga Zoti ka vlere. Mesova se si duhet kujdesur per trupin tim, si te vishem, si te ushqehem, si flas, se si duhet kujdesur per familjen, per shoqerine... Mesova se cila eshte vlera e shtepise-familjes, punes, shtetit, paras, cila eshte vlera e cdo te mire qe posedojme etj. Me leximin e Kuranit mesova rendesin e nates, gjumit, rendesin e diteve, rendesin muajve te shenjte, me nje fjale nga Kurani mesova kutpimin e vete jetes.
Po e thekesoj mesova qe Kurani ishte kushtetut e jetes per njeriun qe rregullon ne tersi krejt jeten e njeriut( e drejta familjare, e drejta martesore, e drejta civile, e drejta penale, e drejta administrative, e drejta trashigimore etj), kur kuptova qe tere legjislacioni ishte i rregulluar aq mire ne nje liber edhe pse eshte liber qe meson mbi adhurimin/njohjen e Zotit.
Mua personalisht Kurani me ka formuar personalitetin qe kam. Edhe pse jam rrit ne nje shoqeri ku feja me shume eshte praktikuar ne rastet e festave, jeta ime prej lindjes se diellit e deri ne perendim i diellit ketij libri iu kushtohet.
Kurani dhe lutjet ditore kane fuqine e ndryshimit per cdo shpirt njerzor. Kete gje jo vetme une qe po e deshmoj, por secili beismtar/e qe ka arritur ta konceptoj zbritjen e Kuranit e deshmon nje gje te tille.
Ne Kuran ka margaritar te cmueshem ne te gjitha shkencat e dijes se njeriut. Une u ndala vetem tek profili im qe i perkas. Ne Kuran te gjitha shkencat thuajse jane te perfshira aty vetem mjafton te studiohet ne çdo shkence dhe te lexohen margaritaret qe shkruhen ne te dhe mund te kuptohet mrekullia e ketj libri madheshtor. Cka eshte.me e bukura e ketij libri se sa here ta lexosh deshira e leximit vetem sa shtohet dhe kurre sperfundon ne monotoni dhe merzitje, sic eshte leximi i librave te tjere.
Ne fund e falenderoj Zotin qe me ka mundesu qe çdo dite te jetoj me kete liber te bekuar. Faldnderimi i takon vetem Zotit te boterave.
 
sofia

Antarë i Respektuar
Librat qe me kane lene impakt ne fakt kane pasur nje rradhe teper solide. Filloi me
1. Boten e Sofise nga Justin Garder qe me mesoi per paparashikimin e se ardhmes, dyshimin per te arritu vetebesimin dhe me futi ne boten filozofiale.
2. Kodi i Da Vincit si shtojce e jetes njerezore permes misterit te se shkuares dhe besimin qe njerezit i kane kushtuar asaj. Por, jo cdo mister eshte i pazgjidhshem. Me futi ne tru se nuk ka liber te rene prej qiellit dhe nuk ka njeri qe nuk do te fitoje dicka me teper. Ndieja dhe ende ndiej sikur eshte shkruar per mua. Me mesoi lirine e zgjedhjes se besimit.
3. Harri Potter. Me rremben cdo sekuence kohe pa e vene re. Magjia te shmang nga realiteti por te ben te mendosh per te ardhmen.
4. Gjuetari i Balonave. Libri qe perseri ishte bere qe une ta lexoja, ose fare mire une mund ta kisha shkuar ate liber bazuar ne eksperiencat personale. Egoizmi dhe altruizmi i skajshem kane vend ne shoqeri, por nga te skajet je i prirur te humbasesh. Je i prirur te pendohesh per zgjedhjet e se shkuares dhe te tjere te vuajne pasojat ne te ardhmen. Sekretet jane te tmerrshme sidomos kur dalin ne kohen e gabuar.
Nqs do te jetosh, provo ato qe ke frike.
5.Ne ishim genjeshtaret ( ketu te drejton shprehja e fundit). Ajo qe beson nuk eshte gjithemone e verteta. Mungesa e planit gjakftohte shkaterron te tashmen te ardhmen dhe te shkuaren. Bugu i vertete i fajit eshte vetvetja. Nxito, mos fol keq, mos prit sa te behet vone. Shtresat e ndryshme vuajne per pak lumturi, por lumturia nuk duhet te jete false brenda nje ishulli.
6. Dhe nuk mbeti me askush (ishulli me drejton ketu) Po citoj nga gazeta Shqip "Po the te verteten, behet pjese e se shkuares. Po genjeve, behet pjese e se ardhmes." Mungesa e pergjegjesise vetjake mbi krime, lejon tjetrin te te imponoje pergjegjesine e tij si human. Karma ekziston.
7. Kokoro ( po e lexoj tani). Zemra sa me fjalepake te jete, aq me shume fsheh. Pronat ndajne familje dhe ku je mor Nice.
......................................................
U kerkoj ndjese librave te tjere qe ndoshta kam harruar t'i permend momentalisht
............................... per te ardhmen
 
Top