Lexoni rregulloren perpara se te postoni

WxP

Antarë i Respektuar
Pershendetje anetare te dashur te Forumit Virtual.
Kjo eshte nje mini rregullore per kete nenforum qe duhet t'i permbaheni nese deshironi qe te kemi mbarevajtje. Jemi deshmitare qe keto nenforume te karaktereve shpirterore jane me te frekuentuarat dhe ka ferkime te shpeshta midis anetareve. Debatet shume shpesh kalojne ne fyerje personale qe i drejtohet personit te adresuar dhe keshtu hapen debate te reja qe jane jashte temes.

1. Debati duhet te jete ne frymen e mirekuptimit dhe tolerances

2. Te mos postohen tema qe nxisin percarje ne mes anetareve dhe me gjere.

3. Anetaret qe dalin jasht temes do u fshihen postimet, pa as me te voglin arsyetim

4. Anetaret qe fyejn personin tjeter ne baza kombetare, krahinore, fetare, raciale, personale etj., do te ndeshkohen me heqje pikesh dhe fshirje te postimit.

5. Anetaret qe provokojne direkt apo indirekt qellimisht per te nxitur ndjenja armiqesore do te ndeshkohen me heqje pikesh dhe do tu fshihet postimi.

6. Te mos hapen tema ku behet krahasimi i dy feve duke paraqitur ne kete menyre pikat e dobeta te njeres dhe pikat e mira te tjetres me qellim qe te tregohet se njera fe eshte me e mire.?


Per Stafin.

Te jemi me tolerant dhe te mos prijme ne nxitje urrejtjeje dhe fjale banale, nencmim etj., ndaj anetareve dhe te kontribuojme me nderhyrjet tona sa per te nxitur debat te mirefillte, mbarevajtje dhe afri mes anetareve.

Me deshiren me te madhe qe te krijojme debate sa me kreative dhe te arsyeshme, ju falenderojme per pjesemarrje ne kete nenforum!

Pra si popull i lashte qe jemi te jemi shembull i tolerances dhe i mirekuptimit mes bashkekombasve tane, pa dallim territori apo feje.
 
Top