• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Moonlight

Staf në FV.AL
let-go-relationship-1600x900.jpg




Sot befas serisht ndeshemi pa fjale , syte flasin ne gjuhen e tyre. E me shikim te tregoj se ende ne mua je...
Ne asnje cast duart nga ti si heq, e prekja mbeti duar zgjatur.
Ende me prek ne deje edhe ashtu pa levizur e rikthen aty ku ishim...ne nje rruge pa krye e pa kthim pas, ne nje bote ku vetem ne zhurmonim e me zhurmen tone veten nder duar te lashe.

Cfare isha per ty...nje rruge....nje mberritje...nje rrefim apo nje perhumbje nga rutina?

Sot serisht ndeshemi por jo si me pare, heshtja sot flet me gjuhen e syve. Perballe jemi dhe kerkojme te gjejme dicka qe mund te kete mbetur nga kohe e shkuar...
Ende te ti lexoj se jetoj, nje copez nga vetja diku brenda teje kam lene, nuk doja pas ta merrja....
Kohen lashe si per te treguar se ajo eshte indikatori yne....ne duar shpirtin te besova dhe ate qe me shume i druhesha ...zemren!

Te tera keto i ndjej ne shikimin tend te zbehur tashme.
Ne heshtje me ke veshur mallin e kohes, me heshtjen tende serisht me the se une prevaloj mbi cdo gje....por ne sfide me ke jam dua te di?!
Me thuaj po lodhesh shume duke bere shumecka qe nga vetja te me largosh? Te mos jem me zhurma jote? Te mos jem me kryefjala e dites tende? Apo valle asnjehere nuk isha thelle thelle?
Por une e di se nuk mundesh nga vetja te me zhdukesh, me heshtje me ke thene se jam perqafimi yt i munguar, puthja qe buzet te djegin, prekja e mohuar...

Dhe mbremjeve une serisht do vij, ne heshtje e do te flas embel, me heshtjen vargje do thur....e me heshtjen serisht do shkoj sapo agimi te vij....

Por me thuaj....perse ky vetmohim valle?

Kujt i trembesh mua me shume apo vetes?!

Por cilado qofte arsyeja dije se une me heshtjen tende jam perqafuar dhe perhumbur ne te jam.....e ti , ti thjesht smundesh me te me gjesh....jo me!
 

land

Anëtar i ri
Vendndodhja
U.S.A
Faleminderit Soulmind. Te shkruash vargje nuk eshte synimi im kryesor, sepse merrem me gjera te tjera. Gjithsesi here pas here ndodh qe hedh emocione ne vargje.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar

Kam pershtypjen se ka ardhur koha ta heqesh masken.
Masken e se fortes,nuk je aq e forte sa hiqesh.
Njeriu ka nevoje te qaje,ta hape zemren.
Te nxjerre ndjenjat,ti shprehe emocionet.
U be kohe qe nuk i ke shprehur dashurine njerezve,madje ke harruar se cfare eshte kjo fjale.
Nuk eshte nevoja te besh si misteroze,e aq te hiqesh si e ftohte kur ke nevoje per puthje si gjithe te tjeret.
Behu normale,mos e struk vetes sic ke bere gjithmone.
Duhet ta heqesh guacken e te te lejosh te tjeret te te lexojne shpirtin.
Njerezit e forte nuk qendrojne vetem,dhe as nuk kane frike ti shprehin emocionet.
Edhe vete e kupton se ka ardhur koha te jesh me e bute,ti nuk deshiron te qendrosh gjithmone vetem.
Nuk ndjehesh mire kur shikon ne rruge cifte te kapura per dore e qe qeshin,e ti qendron e vrenjtur ne fytyre.
Ti rrethohesh nga njerez,por askush nuk e kupton se ajo fytyra jote e ngrysur nenkupton nje glob te mbushur me lot.
E nga casti ne cast duket sikur po shperthen.
Filloje qe sot te ulesh,e te degjosh keshillat e te tjereve.
Nuk ke pse behesh paranojake e as skeptike se te gjithe duan te te lendojne.
E dashur vetja ime po nuk ndryshove qe sot,kur ke ndermend ta besh.
Kur te vdesesh,atehere nuk do kesh me kohe per ti bere gjerat ndryshe..
Mos i lejo syte e tu te vegjel ti shohin njerezit me inat,e buzet e tua te embla te shprehin fjale te ashpra.
Perzemersisht vetes time.
 

Moonlight

Staf në FV.AL
images (2).jpeg


Mos i quaj klishe fjalet qe per ty dalin, as te thata ne morine e fjaleve te thena diku, ate qe veshtire ta pohoj kam shpesh , sot me germa dua ta stolis….

Kur ne net te dehura e kur rrugen veshtire do kem te gjej do te kerkoj ty si te vetmin udhezues drejt te qenurit esell dhe koshiente .
Kur keq te ndihem e force mos kem do te kerkoj e emrin tend fort brenda meje do bertas
Kur cdo gje kundra meje do jete , e shpinen kjo bote e ndyre do me kthej do te kerkoj qe prane meje te jesh , e frikerat e mira si me magji ti zhdukesh.
Kur e dobet te ndihem , e me heshtjen do thur mijra mendime , di qe do te kerkoj sepse shpirti te kerkon.
Nga ato qe ndjej nuk kam frike, as nga ato qe zemra ime fsheh brenda saj nuk kam frike,
E vetmja gje qe me ben te dritherohem eshte momentin kur shpirti yt pergjigje me sdo me kthej…
Instiktit tim sot po I bindem qorrazi e veten te lire po e le te te doje qofte e per pak kohe….
Ne heshtje mos me deno, besome qe druhem nga gabimet e mia dhe pse ti smund te jesh kurre gabimi im…e sot dua shpirtin nder duar te te leshoj, si nje kujtim ta kesh ne cdo moment….edhe kur me mos jemi bashke .
Por sot di qe ky shpirt te do, te kerkon dhe zgjedhja e tij eshte nje nder te paktat kenaqesi qe kjo jete kaq padrejtesisht te jep….e ndoshta ashtu te humbur ne kohe, ne mendime e deshira sot shpirti im te zgjedh ty ,si te vetmen enderr per te jetuar….


Shpirti te zgjedh TY!
 

Moonlight

Staf në FV.AL
5.jpg



A ja vlejti valle?


Kujtimet e diteve tona kam mbledhur, brenda grushteve te mia. Ne lemshin e rremujshem perpiqem te zgjedh, me te bukurat emocione.
Perpara botes me grushta mbledhur ndihem e vogel, qaramane e ndoshta e viktimizuar.
Perpara botes perhere kryelarta, sot befas eshte bere njesh me token ,ku hapat hidhen e dhimbjen ne kocke me tejshpojne.

A ja vleu e gjitha kjo?
A ja vlejti gjithe ky trishtim?
A ja vlejti valle dhimbja qe brenda meje ke mbjell?

Ti ndihesh mbase triumfator ,pasi nje tjeter emer shtove ne morine e emrave te shkeputur, nje tjeter kryenece arrite ta zbusje, nje tjeter une arrite te nenshtroje!
Ndodh mos te besoj se lloji jone eshte kaq i pandreqshem.
Refuzoj te besoj se keqdashja jote ishte e paramenduar.
Kur ti iken pa nje shpjegim, pa nje perqafim, pa nje lamtumire..dije zemren si pa te keq me ke bere copash.
Me thuaj , a ja vlejti valle kjo histori?
A ja vlen valle ai perqafim qe vjen si nje ngushellim?
A ja vlen ajo ku ke shkuar?
Ti degjon e ajo rrahjet si une kohe me pare, kur koken ne ty mbeshtetur kisha?
Eshte ajo cfare ti kishe kerkuar?
Te fal ajo te njejten ndjesi, si kohe me pare une?
Aroma e saj a te ndjell sikur une?

Ndonjehere eshte me mire te largohesh, kur dikush brenda vetes kete kumton, por guximin ta pohoj se ka....
Me vjen keq kur mendoj se te desha fort dhe pse sot zemren bosh kam.

Por ndoshta me mire keshtu, sesa zgjedhja e dyte nder duart e tua!
 
Last edited:

Moonlight

Staf në FV.AL



Gezuar!

Ne dite si keto , kur heshtjen kemi ne mes ,ashtu si ti e une perpiqem te bej me te miren edhe pse e mira nuk eshte kurre mjaftueshem.
Ashtu si une e ti ne dite te tilla, mendon se s’te perket asgje dhe asnje vendi me nuk i perket.
Dinamike e jetes te duket sikur shkon ne kahun tjeter e ti perkundrejt saj capesh e rraskapitur.
Ne dite si keto me duket, se as tokes si perkas edhe pse kembet me rendojne fort ,per te me treguar se ne cdo beteje te saj duhet te luftoj vetem!
Vetmia edhe ajrin e ka ndryshe , me te rende e me te lodhur e ben cdo gje pritja. E ne pritje ti lejon mendjen te bredh si shtojzovalle e te arratiset atje ku shpirti deshiron. Ne gjithe kete proces ndertohet historia…imja e jotja bashke!
Fjalet, nuk me dhembin me , heshtja me ngroh , me perkedhel embel , ne shpirt endrrat vallezojne , celin sythe, e ne cdo note pentagrami i njejti skenar perseritet….krah meje je ti!
Limite, si njoh me ato , me perrallat e historite e fantazive jam bere njesh , e mendja ime ne perfeksion krijon cdo personazh dhe me te, keshtjellat e reres ne breg te detit nderton. E ti ulesh pa shume zhurme perballe e sheh si shemben te gjitha , te gjitha ato qe ne vertik i le pas, si kujtimin me te cmendur te diteve tona …
Nje gote vere nder duar kam , nje dolli per ty ,arkitektin e endrrave boshe uroj..
Nuk druhem i dashur te hap edhe nje shishe tjeter , ndergjegjen me te te mbys
Vetes i bindem ne ate thirrje te mekur dhe lejoj boshllikun tim te me shfaqet para syve duke kerkuar sadopak me ajer te mbushet .
Mesoje , te dish te sherosh veten, duhet art dhe durim ..ohh sa durim . Mbi egersine e diteve gri nje copez dashuri mund te triumfoj….por..

Ke guxim te presesh?
Apo shpinen do kthesh serisht?
 

Moonlight

Staf në FV.AL




Si do ish nje dite pa mua?
E ke menduar ndonjehere ?
E ke provuar te mbyllesh syte nje moment e te shohesh si do ishte ?
Une e kam bere plot here dhe e di cfare?
Jo s'mundem ta paraperfytyroj… vetem mendimi me erreson pamjen , te mos lexoj mirmengjeset e tua, te mos degjoj zerin tend te embel, te mos shoh syte e ty , te mos ndjej pranine tende brenda meje ….nuk mundem.
Nuk mundem jo se nuk dua, por sepse s'mund te shkulesh nje shpirt nga shpirti yt.
Ti s'je me thjesht nje tjeter , ti je brenda meje me shpirtin tim bere njesh…

E ke ndjere kur prane vetes me ke , aureolat mbi kokat tona si ndricojne?
E ke ndjere frymemarrjen si ndryshon kur buzet e tua prekin qafen time ?
E ke ndjere si dridherohet trupi im kur duart e tua shkasin mbi lekuren e cila digjet per prekjen tende?
E ke pare si e tera une behem thjesht nje topth ne doren tende, gati per tu bindur pa fjale deshirave tona?
E ke lexuar shikimin tim ne sy , teksa ti brenda meje je …jo aty mos genje asgje s'ke lexuar , aty eshte momenti kur une e ti behemi nje…per tu shkrire ne te njejtin perqafim, te njejtin shtrengim, te njejtin shperthim….
Si do ish nje dite pa mua….pa grindjet … pa inatet e kota ….pa puthjet e zjarrta ?
Si do ish te jesh pa mua?
Une e di si do ish pa ty….thjesht e pamundur!
 

Moonlight

Staf në FV.AL
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , qe te behesha ajo qe ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat qe per gjate nje viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per nje dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne nje udhe qe kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Dhjetor serish, e serish dhimbja ime del ne pah , nga aty ku per cdo dite te vitit fshehur e strehoj…
Dhjetori i fundit bashke , Dhjetori i urimeve dhe ndarjeve te medha …
Bashke me urimet e tua , qe te behesha ajo qe ti doje , me dhe edhe dhuraten tende…ikjen e parakohshme.
Sa here leshohem neper kujtime , sa here mbyll syte dhe kthehem ne vitet ku ishim te 4 ne…
Nuk me dhemb asgje, por malli ..malli me grryen si gangrene e brenda therrmohen te gjitha copezat qe per gjate nje viti, me aq kujdes mundohem ti ngjis.
Me kujtohet torta me qirinj , ku ti me gjysem zeri me kendoje kengen e ditelindjes , e lotet te shkonin nder faqe ,sepse e ndjeje se ai do ish urimi yt i fundit , sepse s’kishe me kohe , e ata qirinj do fikeshin ashtu sikunder ti do shkoje.
Neteve te gjata te dimrit , lutesha per pak me shume , per nje dite me shume , per pak minuta me shume ,…dhe kur nata e Krishtlindjeve trokiti, e ku gjithkush uronte e gezonte ….ti vendose te shkoje ne nje udhe qe kthim pas nuk ka e ku une nuk te vizitoj dot.

Me fal nese paqen ta trazoj hera heres me lotet e mi te heshtur …:cry::cry::cry::cry:
😭😭😭😭😭😭😭
 

Moonlight

Staf në FV.AL
heart-shape-hand-drawing-beach-22635828.jpg



Une e ti, e njejta dhimbje!

Keto dite Dhjetori serish na gjejne bashke , sa afer e larg por jemi bashke ne menyren tone , ne ate menyre qe pak kush njeh…
Nje prekje larg jemi te dy dhe ndjej si veshtrimi im deperton ne tendin, sa shume brenda teje gjen,,,as ti se di
Si ti edhe une dikur kam qene e qeshur, me endrrat e mia njesh isha bere, flija e zgjohesha me dashurine brenda vetes , plot rrefenja per te treguar ne netet e dimrit te gjate.
Si ti e une ,dikur me jeten isha e dashuruar, me dike qe ashtu si endrrat fluturoi larg, duke lene pas nje germadhe brenda meje.
Tek ai shihja nje tjeter une, qe diku mes lotesh gezimi e hidherimi , humbur mbeti.
Pa kuptuar as vete ,ai ishte shendrruar ne nje ikone brenda asaj zemre te brishte e pa faj, ku une lutesha per cdo dite per pak me shume , oh sa pak …
E kur Dhjetori erdhi , perpara pasqyres se thyer ne mije copa refuzoja ta lija te shkonte , sepse kjo zemer nuk mund te pranonte askend me.
Ky muaj eshte ai qe me dha jete, por me mori copeza te miat , ato qe i doja fort.
Sa here goten e veres kam mbushur me lot shpirti , e dehur nder kujtime jam perhumbur….
Kam qare plot here e me menget e mia kam fshire dhimbjen pak nga pak derisa erdhe ti , dhe njoha dhimbjen brenda teje.
Te shohesh ne syte e ty dhimbjen ku kaluar ke , me ben te ndihem serish gjalle , serish gati per te dashuruar ,sepse une e ti vijme nga e njejta dhimbje….
 

Moonlight

Staf në FV.AL

Sonte dua te fle….



-Cfare ndodh kur fle?
-Ndoshta asgje, ndoshta gjithcka qe vetes ne zgjim i mohoj
-Te mungon ndokush, e ne enderr kerkon t’a jetesosh?
-Thone se ne gjume shpirti eshte i lire, jashte nesh fluturon…
-Fluturimin ku do doje te ndalje saktesisht?
-Prane tij…. t’a shihja teksa i paqte e pa mendime fle. Ti qendroja prane e ta mbuloja me prekjet, puthjet e perkedheljet e mia. E lehtas ti peshperis se e dua, ende e dua….e ne zgjim te largohem duke i lene peshen e dashurise mbi kraharor..
-Thua e ka marre malli e ate si ti?
-S’besoj….por thua ka rendesi e gjitha kjo?
-Jo!
-Atehere me ler te fle , ate c’ka zgjimi ndan, gjumi e ben bashke…
 

Moonlight

Staf në FV.AL
Shiko fotografinë 1698269


Ti ishe gjithcka per te!

Ajo te deshi pa kushte, dhe luftoi per ty me cdo force te brendshme te sajen. Kish sy vetem per ty dhe u perpoq te japi gjithcka kish per ty.
U perpoq te arrinte pritshmerite e tua dhe te ish ajo qe ti deshe te ishte.
Ajo e dinte se nuk ishte perfekte por u mundua forcerisht te ish sadopak perfekte per ty. Donte te degjonte nga ti se ish kaq e bukur ne joperfeksionin e saj.
Por ajo cka donte me shume ishte , te ish me ty!
Ishe ti ai qe i mbushi syte e saj plot shkelqim e deshire. Ai qe trupin e saj e bente te dridhej nen cdo prekje. Ai qe zemren ia mbyti ne nje rrahje e brenda saj rreh vetem per ty.
Ajo donte sadopak te te bente te ndiheshe mire. Donte kaq shume te ishte arsyeja e buzeqeshjen tende ne momentet tuaja.
Ajo vuri cdo prioritet menjane keshtu mund te ishe ti i pari prioritet..
Ajo donte me te miren tende!
Ajo arriti pakuptuar te donte cdo copez tende , te mire e te keqe. Dha shpirtin, mendjen, dhe zemren e saj kundrejt asgjeje ne kembim.

Dhe ti cfare bere?
E more te mireqene. Asnjehere ndjenjat s'ia ktheve mbrapsht. Ia more ate copez zemre , i'a theve dhe e le te mbledhi cdo copez te mbetur vete..
Ajo te pranoi sic ti erdhe, me gabimet e tua, rremujen tende, pasigurite , frikerat dhe pendesat e tua. Kurre s' u perpoq te te ndryshonte, sepse per te ishe perfekt ashtu sic ishe!
Ndoshta ti meritoje urrejtjen e saj ,por ajo s'mund te te urrente ty...thjesht s'mundte..
Sa here e genjeje? Sa here e bere te ndihej e tepert? Sa here e lendove? Valle veten e ke pyetur?
Jo sepse ti s'u shqetesove kurre ta pyesje si ajo ndihej sepse gjithcka rrotullohej rreth teje dhe per sa kohe qe ajo ish kur ti doje....per ty mjaftonte! Ajo duhet te te urrente pikerisht per egoizmin tend te pafre..
Ti ishe egoist sepse e kishe ne jeten tende dhe e kishe sipas rregullave te tua dhe kaq serisht te mjaftonte.
Ajo donte te qendronte por ti e cove pertej cdo limiti te saj.
U mundua shume qe ti bente gjerat te funksionon mes jush. Shpresoi se ndjenjat e saj do te benin ty ,te ndryshoje menyren si silleshe me te.
Ajo mendonte se ndjenjat e saj do ngrohnin e preknin sadopak ate zemren tende diabolike. Por kjo nuk ndodhi dhe e gjitha mbeti thjesht nje enderr e larget.
Ajo gaboi vetem ne nje pike....te te donte ty pertej limitit te percaktuar qe me heret! Por a komandohet nje zemer?!
Ti e more te mireqene. Besove se cdo gje thoje e beje ,ajo kurre sdo kish forcen te largohej....sepse ti e dije me ndergjegje sesa brenda saj tanime ishe!
Ti e dije se pavaresisht hereve qe e genjeje, ajo gjithnje do te jepte nje shanc tjeter dhe ti kishe te drejte!
Luajte me naivitetin e saj sepse nje njeri i dashuruar eehte thjesht naiv! Besonte ...donte te besonte sepse te donte ne jeten e saj.
Ashtu pakuptuar ti kishe pjeseza te saja ,te cilat ajo nuk do ti kete me kurre!

Por harrove dicka....edhe durimi i saj e kish nje limit! Kuptoi me ne fund se ti nuk ndjeje asgje per te ,sepse s'kish si shpjegohej ndryshe. Dikush qe ndjen ,nuk ka forcen t'a shkaterroj tjetrin. Sepse shpresat e deshirat sic ia ndeze ne nje vertik ia shuajte...e ti se kuptove kurre kete....ishe shume i zene per t'a kuptuar ne fund te fundit.
Kupto dicka , ajo nuk iku sepse ishte egoiste e as e dobet....ajo iku sepse nuk mundej me ,me menyren si ti e trajtoje.
Nuk mund te ishte me opsioni i dyte, ajo qe mbushte vakumet qe linin te "tjerat". Iku sepse rezistoi gjate si asnjehere me pare.
Iku sepse ti nuk i dhe asnje arsye per te qendruar me!

:cry::cry::cry::cry:
 

Moonlight

Staf në FV.AL
Ky nuk eshte krijim , por nje status imi kushtuar nje dashurie aq te madhe .
Edhe pse kane kaluar 8 vite pothuajse ...eshte kaq e gjalle cdo ndjesi brenda meje

April 16, 2014 ·

……..Dhe ja ku erdhi ai moment qe te gjithe i druheshim.
U perpoqem shume te te mbanim mes nesh ,por ti zgjodhe te shkosh . Ne nje bote ku ne nuk mund te vijme te te vizitojme, ku vizitat jane te ndaluara.
Ne ate bote ku ti mbreteron pa pranine tone….atje ku dita e nata nuk te shoqeron me dilema,
Ti ndoshta se di sa e veshtire eshte te rrish ketu e te kujtosh, cdo detaj te ketij muaji te veshtire, te muajit te fundit bashke.
Duke filluar nga vajtjet ardhjet e shumta ne rruget e largeta ,me koken cdo dite e me poshte, me shpirtin te coptuar , me buze te kafshuara nga dhembet qe edhe hekurin do e kishin copetuar, me zemer te bere akull, me nje gjykim te verbuar ku te verteten se pranon….

2 vjet larg….nje jete do thoja, dhe mbyll syte te sjell nder ta gjithe ditet e jetuara me ty….te gjitha castet si nje buqete ti mbledh dhe ti sjell ty ashtu si nje film te jetuar ne nje kohe dhe jete tjeter, ne ate jete ku ishim bashke.
Nuk me lodh mendimi ,as dhimbja nuk me mund, por malli per ty po me kafshon si nje gangrene , cdo dite e nga pak,,,,sepse cdo dite qe kalon me mungon cdo gje e jotja qe nuk ka force as koha , as vete jeta ta zhduki apo largoj
Mundohem te jem e forte , e paderpertueshme , e pandjeshme ,e qeshur , pa mendime , sepse fasada ime nuk dua te lendoj , sepse ti je imja dhe ne dhimbjen time nuk dua askend te jete pjese ….

Por pa ty asgje nuk eshte dhe nuk do te jete kurre si dikur…..!!!
 

Hilarious

😍☀️
Staf në FV.AL
Mosha
22
Vendndodhja
Vlore
Sa e gjate po me duket kjo nate,kjo nate plot shi e rebesh.A thua po me mendon? A te mungoj ndopak? Dua te te shkruaj,por nuk di se si...ah kjo krenaria ,kjo krenari eshte muri ndares qe vendos kufinjt.Sa here marr guximin te te shkruaj mendoj dhe them: po sikur ai te tallet e te me lendoj me fjalet e tij.Do dukem sikur mbarova pas tij pikerisht si kenga e kengetares Fifi .Pastaj hesht,rri mendoj ,dhe mendimet e trazuara me shfaqen si vegime.Ja ,fytyra jote e embel tek sa me buzeqesh me shfaqet ne dritare pikerisht tek sa shikoj shiun qe bije pik pik jashte neper qytet.Ç'eshte ky mall mbytes xhanem,perse e kam te till malli per ty?!Dhe ja shiu i embel pik pik tek sa bije me kujton poezin e famshme "Mall" te Ismail Kadares.Filloj dhe qesh ,e mohoj kete ndienje te cuditshme dhe perpiqem te humbas disi mendjen.Dhe ja pikerisht tek muzika qe degjoj tek sa mbyll syt kujtohem qe kete kenge ma ke dedikuar ti ...hap syt ,buzeqesh leht pa kuptuar se cfare po me ndodhe .Shtrihem,kam frike te mbyll syt sepse e di qe endrra ime sot do jesh ti ...eh sa nat e gjate me pret sot ....
 

Moonlight

Staf në FV.AL
efd0da6f5013e631f057f665f78b90b6--traditional-wedding-vows-non-traditional-weddings.jpg


"E mban mend?!”


Kjo eshte ajo pyetje e cila me ben te ndihem e zhveshur, e dobet, me nje keqardhje karshi vetes , ndjesi e dores mbi shpatull, si nje fraksion sekondi e gjitha te kalon duke te lene therjen qe shkon deri ne kocke….
Do te dish se kush do bente ndryshimin tani? Pershperima jote ne veshin timin dhe ai togfjalesh I ndjere si kurre me pare – Te dua!
Dhe gjithcka ne menyre kaq naïve do rridhte si uje kristal e heshtja do thyhej nga brishtesia e zerit tim…”edhe une”
Imagjino per nje moment sa boshlliqe do mbusheshin e do merrnin jete edhe njehere ,nese gjerat do ishin ndryshe mes nesh. Mund te kemi dashur shume njerez ne ditet e kaluara, por asnjehere si sot, asnjehere kur dy zemra behen bashke si ne.
Nje dite do rikthehem tek ti , e di…por do vij kur te jem e zhveshur e tera nga pengjet e mia, e qete. Do te rigjej edhe njehere brenda teje ate qe dikur njoha, zemren pezull, dehjen e shpirtit, fytyren nder duart e tua…
Ajo nate , ajo me vjen shpesh nder mend dhe ne fjalet qe thame ndjeva se bota ndali hapat e saj per pak caste….te kujtohet?
Te vetmit qe leviznin ne menyre te pakoordinuar e pa busulle orientimi ishim une e ti…
E mban mend kur me the – Do me mungosh?!
Une po…s’mundem ta harroj.
E ndersa kthehem pas ne kohe , ne ditet tona me te mira me kujtohet se zgjimi im ishe ti, frymezim ishte dita ime me pranine tende , ahh fryma jote ne mua zhytur ishte emocion qe nuk mund te perseritet me… kam bindjen per kete!
Te premtoj se do te kujtoj cdo cast sepse vetem keshtu do ndjej se isha e lumtur qe te kisha edhe pse per pak.
Me syte mbyllur do imagjinoj edhe njehere veten perballe teje , te provoj nese mundem ti ndjej te gjitha ndjesite te gjalla.
E ne i paca humbur, do nisem ti gjej atje ku lene i kam. Sa shume lodhemi per te gjetur gjithcka qe na jep kenaqesi apo copeza lumturie, dhe sa kollaj e humbasim. E ke provuar te humbasesh ate qe te jep kenaqesi, lumturi , qe te ploteson?

Dreqin…une e kam provuar.
Nese sot do me pyesje cfare me mungon, do te thoja me ze te larte se me mungon vetja pasqyruar ne ty, e nese do me duhej te zgjidhja , pa droje ,pa u menduar dy here …do zgjidhja serisht ty.
Por ti nuk vjen , nuk pyet me, nuk je me ne ditet e mia dhe mua me mbetet vetem te te jetesoj ne kujtimet e mia ,sepse te tilla ke lene pafund. E ne endrrat e mia koken mbeshtetur ne ty kam dhe harroj mungesen tende, ndjesite qe dhembin , harroj gjithcka qe bertet se ti nuk je me!

Te kujtohet kur me the – “Do me mungosh”?
Une e kujtoj sikur te ma kishe thene sot…
 
  • Like
Reactions: NGU

Moonlight

Staf në FV.AL


Eshte ftohte ketu ku jam!
Vertet bie shi, vertet temperaturat jane ulur , por nga i ftohti nuk mberdhij…
Eshte ftohte ne shpirtin tim, atje ku zbrasur kam gjithcka tashme.
Ku cdo gje ngjan me pamjet qe le pas nje stuhi…
Erdhe si pranvere , edhe pse e genjeshtert ishte gjithcka ,une e desha fort sepse si ti asnje s'mund te vij…ike duke lene dimrin pas...
Eci rrugeve dhe kam harruar edhe cadren sot per dreq, por nuk ndjej se shiu me lag.
Ne fytyra kalimtaresh mundohem ty te te krahasoj , por ti s'je i ngjashem me askend, as me kalimtaret e rastit, as me ata qe miq i konsiderojme , ti je si askush…je tmerresisht TI!
E vetmja gje e perbashket qe ti ke me ta eshte rruga ku ti hedh hapat cdo dite, kemba me te cilen ti shkel cdo kend …edhe mua tanime! Kujtimet i ke shkelur, po aq edhe “premtimet” , po aq edhe ate qe une e doja teksa ma thoje….A e…..

Por mos harro!
Ti je ndryshe, sepse une te kam bere te tille. Me veset e mia qe i kam te lindura te kam vendosur nje vije ndarese ty dhe botes ku i perkasim. Sepse une te kam idealizuar keqazi!
Te kam veshur me te paverteta , me perfeksione te genjeshterta, me tempuj madheshtie, e ti s’munde ti mbaje te gjitha keto mbi shpatulla….dhe u dorezove!
Faji mban emrin tim…
E une sot , me duhet te te zhbej si Penelopa pelhuren qe thurte diten ne pritje te Odiseut te saj.

Ti nuk ishe kurre imi…
Sa keq genjejme veten duke e tjetersuar dike ne ate qe nuk eshte , duke i mveshur gjithe ndjenjat qe brenda vetes kemi, duke i mbartur ne kurriz pesha qe rendojne.
Ishe qendra e botes per mua , sepse te tille te bera une….
E nese mundesh , me fal!
Por sot duhet te fshij pikturen ne telhajon e shpirtit tim , ate qe aq fort e doja , ate qe ende nuk dua ta pranoj se nuk ekziston me, ate te cilen ti qe nga dje e grise pa u ngrysur ne fytyre, por me qeshjen tende me perplase ne fytyre sesa fluturiste ky shpirti im eshte….
Me fal qe te desha kaq shume, me fal edhe per fajet qe si kam bere , mjaft ti dhe ndergjegja jote te flini te qete naten.
Me fal nese kohen te vodha…por mos harro , asgje qe nuk doje ste kerkova!
Ne ate ikje pa kthyer koken pas , kujto se more gjithcka ishte imja. Buzeqeshjen, shkelqimin e syve, deshirat e mia, qetesine time, endrrat e mia….

E tani lerme te humbas ne kujtimet e mia , ato s'mi merr dot…nuk mundesh e te duash!
Me ler te perplasem ne stuhine time , e brenda saj te gjej paqen per te ribere nje te re timen…
 
Top