• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Letraret e rinj!

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Ne kete hapesire gjithkush nga ju mund te shkruaj krijime , copeza nga vetja.

Shpalosje te mbare!



Te kam dashur ne cdo kohe e cdo stine.
Te kam dashur pavaresisht formave te tua te pakuptimta
Te kam dashur edhe atehere kur nuk ishim me ne
Te dua ende sot ku zgjimi im je ti e ku embel mbi qerpik me uron "naten e mire".
Cdo gje merr kuptim tjeter kur jam prane teje



A.M
 
Last edited:

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Kepucet e kuqe veshur kam sot!………





Sot kam veshur serisht kepucet e kuqe….

Dje kerkoja ne kutite mbi raft nje pale kepuce per te veshur dhe asgje qe me mbushte syrin.
Te gjitha kutite leviza dhe syte qendronin tek kutia ne maje, e dija cfare kisha aty… i mora dhe kepucet e kuqe qendronin aty qe nga ajo dite kur i vesha per here te fundit.
E di ?
Une i adhuroj ato kepuce …sepse e kuqja me sjell kaq prane vetes, me kujton cdo ndjesi te brendshme qe pak kush e njeh, sepse e kuqja jam une!
Po i shihja dhe mu kujtua qe edhe diten kur u takuam kisha veshur ato kepuce….edhe diten kur vendosem mos ishim me kisha veshur po ato kepuce, por kush e kish mendjen te ky detaje ate dite.
Po pse me lidhesh ti me cdo fragment timin si nje rrjet merimange kapur ka nje insekt e s'e leshon , pavaresisht cdo perpjekje te deshtuar..
Kam vendosur te kujtoj vetem ngjarjet e bukura nga e shkuara ime , kam vendosur qe te kthej nje faqe te re ne librin e jetes, kam vendosur qe ne faqet e reja mos te kete asnje copez nga ti dhe askush qe me dashje a jo me lendoi.
Dua te shkruaj ne keto faqe cdo hap, gjurme te pacenuar nga askush, te kuruar deri ne detaj do ti mbush fragmentet e jetes.
Do skalis buzeqeshjen qe askush s'mund te m'a fshij , sado u perpoqen. Do skalis pozitivitetin sado negativitet perqark me shkaktuan, do skalis shpirtin sado, shpirt nuk paten ditet e shkuara.
Nuk do i fsheh me kepucet e kuqe , hapat e mi jane te vendosur per t'u hedhur perpara dhe ti…ti do jesh thjesht nje kujtim i se shkuares , kur kepucet e kuqe nuk dhimbnin nga kallot e kohes.

Ti nuk do jesh me askund sepse une sot kam veshur kepucet e kuqe dhe cdo kujtim me to kam shkelur!




A.M
 
Last edited:

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Ftoje ne vallezim!





Ndalu nje cast , gjithcka ndjen friken,turpin, ndrojen , genjeshtrat e gjithcka qe kjo bote te imponon….zhvishi!
Dil perpara vetes ashtu sic je , pa ndjere detyrim ne miresjellje, pa kompromise , pa shtirje , e tera ti ..si pas nje dushi te ngrohte ku gjithe lodhjen e dites ta zhvesh , si qiell i paster ,si det pa dallge ….
Tregome cfare ndjen teksa veten sheh, e pafajshme?
E paster ne ndergjegje?
Ti e di se nese ka nje te vertete ne te gjithen kete , ajo qendron nen lekure….
Ato ditet teksa rri nen shi dhe ndjen peshen e cdo pike mbi fytyren tende , qe te shkund lehte nga cdo mendim deri ne zgjim , pa pikepyetje , pa ngarkese emocionale, pa medyshje deri ne permbylljen e fazes ku ti me veten perballesh.
Pajtohemi ne fund vetem ne nje pike , te gjitheve ju ndodh te mbyllin nje sy, nje vesh kundrejt kujtdo, ndonjehere edhe ndaj vetes.
Te lodhur nga zgjedhjet e perkohshme per te patur nen kontroll veten, te shendetshme deri diku per egon tone, duke evituar kesisoj perballjen me ata qe na detyrojne te tjetersohemi.
Por , ndalo nje cast, kush vlen me shume ?
Nevojat e tua ne funksion te qetesise shpirterore, Uni, apo altruizmi yt kundrejt te tjereve?
Ndalo dhe reflekto, e nese dikush ne udhen tende shfaqet, dikush qe njeh melodine , ritmin e valsit qe te gezon….mos u largo!
Ftoje ne vallezim …sepse ne fund…..

Kjo jete eshte vetem JOTJA!


A.M
 
Last edited:
S

Soul

Guest
_XXXL

Dita mbylli sytë para vështrimit tënd
Ndërsa unë, hapa zemrën
Diellin dogjën fjalët e tua,
Buzët e zhuritura të mallit freskove.

Nëpër kodra rrënqethjesh
I ngre kurthe me prekje
Pasionit të çmendur
Që pushtohet nga epshi...

Lumturi mëkatare,
Si vajzë e turpshme mos e ul kokën,
Puthi fjalët e përskuqura nga dëshira,
Përqafo lakuriqësinë e saj të pafajshme!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Te ka ndodhur?!


Te ka ndodhur ndonjehere te harrosh se i perket vetes, ne vend qe te kerkosh nje tjeter zemer te te plotesoj?
Te ka ndodhur te harrosh se vetem vetes i perket , e te zhytesh thelle ne shpirtin tend e te harrosh ndjesine qe ke , kur je pa te?
Mos me lejo te humbas ne ty ,nese ti mbyllur ke shpirtin e kengen time te preferuar nuk di ta kercesh.
Mos i lejo vetes te peshperisesh fjale , te cilat neser do ngjajne nje kujtim , e nga ai kujtim edhe mund te qaj.

Te jesh prane meje sic shpirti t’a dikton, lejoja vetes, …ne mos shko , ende pa lene asnje kujtim.
Nuk mundem me te gezoj nga vuajtjet e mia, e as te vuaj per disa doza te vogla lumturie.
Nuk mundem as edhe nje minute me shume te lexoj, diktoj, perralla, …por as te imagjinoj veten si pjese e personazheve te idealizuara ne perfeksion nga fantazite e mia.

Eja , eja ashtu sic je , dhe ma kurse nje gabim tjeter ne vargun e gjate te gabueshmerise sime.
E dime si une e ti sesa frike nga vetja kemi , kur zemres dyert kerkojme t’ia hapim.

Ndoshta eshte e veshtire ne kete bote tonen , te njohim njeri tjetrin si vertete jemi, jashte asaj kornizes se ngurtesuar keqaz.
Ndoshta eshte e veshtire sot te njohesh dike, pasi askush veten s’e shfaq per ate qe eshte , e japin aq sa nuk mjafton per te perqafuar nje zemer brenda zemres!

Ndaj eja , eja ashtu sic je , edhe pse kujtimet force ti fshij s’kam, edhe pse ndonjehere largesine do kumboj …nje arsye per te te gjetur brenda nje kujtimi do e gjej. Do jesh ndoshta nje grimce ne brendine time, por do gjesh perhere doren qe zgjatet kur bota shpinen kthen, do gjesh perqafimin e dikurshem qe s’do te harroj ndoshta kurre, e ndoshta mes ndjenjash te perziera do shqiptosh ate pyetje qe do te mundoj….a mos duhet te kthehem serisht tek A-ja dhe te harroj se i perkas vetem vetes , e zemres vendin t’i leshosh e njehere te rrahe prane saj.

Aty do me kesh kur mos duash te flasesh , me heshtjen time do te bej shoqeri. Do jem edhe kur askush prezencen tende mos e ver re , heshtja do jete sipari mes nesh e pasi t’a ngre ….do shuaj gjithe dritat e askend mos te shohesh , asnje kureshtar , e kur te zgjohesh , perqafimi eshte ai qe do ndjesh perreth vetes….Dhe une do jem aty , sepse kujtimet frike kam ti fshij dhe nese ndonjehere largesine shpirti do doje te shuaj …rrugen permes nje kujtimi do gjej e do te risjell serisht e serisht.


Me ka ndodhur te harroj se vetes i perkas , sepse me shpirtin tend jam bere njesh , sa s’di si mund te jete gjithcka pa ty….



A.M
 
Last edited:
S

Soul

Guest
_XXXL

Më prek së largu me ndjesinë tënde,
Të ndjej çastin kur më ushqen me dashuri,
Të ndjej trupin tek t'kurret nga fjalët e tua.

Nëse fjalët rrëmbejnë njëra-tjetrën,
Nëse dhe ajri ndizet nga fjalët e tua,
Dije se unë jam djegur me kohë!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Nje dite do jem serisht Ajo qe isha, “UNE”!




Jam rrezuar me zemren ne toke duke u zvarritur , e koka me eshte varur ne dysheme dhe te therres ty! Dhimbja cirret duke te kerkuar ty…Ku je?

Nuk po heq dore …
Edhe pse ti me ke braktisur si nje anije e vjeter ne mes detit nga dallget perpire, edhe pse gjumi arratisur nga syte eshte, edhe pse fundin e shoh kaq qarte , nuk do heq dore. Do ngrihem ashtu si une di dhe do te kerkoj!

E shkuara godet furishem ne muret e vjetra e ma shkund zemren , furtune dhe kudo ka krisje e thyerje xhamash por ti…ti cuditerisht arrin te dalesh ne siperfaqe , sepse ti je plaga e shpirtit tim!

Nuk do rresht duke te kerkuar , rrugen do e rigjej e do te te kthej serisht ne catine e mendjes sime , do ngrihem dhe cale cale serisht do gjej menyren me shpirtin keputur te te sjelle ne shtepi.
Kurre s’te mora inat , te kam falur mijra here ne heshtje , s'te urrej dot…e si mund te urrehet nje shpirt?!

E kur perpiqem te sheroj veten nga ti , ti vjen fuqishem duke hedhur cdo perpjekje ne ere, e si mund te kurohem une valle?!
Serisht mbreme erdhe ,duke gervishtur plagen pa meshire deri sa dhimbja dhimbte.
Te lutem me ler , dua te jem e shendeshme per ty, dhe viroza jote me eshte shperndare ne gjithe gjithesine time e s’me lejon te ngrihem…nuk jam aq e forte sa me pandeh…andaj lerme te qete.

Zvarre zvarre do terhiqem neper pllaka, por dije se do te mbledh dhimbjen ne te dy grushtat e mi dhe do di te ngrihem e te eci serisht. Do qaj , e prej shpirtit do heq cdo shije te hidhur, cdo ndjesi negative, e nga ti do clirohem . Do kuroj brendine time dhe besome , do te mbaj si nje kujtim, relike e kohes se shkuar , si nje imazh te asaj kohe kur nuk ekzistoje.

Ne toke me ke hedhur dhe nga perplasja ime ndoshta ndjen dhimbje , por une jam e gjalle, ende frymoj dhe pse duart mbeshtetur ne dysheme , premtoj se dore nuk heq.


Kurre sdo heq dore se qenuri UNE!

 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Per te gjitha heret!

Per te gjitha heret qe ke "veshur " nje buzeqeshje, qe buzeqeshje nuk eshte.
Per te gjitha heret qe ke fjetur, duke ndjere mungesen e dikujt..
Per te gjitha heret qe ke falur edhe kur nuk duhej...
Per te gjitha heret qe ke kerkuar falje, e faj s'ke patur...
Per te gjitha heret qe jastekun me lotet e tu lagur ke...
Per te gjitha heret qe ne fyt ,frymarrja te merrej e ti vazhdoje te ecje me koken lart...
Per te gjitha heret qe je shtirur se asgje nuk ndodhte, kur nderkohe vdisje pak nga pak brenda teje..
Per te gjitha heret qe refleksi ne pasqyre te shfaqte nje njeri te shkelqyer, por ti se shihje dot...
Per te gjitha heret qe te pyesin "cfare ke", ti pergjigjeshe "asgje", kur nderkohe ishe duke plasur nga dhimbja...
Per te gjitha heret qe ndihesh e dobet, e i thua vetes "nuk mundem me" , e nderkohe je aty edhe diten tjeter...
Per te gjitha heret qe je vetvetja edhe pse te kritikojne
Per te gjitha heret qe ndihesh nje hic, por gjen nje motiv per te ribesuar serisht
Per te gjitha heret qe thoje "Mjaft...mjaft" e mjaft nuk ishte kurre...
Per te gjitha heret qe qendrove, kur te gjithe u larguan...
Per te gjitha heret , per te gjitha ato here , ku do kishe dashur te ishe zhdukur, te largoheshe larg gjithkujt e gjithckaje, e te fshije te shkuaren tende....
Hapi syte e shih ....e kupton sa e forte je?!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
.......Cfaredo lloj gjeje qe te eshte e shtrenjte, diku diku do te te lendoj pse jo edhe do thyhesh per te.
Do te jesh e sigurt?!
Do te besh si nje pjese qe dhimbjen se njohin?
Do qe zemra kurre mos te te copetohet?

Atehere mos ia jep askujt!
As nje qeni, a mace , a peshku te kuq...
Mbroje, mbushe me momente te vogla kenaqesie e deshirash.
Evito cdo perfshirje emocionale, mbylle me mijra dryne, mbushe me ftohtesi e vere ne ngrirje dhe ji e sigurt se kurre sdo te copetohet.
Do jete e pandjeshme dhe e pathyeshme!

E di si quhet e gjitha kjo?!
Thjesht FERR...

Ehhhh e tille do jete, nje vend ku gjithcka ngrin, nuk shperbehet, e tera akull......por kaq e sigurt.
E sigurt por e ngrire!!!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Ka momente ku eshte e veshtire te imagjinosh nje realitet ndryshe e ku te jetosh behet me syte drejtuar nga qielli.
Ka vite ku ajo qe kerkojme eshte siguri, teper statike, nje burg pa kangjella, e perbere me afate skadence, e varfer nga ajo cka jeta e vertete eshte.
Ka momente ose jete e tere ku nuk shohim mbi limitet tona.
Ka emocione te forta ku eshte e pamundur ti kontrollosh, e te cilat behen udherrefyesi i zemres e mendjes.
Ka realitete ku eshte e pamundur ti perjetosh, e realitete te idealizuara keqazi ku mund ti jetosh vetem ne endrrat e tua.
Ka kaq shume beteja ,ku ezaurohesh totalisht e force te luftosh me ske, e vendos te mbijetosh si e vetmja mundesi per te mbijetuar.
A ishte zgjedhje jona apo paaftesi per te ndryshuar?
A mos ndihemi vetem per te bere nje ndryshim te tille?
Jo nuk jemi vetem, asnjehere nuk jemi vetem edhe pse nganjehere duhet kohe per ta kuptuar kete.
Mund te jemi ne vete nje perqafim apo ledhatim , jo te ngjitur pas nevojave, por frymemarrje per veten e te tjeret.
Mund te jemi receptor emocioni , debolese, te kerkojme afeksion pa asnje medyshje, pa patur frike se do zhgenjehemi..
Mund te mesojme te njohim forcen brenda nesh, te degjojme e te duam UNE brenda vetes sone .
Mund te fillojme te jetojme duke i dhene ze zemres sone, e jo nje fytyre te trukuar e me teper ti japim force shpirtit ,ku shpesh e mbysim neper frikerat tona, ne dobesite tona, ne ate jete ku kerkojme respekt e te tille ska!
Mundemi thjesht te leme veten te lire te duam....dhe vetem kaq!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Mos harro....njerezit do te te veshin perhere petka qe nuk jane te tuat.
Histori ku protagoniste nuk je, fraza qe kurre s'i ke thene, e do te pershkruajne ne menyren me te shemtuar te mundshme.....

Po ti ,perse i trembesh gjykimit te tyre?

Ne vend qe te rrish aty e te degjosh, largohu dhe jeto jeten tende si ti me mire di!
Mes buzeqeshjesh shko....ata s'do dine kurre te jene TI!
 
S

Soul

Guest
Me puth..Tashme eshte koha e duhur..Pa menduar per asnje dhe asgje..Ne heshtje ..!!
Me puth...Ndale kohen..Bej te rriten ndjenjat e mia per ty..!
Ndjeje pranine time neper ere kur un te mos jem aty... !
Me puth pa motive dhe do te jem gjithmone me ty...!
Me puth sikur bota do zhdukej pas puthjes sone..! Me puth pa pasur arsye thjesht sepse do zemra dhe shpirti jot..! Me puth pa motiv...Rri me mua sepse ke deshire..! Me jep vetem nje motiv dhe do rri prane gjithmone..!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Mire se vjen !





………Kembe zbathur shkalleve, e duke numeruar nje nga nje e ne heshtje zbres.
Kati 5, kati 4….kati 1, aty ku cdo gje nis nga fillimi!
Kati 1 , aty ku gjithcka nis , hapat e pare drejt nje qellimi , ndonjehere edhe pa nje arsye te caktuar , por i hedh ato hapa per nje shtyse drejt te panjohures. Ndoshta e lodhur nga ky rrugetim i vazhdueshem , ti serisht vazhdon ngjitesh nga kati 1.
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
Falas kam endrrat , hapsirat i kam te ndryshueshme , marrin forma sipas asaj qe ne thelb dua , andaj zhvishi kepucet dhe prek gjithcka aty gjen. Ulu ne kolltukun e shpirtit e pse jo ,ndoshta e me deshiren per te qendruar aty gjate.
E ti se di emocionet qe te presin , ekuacionet qe do te duhet zgjidhje ti japesh, padituria sesi lumturia arrihet do jete ndoshta leksioni yt i pare. Me zhvish nga frikerat e mia!
E une si nje femije nga aty brenda ,do te ndjek cdo hap tendin , drejt asaj qe bashke do jemi, jemi!
Plot here kam zbritur shkalle te tilla , e nder zbritje kam pare dyer qe nuk hapeshin , e ku nga larg muzike e cjerre veshet gervishte, kam pare shkretetire atje ku oazi reklamohej , lot ku buzeqeshje shitej, piktura pa kornize , varg poezie pa autor…… gjithcka ku kuptimi humbiste.
Andaj nga kati i pare te drejtohem , rri e me bej te ndjej prekjen qe harruar kam , zhurmo per mua , me zgjo!
E une do te them:
Ne token e zemres , mire se erdhe dhe te lutem pa zhurme zbathi kembet!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Dhe vjen nje dite........

0 dTVGO6ZcJErZ6cuu.jpg

……..Dhe ja ku vjen ai moment , ku shiriti i finishit keputet, duke shteruar keshtu edhe pikezen e fundit te asaj etje shprese …dhe shiu fillon te bie.
Nje lutje per diellin, sot mos shkelqe, asnje rreze mbi mua mos hidh! Dhe bindet ai ,fjales sime te trishte e me le nen rete e perhimta.
Nje lutje per shiun te nxitonte dhe ne heshtje te ecnim te dy rruges se loteve te mi…sepse sot nevoje te qaj kam.
Sot dhimbjen te dale mbi mua dua te lejoj, me vetedije te plote di se pas atij shiu , do dua te ringrihem si dikur.
Por sot lotet jane streha ime , fytyra ime e vetmja cader teksa shpirti loton.
Brenda atij shpirti ku fshehur kam te gjitha shenjat qe tashme kane krijuar rruget e tyre, gjurme qe mberrijne deri ne zemer e me pas skutave te syve shkelqejne te bekuarat lot!

Dua te qaj sot per cdo gje qe ne kete jete nuk bera mire, per ate qe lendova e mes dhimbjesh rrugen e largimit i tregova, e paqe kurre nuk gjeta ….
Per ate qe iku pa kthyer koken pas , e me la ne rremujen e shkaktuar ne lemshin tim….
Dua te qaj per te gjitha heret kur falje nuk dita te kerkoj e sot me rendon rrebeshi i shiut ,mbi shpatullat e lodhura nga koha.
Per heret qe demtova veten sepse nuk dita te bej kompromise me padrejtesite e me rendojne , sa me rendojne!
A eshte pendesa mesimi me I vyer e a duhet te jete udheheqesi i cdo dite qe pason?
Ndoshta Po…qe e nesermja mos me detyroj ti fshihem vetes perpara pasqyres , qe frike nga vetja mos te kem….e per kete dua te qaj.
Dua te qaj sepse dua te bind veten se lotet jane sherim , se nuk jane per te dobtit, por qe me bejne te jem nje nder ju , te ndjej se edhe une gaboj , e se te qash ne gjithe procesin e saj te ben te ndihesh NJERI!
Harruar veten kemi sy me sy dhe po aq kemi harruar se eshte pikerisht ai shikim paqja me e embel per shpirtin pasi shiu pushon.
Sot dua te qaj, e asnje fjale mos thuaj…vetem eja serisht ne shpirtin tim e paqen e munguar risille serisht…si qielli shiun solli.
 
S

Soul

Guest
Ndodh te dashurojme njrez...njerez te gabuar qe vine ne jeten tone sa per ta komplikuar ate me teper... Na bejne te vuajne,te qajme per to por perseri ne i duam..i duam fort,me gjith forcen shpirtit. Sado qe perpiqemi nk i harrojne kurre. Ato jane tashme pjese e jona. Por kur i sheh?? Ah kur i sheh zemra te del nga kraharori. Te pushton nje ndjenje qe do te ikesh ta perqafosh ta puthesh fort e ti thuash qe e do pa fund. Por dicka te ndalon.. Eshte pikerisht ajo... Ndenja e e mos dashurise kur ai te thot te kam xhan .. kur te thot une smundem te dashuroj ??( marre diku )
 
Last edited:
S

Soul

Guest
Përtej ëndrrave

Do ti hapë një portë dhe ëndrrës
Më nuk mundem të duroj
Të ngushëlloj ndjenjat e zëmrës
Në krahë do të marr,të përqafoj

Ma shton mallin kur ti vjen
Në ato ëndrra mbushur fantazi
Në mëngjes shpirti verem
Të kërkon,por nuk je ti

Ti më ngjallë një ndjenjë të tërbuar
Kur shfaqesh ëndrrave plotë zjarr
Trupat bëhen një,të dashuruar
Kur largohesh ndjej shumë mall

Nga ato ëndrra,jashtë do të nxjerr
Do të ruaj për vetën time
Nuk mundë të humbas edhe ktë herë
Të shndërrohesh në kujtime
❤❤
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staff member
Jam e lodhur duke bere perhere te forten ne sy te te gjithve. Jam e lodhur duke bere sikur asgje nuk ndodh .
Diku rrezohem dhe s’mund te arrij cdo gje qe dua. I kam adhuruar perhere njerezit e pavarur dhe te forte.
Por asnjehere nuk mendoja se do behesha nje nder ta!
Por cdo gje e ka nje limit , dhe une kam arritur timin.
U mbajta gjate , per te qene e fort per veten dhe per ata qe me rrethojne. E kur une mundohesha te mbahesha ne dy kembet e mia , e fort….Jeta perplasi flatrat e saj duke me marre cdo gje qe doja me shume.
Nuk kisha shance per te zgjedhur , por mund te ribeja nje te re timen.
Ndjeja se nuk e kisha te lejuar te qaja, as te ankohesha . Per mua nuk lejohet as te thyhem ,sepse te gjithe presin te jem e fort!
Ne fakt ata presin kete nga une , sepse une kurre nuk shfaqa anen time te dobet askujt….
Dhe ky eshte problemi , sepse ata mendojne se nuk ekziston asgje qe mund te me thyej. Ata mendojne se une nuk kam nevoje per ndihme..dhe gjithcka sepse keshtu jam une per ta…e fort dhe me shume vetbesim.
Por e verteta eshte , une ndjej shume dhe shpreh shume pak,. Naten kur jam vetem , ndonjehere qaj sepse jam e lodhur nga gjithcka . Jam e rraskapitur te jem shtylla ku gjithkush gjen prehje , e te jem e fort per te tjeret.
Kam nevoje per dike qe te me mbeshtes, e te jete aty per mua. Dikush qe te me degjoj, te me perqafoj, te me kuptoj kur I them se gjithcka eshte kaq e veshtire per mua.
Dua te ndaloj se pretenduari , te shfaq ekspresivitetin tim pa merzitur askend, pa bezdisur askend….Te mos degjoj me frazen – Ti je e fort….sillu si e tille!
 
I

Iva1

Guest
Gjithcka qe kam thene dje
Sot eshte e pavlefshme
Gjendja e sotme e zemres
Si perket dites se djeshme
Cdo cast qe frymojme mbi dhe
Per zemren eshte gjendje e re
E djeshmja eshte sh e vjeter
E sotmja kerkon dic tjeter!
 
I

Iva1

Guest
Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
 
I

Iva1

Guest
Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire
Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes
Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike..
Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara
 
Top