• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Leter vetes se ardhme

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Uaaa 1 vit e gjys nga letra pare lol

Souli im o souli im. Ne fakt tani kam 2 llafe me Mind-in se soulin e kemi rehatu. :p
Ctu desh moj ctu desh ama mos harro: Yapabilirsin yapabilirsin lol

Me sighri vec un do e kuptoj kte mesazh :p
 
Vvetoni

Larguar
Mosha
29
Mirdita Veton, a je mirë a je lodhë?

Fillimisht mos harro një gjë, vazhdo e merr frymë. Thith sa të mundësh oksigjen, mirëpo mos lejo që ky të jetë procesi yt i vetëm i jetës, merr sa më shumë dritë. Ama mos u ba si Lulja. Jo Lulja, fqinja jote me taka të larta, e që di të bëjë vetëm tik-tak në rrugë, po si bima, lule de, po e din ti. Kur ta lexon këtë letër në të ardhmen, ndoshta edhe je rit. Ku po e di, me vjet po rritësh çdo vit, ama me mend? Po më dukesh i njëjti. Do me thanë, pasi qe ke me u ngi mirë me oksigjen, fillo e rritu. Mere jetën pak ma seriozisht njeri, jeta serioze është. Hej paramendo me e lexu këtë shkrim edhe pas 10 viteve e ti me qenë ky që je. Trullan. Më fal, ama je pak. Ke marrë oksigjen, e je rit ( që hiq nuk po besoj), fillo e mos i lëndo njerëzit. Vendose gishtin në kokë edhe thuaj me vete, unë nuk kam asnjë të drejtë me e lendu dikënd, sidomos njerëzit e afërt që çdo herë i ke aty, edhe kur ju thu me ik, edhe kur sillesh keq me ta, ata janë aty. Kurdo që ke me lexu këtë shkrim ata aty ke me i pas. Kur ke ndalu me i lendu njerëzit, fillo e duaji ata. Jep pak dashuri o njeri i ngrirë. Mendoj, e meritojnë. Së paku ata njerëz që me ty janë, e kanë me qenë çdo herë. Oksigjen ki sa të dush, po e përdor pa pare, e që besa dikush edhe oksigjen nuk ka! E ti ki oksigjen, e përdore për të mirë. E që besa po besoj që je tu fol ma pak se që fol tash. Në një tavolinë ku janë 10 persona, diku 4 prej tyre e përdorin telefonin, hajde të tjerët flasin. Ama prit, ata veç të dëgjojnë se ti flet e nuk ndalësh. E di ke me kundërshtu edhe atëherë, ama ti flet shumë. Shumëëë! Hmm, çka ki deri tash. Oksigjen po, dritë po, me u rit po ( prapë nuk jam tu besu), me lendu ma pak, edhe me dasht ma shumë. Hajde me fol e di që nuk ke me u ndalë. Edhe ah po. Veton, puno ma pak. Jeta po ec, edhe ato shumë shpejt. E di në fund krejt kanë me qenë kujtime, kanë me lëviz para fytyrës, e ti ke me qenë shikues. Edhe ah po, nisja projektoj ata 5 a 6 fëmijë që i ke ne mendje, mendoj nuk janë 2 a 3, janë 5 ose 6.

Hajt tash tung, se me lodhe, si çdo herë tjetër Veton :)
 
Aki

misfit
Yh tre vite sqenkan shume per te ndryshuar :D
Dear past Aki e mire te flm per llafet e mira.
Dear future Aki, nese ste ze Alzheimer kthehu ne kete teme pas 10 vitesh, nese nuk ndodh ndonje lufte nukleare e te zhduket interneti, ose ose Coli mund ta gropose forumin fare e te behet i pakthyeshem :p
 
Imp4cT

Not Serious Member
Dear @Imp4cT 55 vjec, boll kerkove nuse me letra Angleze neper forume. Shqiperia sapo eshte bere pjese e Bashkimit Europian e ti mund te shkosh si njeri.
Tashme te duhet vetem nje sakrifice e vogel, fillo kurse disa leke nga 40 euroshi ne muaj perkrahjes sociale qe te jep Kryeministri legjendar Erion Veliaj sepse biletat e avionit per Angli kushtojne nga 500 paund e siper.
 
Vvetoni

Larguar
Mosha
29
Mirdita Veton, a je mirë a je lodhë?

Fillimisht mos harro një gjë, vazhdo e merr frymë. Thith sa të mundësh oksigjen, mirëpo mos lejo që ky të jetë procesi yt i vetëm i jetës, merr sa më shumë dritë. Ama mos u ba si Lulja. Jo Lulja, fqinja jote me taka të larta, e që di të bëjë vetëm tik-tak në rrugë, po si bima, lule de, po e din ti. Kur ta lexon këtë letër në të ardhmen, ndoshta edhe je rit. Ku po e di, me vjet po rritësh çdo vit, ama me mend? Po më dukesh i njëjti. Do me thanë, pasi qe ke me u ngi mirë me oksigjen, fillo e rritu. Mere jetën pak ma seriozisht njeri, jeta serioze është. Hej paramendo me e lexu këtë shkrim edhe pas 10 viteve e ti me qenë ky që je. Trullan. Më fal, ama je pak. Ke marrë oksigjen, e je rit ( që hiq nuk po besoj), fillo e mos i lëndo njerëzit. Vendose gishtin në kokë edhe thuaj me vete, unë nuk kam asnjë të drejtë me e lendu dikënd, sidomos njerëzit e afërt që çdo herë i ke aty, edhe kur ju thu me ik, edhe kur sillesh keq me ta, ata janë aty. Kurdo që ke me lexu këtë shkrim ata aty ke me i pas. Kur ke ndalu me i lendu njerëzit, fillo e duaji ata. Jep pak dashuri o njeri i ngrirë. Mendoj, e meritojnë. Së paku ata njerëz që me ty janë, e kanë me qenë çdo herë. Oksigjen ki sa të dush, po e përdor pa pare, e që besa dikush edhe oksigjen nuk ka! E ti ki oksigjen, e përdore për të mirë. E që besa po besoj që je tu fol ma pak se që fol tash. Në një tavolinë ku janë 10 persona, diku 4 prej tyre e përdorin telefonin, hajde të tjerët flasin. Ama prit, ata veç të dëgjojnë se ti flet e nuk ndalësh. E di ke me kundërshtu edhe atëherë, ama ti flet shumë. Shumëëë! Hmm, çka ki deri tash. Oksigjen po, dritë po, me u rit po ( prapë nuk jam tu besu), me lendu ma pak, edhe me dasht ma shumë. Hajde me fol e di që nuk ke me u ndalë. Edhe ah po. Veton, puno ma pak. Jeta po ec, edhe ato shumë shpejt. E di në fund krejt kanë me qenë kujtime, kanë me lëviz para fytyrës, e ti ke me qenë shikues. Edhe ah po, nisja projektoj ata 5 a 6 fëmijë që i ke ne mendje, mendoj nuk janë 2 a 3, janë 5 ose 6.

Hajt tash tung, se me lodhe, si çdo herë tjetër Veton :)
Hajt majmun, hajt!
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Leter vetes se ardhme

Hej ti,
E di qe shpesh te kam inat? Inat sa here me lodh me veshtrimet 560 grade qe i ben gjerave. Se kuptoj pse justifikon cdo gje qe behet rreth teje. Duke u munduar ti shohesh anen me te mire cdo njeriu! Duke toleruar cdo kend qe nuk di c’eshte e mira. Bindu se ka dhe njerez te lig, po po. Nuk do ta pranosh ama ka fatkeqesisht!

Bej pak pushim. Mos vrapo kaq shume pas jetes per te kapur cdo gje. Leri gjerat te vijne natyrshem dhe ne kohen e tyre. Kenaqu nje here te vetme me cfare ke e merr ca pushime mendjeje. Vleresoje veten qe te dish te vleresosh dhe njerezit me te rendesishem qe ke prane. Mjaft fajesove veten per mos realizimin e tere endrrave qe kishe. Kjo jete nuk qenkershka qe te kemi cdo gje qe duam ne doren tone. Per me teper, ishin shume, akoma vazhdojne te jene te panumerta.
Mjaft ua bere me dije te metat njerezve te dashur, ama bej paqe me faktin qe njerezit jane te ndryshem dhe s’mund te jene te tere si ti.(ose sic do doje ti)

Neser do aplikosh per nje hap tjeter te madh tendin, te cilin deri dje thoje s’do e marr kurre, por ja qe po ndodh.Kjo je ti. Ndryshon mendjen 10 here Brenda 1 ore jo me Brenda vitit. Me siguri kur te lexosh kete do jesh ne fazen kur thua sa te mbaroj kete qe kam ne dore e do heq dore nga gjithcka. Por kurre s’do heqesh, sepse njeriu eshte ai qe lind. Sado te perpiqemi te luftojme veten nuk I largohesh dot natyrshmerise tende. Po e le me kaq. Do te te shkruaj serish kur te dale pergjigja e se neserme!

Hugs,
uaaa 3 vjet!
Kane kalu 3 vjet mi Soli do jesh rrit e pjek me shume. Por aha.. rrudhat shtohen po thinja hic s'po te duken. :p
Ideja eshts qe te rritesh mi mo se do ta kalojne gocat :D
E mir se bej shaka.. Nejse.. ate sfiden e gjuhes e ke kalu me sukses. Merre lexo e futju temes qe ta mbarosh maximumi 2 vjet! You can do it my dear self! Per 3-4 vjet e bejne te gjithe mos harro ;)
Forca!
 
Arfenilla

Themelues i Forumit

Ama bukurin e ka shkrimi i par me shum:love:
 
Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Leter vetes se ardhme

E dashur Moni, te drejtohem shkurtimisht per te treguar afrimitetin qe kam teksa ndihem perkrah, perballe, kudo prane teje.
Kam kaq shume dashuri brenda vetes per ty, te dua ne teresi perfshi ketu edhe difektet e tua....jo rralle perplasem me ndergjegjen tende e cila bie ndesh me veprimet e tua. Por une e dashur te mirekuptoj...kuptoj cdo zgjedhje qe ben , e cila vetem rastesore nuk eshte. Kuptoj cdo nevoje tenden qofte edhe kundra parimeve te tua, kundra moralit te kaqperfolur, te mirekuptoj edhe kur kalon netet e pagjumta ,duke shpresuar ne hickund.

Te kuptoj sepse ti je e tille Mon, je e gjitha nje dashuri e madhe per mua, je ai personi qe vrazhdesia u be pjese jotja sepse pesove zhgenjime ne jete....jo nga njerezit. Kushdo ka qene prane teje te ka dashur pa limit...sepse ti je e tille -pa limit!
Por te braktisen Mon...te lane vetem diku, dikur. Por ti gjeje force cdo here qe bije ne gjunje e luteshe ne vetmine e neteve te tua....Zot jo me ..te lutem jo me!
Por ti je e forte, je shkemb , je e pathyeshme te pakten ne aparencen tende...buzeqeshja jote rrezellen aq sa askush sdo kuptonte kurre ne c'labirinthe e kurthe po kalon, nese ti sdo deshiroje ti beje pjese te diturise.
E adhuroj ate buzeqeshje qe del mbi cdo humbje , nga rrenojat e shpirtit , buzeqeshja e syve te ty sjell vec pranvera.
Mos ndrysho kurre Mon...ji ajo qe te dashurit e tu uruan per ty....ji e qeshur pavaresisht fateve e disfatave qe ke kaluar e do kalosh....mos u thyj nga asnje rrebesh ....edhe pse do jete i fuqishem, trondites , gjej forcen te buzeqeshesh pasi je ti ajo qe VLEN!

Te dua Mon....Te dua pafund :)
Jallaaaaaa pas 3 vitesh...opo prape te njejten do ia them vetes, per cdo dite!
 
ZHIGO

nothin’ last forever...
Biçim monologu!

-Hë më lal?
-Ku ke përfundu? Akoma atje je?
-A i le skedinat?
-A e bleve fiksimin e jetes?
-A te thash qin her, matu perpara se të shkrepesh?

ehh...

-A je martu? - Po pse mër derzi, çar të mungo :LOL:
-Po ajo ondrra që te mundo, të mundo akoma? Epo fli i qete dak, nk ishte faji yt. shpirti jot e di sa dhëmb. e di qe po te genjej, tjera fjal nk kam, nk mundem.

-Cfare do te me thuash tani?

Matu kur tpergjigjesh,

Toç!
 
Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Ne 2016 i kisha derguar vetes nje leter nga faqja.
Me kishte ardhur para pak kohe, sot e lexova.

Mos dergo me letra, i them.
 
Top