• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë”

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
“Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë”




Bota e letrave kujton sot përvjetorin e lindjes së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Marcel Prust, personash shpesh i cituar për kohën që kalon dhe fuqinë e kujtimit, tema qendrore të shumë veprave të tij.
Marcel Prust lindi në vitin 1871 në Auteil, në periferi të Parisit. Kur ishte i vogël, verën zakonisht e kalonte në shtëpinë e gjyshërve në Illiers, ku shkroi dhe një ndër kryeveprat e tij “Në kërkim të kohës së humbur”. Do të ishte liceu vendi ku pati dhe thirrjen letrare, shijoi hyrjen në sallonet parisiane, duke nxjerr në pah një aftësi për të joshur publikun.
Marcel Prust, përveçse është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj francez ishte edhe një mendimtar dhe kritik letrar.
Ja disa fraza dhe aforizma më të njohura të tij:

“Realiteti është një ndër armiqtë më të aftë. Sulmon në atë pikë të zemrës ku nuk e pret dhe ku nuk ke përgatitur mbrojtje”.

“Kopshti i mrekulluar i shpirtit tonë është pikërisht ai që na jep dhe lumturinë”.

“Dhembja është një lloj nevoje e organizmit për t’u ftilluar për një stad të ri”.

“Të besosh se miqësia ekziston është si të besosh se mobiliet kanë shpirt”.

“Udhëtimi i vërtetë nuk do të ishte të shkoje drejt vendeve të reja, por të kishe sy të tjerë për ta parë universin me sytë e të tjerëve, të 100 të tjerëve, për të parë 100 universe që secili prej tyre shikon, që secili prej tyre është”.

“Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë”.

“Jemi të detyruar që për ta bërë realitetin disi të durueshëm, duhet të bëjmë ndonjë marrëzi të vogël”.

“Njeriut i pëlqen të idealizojë, por kur ëndrrat bëhen realitet, shfaqet indiferenca”.

“Kur bën atë që mundesh, bën atë që duhet”.

Përgatiti: E. Qose

b;.botimeshqip
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Aman, vetem ky qe nuk me shfaq interes si personazh. I pershtatet mire atyre cupelinkave qe jetojne akoma ne boten e çudirave dhe kane nevoje per argumenta ndryshe per te kaluar kohen....

Per te vjell. Ku e ku me Goethe-n e Voltaire-in.
 

dangerous

Anëtar
... sepse aty ndihen mirè femrat e bukura ., tek burrat pa imagji:natê .

Po burrave me imagjinate çfarè ju mbetet pastaj :)
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
T'i nxjerrin femrat nga burgu i ketyre si puna e Marcel Proust-it.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
po kundershtoj pak lartfolesit..
nje nga faktet qe ka bere M.Prust te njohur nuk eshte hiperbolizmi si te shume shkrimtare te asaj periudhe... por e kunderta minimizimi... perkufizimi... deri ne zvogelim apo ne shikimin e fakteve si te marra nga nje syrtar i vjeter i harruar me merimanga.. e aftesia si ben te perjetosh procesin e hapjes gjetjes informacionit dhe ajo zbehtesia e kujtimit e ben ate te madh!
sa per shprehjen e bere titull une mendoj se autori mbase e ka thene dume u bazuar ne deklaraten e 400 ushtareve te mbijetuar ne siberi fale edhe letersise se prust... (pra kujtesa... deshira...imagjinata... e ato qe nuk kishin nje figure qe ti priste (flas si partnere duke marre parasyshe moshen e nje ushtari le te imagjinonin femrat e bukura...
mos te nevleresojme edhe filozofine e tije si autor dhe mbase nder te paktet qe nuk ishte iluminist...
 
Top