• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lazaratasja 12-vjeçare, nxënëse e shkëlqyer në SHBA


VLERثSIMI

GJIROKASTثR- ثshtë cilësuar nga presidenti Barak Obama si një ndër krenaritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë të njohur botërore, por për një nxënëse shqiptare 12- vjeçare, nga fshati Lazarat i rrethit të Gjirokastrës, e cila është tashmë pjesë e elitës së shkëlqyer të nxënësve amerikanë.

Nxënësja e klasës së gjashtë, Fitiola Dalani, nga Lazarati, e emigruar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar si një prej personave që nderojnë shtetin më të fuqishëm të botës. "E kujtdo kombi që të jeni, ju nderoni Amerikën".

Me këtë thënie presidenti amerikan Barack Obama i është drejtuar 12- vjeçares shqiptare në përshëndetjen e veçantë për vlerësimin e nxënësve të shkëlqyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E emigruar disa vite më parë nga vendlindja e saj Lazarati, së bashku me familjen e saj, falë vullnetit, punës e zgjuarsisë, Fitiola Dalani arriti të ishte një ndër nxënësit më të shkëlqyer të sistemit arsimor amerikan, duke marrë edhe letër të posaçme falenderimi nga presidenti Obama.

Jehona e kësaj arritjeje është pasqyruar edhe në vendlindjen e saj, ku të gjithë shprehen krenarë. "Së bashku me Fitiolën është nderuar edhe Lazarati ynë nga bija e tij, e cila, ashtu si di t'i ngrejë emrin vetes dhe familjes së saj, di t'i lartojë emrin edhe vendlindjes së saj. Por, duhet theksuar diçka shumë e rëndësishm.

Ashtu siç ishin aftësitë e vajzës lazaratëse për të dalë në krye të nxënësve të shkëlqyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe merita e këtij shteti që di t'u krijojë kushte dhe t'u shpërfaqë nxënësve të ardhur nga e gjithë bota gjithçka të mirë që ka në arsenalin e saj arsimor: lirinë, barazinë, kushtet, nderimin njerëzor.

Lazarati ka një traditë të shkëlqyer arsimore dhe është krenar për Fitiolën dhe dhjetëra bij të tjerë të tij, si Olti Meçi, Xheni Brahimi, Enida Aliko etj, që e kanë vënë veten në krenarinë e shkollave të Miçiganit dhe shteteve të tjera amerikane e europiane", shprehet Hito Brahimaj, një prej mësuesve të vjetër të Lazaratit.

Janë të shumta rastet kur nxënës e studentë shqiptarë kanë shkëlqyer në botë, por secili prej tyre përbën një krenari më vete.Shekulli
 
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

Fitiola Dalani MREKULLI MREKULLI le te vazhdojm me ritem te tille me zgjuarsi pasi jemi nje kombe me lashtesi me histori vullnet per te qene dikushi nuk eshte e para dhe e fundit kjo pasi kemi edhe shume te tjere si kjo dhe do te kemi kemi studentin me te mir te NASAS qe eshte shqiptar me prejarshje ngA GOSTIVARI i maqedonis nota mesatare 10.0 nje rekorde qe valle kushe e arite le te vazhdojm keshtu pasi jemi dikushi
 

dajti

Antar Aktiv
Mosha
42
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

kane shkruajtur shume gazetat ..new york post dhe new york time ..
per arritjet e kesaj vajze nga LAZARATI..
ja qe kemi edhe yje nga lazarati ..
suksese suksese FITIOLA............
 

JoJo

.....
Vendndodhja
italy
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

Ja me ne fund dhe lazaratit ku iu degjua emri per mire...pervecse per mbjellje korrje gjethesh 5 cepeshe :p :p :p
Urimeeeee goces dhe sa me shuuuume arritje te metejshme e suksese pa fund :)
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

urime goces
te ishte ne shqiperi jo leter qe sdo kish marre nga presidenti
po do i kishin ulur dhe notat
kjo eshte shqiperia evropiane
ku i le talentet te emigrojne
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

Jemi dalluar gjithnje, si populli me inteligjent ne bote
Shyqyr qe doli 1 shqiptare e zonja,
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Lazaratasja 12-vjeçare, krenaria e SHBA

Gjynaf qe nuk i njef vendi jone keta personat me talent, por na njofin te huajt.
 
Top