• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

LAJMI I FUNDIT: Vjosa Osmani në VETËVENDOSJE?! – Kjo është përgjigja e Albulena Haxhiut!

legjenda

Tetova



Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, asnjëherë nuk ka kërkuar nga Vjosa Osmani të bëhet pjesë e partisë. Haxhiu thotë se me Osmanin i bashkojnë ato pika të përbashkëta që janë keqqeverisja me vendin nga qeveritë e kaluara. “Jo nuk kemi kërkuar që të bëhet pjesë e jona. Me zonjën Osmani pajtohemi me ato gjëra që pajtohemi, e që kryesisht kanë të bëjnë me keqqeverisjen e vendit nga pushtetet e kaluara”, ka thënë Haxhiu. Per te pare se kur do te behet zyrtare marrveshja shtyp ne rek1amen me poshte
 

legjenda

Tetova

A është karantinuar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi?
Lajme
·April 29, 2020·1 min read





Mbrëmë është raportuar se Hashim Thaçi ka udhëtuar për Tiranë. Ai nuk është kontrolluar pas kalimit të kufirit në Vërmicë.
Megjithatë, ai është kthyer brenda natës dhe arsyet e vizitës së tij në Tiranë nuk dihen. Ai nuk ka dhënë asnjë sqarim për publikun lidhur me këtë vizitë që e ka bërë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas kthimit të tij, sipas masave emergjente që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë ai duhet të karantinohet sepse ka dalë jashtë territorit të Kosovës. Ai do të duhej të karantinohej në Qendrën e Studentëve, përkatësisht, tek Konviktet të cilat po shërbejnë për karantinimin e qytetarëve të cilët vijnë nga jashtë vendit. Karantinimi për secilin qytetar zgjatë dy javë.
Qytetarët të cilët kanë probleme shëndetësore mund të karantinohen në shtëpitë e tyre. Edhe Presidenti i Kosovës, para pak ditësh kishte pasur një intervenim në QKUK, kështu që ai mund të thirret në këtë në mënyrë që të karantinohet në shtëpi.
Por, se a është karantinuar Presidenti i vendit apo jo pritet të shihet tutje. Askush që vjen nga jashtë vendit, nuk mund të shpëtoj pa u karantinuar ishte thënë në Komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë, të lëshuar dje me rastin e tentimit të deputetit Behgjet Pacolli për tu futur në Kosovë pa u karantinuar.
 

legjenda

Tetova




Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka miratuar mundësinë që kjo parti të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat.


Kjo u bë e ditur nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, shkruan lajmi.net.
Në këtë komunikatë thuhet se LDK ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në koalicion me AAK-në, Nisman Socialdemokrate-AKR dhe komunitetet nga Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Në këtë votim, 108 anëtarë të Këshillit të LDK-së ishin pro, 6 kundër dhe 10 abstenuan ndaj pyetjes për koalicion me këto parti politike.
Burime të lajmi.net brenda LDK-së kanë treguar se përveç Vjosa Osmanit edhe 3 deputetë të kësaj partie kanë qenë kundër koalicionit me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.
Deputetët që cilët votuan kundër koalicionit ishin të njëjtit që votuan edhe kundër rrëzimit të qeverisë Kurti. Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi u bashkuan në anën e Vjosa Osmanit.
Gjithashtu, kundër kanë votuar Xhafer Tahiri dhe këshilltari i Lartë Politik i Osmanit në Kuvend, Faton Peci.
Vlen të theksohet se në këtë mbledhje, 10 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës abstenuan.
Në anën tjetër, koha për të dërguar mandatarin tek Presidenti nga kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese ende nuk ka përfunduar.
Ditëve të fundit është hapur debat i madh se kujt i takon mandatari në rast se Vetëvendosje nuk ka të tillë. Interpretuesit e Kushtetutës janë të ndarë në dy tabore – disa thonë se i takon partisë së dytë e të tjerët i shohin vetëm zgjedhjet si mundësi.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh ditët në vazhdim nëse Kurti nuk e përdorë të drejtën e tij për të dërguar mandatarin e ri për formimin e qeverisë. /Lajmi.net/
 

legjenda

Tetova

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi ka dhënë detaje në lidhje me provimin e maturës shtetërore për këtë vit të dominuar deri më tani nga koronavirusi.


Vrapi tha se testet do të jenë të gjitha me alternativa, me një total prej 60 pyetjesh. Një tjetër pjesë që do t’i hiqet strukturës tipit të provimeve të gjuhës shqipe e asaj të anglishtes do të jetë eseja. Këtë vit akademik, maturantët nuk do të bëjnë ese në këto dy lëndë.

 

legjenda

Tetova
Filipçe kërkon hetim për tubimin në Strugë, apelon të respektohet masat
Publikuar 23:50 7 Maj, 2020





Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një publikim në Fejsbuk shprehi zhgënjimin nga tubimi i besimtarëve që u mbajt sot pasdite në Strugë dhe kërkoi hetim si është lejuar të ndodh kjo.
Apelon qytetarët të përmbahen nga tubimet dhe të respektohen masat me qëllim të mbahet trendi pozitiv në ballafaqimin me virusin Kovid-19.
“Skenat që i shoh sot nga Struga janë jashtëzakonisht zhgënjyese për mua. Unë i interpretoj si mosrespektim i plotë ndaj punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë natë e ditë për të kapërcyer krizën. Që në fillim, vazhdimisht përsëris që pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të bëjnë asgjë. Asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv, duhet të respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu bëj thirrje të hetohet si është lejuar të zhvillohej një lloj i tillë i tubimit, i cili është rreptësisht i ndaluar. U bëj thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo tubim, në mënyrë që më në fund të fillojmë ta sjellim jetën përsëri në normalitet”, thuhet në publikimin e ministrit Filipçe.
 

legjenda

Tetova



Ekaterina Zakharieva
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se “shteti bullgar ishte ndër mbështetësit më serioz të Maqedonisë së Veriut:.
“Dua t’u bëj një porosi, nënshkruam një marrëveshje, dy kryeministrat vendosën nënshkrimet në këtë marrëveshje dhe nuk është mirë që kontestohet ajo që është shkruar mbi atë marrëveshje”, tha Zakharieva.



Zakharieva theksoi se disa figura që janë deklaruar si bullgarë kanë luftuar edhe për idealet e Maqedonisë.
“Qëllimi ynë është që ta pranojmë historinë e përbashkët, t’i nderojmë ato heronj që deklaroheshin si bullgarë, por luftuan për idealet e Maqedonisë. Ku qëndron problemi të thuhet ‘po, gjuha që është zyrtare sipas Kushtetutës së tyre, daton nga viti 1945 dhe bazohet në gjuhën bullgare’. Ku qëndron problemi? Ne nuk e kontestojmë identitetin e tyre, ishim të parët që e pranuam Republikën e Maqedonisë”, tha mes tjerash Zakharieva.
 
Top