• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajmi i fundit: LDK pranon ofertën e VV-së?

legjenda

Anëtar i Nderuar
Bota Sot






Lajmi i fundit: LDK pranon ofertën e VV-së?



Aktuale
Lajmi i fundit: LDK pranon ofertën e VV-së?
Më: 31 janar 2020 Në ora: 20:32



Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Pas më shumë se 100 ditë të negociatave, lideri i LDK’së, Isa Mustafa është dorëzuar para liderit të VV’së, Albin Kurti, duke pranuar ofertën e tij për qeverisje.
Burime të medias nga takimi i sotëm i LDK-së, kanë treguar se Isa Mustafa ka pranuar ofertën e re të Kurtit. Sipas këtij burimi, marrëveshja ndërmjet dy partive pritet të bëhet gjatë vikendit, derisa votimi i Qeverisë pritet të bëhët të hënën nga Kuvendi i Kosovës.

Ende nuk dihet se cila është oferta më e re e partisë së Kurtit, por qeveria do të votohet të hënën edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç ka lajmëruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca që seanca do të mbahet të hënën me datë 3 shkurt, në ora 11:00, shkruan metro.


Kujtojmë, që pikërisht posti i kryeparlamentarit është ajo që ka bllokuar këtë marrëveshje, mirëpo pavarësisht se si është bindur Mustafa karshi Kurtit sot, Konjufca ka bërë me dije se nuk do të dorëhiqet nga kjo detyrë, siç tha edhe ai vetë: Është koha për emërime, jo për shkarkime.

Ndërsa, në anën tjetër nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri tha sot se partia e tij nuk do të heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit.
Gjithsesi pritet të shihet se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë për të cilën ka pranuar edhe Mustafa.

s://www.botasot.info
 
Top