• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga futbolli .

MrCool

Old School.
Haha

Per ato realisht mu bo qefi edhe mua. Plus Bardhi, Musliu, Bejtullai, Ademi, Alioski ishin shume korrekt ne fushe, edhe pas ndeshjes folen ashu sic i takon nje shqiptari per vllaun e vet. Por kur i pashe maqedont qe vraponin ne fushe me flamurine tyre fake sikur kishin fitu kupen e botes e kupton sesa shume e deshirojn ta mundin shqiptarin, dhe nuk lidhet shume me luften sportive, por me urrejtjen qe kane karshi nesh.
Kishin akoma mllefin qe Drita e Gjilanit eliminoi Sileksin nga Uefa.
 


Nga fusha e blertë për të synuar karriken e deputetit, Gent Muça dhe Andi Lila zyrtarizohen në listën e PD-së​

muca-lila.png

Gentian Muça dhe Andi Lila kanë marrë një vendim jo të zakontë për të ardhmen e tyre. Një karrierë e suksesshme në futboll tashmë i lë vendin… politikës. Nëse shumica e futbollistëve lënë fushën e blertë për t’u ulur më pas në stolin e trajnerit, dy lojtarët shqiptarë synojnë të ulen në karriken e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht se ende nuk i kanë dhënë fund futbollit të luajtur, Gentian Muça dhe Andi Lila janë zyrtarizuar në listën e PD-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në datën 25 prill. Popullariteti nuk i mungon as njërit e as tjetrit, megjithëse mbetet për t’u parë nëse mbështetja e tifozerisë do të përkthehet edhe në mbështetje elektorale falë votës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kosova ska mbrojtje. Po mungoi Rahmani fut uje gjithanej.
Kto ndeshjet e fundit ,sikur nuk kan pas fare optimizem..para pandemis kan qen shum ma energjik..po kshtu jan shqiptaret me hova☹️
 

Zbulohen prapaskenat dhe zhurma te Kosova: Vedat Muriqi ka zënka në Përfaqësuese
muriq.jpg

●Një dyshim i madh u ngrit pas humbjes së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, atje ku dardanët ishin pa futbollistët e tyre kryesor. Realisht nuk mundën të vinin Rrahmanin me Muriqin, apo zgjodhën që t’i jepnin përparësi karrierës së tyre pasi kaluan në ekipet gjigande si Napoli dhe Lacio?

●Tifozët nuk do ta mendonin më gjatë për të shpërthyer, ndërsa rasti i Muriqit është edhe më i komentuari. Lacio doli me një reagim zyrtar se sulmuesi ishte negativ nga Koronavirusi dhe mund të vinte te Kosova. Por Muriqi u shpreh se kishte një dëmtim që e pengoi, ndërsa 24 orë pas ndeshjes së dardanëve luajti si titullar për miqësoren e Lacios.

●Tanimë është trajneri në Kosovë, Musa Selimi, që për “KTV” zbulon edhe disa prapaskena: “Vedat Muriqi kishte disa zënka në përfaqësuese, ndërsa edhe Berisha po bënë disa gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Ne nuk duhet të guxojmë për këto skena dhe duhet të reagojë trajneri me Federatën për t’i ndaluar”, ka thënë Selimi.
》/Sport Ekspres/
 

Arfenilla

Themelues i Forumit

Zbulohen prapaskenat dhe zhurma te Kosova: Vedat Muriqi ka zënka në PërfaqësueseShiko fotografinë 1760027

●Një dyshim i madh u ngrit pas humbjes së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, atje ku dardanët ishin pa futbollistët e tyre kryesor. Realisht nuk mundën të vinin Rrahmanin me Muriqin, apo zgjodhën që t’i jepnin përparësi karrierës së tyre pasi kaluan në ekipet gjigande si Napoli dhe Lacio?

●Tifozët nuk do ta mendonin më gjatë për të shpërthyer, ndërsa rasti i Muriqit është edhe më i komentuari. Lacio doli me një reagim zyrtar se sulmuesi ishte negativ nga Koronavirusi dhe mund të vinte te Kosova. Por Muriqi u shpreh se kishte një dëmtim që e pengoi, ndërsa 24 orë pas ndeshjes së dardanëve luajti si titullar për miqësoren e Lacios.

●Tanimë është trajneri në Kosovë, Musa Selimi, që për “KTV” zbulon edhe disa prapaskena: “Vedat Muriqi kishte disa zënka në përfaqësuese, ndërsa edhe Berisha po bënë disa gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Ne nuk duhet të guxojmë për këto skena dhe duhet të reagojë trajneri me Federatën për t’i ndaluar”, ka thënë Selimi.
》/Sport Ekspres/
Tani meqe pesuan humbje ,thoni ca te doni..sa afer fitores se madhe ishim .e sa larg mbetem😞
 
KOMBËTARE

Trashi: Meritonim fitoren, duhet të shfrytëzojmë rastet​

itrashi.jpg

Debutimi në Kombëtaren e madhe ka ardhur shumë vonë për Lorenc Trashin, por gjithsesi ish futbollisti i Partizanit ka fituar besimin e trajnerit Edi Reja dhe kjo konfirmohet edhe nga aktivizimet e shpeshta si titullar.

Nga Kazakistani, ku luajti një tjetër ndeshje të mirë me fanellën kuqezi, Trashi dha një konferencë për shtyp, ku u shfaq i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të skuadrës, por shprehu zhgënjim që nuk shkuan përtej barazimit pa gola.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e djeshme?
Në përgjithësi në aspektin individual, bëra një pjesë të parë të mirë, por në pjesën e dytë, të tregohem i sinqertë, nuk u luajt shumë nga krahu i majtë, pasi u përqendrua më shumë loja nga Veseli. Nuk është se pata shumë aksione individuale që t’i përfundoja me sukses. Në aspektin e grupit, mendoj që djemtë kanë bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Duhet të shfrytëzonim rastet më të pastra dhe të kishim finalizuar mirë.

A ishte barazimi rezultati i duhur i transfertës ndaj Kazakistanit?
Jam i kënaqur edhe me një pikë, por në fakt doja dhe u futëm në fushë për 3 pikët. I patëm të gjitha mundësitë për 3 pikët, pasi luajtëm më mirë se kundërshtarët dhe patëm më shumë raste. Duhet ta kishim fituar këtë takim, por duke parë që do të zhvillohen dhe 3 ndeshje të tjera, besoj që edhe një pikë është mirë. Shpresojmë për një fitore me Lituaninë.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e debutuesve?
Debutuesit kanë bërë një ndeshje të mirë, si Broja dhe Kallaku. Me komentet që kemi dëgjuar pas ndeshjes, kanë qenë pozitive, ndaj besoj se kombëtarja ka fituar 2 lojtarë shumë të mirë.

Si është situata në grupin kuqezi?
Situata e përgjithshme është e mirë dhe gjithçka ka qenë ok pas ndeshjes. Kemi përgëzuar çunat për lojën. Kemi thënë që duhet të jemi me kokën lartë dhe duhet të jemi të përqendruar për të marrë maksimumin e pikëve.
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Staf në FV.AL
Bojkoti vazhdon derisa kërkesat e klubeve të plotësohen.
 

“Mungesat e rëndësishme? Kemi 10 lojtarë të rinj” Reja: Kualitetet shprehen edhe në moshën 20 vjeç​

reja-konference-para-lituanise-750x430.png



Shqipëria do të luajën nesër transfertën e radhës. Aps Kazakistanit e pret Lituania, ku do të përpiqen të marrin 3 pikët që do të rikthenin qetësinë te kuqezinjtë, por më tepër te opinion publik. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ka qenë pak momente më parë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të përballjes së nesërme.


“Performanca e Lituanisë në ndeshjen me Shqipërinë ishte shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipit tonë. Kjo rezultoi edhe në gabimet tona që sollën golin. Të njëjtën gjë do të përpiqen ta ushtrojnë edhe nesër. Ne duhet të gjejmë pikat më të dobëta të tyre për të arritur objektivin, që është fitorja e kësaj ndeshjeje.

Mungesat e lojtarëve me eksperiencë? Kemi 10 lojtarë të rinj që luajnë për herë të parë në ekipin Kombëtar. Janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike. Janë lojtarë te të cilët besoj. Kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjec. Është cështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. Federata ka një program për të future brezat e rinj si pjesë integrale e Shqipërisë. Unë kam menduar ta bëja këtë në një mënyrë hap pas hapi, por kushtet më detyruan që të bëja këtë zgjedhje dhe të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh”, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
 

Neymar shpërthen me tregolësh, Argjentina sfidon lartësitë dhe përmbys Bolivinë
neymar-cropped_s6y2grzrv5ky1js12l2f6fcf5-1024x538.jpg

Brazili dhe Argjentina me pikë të plota pas raundit të dytë të ndeshjeve në eliminatoret e Botërorit. “Seleçao” fitoi me goleadë 2-4 në fushën e Perusë, ndërsa Argjentina triumfoi 1-2 në transfertë me Bolivinë.

Në takimin e zhvilluar në “Estadio Nacional de Lima” (Peru) spikati me tregolësh Neymar Junior, por duhet theksuar se pak para se të mbyllej koha e rregullt 2 lojtarë vendës u ndëshkuan më katonë të kuq për sjellje josportive. Carillo kaloi në epërsi Perunë që në minutuën e 5-të, ndërsa në fundit e fraksionit të parë barazoi Neymar me penallti. Thuajse çerek ore nga starti i të dytës Tapia i dha sërish avantazhin skuadrës vendase, më pas gjithçka foli për “Seleçaon”, teksa shënuan njëri pas tjetrit Richarlison e Neymar dy gola (të dytin personal në këtë sfidë sërish me 11-metërsh.)

Argjentina pati vështirësi në fillim të takimit ndaj Bolivisë, në një lartësi rreth 3500 metra mbi nivelin e detit. Moreno shënoi për vendësit në minutën e 24-t, por në fundin e pjesës së parë barazoi Lautaro Martinez me një gol karambol. 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Correa realizoi golin e fitores për bardhekaltrit, me Messin që u aktkvizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Në ndeshjet e tjera Paraguai fitoi 0-1 ndaj Venezuelës, ndërsa Uruguai u mposht 4-2 në fushën e Ekuadorit. Përballje e fortë ajo mes Kilit dhe Kolumbisë, që u mbyll pa fitues, 2-2. Për kilianët realizuan Vidal me 11-m dhe Alexis Sanchez, ndërsa për miqtë shënuan në ekstremet e kohës Lema (6’) dhe Falcao (90+1’).

Itali-Holandë dhe jo vetëm, mbrëmje “yjesh” në SuperSport
default.jpg

Pas lajmit pozitiv për zhvillimin e ndeshjeve të edicionit të sivjetshëm të Champions League-s në shtëpi, klubi i Atalantës do të ketë gjithashtu privilegjin për të mirëpritur pikërisht përfaqësuesen italiane të futbollit. “Atleti Azurri d’Italia” do të jetë pra në këtë mënyrë edhe stadiumi ku do të përballen Italia dhe Holanda, për ndeshjen e tyre të radhës në Ligën e Kombeve.

Të kaltërit kryesojnë Grupin e Parë të Kategorisë Elitare të Ligës së Kombeve me 5 pikë, ndërsa Holanda me Poloninë ndjekin me një pikë më pak. Në takimin e vajtjes, në Amsterdam, një muaj më pare, në stadiumin “Johann Cruyff Arena”, gjithçka u vulos që në fundin e pjesës së parë, nga një gol i shënuar pikërisht përpara se të shkohej në interval nga mesfushori i Interit Nicolo Barella, sidoqoftë fitorja në atë duel mbetet edhe e vetmja që ka regjistruar skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Mancini në këtë edicion të UEFA Nations League.

Grupi i Parë është një grup tepër interesant, ku në letër edhe Bosnjë Hercegovina ka praktikisht mundësi për të synuar kualifikimin, gjithsesi duke patur parasysh forcën e skuadrave të tjera, vendi i parë do të jetë gati–gati i pamundur për ekipin boshnjak.

Të dielën, në mbrëmje, të gjitha ekipet barazuan pa gola në këtë grup. Kështu Holanda nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në Zenicë me ekipin e drejtuar nga trajneri Dusan Bajevic, ndërsa në “Stadion Energa” të Gdanskut Polonia dhe Italia barazuan po 0-0 në një ndeshje vërtet shumë të fortë dhe plot raste për shënim.

Italia vazhdon të shijojë një ecuri tepër pozitive, duke patur parasysh që nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini skuadra nuk pëson humbje që nga shtatori i vitit 2018, kur Italia u mposht nëstadiumin “Da Luz” të Lisbonës, pas një goli të pësuar në fillimin e pjesës së dytë nga ish-sulmuesi i Milanit Andre Silva. Që nga ajo kohë, në 25 muajt e fundit Italia ka fituar plot 14 takime, duke barazuar katër ndeshjet e tjera me Ukrainën në një sfidë miqësore, si dhe me skuadrat e tjera Portugalinë, Bosnjë Hercegovinën dhje Poloninë pikërishtë në Ligën e Kombeve.

Në krahun tjetër “portokallinjtë” janë duke vuajtur largimin e trajnerit të mëparshëm Ronald Koeman, pasi me Frank De Boer në timon skuadra holandeze nuk po gjen rrugën e rrjetës. “Tulipanët” janë shfaqur të brishtë dhe plot probleme edhe në fazën mbrojtëse, madje javën e kaluar Holanda e pësoi nga Meksika brenda në Amsterdam, në një test miqësor.

“Portokallinjtë” nuk kanë shënuar asnjë gol në tre sfidat e fundit me Italinë, Meksikën dhe Bosnjën, megjithatë diçka e tillë deri diku është lehtësisht e kuptueshme, duke marrë në konsideratë faktin që trajneri i ri Frank de Boer vazhdon t’i besojë përpara sulmuesit të Gallatasarajit Ryan Babel. Holanda gjithsesi ruan pozita të mira në grup falë fitores së regjistruar në takimin hapës, në Amsterdam, ndaj Polonisë, falë një goli të realizuar nga futbollisti i Tottenhamit Steven Bergwijn.

Tek Italia do të mungojë Andrea Belotti në sulm, ndërsa te Holanda nuk do të luajë futbollisti i Atalantës Marten De Roon. Dy vendet janë përballur plot 22 herë dhe Holanda ia ka dalë për të fituar në vetëm tre ndeshje gjithsej, që të gjitha sfida kompetitive, ndërkohë skuadra “azzure” krenohet me plot 11 fitore, ndërsa 8 ndeshje janë ndarë në barazim.

Po në orën 20:45 Kroacia do të presë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit Francën, në një duel të ndezur që do të përsërisë pikërisht finalen e edicionit të fundit të kampionatit botëror. Në Grupin e Tretë Franca dhe Portugalia kryesojnë në kuotën e 7 pikëve, gjithsesi po në të njëjtën orë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni do të presin në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës Suedisë.

Pas triumfit ndaj vendit të parë të botës në renditjen e FIFA-s Anglia do të masë forcat në Wembley me Danimarkën, kundërshtar që e bllokoi në Kopenhagen një muaj më parë në një barazim të shëmtuar pa gola, ndërkohë interes ngjall gjithshtu edhe takimi tjetër që luhet në Shkup, Maqedoni e Veriut – Gjeorgji, që i paraprin në njëfarë mënyre sfidës së vërtetë që do të kenë këto dy skuadra përfaqësuese pas një muaji në Tbilisi, për një vend në kampionatin e ardhshëm europian.
SuperSport.al
 

Imp4cT

Antarë i Respektuar
Lajm i bujshem dhe i papritur merkatoje. Ekipi i FV ka rikthyer ne skuader sulmuesin Milanisti.
Lajmin per portalin lushnjaonline.com e ka konfirmuar edhe agjentja kuksiane e lojtarit, @Rrelse. Ajo shtoi qe mosmarrveshjet midis lojtarit dhe trajnerit te ekipit te FV, @N0 tashne jane shuar dhe te dy jane zotuar qe do perkushtohen maksimalisht per ta rikthyer ekipin e Fv aty ku i takon.

Per Lushnjaonline nga Çerma, Fevzo.
Linja per ju Bashkim. 🤣
 

Sot

Steps back !
Lajm i bujshem dhe i papritur merkatoje. Ekipi i FV ka rikthyer ne skuader sulmuesin Milanisti.
Lajmin per portalin lushnjaonline.com e ka konfirmuar edhe agjentja kuksiane e lojtarit, @Rrelse. Ajo shtoi qe mosmarrveshjet midis lojtarit dhe trajnerit te ekipit te FV, @N0 tashne jane shuar dhe te dy jane zotuar qe do perkushtohen maksimalisht per ta rikthyer ekipin e Fv aty ku i takon.

Per Lushnjaonline nga Çerma, Fevzo.
Linja per ju Bashkim. 🤣
😂😂😂😂😂 varet sa e ka pas klauzolen e largimit se skane pas mundesi me e ble tjert 🤪🤪🤪
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ndeshja e sontme eshte nje ndeshje mjaft e mir..djemt te pregaditur mjaft mir ishin ne kto dy ndeshjet e fundit..por kjo me Greqin eshte perfekt..
Edhe pse ju dha rasti shum here te shenojn gol.akoma deri tani jan 0:0 Por lojtaret grek ben nje loj mjaft te dopt.
presim 6min e fundit te Lojes🇦🇱🇽🇰
 

Sot

Steps back !
Ndeshja e sontme eshte nje ndeshje mjaft e mir..djemt te pregaditur mjaft mir ishin ne kto dy ndeshjet e fundit..por kjo me Greqin eshte perfekt..
Edhe pse ju dha rasti shum here te shenojn gol.akoma deri tani jan 0:0 Por lojtaret grek ben nje loj mjaft te dopt.
presim 6min e fundit te Lojes🇦🇱🇽🇰
e kosoves je ti ?
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
po skane as tru as talent asnjera skuader
Po mir pse nuk shkon ti te luash aty meqe paske tru per futboll🤦‍♀️
Ps..ndeshja perfundoi 0:0 edhe pse mir do ishte 1gol te shenohej ..po mir se nuk murem ne asnje gol..

para djema .ekip i ri 🇦🇱🇽🇰
 

Sot

Steps back !
Po mir pse nuk shkon ti te luash aty meqe paske tru per futboll🤦‍♀️
Ps..ndeshja perfundoi 0:0 edhe pse mir do ishte 1gol te shenohej ..po mir se nuk murem ne asnje gol..

para djema .ekip i ri 🇦🇱🇽🇰
per tru per futboll sme njef a kam as skam.....futbolli asht dhe çeshtje fati....sr kisha at fat per probleme fizike qe me nodhen kur luja me moshat tvogla.... zdijne me ba dy pasime bashke
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
per tru per futboll sme njef a kam as skam.....futbolli asht dhe çeshtje fati....sr kisha at fat per probleme fizike qe me nodhen kur luja me moshat tvogla.... zdijne me ba dy pasime bashke
Qeshtje fati eshte me shum kur kalojn ne penallti .ama jo kur jan ne fush .se kjo nuk eshte llotari.
 

Sot

Steps back !
Qeshtje fati eshte me shum kur kalojn ne penallti .ama jo kur jan ne fush .se kjo nuk eshte llotari.
e kisha nw kuptimin e te berit futbollist eshte çeshtje fati....si te kosova si te shqiperia futbollistet jetojne jashte dhe lujne ne ekipe jashte vendi....ne kosove dhe shqiperi asht e pamujtun te arrish nivelin e 1 futbollisti qe stervitet ne europe
 
Private conversations
Help Users
    Top