• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajme nga Bota Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Pushim për festat e Bajramit në shkollat e New York-ut

Më në fund, kërkesa e kamotshme e shumë familjeve muslimane që jetojnë në New York City, duket se do të bëhet realitet

Kryebashkiaku i ri i New York-ut, Bill de Blasio, ka vendosur që të plotësojë kërkesën e muslimanëve të qytetit, që festat kryesore fetare të njihen nga sistemi arsimor dhe punëdhënës në qytet.

Ai, ka thënë se është i vendosur që të sigurojë miratimin e ligjit që do t’i detyrojë shkollat publike në New York City të bëjnë pushim për “Bajramin e Madh” dhe “Bajramin e Vogël” si dhe për Vitin e Ri Hënor.

“ثshtë e ndërlikuar nga pikëpamja logjistike për kalendarin dhe buxhetin shkollor sepse datat lëvizin, por unë jam i vendosur që këtë ta bëj brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, ka thënë ai për mediat lokale.

Ky lajmi i ka gëzuar muslimanët, por në anën tjetër, komunitet hindu dhe sik që kanë lobuar për të kthyer në festë publike edhe Divalin, festivalin e tyre të dritave kanë mbet të zhgënjyer.

Në mesin e aktivistëve muslimanë që kanë kontribuar për sigurimin e njohjes nga bashkia në New York City ka qenë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. //islamgjakova
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Doktoron Drita Maliqi për tregjet financiare islame

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, doktoroi Mr. Drita N. Maliqi të mërkurën në Institutin Ekonomik , pranë Universitetit “KirilidheMetodij” - Shkup, në përbërje të komisionit 5 anëtarësh: prof. Dr. SnezhanaKostadinoska – Millosheska (Mentore), prof. Dr. BiljanaAngelova (Kryetare),prof.Dr. KlimentinaPoposka (anëtar), prof. Dr. NedaPetroska-Angelovska (anëtare) dheprof. Dr. Natasha Daniloska (anëtare), Mr. Drita N. Maliqi, me suksese mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull: "Tregjet dhe instititucionet financiare islame – rast studimor Arabia Saudite".

Mbrojtja e disertacionit të doktoraturës u realizua në prani të miqve, dashamirëve,anëtarëve të familjes dhe ekspertëve të ekonomisë. Punimi u vlerësua lartë edhe për faktin se në këtë lëmi deri tani nuk ka pasur një hulumtim të tillë. Me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës Drita Maliqi, fitoi titullin shkencorë Doktore e shkencave ekonomike. Mr. Drita shpreson qe permes këtij hulumtimi shkencor, do te kontribuoje pozitivisht në përafërimin e rregullave për tregjet dhe financimin islam në Maqedoni dhe me gjerë, duke ndjekur shembullin e shumë bankave në Europën Perendimore.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Vdes dijetari i madh i Islamit, shqiptari Shuajb Arnauti

Me 27 Tetor 2016 në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë, Shuajb (Muharrem) Arnauti. Arnauti lindi në qytetin e Damaskut në vitin 1928.



Në familjen e tij, tradita shqiptare dhe kultura islame ishin gjithnjë të pranishme. Familja e Shuajbit shpërngulet nga Shkodra më 1926 dhe vendoset në Siri.

Ai mësoi nga i ati dijet elementare të islamit. Qysh i vogël mësoi përmendësh shumë pjesë nga Kur’ani, ndërsa dëshira për t’u thelluar edhe më tepër në sekretet e librit hyjnor e bëri atë që qysh nga mosha 17 vjeçare t’i përkushtohej mësimit të gjuhës arabe dhe gramatikës së saj.

Kështu për më se dhjetë vjet radhazi Arnauti vazhdoi të ndjekë ligjëratat e gjuhës nëpër xhamitë dhe medresetë e vjetra të Damaskut. Gjatë kësaj kohe ai mësoi nga dijetarët më të mirë të gjuhës arabe që kishte Damasku dhe lexoi librat më të njohur të dijetarëve të kohës. Dhe pas këtij udhëtimi të gjatë në thellësinë e gjuhës arabe, në të cilën arriti një nivel mjaft të lartë. Arnauti spikati në njohjen e shkencave juridike islame, me specifikë në medh’hebin Hanefi.

Numri i librave që ka punuar vetë e me bashkëautorë, ose ka qenë mbikëqyrës i tyre, arrin në mbi njëqind e gjashtëdhjetë vëllime, në të cilat përfshihen libra në shkencat e hadithit, fikhut, tefsirit, akides, libra të përkthyer, etj.

Shuajb Arnauti, edhe pse i lindur jashtë atdheut, e fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Kur përmendej Shqipëria ai thoshte: “Gjaku më lëviz ndryshe kur them se jam shqiptar, dhe se vet emri dhe nofka ime dëshmon se jam shqiptar”. //indexonline
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
“Na mbroni xhamitë”/ Komuniteti mysliman në Gjermani: Ka shumë pasiguri


3779185A-612B-4492-B3C3-9167930D53A6.png



Njoftimet për atentate të planifikuara ndaj xhamive në Gjermani, kanë shtuar pasigurinë e myslimanëve në vend. Disa shoqata myslimane atje kanë kërkuar mbrojtje më të mirë nga shteti.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve, El Yazidi bëri fjalë për një “dimension që nuk ka ekzistuar më parë.” “Myslimanët janë bërë shumë të pasigurtë. Ata ndjehen të lënë vetëm”, tha El Yazidi për Deutsche Wellen. Ai shtoi se ajo që i bën të frikësohen edhe më shumë është fakti se “lajme të tilla tronditëse kalojnë pa u komentuar në shoqëri, dhe se “nuk ka angazhim, nuk ka një shprehje të qartë të solidaritetit në një formë që ne do ta dëshironim.

Po përballemi me urrejtjen” , qenë deklarata e tij. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve, Aiman Mazyek është kërcënuar personalisht nga radikalët e djathtë. Ndërsa Komuniteti Islam deklaroi në Köln, se në Gjermani aktualisht ka një rrezik të shtuar për xhamitë, sinagogat e për institucione të tjera të pakicave fetare. Xhamitë që janë ngritur me donacione e kanë të pamundur ta financojnë vetë sigurinë e tyre. Së fundi u bë e ditur se disa anëtarë të grupimit terrorist të nxitur nga Werner S. kishin planifikuar atentate terroriste në 6 xhami. Pas bastisjeve të policisë në disa lande gjermane u dhanë urdhra arresti për 12 persona. Po ky grup kishte planifikuar atentate edhe kundër politikanëve, azilkërkuesve dhe myslimanëve.

//mesazhi
 
Top