• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajme nga Bota Islame

redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.

Komuniteti Mysliman i Turqise ka urdheruar te gjith imamet e Xhamiave ne Turqi qe xhuman e fundit per vitin 2012 te quhet "Xhumja e Sirise". Shak per nje emertim te till ka qene fakti pasi Komuniteti Mysliman i Turqis ju beri thirrje besimtareve mysliman qe te japin sadaka per familjet Sirjane te cilat ndodhen ne veshtirsi te medha.
Nderkoh thirrjes i jane pergjigjur besimtaret qe moren pjese ne namazin e Xhumas.
Ne fakt kjo thirrje ka ardhur ne momentin e duhur pasi sic raportojne mediat turke xhamiat kete xhuma kan qene te mbushura plot e perplot.
/ForumiVizitor/
Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.

Komuniteti Mysliman i Turqise ka urdheruar te gjith imamet e Xhamiave ne Turqi qe xhuman e fundit per vitin 2012 te quhet "Xhumja e Sirise". Shak per nje emertim te till ka qene fakti pasi Komuniteti Mysliman i Turqis ju beri thirrje besimtareve mysliman qe te japin sadaka per familjet Sirjane te cilat ndodhen ne veshtirsi te medha.
Nderkoh thirrjes i jane pergjigjur besimtaret qe moren pjese ne namazin e Xhumas.
Ne fakt kjo thirrje ka ardhur ne momentin e duhur pasi sic raportojne mediat turke xhamiat kete xhuma kan qene te mbushura plot e perplot.
/ForumiVizitor/
Diyaneti Turk e caktoi kete te xhuma si Xhumaja e Sirise.
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

Në Olimpiadën e aritmetikës mendore që u mbajt në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në qendër të vëmendjes ishin fëmijët nga Gaza, të cilët kanë shënuar rezultatet më të larta, raportojnë mediat botërore.

Duke zgjidhur një total prej 182 problemesh matematikore brenda tetë minutave, titulli i fëmijës më të zgjuar në botë i takoi katërmbëdhjetë vjeçares Eryic el-Medhun nga Gaza.

Në këtë konkurs ndërkombëtar morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vende aziatike dhe afrikane, kurse Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës.

Fituesja e konkursit, Eryic el-Medhun, u shpreh e kënaqur me suksesin e saj, dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse për këtë garë ajo u përgatit gjatë sulmeve të fundit të Izraelit në Gaza.

“Kemi nderin ta bartim flamurin e Palestinës dhe ta promovojmë vendin tonë në dritën më të mirë. Ky është një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”, tha Eryic el-Medhun.
Drejtori i Qendrës për aritmetikë mendore, Maxhid el-Bari, tha se tek këta fëmijë po zhvillohen aftësitë e trurit, e në veçanti funksionimi i zhvillimit të pjesës së djathtë të trurit, që kontrollon vetëbesimin, kontrollin e presionit, shpejtësisë, saktësisë dhe përmirëson aftësinë e memories.
Qendra për aritmetikën mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe për momentin ndiqet nga 1.500 fëmijë të moshës 5-12 vjeç.
Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Arti Islam i ekspozuar në muzeun e Luvrit


Imazhet në vazhdim janë pjesë e trashëgimisë artistike të Islamit ndër shekuj. Ato janë të ruajtura në Muzeun e Luvrit në Francë, në departamentin e Artit Islamik . Aty janë mbi 3.000 objekte dhe vepra arti, që përfshijnë një periudhë rreth 1.300 vjeçare, dhe përfshijnë tre kontinente, nga Spanja në Azinë Juglindore.











//mesazhi
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

Në Olimpiadën e aritmetikës mendore që u mbajt në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, në qendër të vëmendjes ishin fëmijët nga Gaza, të cilët kanë shënuar rezultatet më të larta, raportojnë mediat botërore.

Duke zgjidhur një total prej 182 problemesh matematikore brenda tetë minutave, titulli i fëmijës më të zgjuar në botë i takoi katërmbëdhjetë vjeçares Eryic el-Medhun nga Gaza.

Në këtë konkurs ndërkombëtar morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vende aziatike dhe afrikane, kurse Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës.

Fituesja e konkursit, Eryic el-Medhun, u shpreh e kënaqur me suksesin e saj, dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse për këtë garë ajo u përgatit gjatë sulmeve të fundit të Izraelit në Gaza.

“Kemi nderin ta bartim flamurin e Palestinës dhe ta promovojmë vendin tonë në dritën më të mirë. Ky është një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”, tha Eryic el-Medhun.
Drejtori i Qendrës për aritmetikë mendore, Maxhid el-Bari, tha se tek këta fëmijë po zhvillohen aftësitë e trurit, e në veçanti funksionimi i zhvillimit të pjesës së djathtë të trurit, që kontrollon vetëbesimin, kontrollin e presionit, shpejtësisë, saktësisë dhe përmirëson aftësinë e memories.
Qendra për aritmetikën mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe për momentin ndiqet nga 1.500 fëmijë të moshës 5-12 vjeç.
Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza
Une ne radhe te pare pergezoj femijen per suksesin e arritur qe eshte per cdo lakmi ngase nuk eshte aspak e lehte qe te zgjidhen 182 probleme matematikore brenda 8 minutash. Truri i saj munde te krahasohet me nje kompjuter dhe i uroje shendet, fat ne jete dhe suksese ne te ardhmen.

Por kam nje telash me titullin e temes dhe ate cfare shkruan brenda saj. Titulli thote femija me i mencur ne bote ndersa brendia e shkrimit thote te kunderten. Ne brendin e shkrimit thuhet se moren pjese vetem 10 vende Aziatike, Afrikane dhe Palestina. A dmth. kjo se vendet tjera nuk kishin guximin me marre pjese?
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Lajme nga Bota Islame

ahahahahahahahah ah keto hoxhallaret ne radhe te pare duhet me i shkollu .....
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

OKB, vendim historik lidhur me hixhabin

Komisioni i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, ka dënuar vendimin e një shkolle franceze për të përjashtuar një studente me origjinë indiane, me pretekstin se ka veshur hixhabin, mbulesën islame.

Në deklaratën e komisionit në fjalë, thuhet se respekti i laicitetit nga ana e zyrtarëve francezë, nuk u jep asnjë të drejtë për të përjashtuar një student apo studente, me pretekstin se po i përmbush obligimet e tij fetare, në rastin në fjalë se mban shaminë.

Deklarata thekson se mbajtja e hixhabit brenda ambienteve të shkollës nuk e cenon aspak institucionin përkatës dhe as të drejtat e studentëve të tjerë dhe liritë e tyre personale. Vendimi për përjashtimin e studentes vetëm se po praktikon besimin e saj fetar, është i gabuar dhe i pajustifikueshëm.

Avokatja turke Xhanan Ozenxhi, është shprehur lidhur me këtë deklaratë të komisionit në fjalë, të cilën e ka konsideruar tepër të rëndësishme, pasi do të merret si një model për të gjitha studentet myslimane që privohen nga arsimi me pretekstin e shamisë. /ardhmeriaonline/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kompania Australiane e ujit citon hadithin e Muhammedit a.s.



Kompania Australiane e ujit citon hadithin e profetit (alejhis’selam) në çdo shishe të ujit:

“Mos e harxhoni kot ujin edhe nëse jeni në rrjedhën e lumit.”
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Benzema, 3 milionë euro për xhami..

Njëri nga futbollistët më të mirë të Realit të Madridit dhe sulmuesi i parë i kombëtares së Francës, Karim Benzema ka dhënë donacion tre milionë euro për ndërtimin e xhamisë në Lion.

Edhe pse shquhet si ‘djalë i keq’, i cili ditë më parë i gjobit për shkak të ngasjes së shpejtë, Benzema është treguar edhe si person i përgjegjshëm dhe human. Francezi ka dhuruar gjysmën nga gjashtë milionët e paraparë për ndërtimin e xhamisë.

Këtë informacion e ka konfirmuar Edin Osmanoviq, boshnjaku i cili jeton dhe punën në Francë, transmeton avaz.ba.

Osmanoviq e njeh Benzeman derisa ai luante për Lyon, ish kampionin e Francës.....Shqipmedia
 
Last edited:

Deuid

Anëtar i Nderuar
Raport novator per te konvertuarat ne Islam

Raport novator per te konvertuarat ne Islam

Nje raport novator qe egzaminon eksperiencat e 50 grave Britaneze te te gjitha moshave, etnive, vendeve, besimeve apo mosbesimeve dhe kulturave shoqeror te cilat, qe te gjitha, jane konvertuar ne Islam- eshte leshuar dje ne Londer nga Universiteti i Kembrixhit.

Te konvertuarat kan potencial (mundesi) te jene nje influence e fuqishme dhe transformuese per imazhin e komunitetit Musliman si dhe per shoqerine e gjere Britaneze (Angleze)
(Yasir Suleiman)

Raporti i bere nga Qendra per Studimet Islame te Universitetit te Kembrixhit (CSI), ne bashkpunim me Projektin Muslimanet e Rinje (New Muslim Project), eshte nje analize e konvertimit te grave ne Britani ne shekullin 21.
Duke qene forumi i pare I ketij lloji i mbajtur ne Britani, ky studim konkludon nje seri rekomandimesh per te konvertuarit, per trashegimine Muslimane si dhe per komunitetin e gjere Britanez. Ky raport prej 129 faqes gjithashtu permend koston social-shoqeror, emocional dhe shpesh here edhe ate ekonomik te konvertimit, si dhe kontekstin dhe arsyet per te cilat grate po konvertohen ne Islam ne nje shoqeri me perhapje te madhe te stereotipeve negative per fene (besimin).
“Nje tjeter nga temat periodike ishte edhe ajo e portretizimit negativ te Muslimaneve dhe Islamit nga mediat Angleze si dhe roli qe mund te luaj komuniteti i te konvertuarve ne rregullimin e ketij imazhi.
Ky raport synon qe te largoje keqkuptimin dhe keqintepretimin e grave(femrave) te konvertuara ne Islam.”
Hulumtimi nxorri edhe nje rezultat te habitshem, qe femrat e bardha te konvertuara ne Islam kan nje tretman tjeter ne shoqeri ne krahasim me ato te races se zeze. Ne shume reaste eshte ne dem te te konvertuarave me prejardhje Afrikano-Karaibe(iane), te cilat mendohet se jane grupi me I madh etnic qe konvertohen ne Islam, te cilat gjithashtu ne shume raste injorohen dhe lihen te ndjehen te izoluara nga te dyja komunitetet si ai Musliman dhe jomusliman.
Suleimani shton: “ Te konveruarat e bardha mund te konsiderohen si Muslimane ‘trofe’ dhe te perdoren ne menyra te vecante si souvenir i dalluar, si nga pjese te ndryshme te shoqerise ashtu edhe nga vet media. Te konvertuarat me prejardhje Afrikano-Karaibe(iane) mbeten te padukshme, te panjohura dhe te papranuara ne menyre te hapur nga shoke. Ato shpesh mund te ndihen si minoritet brenda minoritetit dhe kjo eshte dicka qe duhet te mirret ne konsidrate (te adresohet).”
Njekohesisht, projekti gjithashtu zbulon relacionet komplekse te femrave te konvertuara me familjet e tyre, te cilat variojne prej perjashtimit (debimit), mosbesimit dhe mohimit- deri tek pranimi I plote I besimit dhe vendimit te tyre.
Menaxheri i projketit, Shahla Suleiman tha: “Duke pasur parasyshe imazhin negativ qe mediat ia atribuojne (mveshin) Islamit, si dhe duke konsideruar faktin se shumica e ketyre perceptimeve krijohen per shkak te pozitave te gruas ne Islam, ne deshtem te kuptojme gjendjen paradoksale se perse femrat perendimore te edukuara dhe profesionalisht shume te suksesshme konvertohen ne Islam.”
“Baza e konvertimit eshte besimi dhe spiritualiteti(natyra shpirterore)- por konvertimi eshte gjithashtu edhe fenomen social(shoqeror) I cili eshte shendrruar edhe ne fenomen politik. Nga ky kendveshtrim, konvertimi eshte ceshtje qe I intereson gjithesecilit njelloj ne nje shoqeri. “
“ Debati sapo ka filluar dhe ne kemi nevoje per studime me te hollesishme dhe te informuara per konveritimet ne Islam te cilat adresojne ne menyre direkte interesin si dhe shqetesimin publik. Beteja per nje te ardhme me te mire qendron ne tejkalimin (kapercimin) e politikes te perjashtimit dhe diferences apsolute te bazuar ne nje mospelqim ideologjik per multikulturitetin e jo vetem multikuluren. Te konvertuarit hulumtuan ceshtjen e te drejtave te gruas dhe etikes se veshjes se femres, me ceshtjen e veshjes se hixhabit dhe formave te tjera te ndryshme te veshjes Islame, te cilat diskutohen gjeresisht. Edhe pse te gjitha qendrimet u perfaqesuan ne debat, nje casje e pergjithshme ne mesin e te konvertuarave ishte adoptimi i stilit te veshjes perendimore ne perputhshmeri me konceptin Islam per modestine dhe miresjelljen.
Te drejtat e gruas jane ceshtje te ster-renduara brenda per brenda komunitetit Musliman dhe perderi sa pjesemarresit nuk e mbeshteten ne menyre unanime feminizmin, te definuar ne menyren perendimore, nevoja per te ngritur statusin e gruas brenda komunitetit musliman u pranua plotesisht. Tentativa per ta realizuar praktikimin e ketyre te drejtave eshte padyshim shume e veshitre per tu arritur. Pjesmarresit ishin vecanerisht kritik ndaj konceptit te Keshillit Sheriatik/gjykatave qe funksionojne ne Britani ne lidhje me potencialin e gjykatava per te rrezikuar te drejtat e grave.
Raporti thote: “ Te konvertuarat sherbejne per te hutuar dhe sfiduar tregimet tashme klishe dhe me tone negative raciste te pershkruara ne media per trashegimin Muslimane sepse kultura dhe imazhi I tyre eshte thelbesisht reflektiv i kultures Britaneze.
“ Por ne gjithashtu shohim se jo te gjitha konvertimet jane socialisht te barabarta ne syrin e antareve te komunitetit Musliman. Konvertimi i femrave me ngjyre te bardhe duket te jete me I vleresuar shoqerisht se sa konvertimi i grave Afrikane.
Gjithashtu raporti sjelle nje ide rreth asaj se cka ne realitet me shume paraqet hixhabi tek femrat e konvertuar, a eshte me shume hixhabi modesti, dhe mbrojtje nga cytjet apo eshte i destinuar per te fshehur bukurine.”
/Mesazhi/Valbona Makovci http://www.mesazhi.com/artikuj/raport-novator-per-te-konvertuarat-ne-islam
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Raport novator per te konvertuarat ne Islam

Ky eshte lajm nga bota Islame, dhe duhet te postohet tek lajme nga bota islame, jo te hapet si teme ne vehte.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kanadezi Konvertohet Në Islam

Më datë 7 Korrik 2013 në Xhaminë shqiptare të Torontos Kanadezi Francesko Santo u konvertua në fenë Islame

Fillimisht Imami i Xhamisë, Muhamed Osmani, ia shpjegoi disa rregulla rreth konvertimit dhe më pas ai shqiptoi Shehadetin në arabisht e më pas edhe në anglisht.

Në momentin e konvertimit të Franceskos në Xhaminë Shqiptare kishte shumë dëshmitarë prezent të cilët me lot në sy dhe gëzim e përjetuan këtë rast.

Francesko me dëshirën e tij zgjodhi emrin Islam, Fahri.

Në fund të ceremonisë imami ia dorëzoi edhe Certifikatën e Dëshmisë, ndërsa Kryetari i Xhamisë i dhuroi një Kur’an dhe një libër Franceskos (Fahriut). /albmuslim.ca/






 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Turqia, vendi ku të huajt kthehen në Islam

E hëne 15 Korrik 2013 10:13
Mbi 8 mijë persona, shumica e të cilëve ishin të krishterë, kanë pranuar Islamin në Turqi midis viteve 2000-2013.
Ata të cilët pranuan islamin janë kryesisht shtetas gjermanë, frënge dhe angleze si dhe njerëz nga ish-republikat sovjetike. Shumica nga ta kishin pranuar islamin pasi kishin vizituar Turqinë. Këto të dhëna janë mbledhur nga Agjencia Anadolu.
Në 5 muajt e parë të vitit 2013, numri i njerëzve të cilët vendosën që të bëhen musliman është 410.
Nimetullah Erdogmus, myftiu i krahinën Dijarbakir, tha se njerëzit kishin qenë në kërkim për të vërtetën hyjnore, dhe tha se ata i ftojnë njerëzit vazhdimisht në driten e Teuhidit (Njëshmërinë e Zotit), besimi se nuk ka asnjë Zot tjetër përveç Allahut.
"Në botën e sotme, ku njerëzit kanë probleme të shumta dhe kriza morale, ata janë në kërkim për të vërtetën hyjnore e cila e rrit interesin e feve," tha ai.
"Kjo është arsyeja pse njerëzit e gjejnë veten në Islam . Ne besojmë se të gjithë do të përfundojë kërkimin në Islam, pasi Kurani i shenjtë nuk ka ndryshuar fare, nuk është i falsifikuar, dhe është i njëjtë si në versionin origjinal. "
Për shumë njerëz që konvertohen në Islam, veçanërisht në Perëndim, Erdogmus thotë se është duke krijuar hulumtime në këtë fushë.
/mesazhi/
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Muzicienti serb konvertohet në Islam

Igor Rajinatoviç, serb me origjinë, një nga këngëtarët më të njohur të Bosne-Hercegovinës, është konvertuar në Islam dhe ka deklaruar se Islami i ishte përgjigjur në pyetjet rreth çështjeve të tilla si vdekja dhe ekzistenca e njeriut.

Duke ia kushtuar Islamit karierën e tij muzikore pas konvertimit, Rajinatoviç përmes këngëve të tija dëgjuesve iu përçon mesazhe islame.

“Nuk mund ta shpjegoj se si ndihem pas konvertimit tim në Islam. Ndihem totalisht i lirë dhe i bekuar,” tha Rajinatoviç duke e përshkruar jetën e tij paraislame si “asgjë”.

Duke treguar se Islamofobia është në rritje e sipër në Europë, Rajinatoviç tha: “Ata mund të bëjnë çfarëdo që dëshirojnë për ta kundërshtuar të kuptuarit dhe idetë islame, Kur’ani është shumë i qartë rreth gjithçkaje dhe e tregon atë që është e realtë.” /WB/
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Interesim i madh për Islamin në Kinë


Numri i muslimanëve në Kinë në njëzet vitet e fundit është dyfishur

Kjo rezulton se në Kinë, ekonomia e dytë më e madhe në botë, islami është feja me përhapjen më të shpejtë.
Numri i muslimanëve në vend ka arritur në 100 milionë.

Interesimi për Islamin në vendin më të populluar në botë çdo ditë është në rritje. Në Kinë, e cila sipas shifrave zyrtare ka një miliard e 400 milion njerëz, ka 45,000 xhami. Prej 56 grupeve të ndryshme etnike, 14 prej tyre janë me shumicë muslimane.

Të gjithë mendojnë se shumicën e popullsisë muslimane e përbëjnë Ujgurët turk, Uzbekët, dhe Kazakët, por e vërteta është se nëntëdhjetë për qind e popullsisë muslimane në Kinë janë Kinezet Hui, grupi etnik me origjinë plotësisht kineze.

Rreth 60 kinezë konvertohen në Islamin brenda ditës

Në Kinë, ku 42 për qind e banorëve nuk janë pjestarë të ndonjë feje, sipas të dhënave zyrtare, Islami ka përhapjen më të shpejtë. Shifrat zyrtare tregojnë se, brenda ditës, mesatarisht, rreth 60 kinezë shkojnë në xhami dhe konvertohen në Islam.

20 vjet më parë, në Kinë kanë jetuar 50 milionë muslimanë. Në vitet e fundit ky numër ka shënuar rritje shumë të madhe, duke kaluar në 100 milionë.

(IGJ)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Myslimanët blejnë kishë në Angli

(u186u)copyright_aabadoluajansi_2013_20131021110746.jpg

LONDثR
Kisha Katolike e Shën Pjetrit në qytetin Stoke-on-Trent në Britani të Madhe u ble nga myslimanët pas mbylljes së saj. Dyert e saj u mbyllën për shkak të numrit shumë të vogël të vizitorëve, dhe për shkak se asambleja e saj ishte pakësuar.
Lajmin për blerjen e saj nga muslimanët e bëri të ditur shypi britanik.
Udhëheqësit e kishës deklaruan se krishterët e zonës tani e tutje mund të frekuentojnë një kishë tjetër, dhe se paratë nga shitja do të përdoren për nevojat e famullisë.
Megjithëse identiteti i blerësit mbeti i pazbuluar, një zëdhënës i kishës tha se një numër modest i ofertave ishin marrë, por një komunitet lokal mysliman bëri ofertën më të mirë.
"Numri i katolikëve që jetojnë në këtë zonë është tkurrur dukshëm kohët e fundit," tha zëdhënësi.
Një sondazh i vitit 2007 në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se vetëm 15 për qind e britanikëve frekuentojnë kishën, të paktën një herë në muaj. Hulumtimet të tjera zbuluan se Mbretëria e Bashkuar ka normën më të ulët të frekuentimit të kishave në Evropë. /mesazhi/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Xhamia e parë në Panama, pas 9 vite fushatë nga gratë





Rreth 24,000 muslimanë besohet se jetojnë në Panama sot, që përbën 1 për qind të popullsisë së përgjithshme.


Populli i Republikës së Panamasë, Amerikë Qendrore, kanë filluar ndërtimin e xhamisë së parë zyrtare për vendasit, pasi gjithnjë e më shumë banorët e këtij vendi po kthehen në Islam.

Themelet e xhamisë Al Haqq tani janë hedhur, pas një fushate 9 vjeçare nga dy gra të konvertuara në Islam Jozefina Bell-Munaj dhe Hatixha Jackson për të marrë lejen e ndërtimit.

Josefina Bell-Munaj dhe Hatixha Jackson shpresojn se xhamia do të ketë një qendër për edukim islam në të ardhmen. Këto dy gra tashmë ofrojnë mësime islame për gratë muslimane, në një dhomë të huazuar nga një musliman lokal që nga viti 2011.

Në fillim në grup ishin vetëm 10 veta, ndërsa tani ka rreth 30 gra që ndjekin mësimet islame. “Ne do të shikojmë për një hapësirë të re më të madhe, sepse numri i grave po shkon duke u rritur,” ka thënë Bell-Munaj për revistën fetare Arna të mërkurën.

Islami ka qenë pjesë e Panamasë që nga mesi i shekullit të 16, të cilin e sollën afrikanët e ardhur si skllevër të tregtisë.

Sot, besohet se në Panama jetojnë reth 24,000 muslimanë, që përbën 1 për qind të popullsisë së përgjithshme./mesazhi/
 
Top