• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga Bota Islame

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Arabi: Përurohet universiteti më i madh në botë për femra.
Mbreti Abdullah me date 04.06.2011 ka peruruar Universitetin "Princesha Nora bin Abdulrahman" (PNU). Ky eshte universiteti me i madh ne bote per femra. Ne kete universitet mund te studiojne 50 000 studente.Per relizimin e ketij universiteti jane harxhuar 20 miliard rial.

Universiteti ka nje siperfaqe prej 800 hektaresh. Te dhna te tjera:
Universiteti PNU:

1.15 Fakultete
2.700 krevate
3.Bibloteke me 5 milion libra.
4.Tre qendra hulumtimi.
5.Salle konferencash.
6.PNU ka 1400 vila.
7.Akomodim per 12000 persona.
8.Qytet sportiv.

Nga: ForumiVizitor
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Ka filluar ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në Oslo

Më 20 maj 2011 në kryeqendrën e Norvegjisë, Oslo, me moton “Të vëmë gurthemelin e ardhmërisë sonë” u hodh gurthemeli i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare. Kjo qendër funksionon që nga vitet 80-të, e cila është tepër aktive dhe në mënyrë të rregullt mban kontaktet me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.
Ajo ka dhënë kontribut të madh, në vazhdimësi, për institucionin e BFI-së dhe institucionet edukativo-arsimore. Pasi që nevojat e besimtarëve tanë janë shtuar dhe zgjeruar, Kryesia e Xhamisë ia arriti që të merrte një objekt dhe tek i njëjti të hedhin gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare.
Në praninë e delegacioneve të ndryshme fetare dhe shtetërore, të ardhura nga vendlindja dhe diaspora shqiptare, Kryesia e QKISHN së bashku me anëtarët e kryesisë së fondit “Ndihmo edhe ti” dhe imamin e Qendrës, Bekim ef. Sulejmanin dhe kryetarin e Qendrës, Femi Baftiun, me mjaft sukses realizuan vënien e gurthemelit të kësaj qendreje të madhe, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 1800 m².

Në këtë manifestim të gurthemelit ishte prezent Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, h. Afrim ef. Tahiri, kryeimami i Myftinisë së Tetovës, Ejup Selmani, ambasadori i Arabisë Saudite, z. Halid Sherif, u.d. ambasador i Maqedonisë në Oslo, z. Goran Cekov, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica. Në mesin e tyre ishte prezent edhe imami i Xhamisë së Cyrihut të Zvicrës, hfz. Nebi Rexhepi, përfaqësues i bankës që financoi projektin e ndërtimit, Kryesia e Xhamisë së Drammen-it, xhamisë së boshnjakëve në Oslo, përfaqësues të xhamisë më të madhe në Oslo, përfaqësues nga policia e Oslos, z. Erik Andersen, imamë dhe kryesi, si dhe shumë xhematlinj, afaristë dhe aktivistë të denjë të kombit. Në fjalën e tij të rastit h. Afrim ef. Tahiri theksoi se “ vlera dhe roli i ndërtimit të xhamive është tejet i madh; në veçanti për diasporën shqiptare, e cila ruan vlerat e veta kombëtare dhe fetare”.

Ai potencoi se njerëzit ndahen në shumë kategori: besimtarë-pabesimtarë, të arsimuar- të paarsimuar, të pasur-të varfër, ndërtues-rrënues, prandaj, tha ai, “më vjen mirë që këtu jemi për të ndërtuar diçka; kjo është cilësi e lartë që duhet të mbrohet dhe të ruhet; le të jetë ky ndërtim edhe një vend nga ku neve na jepet mundësia që këtij shteti, Norvegjisë, t’i kontribuojmë me vlera, me ndërtim të një shoqërie sa më të zhvilluar; ky shtet meriton që ju të kontribuoni në të mirë të tij. Nga fillimi i kësaj ceremonie shumë herë deri më tani u përmend sentenca ‘selam- paqe’, andaj ju porosis që të punoni në përhapjen e selamit. Në emër të Reis-ul-Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, ju uroj për këtë punë tuajën dhe tonën, duke ju dëshiruar që ta finalizoni sa më lehtë e sa më shpejt dhe të gjithë bashkë t’i gëzohemi hapjes solemne”.

Ndryshe, në QKISHN funksionon edhe shkolla fillore në gjuhën shqipe, ku mësimin e ndjekin afër 200 nxënës. Xhamia merret me aktivitete të ndryshme, si ato humanitare e ngjashëm, pastaj organizon kurse të ndryshme etj. ثshtë karakteristikë e veçantë se shumicën e xhematit e përbëjnë të rinjtë dhe aktivitetet e ndryshme udhëhiqen nga gjenerata relativisht e re. Vlen të theksojmë, gjithashtu, se atje funksionon Radio-Rilindja, e cila për çdo javë ka emisione të rregullta. Në përgjithësi, jeta fetare islame zhvillohet në mënyrë shumë të organizuar dhe gurthemeli i ri e dëshmon këtë.


Nga: ForumiVizitor
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Xhami ne aeroportin e Mynihut


Myslimanët gjermanë, por jo vetëm, kanë mirëpritur vendimin e autoriteteve gjermane për hapjen e xhamisë në ambientet e aeroportit ndërkombëtar të Mynihut.

Lajmi konfirmohet nga burime të ndryshme informacioni, sipas të cilëve, administrata e aeroportit në Mynih, ka rezervuar një vend në hapësirën e tij për udhëtarët myslimanë, me qëllim që ata të kenë mundësi të kryejnë praktikat e tyre fetare.

Burimet e informacionit theksuan në të njëjtën kohë se vendimi për çeljen e objektit islam erdhi për shkak të lëvizjeve të shpeshta të myslimanëve përmes këtij aeroporti dhe, padyshim, pas një pranimi të gjerë që Islami ka njohur së fundmi në shoqërinë gjermane.

Hapja e xhamisë në këtë stacion të rëndësishëm të transportit ajror është përshëndetur nga drejtuesit e komunitetit mysliman në Gjermani


Nga; ForumiVizitor
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Malejzi: Fillon trasmetimin Tv i pare Islame.

Me date 01 Qeshor 2011 ka filluar transmetimet Tv El Hixhreti duke shenuar keshtu Tv e pare Islame ne Malejzi.
Tv El Hixhreti qendren e transmetimeve e ka ne qytetin e Kuala Lampur. Drejtor ekzekutiv i ketij Tv eshte Buhari she Muda.

Nga: ForumiVizitor
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjermania me xhami ekologjike



Një komunitet i vogël mysliman në veri të Gjermanisë, ka vendosur të përdorë burime të ripërtërishme energjetike, me një plan interesant për të ndërtuar një xhami me turbina ere në minaret e saj. Projekti me vlerë prej 2.5 milionë euro do ta bëjë xhaminë në Norderstedt, pranë qytetit të madh të Hamburgut, njërën prej të parave që do t’i shndërrojë minaret në një burim të energjisë me erë.

Konstruksioni ekologjik është ide e arkitektit Selcuk ـnyilmaz nga Hamburgu, i cili prej kohësh ka inkorporuar efikasitet energjetik në projektet e tij.

“Mendova se si të mund t’i jepnim arkitekturës fetare një fokus ekologjik”, është shprehur ai. “Dizajni im kombinon modernen me tradicionalen, kështu që desha t’u jap minareve një funksion bashkëkohor”.

Turbinat e erës do të vendosen në dy minare 22 metra të larta, dhe ـnyilmaz planifikon të instalojë helika të qelqta prej 1.5 metra në secilën prej tyre. Në kohë të caktuara të ditës, drita do të rrezatojë në helikat e xhamisë së re për të krijuar një lloj të shfaqjes me drita.

Deri tash, shoqata prej 200 pjesëtarësh, pjesë e Unionit Turko-Islamik për اështje Fetare, është dashur të strehojë komunitetin fetar në një ndërtesë të vjetër 100-vjeçare.

Por, muajin e kaluar autoritetet lokale aprovuan planet për projektin novator, i cili do të ketë 1.300 metra katrorë hapësirë dhe do të përbëhet nga dy pjesë, nga xhamia dhe nga një ndërtesë më e madhe, që do të përmbajë dyqane, një kafene, një berberhane dhe zyra.

“Ne dëshirojmë të krijojmë një vendtakim për njerëzit e të gjitha feve dhe kombësive”, ka thënë Ugur Sütcü, kryetar i shoqatës fetare të qytetit Norderstedt. “Do të ketë shërbime këshilluese në ofertë, si dhe aktivitete sociale, kulturore dhe sportive”, ka bërë të ditur ai.

Skema e ـnyilmazit ka ardhur në një kohë të përshtatshme. Gjermania posa ka aprovuar një plan për të hequr dorë nga energjia bërthamore më 2022, dhe tash po bëhet presion për të kompensuar mungesat përmes përforcimit të sektorit të energjisë së ripërtërishme.

Komuniteti në Norderstedt mund të pajtohet me idenë novatore për xhaminë e re, por ai nuk ka ende fonde për projektin.

Megjithatë, kjo është diçka që nuk e shqetëson shumë Sütcün. “Kemi besim se mund të grumbullojmë paratë e nevojshme”, është shprehur ai.

Qyteti bregdetar ndodhet në një vend të përkryer për prodhim të energjisë me erë, ndërkaq minaret do të ndihmojnë për sigurimin e një të tretës së energjisë së saj. (The Guardian)



Konkurrenca nga Londra

Për të bindur disa prej anëtarëve më skeptikë të komunitetit për veçoritë e dizajnit të tij, arkitekti është munduar të gjejë xhami të tjera me turbina të ngjashme ere. Por, ai nuk ka mundur të gjejë asnjë shembull tjetër të ndërtuar.

Xhamia gjermane nuk do të jetë e para e llojit të saj, megjithatë, pasi që grupi misionar islamik “Tablighi Jamaat” gjithashtu po planifikon të ndërtojë një xhami ekologjike me turbina ere në minaret e saj, në kohën e Lojërave Olimpike Verore, që do të zhvillohen më 2012 në Londër të Britanisë së Madhe. /zeri/
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Shqiptarët me Qendër të re Islame në Zvicër
Xhamia e re në Aarburg, çerdhe e diturisë, kulturës, humanitetit e bashkimit

Komuniteti shqiptar në kanton Aargau, pikërisht në Aarburg është bërë me një qendër të re islame. Ditë e premte, përkatësisht me thirrjen e ezanit të namazit të xhumasë, u lëshua në përdorim Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane “Xhamia e Bardhe“, në Aarburg, Kanton Aargau.

Ishte një ditë e madhe për komunitetin shqiptar të përkatësisë muslimane, që arritën brenda një periudhe rekorde të tubojnë të hollat për blerjen e objektit në fjalë.

Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane (QIKSHZ), ndryshe emri i saj i mëhershëm “Xhamia e Bardhë“ e Zofingenit nisi me punë para katër vjetësh, me një anëtarësi relativisht të vogël, që përkrahën idenë e themelimit të saj, ku për të kryer obligimet fetare, kishin marrë me qira një objekt në zonë industriale. Por me ardhjen e imamit dhe teologut Nehat Ismailit, arritën të konsolidohen radhët e këtij xhemati, që sot bashkërisht arritën ta kurorëzojnë me sukses objektin e ri, i cili kap vlerën e 2 milion frangave.

Në Xhaminë e Bardhë të Zofingenit janë shënuar aktivitete nga më të ndryshmet, të karakterit edukativ e human. Por ajo që më së shumti ndikoi në përmirësimin e imazhit ishte organizimi tradicional i dhurimit të gjakut, për spitalin shtetëror të kanton Aargaus, edhe atë me rastin e Kurban Bajramit me ç’rast ky aktivitet qe tri vjet radhazi organizohet nga rinia e kësaj xhamie.

Dita e xhuma është përzgjedhur për të faluar namazin e parë në objektin e ri, për shkak të peshës së ditës së premte që ka në Islam, ndërsa hapja solemne e objektit do të organizohet pas muajit të bekuar të ramazanit.

Një kënaqësi e veçantë e këtij evinimenti është edhe bashkimi i xhematit tjetër shqiptar nga Trimbahu, përkatësisht Olteni, të cilët janë bashkuar me xhaminë e Zofingenit dhe bashkërisht në të ardhmen do t’i kryejnë obligimet fetare dhe aktivitetet e tjera.

Vlen te theksohet se Qendra Islame Kulturore Shqiptaro-Zvicerane ka një objekt i cili përbëhet nga katër kate, ku mes tjerash ka restorantin për evenimente të ndryshme, seminare, tribuna, mjete argëtuese për rininë, faltore për gratë me kafiteri të veçantë për gjininë femërore, zyrat dhe klasat për mësim të gjuhëve të huaja, religjionit, faltore për meshkuj dhe leximore e pajisur me literaturë të përgjithshme.
Nga: Shqiptarët me Qendër të re Islame në Zvicër
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Pe: Lajme nga Bota Islame

Tema: Konferenca Islamike, thirrje per njohjen e Kosoves
Organizata e Konferencës Islamike (OKI), në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit, ka miratuar një Rezolutë për situatën në Kosovë.

Në pikën e tetë të Rezolutës, për herë të parë ftohen të gjitha shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe në përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

Po ashtu, kjo Konferencë, me Rezolutën e aprovuar, njeh plotësisht Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, i publikuar me 22 korrik 2010, në të cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas Kombeve të Bashkuara me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.
Nga: ForumiVizitor
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Pe: Lajme nga Bota Islame

Tema: Stamboll; Xhamia "Ajasofja" pret 313 mije turiste ne muajin qeshor 2011
Vendi me historik i Stambollit "Ajasofja" eshte vizituar vetem brenda muajit qeshor 2011 nga 313 742.000 mije turiste. Autoritet tregojne se kete vit numeri i turiste do te jete edhe mi madh.
Turiste ne menyre te rregullt vizitojne: Xhamine Blu, Ajasofjen, Pallatin e Topkapise, etj.
Ne vitin 1453 ku Perandoria Osmane drjetoherj nga Sulltan Mehmemeti "ajasofja" u kthye ne Xhami . me vendim te keshillit te ministrave ne vitin 1935 Ataturku e kthen "Ajasofjen" muzeum.

Nga: ForumiVizitor
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

"1001 shpikjet", ekspozitë Periudhës së Artë Islame




Një ekspozitë me arritjet shkencore në botën myslimane është hapur në Los Anxhelos. E quajtur 1001 Shpikjet, ekspozita është një kronologji e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike nga shekulli i 7 deri në shekullin e 17. Aktivisti egjiptian Vael Gonim i cili përdori rrjetet sociale në internet për të filluar revolucion në vendin e tij, thotë se teknologjia ka një rol të rëndësishëm në botën e sotme.

Sistemi perendimor i numrave i përhapur nga matematicienët myslimanë, është një nga shumë kontributet e botës mesjetare myslimane, një civilizim që u shtri nga Spanja në Kinë. Drejtuesi egjiptian i teknologjisë së lartë Vael Gonim, që punon me kompaninë Google, u ndal për të parë qendrën shkencore.

Ai ishte në Shtetet e Bashkuara për të pranuar çmimin e kurajos, dhënë nga Fondacioni i Librarisë John F. Kennedy, siç shihet në këtë video në YouTube. Ai pranoi çmimin në librarinë presidenciale në emër të popullit egjiptian. Gonim ndihmoi në fillimin e revolucionit që përmbysi presidentin Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash.

"Media sociale dhe Interneti, teknologjia në përgjithësi ishin udhërrëfyese në nxitjen e revolucionit në Egjipt. Kjo tregon se mund ta përdorësh teknologjinë për diçka të mirë që teorikisht dukej e pamundur në të kaluarën".

Gonim thotë se teknologjia e re përdorej gjerësisht në Egjipt, ku lidhjet personale janë të rëndësishme. Ai thotë se bisedat në faqe si Facebook u bën një mjet politik për të rinjtë egjiptian.

"Ata e përdorën internetin si mënyrë për të shprehur opinionin e tyre, si rrugë për të bashkëpunuar dhe për të organizuar vetveten – për t’i thënë jo padrejtësisë, torturave dhe korrupsionit".

Ekspozita e shkencës, e shfaqur më parë në Londër, Stamboll dhe Nju Jork shpjegon përparimet shkencore në botën myslimane në fusha të tilla si mjekësia, ku doktorët përdornin instrumenta modern kirurgjie qysh një mijë vjet më parë. Vizitorët mësojnë rreth shpikësave si Abbas Ibn Firnas që krijoi një avion pa motor në shekullin e 9-të. Arsimtari Maurice Coles jep mësim për këtë subjekt të cilën e quan periudhën e parë globale.

"Ke njerëz të çdo besimi, të çdo prejardhje, të gati çdo kulture dhe ngjyre që punojnë së bashku për një qëllim. Dhe kur she përreth ekspozitës, shikon të krishterë dhe sigurisht myslimanë. Por ka hindu, ka një grup tjetë të quajtur Sabeans që nuk ekziston më dhe ata bashkëekzistuan shumë mirë për një periudhë të gjatë kohe".

Njerëz të veshur me kostume të kohës i sjellin në jetë dhe shpjegojnë shpikjet e tyre. Pamje interaktive tregojnë përparimet në fusha si arti dhe arkitektura. Ky lum idesh erdhi në një kohë interesante në Evropë, thotë Diane Perlov e qëndrës shkencore.

"Ishte vërtet një periudhë e frytshme për artin dhe shkencën në mesjetë kur Evropa ishte në atë që konsiderohet si periudha e errët".

Në protestat e fundit në sheshin Tahrir, egjiptianët përdorën internetin dhe telefonat celular me kamerat dixhitale.

"Në botën e sotme ku teknologjia po lidh të gjitha hendeqet, duhet të kuptojmë se ne jemi të gjithë njësoj dhe kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa ndryshe. Ka ardhur koha ta pranojmë këtë. Gjithkush ka një rol për të luajtur në këtë botë për t’u bashkuar me njëri tjetrin".

Dhe edhe në se nuk do të sjell një periudhë të re të artë, Gonim thotë se teknologjia do të ndihmojë botën të përmirësohet./voa/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjatë Ramazanit, dyert e xhamive amerikane të hapura edhe për jomyslimanët

Një grup për të drejtat e njeriut i përbërë nga myslimanët amerikan dhe Këshilli për marëdhënie amerikano-islame kanë kërkuar që gjatë iftareve që do të organizohen në xhami t’i hapen dyert edhe jo muslimanëve që duan të marrin pjesë në këto ceremoni, njofton ‘mehr’.

Ky grup i myslimanëve në deklaratën e tij për media thotë se kontakti mes muslimanëve dhe jo myslimanëve është rruga më e mirë për tejkalimin e paragjykimeve të tyre ndaj fesë islame.

Drejtori i CAIR-it, Nihad Evez në lidhje me këtë tha: “Bashkëpunimi individual dhe shoqërorë i myslimanëve dhe jomyslimanëve është çelësi i zgjidhjes së ndjenjave anti-myslimane në Amerikë.”

Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për numrin e myslimanëve në SHBA, mirëpo thuhet se në këtë vend jetojnë afër 7 milion mysliman.

(Breziiri)
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Turqia parashikon xhami kalimtare për Ramazan
Organizata për çështje fetare e Turqisë “Dijaneti” planifikon të sigurojë xhami në lëvizje (kalimtare) për ata qytetarë që nuk kanë xhami në dispozicion gjatë muajit të Ramazanit

Duke marrë parasysh se Ramazani i bie gjatë pushimeve verore, Dijaneti i Turqisë ka kërkuar nga myftinitë që në krahina të ndryshme të parashohin masat e nevojshme që qytetarët të shfrytëzojnë mirësitë e Ramazanit.

Xhamitë kalimtare do të jenë në vendbanimet turistike ku ka punëtorë sezonal.

Dijaneti si organizata e vetme për çështje fetare, menaxhon me afër 75 mijë xhami në këtë vend.
Nga: ForumiVizitor
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Francë: Realizohet plani '30 ditë, 30 xhami'
Në muajin e Shenjtë të Ramazanit në të gjithë qytetet e Francës do të organizohet një program me temë ''30 ditë, 30 xhami'.

Muslimanët në bazë të këtij plani do të kenë mundësi të udhëtojnë gjatë 30 ditëve në 30 qytete dhe të njihen nga afër me xhamitë dhe muslimanët që këtyre qyteteve.

Gjatë këtyre vizitave muslimanët do të njihen me filozofinë e agjërimit dhe me vlerat tjera islame.
Nga: ForumiVizitor
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Indonezi: 5.000 imamë angazhohen në luftë për ruajtjen e pyjeve

Në përpjekje për të ruajtur burimet e saj natyrore, Indonezia do të punësojë 5000 imamë të cilët do të mbështesin fushatën kundër shkatërrimit dhe djegien e pyjeve në vend

"Pyjet tona nuk djegën vetvetiu, ato janë djegur qëllimisht, sepse ekziston një traditë e djegies e tokës pas korrjes dhe para mbjelljes, andaj sot janë goditur edhe zonat pyjore", tha ministri i Pyjeve Zulkifli Hasan të dielën në Yogyakarta.
Ai tha se qeveria do të rekrutojë 5000 predikues nga disa organizata muslimane për ndihmë në implementimin e fushatës së qeverisë për të ndaluar shkatërrimin e pyjeve.
Pasi kandidatët do të kalojnë trajnimin e duhur, programi do të fillojë të zbatohet brenda këtij viti dhe do të zgjasë deri në vitin 2012.
Predikuesve të punësuar do t’u paguhet, rreth 2 milionë RP (234 dollarë) në muaj.
Deklarata është bërë gjatë një takimi kombëtar të punës së Këshillit për propagimin e bordit të Komitetit Qendror ekzekutiv, organizatës së dytë më të madhe muslimane në Indonezi.
Ministri u bëri thirrje dijetarëve islam të mbështesin fushatën kundër zjarreve në pyje, si dhe të promovojnë ruajtjen e pyjeve dhe përpjekjen e pyllëzimit.
Në mesin e imamëve - pjesëmarrës në program, 95 prej tyre janë nga organizata Muhammadiyah, tha Agus Sukoco, kryetar i Këshillit për propagim të organizatës Muhammadiyah.

Kjo nuk është detyra e parë ekologjike, të cilën janë duke e udhëhequr dijetarët indonezian.
Janarin e kaluar, Këshilli i Ulemave Indonesian (MUI) ka formuar Institutin për një mjedis të përshtatshëm që ta ndihmojnë qeverinë në luftën kundër problemeve ekologjike, siç janë shpyllëzimet, tregtia me botën e florës dhe faunës, ndotja dhe peshkimi i tepruar.
Institucion i ri është përgjegjës për inkurajimin e njerëzve që t’i zbatojnë ligjet për ruajtjen e mjedisit.
Indonezia është vend me resurset më të mëdha pyjore në Azinë Juglindore me 120 milionë hektarë pyje.
Zjarret pyjore kanë qenë prej kohësh ngjarje vjetore në Indonezi gjatë sezonit të thatë.
Të dhënat tregojnë se Indonezia, vendi më i populluar musliman në botë, gjithashtu përballet edhe me shfrytëzimin e tepruar të resurseve detare, në të cilën peshkimi destruktiv dhe shkatërrimi i shkëmbinjve koral jo vetëm se degradon ekosistemin, por ndikon në numrin e madh të specieve detare që varen nga ato.
اështjet e mbrojtjes mjedisore në Indonezi janë të lidhura me një numër të madh të popullsisë dhe industrializimin e shpejtë të vendit.

Agjencioni i OKB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO) vlerëson se Indonezia, që nga viti 2000 deri në vitin 2005, ka humbur 1.87 milion hektarë pyje, për çdo vit.
Sipas Ministrisë së pyjeve, rreth 3.25 milion hektarë pyje janë në gjendje kritike, nga 7.76 milionë hektarë të numrit të përgjithshëm në atë shtet. //islamgjakova.net
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Dubai: Hapet xhamia më e madhe në Emirate



Xhamia më e madhe në Dubai është hapur me 28 korrik dhe e njëjta mund të pranoj dy mijë besimtarë. Ceremonia e hapjes së xhamisë Al-Faruk dhe qendrës islamike është bërë ditën e xhuma.

Kompleksi i xhamisë shtrihet në një hapësirë prej 8700 metrave katror, ndërsa frymëzimi vjen nga xhamia e sulltan Ahmedit (xhamia e kaltër) në Stamboll. Vetëm xhamia shtrihet në një hapësirë prej 4200 metrave katrorë.

Vakëflënës i xhamisë është Haled el-Habtur, nga Dubai. Për herë të parë xhamia është ndërtuar në vitin 1988, ndërsa zgjerimi i saj u bë në vitin 2000. Këtë viti ajo u zgjerua edhe më shumë, për t’u bërë xhamia më e madhe në Emirate. Xhamia gjendet në krahinën El-Safa.

Arkitektura e xhamisë është një përzierje e stilit otoman dhe andaluzian. Xhamia e kaltër në Dubai ka një bibliotekë me katër mijë tituj, një sallë të madhe për dialog e cila do ta mirëpres dialogun ndërfetarë në mënyrë që të arrihet një mirëkuptim mes besimeve. /Breziiri/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

SHBA: linjë telefonike falas për ata që duan të njihen me Islamin



Duke u ballafaquar me pyetje të shumta për Islamin dhe agjërimin e Ramazanit, një organizatë islame në SHBA ka vendosur tabela të reja në autostradat në New Jersey

Në to paraqitet linja telefonike (falas), ku jepen përgjigje për qytetarët amerikanë që duan të njihen me Islamin.
"Në vend se të apsorbojnë njohuri nga Fox News, ne i ftojmë qytetarët që atë ta dëgjojnë nga gojët tona", tha Asim Khan, president i degës Islame në regjionin e Amerikës së Veriut (ICNA) në New Jersey, për faqen e internetit New Jersey Real-Time News.
"Ne i ftojmë që të na pyesin se çfarë na mëson besimi ynë," shtoi Khan.
Me fillimin e fushatës, në ditën e parë të Ramazanit, shoferët kanë mundësi të shohin dy tabela në autostradat në New Jersey.
Në tabela kureshtarëve u sugjerohet zgjedhja e numrit falas, (877) 949-4752 6 - ,i sponsorizuar nga ICNA, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë.
Gjatë Ramazanit, shoferët në New Jersey do të hasin në dy tabela, njëra me flamurin amerikan dhe mesazhin: "877 - Pse Islami – kuptoni faktet."
Në tjetrën shkruan: "Ramazani - 1.57 miliardë njerëz e festojnë. Kuptoni pse."
50 tabela tjera do të vendosen në autostrada në gjithë SHBA-në, nga El Paso deri te Daytoni dhe nga Wichita deri në Albuquerque.
Dëshira e Khanit është që ata që interesohen për Islamin, ta pyesin atë ose një muslimanë tjetër para se të marrin një përfundim.
"Ka shumë persona që dëshirojnë të dinë më tepër për Islamin, por për shkak të dezinformatave ata kanë pasiguri dhe ndjenjë frike që të na afrohen."
WhyIslam u themelua në vitin 1999. Në të kaluarën fushata të ngjashme ka organizuar në metro, autobusë, radio dhe reklama televizive, por kjo është fushata e parë në New Jersey.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, besohet se në SHBA jetojnë 6-8 milion muslimanë.
Sipas disa studimeve amerikane shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.

Dezinformatat

Koha e fushatës reklamuese është zgjedhur me kujdes, si 10 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, që do të jetë muajin e ardhshëm. Kjo fushatë amerikanëve u ofron informacione të besueshëm për Islamin nga burimet e besueshme.
"Paragjykimi është ndërtuar nga dezinformatat apo injoranca", tha Mohamed El Filali, nga Qendrës Islame e rrethinës Passaic, për faqen e internetit NY Fox.
"Mendoj se është shumë me rëndësi që njerëzit t’i marrin informacione nga burimet e sakta për atë se çfarë është Islami dhe kush janë muslimanët."
Nahela Morales, banore e Union City–t, dhe njëra nga tetë vullnetarët që i përgjigjen telefonatave, tha se kureshtja e saj për Islamin pas sulmeve të 11 shtatorit e ofroi deri te Islam.
E rritur si një krishtere, ajo filloi të shoqërohet me muslimanet në MySpace duke u bërë pyetje. dhe pas përgjigjeve të shumta, pesë vite më vonë, ajo u konvertua në Islam.
"Kureshtja ime filloi pas 11 shtatorit. Nuk mund të besoja që besimi i cili thërret për paqe, mund të vras aq shumë njerëz", tha Morales për New Jersey Real-Time News, duke iu referuar njërës prej kuptimeve të fjalës "Islam".
Sot, Morales i pranon pyetjet e amerikanëve kureshtar që duan të dinë më shumë për Islamin.
"Sot, kam marrë një telefonatë nga një grua që dëshiron të dijë se çfarë është Sheriati. Ajo ishte shumë kureshtare, dhe më tha: ‘Dua të kuptoj’. I thashë:" Pyetni lirisht", tregon Morales.
"I thashë se Sheriati është kodeks i sjelljes. Ne kemi rregulla. Si p.sh., nëse shihni një shenjë që thotë 30 milje në orë, përmbajuni asaj."
Pritet që fushatat e reja reklamuese të sjellin një numër të madh të thirrjeve, siç është bërë zakon tek çdo fushatë.
Megjithatë, organizatorët thanë se nuk është synim (i fushatës) konvertimi i njerëzve në Islam.
"Ne nuk jemi këtu për t’i konvertuar njerëzit, por për t’i udhëzuar", tha Khan. //islamgjakova
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Lojtari i Kriketit Wayne Parnell konvertohet në Islam

pas një gazete të Afrikës së Jugut ‘Independent Online’, lojtari i kriketit Wayne Parnell është konvertuar ne besimin Islam Wayne Parnell është konvertuar ne Islam pas një periudhe studimi dhe reflektimi personal dhe do ta festoj ditëlindjen e tij te 22-të me 5 gusht si një musliman.

Parnell, në një deklaratë të enjten, konfirmoi se u konvertua në fenë Islame në janarin e këtij viti dhe po shqyrton ndryshimin e emrit në Walid, që nënkupton një djalë të porsalindur.

Ende nuk kam vendosur për një emër Islam, kam menduar për emrin Walid që nënkupton një djalë të porsalindur, por tani për tani emri im mbetet Wayne Dillon Parnell. “Do te vazhdoj t’i respektoj rregullat e ekipit rreth pijeve alkoolike. Jam duke luajtur kriket ne Sussex dhe ky është fokusi im i tanishëm”, tha Parnell nga port Elizabeth.

“Pasi po i afrohem periudhës sime të parë te agjërimit kërkoj që kjo kohe e veçantë të trajtohet me respekt. Jam një i ri me profesion kriketer, përderisa vlerësoj dhe jam mirënjohës për interesin publik të jetës sime private zgjedhja e çështjes së besimit është një gjë personale dhe do doja ta mbaja private për publikun”, tha hedhësi majtist i klubit warriors.

Menaxheri i ekipit Muhammed Musaxhi, musliman, tha se shokët e ekipit të Parnellit, Hashim Amla dhe Imran Tahir, nuk kishin ndikuar në vendimin e tij për t’u konvertuar nga krishterimi në Islam. Muaj më pare Wayne kishe vendosur ta pasoj Islamin tha Musaxhi për kriketerin i cili shkëlqeu gjate kupës botërore interkontinentale ICC-së.

Vendimi për konvertim ishte bërë nga vet ai, por shtoi se nuk di asgjë për ndryshimin e emrit.

Bashkëlojtarët tjerë, duke preferuar të mbeten anonim, besojnë që Parnell ishte shume serioz në lidhje me zgjedhjen e tij të fesë dhe ai nuk kishte pirë asnjë pikë alkool, i ndaluar për myslimanët, që nga seria e ndeshjeve të ligës indiane.

Duke mbështetur mohimin e Musaxhiut që Parnell nuk ishte ndikuar nga lojtari Amla, lojtaret thane se ai asnjëherë nuk ka tentuar ta konvertoj ne besimin e tij, edhe pse ata ishin shume të impresionuar me disiplinën e rrepte që Amla tregoi për fenë e tij duke refuzuar të marr pjesë në festimet ku është përfshirë alkooli, duke qëndruar i palëkundur në namazin e tij të përditshëm dhe duke refuzuar të mbaj veshjen sportive të sponsorizuar nga firma e birrës Jugafrikane ‘Castle Lager’.

Në dy vitet e para të debutimit të tij, ne vitin 2009 Parnell zhvilloi një reputacion të veshtirë. Në tetorin e vitit 2009 ai u përjashtua nga klubi ‘Warrior’ për shkak të një incidenti në mëngjesin e hershëm në një klub nate në qytetin Port Elizabeth.

Ai tërhoqi vëmendjen kur u be kapiten për moshat U-19 në kupën botërore të vitit 2008. Ai ishte lojtari me i ri i cili nënshkroi kontratë për moshat 20 vjeç në vitin 2009.

Ky është krishteri i dyte që konvertohet në Islam, pas pakistanezit Yousuf Youhana (tani Muhammed Yousuf ) në vitin 2006.
nga: ForumiVizitor

---------- Post added at 11:50 ---------- Previous post was at 11:49 ----------

Tema: Në Angli do të organizohen manifestime për clirimin e Palestinës

Qytetarët anglezë në ditën e premte të kësaj jave do të mblidhen para ndërtesës së BBC dhe do të manifestojnë për clirimin e Palestinës së okupuar nga Izraeli.

Këto manifestime organizohen nga Komisioni për të drejtat islame të njeriut, dhe pritet të mbahen në orën 14-18 me orën locale të Londrës.

Bëhet e ditur se në këtë manifestim do të marrin pjesë grupet: Qendra islamike e Anglisë, Fondacioni Miqtë e Mesxhidul Aksas, këshilli islamik i Evropës, Unioni i studentëve muslimanë, Fondacioni i hebrenjeve anti-sionist, e shume grupe tjera.
nga: ForumiVizitor

---------- Post added at 11:53 ---------- Previous post was at 11:50 ----------

Tema: E largojnë nga puna për shkak të shamisë, reagon lëvizja “Bashkohu”

Lëvizja “ Bashkohu “ përmes një komunikate për shtyp e kundërshtojmë ashpër vendimin e drejtorit të shoqatës humanitare që ofron shërbime mjekësore “ Love Bridge “ dega në Kosovë e njohur si shoqata “ Nëna “ për largimin nga puna të teknikes së mjekësisë Lindita Bajgora vetëm pse kishte vendosur të mbante mbulesën islame.

“Ne si lëvizje e cilësojmë këtë si rastin e radhës të diskriminimit në baza fetare të femrës myslimane që mbanë shami në Kosovë. Vendimi i drejtorit Gani Demolli për largimin nga puna të Lindita Bajgores është një vendim arbitrar , i pashkruar dhe i pa arsyetuar që përbën shkelje të të drejtave të viktimës njëherit paraqet rast të urrejtjes dhe diskriminimit në baza fetare”,thuhet në reagimin e Lëvizjes “Bashkohu”.

Kjo lëvizje bën thirrje që ky vendim të anulohet dhe Lindita Bajgora të vazhdojë punën në këtë qendër ashtu siç kishte punuar deri në momentin kur kishte vendosur të mbante mbulesë islame.

“Ne njëherit e njoftojmë drejtorinë e kësaj shoqate dhe opinionin e gjerë se së shpejti do ti drejtohemi organizatës “ Love Bridge “ me seli ne Gjermani për ta njoftuar për rastin e Linditës dhe për të kërkuar nga ata që ajo të kthehet sa më parë në punë”, thuhet në fund të reagimit.
nga: ForumiVizitor
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Muslimanët e Kinës privohen nga agjërimi i Ramazanit

Mes arrestimesh të reja dhe ndalesave të agjërimit dhe faljes nëpër xhami, muslimanët ujgurë po e vuajnë episodin më të fundit të dhunës nga Qeveria kineze mbi këtë komunitet minoritar në regjionin veriperëndimor Shingjang të Kinës.

Dilshat Rashit, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurëve me bazë në Mynih, të premten më 5 gusht, i deklaroi agjensionit ‘Eurasia Review’ si në vijim: “Nëse ndonjë figurë fetare (imam) flet për Ramazanin gjatë aktiviteteve fetare, ose i nxit njerëzit që të marrin pjesë (në agjërim), e humb menjëherë licencën për praktikim (të pozitës së imamit). Rastet më serioze përfundojnë me arrestim për nxitje të përfshirjes në aktivitete fetare jolegale.”

Një ditë para fillimit të muajit të agjërimit për muslimanët e Kinës, së paku 11 njerëz u vranë në një seri sulmesh në rajonin veriperëndimor të Shingjangut.

Autoritete kineze fajësojnë minoritetin etnik (musliman) për këto sulme, pas së cilave policia kineze vrau dy muslimanë të dielën e shkuar.

Sulmet erdhën më pak se dy javë pasi 18 persona ishin vrarë në rajonin e panënshtruar të Shingjangut. Pas trazirës, mbi 100 ujgurë u paraburgosën nga autoritet kineze. Shumica e të paraburgosurve ishin muslimanë të devotshëm të cilët frekuentoni xhamitë, dhe gratë e të cilëve bartnin mbulesë islame, tregojnë banorët.

Kryeqyteti i Shingjangut, Urumqi, u bë arenë dhune të përgjakshme në korrik të vitit 2009 pasi që muslimanët ujgurë ishin ngritur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndalimeve dhe kufizimeve të shumta të vendosura nga qeveria kineze në atë rajon. Në ditët pas tyre, grupe të mëdha të etnisë Han (etnia shumicë në Kinë) morën rrugët në kërkim të hakmarrjes ndaj muslimanëve, duke shkaktuar kështu një prej përplasjeve ndër-etnike më të dhimbshme në dekadat e fundit në Kinë.

Trazirat lanë afër 200 të vrarë dhe 1700 të plagosur, sipas statistikave të qeverisë. Ndërsa ujgurët thonë se të vrarët dhe të plagosurit janë edhe më shumë në numër, dhe kryesisht pjesëtarë të komunitetit të tyre.

Lidhur me këto trazira, autoritetet kineze kanë dënuar mbi 200 njerëz (shumica ujgurë), 26 prej të cilëve me vdekje.

S’ka agjërim

Me fillimin e muajit Ramazan, Pekini vendosi ndalesa dhe kufizime të rrepta mbi muslimanët kinezë. Punonjësit muslimanë të qeverisë në Shingjang u detyruan nga qeveria të nënshkruanin nga një “letër përgjegjësie” ku premtonin se do të evitonin agjërimin, faljet e mbrëmjes (namazin e teravisë) dhe aktivitete tjera fetare.

“Agjërimi i Ramazanit është traditë etnike e tyre, dhe ata janë të lirë ta praktikojnë atë”, shprehet një punonjës i zyrës së komitetit të lagjes të qeverisë lokale, i cili konfirmoi ndalesat dhe kufizimet.

“Por nuk u lejohet të mbajnë ndonjë aktivitet fetar gjatë Ramazanit,” shtoi ai.

“Anëtarët e Partisë (Komuniste) e kanë të ndaluar agjërimin, siç e kanë edhe shërbyesit civilë.”

Sa u përket kompanive private, punonjësve të tyre u ofrohej drekë gjatë kohës së agjërimit.

Kushdo që refuzon të hajë, rrezikon ti humbasë bonuset vjetore, e edhe vet vendin e punës, shton Rashit.

Zyrtarët nuk kanë kursyer as fëmijët muslimanë nëpër shkolla, të cilëve u janë me dreka falas gjatë periudhës së agjërimit.

Një banor ujgur i Pekinit tha se studentëve nën 18 vjeç u ndalohet agjërimi i Ramazanit. Për më tepër, qeveria ndërmerr fushata që t’i detyrojë restorantet në zonat me shumicë muslimane të qëndrojnë hapur gjatë tërë ditës.

Kufizimet mbi ata që dëshirojnë të frekuentojnë xhamitë janë shtuar edhe më tepër.

اdonjëri që dëshiron të marrë pjesë në faljen e namazit në xhami, duhet të regjistrohet me kartën e tij të identitetit. “Janë të obliguar të regjistrohen,” shton ai. “Nuk u lejohet të mblidhen e të flasin (pas namazit).”/fri/
 

Quku

Marakli Krapit
Pe: Lajme nga Bota Islame

Zgjerimi i Haremit pike me rendesi te madhe ne historine islame

Mekë, 21 Gusht: Ministri i Drejtësisë Muhammed Al Eisa përshkroi projektin 80 Miliard rialësh për zgjerimin e Xhamisë së madhe si një pike e rëndësishme në historinë e dy xhamive të shenjta. Kjo për shkak të shenjtërise dhe lavdisë se vendit i cili bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të lartë të shërbëtorëve të Islamit dhe muslimanëve. Këta shërbëtorë të cilët nuk kursyen asnjë përpjekje në përmbushjen e premtimit të tyre tek Allahu dhe pa dyshim do ti marrin bekimet e Tij gjithnjë e më shumë .” deklaroi Ministri.

Kujdestari i dy xhamive të shenjta Mbreti Abdullah vuri gurthemelin për zgjerimin historik i cili mbulon 400.000 metra katror në veriperëndim dhe verlindje të xhamisë dhe do të rrise kapacitetin e saj të plotë në më shumë se 2.5 milion besimtarë.

Projekti i zgjerimit është i dizajnuar për të bërë haxhin dhe umren më të rehatshëm dhe më të sigurtë në pamjen e një zgjerimi fenomenal të haxhilerëve gjatë viteve të fundit, shtoi Al Eissa.

Kjo iniciativë e rëndësishme islame për të siguruar hapësirën për rritjen e numrit të besimtarëve sidomos zgjerimi i Massës ( vendi mes Safas dhe Mervës) do të largoj vështirësitë me të cilat përballen haxhilerët dhe për ti mundësuar atyre kryerjen e riteve në një atmosferë të relaksuar dhe shpirtërore. Shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i GCC-së Abdulatif Al Zajani përgëzoi Mbretin Abdullah për zgjerimin e ri te Haremit i cili do të përmisoj objektivat për mysafirët e Allahut. Ai tha se projekti do të përmbush kërkesat e rritjës së numrit të haxhilerëve.

Ministri i financave Ibrahim Al Assaf njoftoi se projekti i ri i zgjerimit do të kushtoj 80 Miliard rialë ( 14 miliard e 800 milion euro) në të cilën janë përfshirë paratë e nevojshme për të paguar kompensimin për pronarët e pasurive të paluajtshme të ndara për projektin.

Shejh Saleh Al Husein kreu i kryesisë së dy xhamive të shenjta vlerësoi lartë ekspertët e universitetit saudit për përgatitjen më të mire dhe dizajnin në përputhje me standardet ekologjike dhe duke inkorporuar standardet e larta të sigurisë. Ashtu siç mbreti Abdullah dëshiroi e tërë bota islame do të jetë krenare me zgjerimin e projektit te ri.” Tha Shejh Al Husein.

Një dokumentar i shfaqur gjatë ceremonies së hapjës tregoi se porta kryesore e zgjerimit do ta marrë emrin e mbretit Abdullah dhe do të ketë dy minare duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11. Sipas burimeve të informuara, hapësira e përgjithshme e Xhamisë së madhe ekzistuese është 356.000 metra katror duke akomoduar 770.000 besimtarë derisa zgjerimi i ri do të përfshijë një hapësirë 456.000 metra katror ku do të akomodoj 1.2 milion besimtarë.

Projekti i ri do të përbehet nga tre pjesë: Konstrukti i ndërtese së re, zgjerimi dhe zhvillimi i oborrit përreth xhamisë duke përfshirë zonat e këmbësorëve, tunelet dhe tualetet dhe zhvillimin e objekteve të shërbimit të klimatizimit, elektrikes dhe ujit të pijshëm.

Një numer i hoteleve të reja do vendosen në fund të oborrit. Rrugë të gjëra do të ndërtohen në mes të ndertesave për besimtarët për të arritur në xhami. Projekti mbulon gjithashtu zhvillimin e zonës Hindi Xhebel.

Rruga Abdullah Bin Zubejri do të rregullohet dhe do të jetë arteria kryesore që lidh rrugën Haxhun dhe rrugën e parë dhe të dytë unazore. Nje tunel 1200 metërsh nga fundi I zgjerimit duke kaluar nëpër hindi xhebel ndërsa një tunel 1100 metërsh do të ndërtohet nën malin madafie. Ndërsa xhebel al kabba do të ndërtohet nj ëtunel 700 metërsh për raste emergjente dhe do te ndërlidhet me dy tunelet tjera

Gjatë Xhumasë, mbreti Abdullah poashtu inaguroi oren e kulles së Mekës e cila konsiderohet të jetë më e larta në botë, koncepti i kohës mekase e ngjashme me kohën e Greenwich

ISLAMI, feja e Vërtetë!
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Tema: Parlamenti grek miraton ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë

Parlamenti grek miratoi dje me 198 vota pro dhe 16 kundër projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë.

Ky vendim ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve mysliman, të cilët deri tani nuk kanë pasur vend për kryerjen e riteve fetare.

Siç parashikohet në projektligj xhamia do të ndërtohet në zonën Eleonas afër qëndrës së Athinës dhe ndërtimi i saj do të kushtojë rreth 15 milion euro, të financuara nga shteti grek, dhe do të ketë kapacitet për 350 persona.

Kundër ndërtimit të xhamisë u pozicionua partia LAOS e cila kërkoi votim të hapur të këtij projektligji.

Jorgos Karaxhaferis e krahasoi ndërtimin e një xhamie si një “fabrikë krijimi terroristësh”. Duke iu drejtuar ministrit të Mjedisit z. Karaxhaferis tha: “Po luani me zjarrin dhe shkatëroni Greqinë. Nëse nuk mund të bëni diçka atëhere le të shkojmë në zgjedhje tani në mënyrë që të shpëtoni veten”.

Nga: ForumiVizitor - Portali
 
Top