• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga Bota Islame

Dreamer

Anëtar i ri
Vendndodhja
Nënforumi i qejve
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kardinali çek fajëson Evropianet për rritjen e Islamit
\




Londer: Evropianet po lejojnë qe Islami ta pushtoj kontinentin thotë kardinali romano katolik, Peshkopi i qytetit te Pragës Miloslav Vlk tha se muslimanet janë vendosur bukur mire për ta mbushur boshllëkun e krijuar derisa Evropianet sistematikisht po e zbrazin nga jeta e tyre brendinë krishterimit. "

"Evropa do ta paguaj shtrenjte për lejimin e themelit fetar", tha ai. Ky ishte shansi i fundit qe te behet diçka, dhe ky rast nuk do te qëndroj me dekada shtoi ai. Muslimanet kanë shume arsye për te udhëhequr këtu. Ata kanë një shkas fetar për te sjellë vlerat fetare ne besimin ne Zot ne një ambient pagan evropian në mënyrën e jetës ateiste.

"Përderisa krishterët nuk zgjohen jeta do te islamizohet dhe krishterimi nuk do të ketë fuqi të ngulit karakterin e saj në jetën e njerëzve të mos themi të shoqërisë"

Kardinali 77 vjeçar bëri këto komente në intervistën e tij e cila shënon pensionimin e tij pas 19 vite të shërbesës si lider i kishës çeke. Ai nuk fajësoi muslimanët për krizën që ka kapluar Evropën, ai tha se kjo është si shkas se evropianët e kanë sjellë vet duke ndryshuar kulturën e tyre krishtere në një sekularizëm agresiv i cili ka kapluar ateizmin.

Evropa i ka mohuar rrënjët krishtere nga të cilat u ngritën dhe nga cila do ta forconte rezistencën ndaj rrezikut të pushtimit nga muslimanet, e cila është duke ndodhur gradualisht.

"Në fund t ë mesjetës dhe në vitet e para të modernizimit Islami kishte dështuar të pushtonte Evropën me armë. T ë krishterët i fituan sot kur lufta po bëhet me armë shpirtërore ku Evropës i mungon kjo derisa muslimanet janë të armatosur bukur mirë rënia e Evropës po shtrembërohet. Ai thirri krishterët t'u përgjigjën kësaj duke jetuar një jet ë krishtere duke i kushtuar më shumë vëmendje. Vitin e kaluar patriarku i Lisbonës, Kardinali Hose polikarpo u tërhoqi vërejtjen grave kundër martesës me musliman.

Kardinali italian Gjakomë Biffi po ashtu nxiti qeverinë në Romë qe t'i jep prioritet emigranteve katolik ndaj atyre musliman në mënyrë që të mbroj identitetin krishterë të shtetit.

Vatikani kundërshtoi kërkesën e Turqisë muslimane që t'i bashkohet Bashkimit Evropian në një mënyrë ngase nuk ndanë trashëgiminë krishtere. // kavkazcenter
Perëndimi i kanë dhënë shkelmë krishterimit dhe nuk besoj se do të këndellet ndonjëherë nga kjo. Kur perëndimi e ka braktisur krishterimin ka arritur në këtë shkallë ku është sot. Kisha e ka humbur çdo betejë ndaj fuqive sekulariste. Krishterimit sot i ka mbetur shumë pak, të mos them kurrfarë hapësire për ta luajtur ndonjë rol në jetën shoqërore e politike në shtetet sekulare. Me sekularizmin është zhvilluar ana materiale e jetës së njeriut por është anashkaluar ajo që është edhe më e rëndësishme, ana shpirtërore e tyre, etika, morali, familja ka përjetuar rënie drastike etj...
Për këtë frikohet kardinali, se islami do ta mbush atë boshllëk që ka lënë pas vetit sekularizmi. Përqafimi i Islamit nga perëndimi është i pashmangshëm, është veç çështje kohe kur do të ndodh kjo. Këtë përqafim nuk do ta mund ta ndalin as thirrjet raciste të Kardinalit Hose e as ato të Gjakomo Biffit, kjo vetëm që mund t’u kthehet bumerang.

P.S. Nuk di nëse lejohen komentet për shkak të natyrës së temës, nëse jo le të fshihet ky postim, ndërsa do të hapim një temë për perëndimin dhe sekularizmin...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kur'ani më i madh në botë


Kaligrafi libanez, Shejh Hasan Al Zajat filloi me përgatitjen e Kur'anit më të madh në botë.



Në Liban përgatitet Kur'ani më i madh në botë. Kaligrafi libanez, Shejh Hasan Al Zajat filloi me përgatitjen e Kur'anit më të madh në botë. Al Zajat faqet e Kur'anit i shkruan me dorë një nga një.

Qëllimi i libanezit Al Zajat është hyrja në librin e rekordeve të Guinesit.

Kur'ani, të cilin Al Zajat e shkruan duke bërë një punë të gjatë dhe të mundimshme, është 1 metër i gjatë e 70 cm i gjerë dhe peshon afërsisht 126 kg. Ndërkaq për të shkruar një faqe të Kur'anit Al Zajatit i nevojiten afërsisht 6 orë./TRT/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Koha e synetive masive në Malajzi

Beogradi së shpejti me qendër kulturore Islame


Turqia dhe Serbia janë pajtuar për “hapjen e një qendre Islame” në Beograd, tha zëdhënësi i ministrit të jashtëm turk.


Burak Ozugergin, zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se kjo marrëveshje u arrit gjatë vizitës që po ia bën ministri i jashtëm turk Beogradit.

Davotollu u takua me Presidentin e Serbisë Boris Tadiq po ashtu ku u diskutuan disa projekte të ndryshme në mes këtyre dy vendeve, përfshirë aty projektin për autostradë në Serbi, punime infrastrukturale në Sanxhak dhe për mundësi bashkëpunimi në mes kompanisë ajrore turke dhe asaj Serbe./worldbulletin/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Koha e synetive masive në Malajzi

Gaza ndihmon Haitin


Palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës nën shtetrrethimin e plotë izraelit, janë në gjendje të dhurojnë atë pak që kanë për të goditurit nga tërmeti në Haiti.

Arsyeja e shkatërrimit mund të jetë e ndryshme, por Gazanët thonë se e kuptojnë dhembjen e popullit të Haitit.

Gaza ende vazhdon të jetë në shtetrrethim të plotë izraelit pasi ata kontrollojnë hyrje daljet e Gazës nga ajri, deti dhe toka.

Ende ka rrënoja në qytetin e Gazës që të kujtojnë skenat në Haiti. Këto janë shkaktuar jo nga një fatkeqësi natyrore por nga bombat dhe predhat vdekjeprurëse izraelite të para një viti.

Të afërm të të burgosurve palestinez morren pjesë në këtë tubim, shumë prej të cilëve ofronin të holla dhe gjëra materiale të ndryshme.

Kryetari i Komitetit për Përfundimin e Shtetrrethimit Xhemal Ek Hudary tha “Njerëzit mund të çuditen nga mundësitë tona për të ngritur fonde nga populli ynë; ne ju themi atyre se kjo është një fushatë humanitare dhe se njerëzit tonë e duan jetën dhe paqen...”

“Jemi këtu duke mbështetur viktimat e Haitit...ne ndjejmë për ta më së shumti pasi ne jemi ballafaquar me tërmetin tonë gjatë ofensivës Izraelite në Gaza.”/worldbulletin/





 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Koha e synetive masive në Malajzi

Francë: Rekomandohet ndalimi i pjesërishëm i ferexhes


Një Komitet parlamentar francez ka rekomanduar ndalesën e pjesërishme të ferexheve në Francë.

Në raportin e publikuar sot të këtij komiteti, thuhet se femrave myslimane duhet tu ndalohet përdorimi i ferexhes në të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shkollat, spitalet dhe transportin publik, meqë, siç theksohet, ferexheja është “në kundërshtim me vlerat e Republikës” dhe se kjo është “e papranueshme”.

Megjithatë, Komiteti nuk ka bërë thirrje për legjislaturë, e cila e ndalon ferexhen në rrugë dhe në hapësirat private.

Pas këtij raporti do të zhvillohet debati në Parlament lidhur me këtë çështje.

Kjo çështje ka ndarë partitë politike, pasi disa kanë tërhequr vërejtjen kundër masave, që mund t’i dëmtojnë myslimanët.

Në Francë jetojnë më se pesë milionë myslimanë. Kjo e bënë këtë vend me popullatën më të madhe myslimane në Evropë. /mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

NATO vret një Imam Afgan


Kjo vrasje nxiti protesta jashtë Kampit Feniks, që është një ndër më të mëdhenjtë në Kabul.



Trupat e NATO-së vranë një Imam Afgan gjersa ai po udhëtonte me veturën e tij në Kabul, thonë zyrtarë dhe dëshmitarë të rastit.

Muhamed Junus, 36 vjeçar, imam i një xhamie u vra duke vozitur gjersa po dilte në një rrugë kryesore nga një rrugicë. Në veturë gjendej po ashtu djali i tij i vogël.

Ai u qëllua nga ushtarët e NATO-së me katër plumba dhe vdiq rrugës për në spital.

Kjo vrasje nxiti protesta jashtë Kampit Feniks të Kabulit.

Në një deklaratë trupat e NATO-së konfirmuan se është vrarë një civil duke mos dhënë detaje shtesë për rastin apo për përkatësinë e trupave të NATO-së të cilat kishin shtënë në të, dhe thanë se hetimet po vazhdonin.

Më shumë se 110.000 ushtarë të huaj kanë pushtuar Afganistanin për vite të tëra.

Imami Muhamed Junus la pas vete një familje të gjerë përfshirë aty dhjetë fëmijë.//mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Vandalizohët një xhami në SHBA




Persona të panjohur vandalizuan të mërkurën një xhami në Nëshvill të SHBA-ve.

Disa kryqa dhe një mesazh urrejtjeje ishin shkruar në muret e qendrës rinore të xhamisë, ku thuhej se Islami po i shkatërron SHBA-të.

Forcat policore thonë se hetimet po behën në vendin e ngjarjes duke dyshuar për sulmin si urrejtje ndaj muslimanëve.

Ky është sulmi i parë që ka pësuar kjo xhami, por nuk është i pari i këtij lloji në këtë rajon. Një xhamie në Kolumbia, afër 30km larg Nëshvillit, iu kishte vënë zjarri në vitin 2008 nga një person i cili po vuan dënimin 14 vjet në burg për këtë rast./foxnews/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Es Selamu Alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Ju njoftojm se me daten 23.02.2010 ne Hotel Grand-Prishtine nga ora 18:00 do te mbahet Tribuna me titull :

"ISLAMI SI SISTEM JETE DHE MIRSITE E TIJ"

Ligjerues do te jen : Dr. Ali ILJAZI dhe Mr Ekrem AVDIU

Verejtje:
Vellezer njoftoni te gjithe ata qe mendoni se kane nevoje


Mr. Ekrem AVDIU: Të drejtat e njeriut dhe Islami
Dr. Ali ILJAZI : Mrekullitë shkencore të Kuranit


Organizator:
Poliklinika MEKA​
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Varshava së shpejti me një xhami të madhe



Një qendër Islame, përfshirë aty një xhami pritët të ndërtohet në Varshavë, raportojnë mediat polake.

Qendra e Kulturës Islame, e financuar gati tërësisht nga investitorë Saudian, do të vendosët në pjesën perëndimorë të qytetit, thuhet në lajmet e Radios Polake.

Xhamia do të ketë një minaret të lartë 18m në ndërtesën e lartë tre katë.

Përveç dhomës së namazit, qendra do të ketë bibliotekën me dhomën për media, galerinë e arteve, restorantin, një kafe dhe një shitore.

Në Poloni jetojnë 35-40.000 Musliman në mesin e tyre Polak, Tatar, Arab, Turq, Palestinez dhe të tjerë. Rreth 35% të tyre jetojnë në Varshavë./worldbulletin/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Mediat Zvicërrane publikojnë ligjëratën për jetën e Pejgamberit s.a.v.s


Si asnjëherë ma parë, mediat zvicerane i japin hapësire shënimit të ditëlindjes së Muhamedit s.a.v.s. nga ana e muslimanëve në Zvicër.

Krahas publikimit të lajmit nga Tv Cyrih dhe gazeta ditore e Wtzikonit në kantonin e Cyrihut, gazeta Zürcher Oberlنnder e cila botohet në kantonin e Cyrihut i ka kushtuar hapësirë edhe ligjëratës së mbajtur nga Mr. Bashkim Aliu në Qendrën Islame të Wetzikonit me temën: “Muhamedi s.a.v.s. pejgamber i dërguar mëshirë për botërat-rahmetun lil alemin“.

Njohësit e rrethanave në Zvicër komentojnë se ky interesim është rezultat i referendumit për minaret dhe deklaratave të Gadafit për xhihad kundër Zvicrës. Nga ana tjetër, ata po ashtu theksojnë se kjo është edhe rezultat i aktivizimit të muslimanëve në drejtim të thirrjes së zviceranëve që për së afërmi të njihen me fene islame dhe për atë se çka ndodh në xhami dhe në manifestimet e tyre.

Sa për ilustrim, në shënimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s. në Qendrën islame të Wetzikonit morrën pjesë edhe gazetarë zviceran. Gazetari i gazetës Zürcher Oberlنnder i cili prezentoi në këtë organizim, plot emocione hyri edhe në xhami dhe e ndjeki faljen e namazit të iqindisë. Nga fascinimi me formën e adhurimit të muslimanëve, edhe ai i bëri të njejtat lëvizje si që i bëjnë muslimanët në namaz. Po ashtu, gazetari në fjalë u shpreh se pas dëgjimit të ligjëratës së Bashkim Aliut, ka ndryshuar shumë në botëkuptimet e tij për atë se kush ka qenë Muhamedi s.a.v.s. dhe çfarë feje është Islami. //mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Rriten difektet në lindje pas luftës në Faluxha

Një investigim i BBC-së në Irak ka zbuluar se ka patur një numër në rritje të difekteve tek fëmijët e lindur në qytetin Faluxha, gjashtë vjet pas betejave të ashpra ku forcat amerikane shtypën dy kryengritje.

Një mjek vendas i tha BBC-së se kishte raste të reja përditë.

"Unë jam mjek dhe më duhet të përdor një gjuhë shkencore."

"Unë nuk kam ndonjë provë dhe nuk kam asgjë të dokumentuar. Por mund t'ju them se vit pas viti ato po rriten."

Vendasit fajësojnë armët e përdorura nga amerikanët gjatë luftimeve.

Zyrtarët në Faluxha kanë paralajmëruar gratë që të shmangin lindjen e fëmijëve.

Kryeredaktori i BBC-së për çështje botërore thotë se copëza të ndërtesave të dëmtuara gjatë luftimeve ishin hedhur në një lum në qytet që banorët e Faluxhas e përdorin për të pirë.

Një mjek ushtarak amerikan i tha BBC-së se nuk ishte në dijeni të ndonjë njoftimi që të tregonte një rritje të difekteve në lindje.

Ai tha se nuk kishte studime që të tregonin probleme mjedisore që rezultojnë në çështje specifike shëndetit./bbc/
 

iLirjam

Banned
Mosha
37
Vendndodhja
Gjithmon
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Lajme nga bota islame,,

dje degjova ne top chenell,,,qe ishte mbyllur nje xhami ne kosove,,,dhe imami i saj ishte percjell jasht territorit te kosoves,,

degjova te flitej per nje radikalizim te mundeshem te fes myslimane ne kosov,,dhe qe per kte tentativat nuk kishin munguar gjat viteve te fundit,,

flitej qe do te merreshin masa me te rrepta ndaj xhamive ne kosov,,pasi vitet e fundit shikohet nje tentativ propagandistike,,,per tu ber femijeve kosovar lavazh truri,,

xhamia e mbyllur ishte vetem hapi i par ne mynyr direkte kunder ktyre fenomeneve,,por pa dyshim qe do te percjellet me masa te tjera me te rrepta.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Duka: Nuk jam ekstremist, më larguan për xhelozi

Dëbohet nga Kosova, reagon Imami: Aktiviteti im humanitar

Një ditë pas dëbimit në Shqipëri i vetëshpalluri imami i fshatit Marinë në Skënderaj mohon të ketë kryer aktivitete të paligjshme gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në një prononcim për median nga qyteti i Elbasanit, ku jeton bashkë me familjen e tij Xhemal Duka deklaroi se i gjithë aktiviteti i xhamisë së tij ka qenë humanitar për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së banorëve të këtij fshati. Ai eshte i vellai i myftiut te Elbasanit, Agim Duka.

“Aktiviteti im ka qenë humatinar në fshatin Marinë të Komunës Skënderaj. Kemi sponsorizuar për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë, në ndërtimin e shkollës si dhe cdo muaj sponsorizonim 400 jetima duke i dhënë shumën 20 euro në muaj.”

Duka pranon se nuk kishte leje për të qenë zyrtarisht imam në Kosovë, por tregon se aktiviteti i tij ka qenë humanitar dhe fondet ai i siguronte nga një shoqatë me bazë në Angli, vërtetësia e të cilës mund të vërtetohej. Po kështu cdo veprim financiar që bënte ai si imam dhe xhamia e tij ishte i verifikueshëm.

Duka tregon se akuzat ndaj tij kishin nisur gati një vit më parë dhe akuzon myftiun e komunës Skënderaj Nexhmudin Maksudin si “përgjegjës” për sulmin pasi kerkonte te vendoste imamin e vet.

“Më akuzuan në fillim jo si grek, jo si i lidhur me alkaedën, jo për veprimtari të dyshimtë, jo për cështje nderi, më pas po qarkullon shumë para. Aktiviteti im ka qenë humanitar. Ndërtuam xhaminë në fshatin Marinë, kanalizimi i fshatit, rrugët e fshatit,ambulanca, shkolla e fshatit...” - deklaron Xhemal Duka.

Nëpërmjet një deklarate Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, informonte se Dukës i është ndërprerë qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës, pasi ai ka shkelur legjislacionin në fuqi, si dhe në disa raste ka cenuar rendin publik dhe kushtetues të Kosovës.

Autoritetet e mbyllën xhaminë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të xhamisë për veprimtari jofetare. Xhamia që drejtohej nga Xhemal Duka, shfrytëzohej edhe për veprimtaritë e shoqatës “Rahma – Mercy” me seli në Britani të Madhe, “Rahma/Mercy”. Mbyllja e saj pasoi një peticion me mijëra nënshkrime të qytetarëve që ishin mbledhur nga një organizatë joqeveritare. Në peticion thuhej se “ushtrimi i paligjshëm i funksionit të imamit nga Duka, keqpërdorimi i xhamisë për veprimtari jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, vizitat e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, keqpërdorimi i gjendjes së të varfërve dhe fëmijëve bonjakë dhe në veçanti i gjendjes së femrave të mitura, janë arsyet për kërkesën që të mbyllej ajo faltore”.

Xhamia në Marinë ishte e vetmja në Kosovë që nuk ishte nën juridiksionin e Bashkësisë Islame./balkanweb/



Duka: Nuk jam ekstremist, më larguan për xhelozi

Pas dëbimit nga Kosova, imami i vetëshpallur i fshatit Morinë, Xhemal Duka thotë se akuzat për ektremizëm të ngritura nga autoritetet kosovare, nuk janë arsyet e vërteta që sollën largimin e tij. Ai e vlerëson si korrekt qendrimin e policisë kosovare, duke theksuar se motivet për këtë dëbim nuk kanë qenë transparente. Duka shprehet se do të vijojë, veprimtarinë e tij humanitare në qarkun e Elbasanit, si kontribut për bashkësinë islame të kësaj zone./tv klan/
 

gafi

Anëtar i Nderuar
Mosha
41
Vendndodhja
ne shtepi
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Deklaratë e Bashkësisë Islame të Kosovës

Me rastin e publikimit të fjalimit të don Anton Kçirës në Detroit (SHBA), Kryesia e BI-së te Republikës së Kosovës bënë këtë:
DEKLARATث

Ditëve të fundit në mjetet e informim publik, si në ato ekektornike ashtu edhe në ato të shkuara, është publikuar një fjalim i don Anton Kçirës - prift katolik në kishin e Detroidit të SHBA-ve, në të cilin ai para tri vjetëve ( Maj, 2007) duke folur në një tubim publik-simpozium shkencor përdor fjalor ofendues, të ashpër, të vrazhdët, degradues e skandaloz në adresë të shqiptarëve të besimit islam.

Pavarësisht rrethanave në të cilat z. Kçira ka folur, një fjalor i tillë i tij, si në raport me ne shqiptarët ashtu edhe në raport me viktimat e Srebrenicës, janë të pa pranueshme, jo të moralshme, jo humane dhe aspak njerëzore, dhe, si të tilla nuk përkojnë as me misionin e udhëheqësit fetar, e as me mësimet e asnjë feje, e në rastin në fjalë të fesë katolike të cilës ai i takon.

Deklarimet e priftit Kçira kanë zgjuar reagim, pezëm e indinjatë në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë e më gjerë, ngase njerëzit janë ndier teper të fyer, për më tepër kur nga një udhëheq i fesë, madje bashkëkombës i tyre dëgjojnë fjalë aq ofenduese. Megjithatë, ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët që fjalimin e z. Kçirës ta konsiderojnë si një rast të izoluar, një skandal të tij personal, të cilin duhet tejkaluar me maturi, arsye e qetësi.

Me këtë rast, ju bëjmë thirrje të gjithëve, që këtë rast mos ta keqpërdorin për qëllime të nxitjes së urrejtës e mos durimit ndërfetar brenda kombit tonë. Apelojmë të të gjithë që rastin duhet parë ashtu siç është, dhe duhet tejkaluar me dinjitet e mençuri, ngase urrejtja e mosdurimi nuk na duhen ne si shoqëri. Fundja, rastin në fjalë e lëmë në ndërgjegje të tij.

Ne si popull jemi të njohur për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar, andaj as ky rast nuk do të ndikoj në raportet tona që kemi me bashkësinë katolike në përgjithësi e me Ipeshkëvinë e Kosovës në veçanti.

Mësimet fetare kanë për bazë librat hyjnor, interpretimin e tyre e bëjnë teologët të cilët për mision parësorë kanë shtirjen e këtyre mësimeve tek masa e gjerë-besimtarët. Ne si popull pavarësisht përkatësisë fetare, kemi nda të njëjtin fat si në ditë të liga ashtu edhe në ditë të mira.

Andaj, neve si popull:

- feja duhet të na bashkoj e jo të na ndaj;

- feja duhet të na ofroj e jo të na largoj;

- feja duhet të na bëjë më të dashur, e jo të na bëjë që ta urrejmë njëri – tjetrin;

- feja duhet të na fisnikëroj e jo të na hasmëroj.

Nuk janë të panjohura për ne tentativat që të na përçajnë në baza fetare, të parët tanë ditën me mençuri që të mos bien në kurthin që na përgatiten të tjerët, prandaj edhe ne duhet të ndjekim rrugën e tyre.

Me këtë rast theksojmë që çdo predikues fetar, kur vendos të flas duhet të jetë i vetedijshem se çka flet e çka predikon, të jetë i përgjegjshëm për fjalën e thënë në publik, në asnjë mënyrë të mos luaj me ndjenjat e besimtarëve dhe të bazohet në mësimet e pastra hyjnore e jo mbi teoritë që mbjellin urrejtje, ndasi e përçarje.

Duke e lutur Allahun , urojmë dhe shpresojnë që raste të këtilla mos të na përsëriten më!



Myftiu i Kosovës,

Mr. Naim Tërnava
 
Last edited:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Londër: Hapen dyert e xhamisë për fqinjët jo muslimanë



Banorët lokal në Crayford të Londrës patën mundësinë për të mësuar më shumë rreth muslimanëve dhe fesë së tyre, pasi aktivistët e xhamisë ftuan fqinjët e tyre jo muslimanë për ta vizituar xhaminë gjatë ditës së sotme.

Më shumë se 500 njerëz patën mundësinë për të parë se çfarë ndodhë përbrenda xhamisë dhe si i kryejnë lutjet e tyre ditore muslimanët.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata e Muslimanëve të Kentit me qellim largimin e keqkuptimeve në lidhje me xhamitë dhe muslimanët dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve në mes bashkësive.

Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i bashkisë së Bexley-it, anëtarë të kishës, përfaqësues të policisë si dhe zyrtarë tjerë të komuniteteve që banojnë në këtë pjesë të Londrës./thisislocallondon.co.uk/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Stokholmi me xhami të re

Në Tensti, periferi të Stokholmit, do të ndërtohet xhamia më e madhe në Stokholm. Në këtë vend, planifikohet ndërtimi i objektit të stilit andaluzian në 11.000 metra katrorë.

"Ka shumë musliman në veri të Stokholmit, të cilët ende i shfrytëzojnë bodrumet në vend të xhamive. Për këtë, ne dëshirojmë t'ju ndërtojmë një xhami me kapacitete të mëdha, ku do të mund të falen 3.000 besimtarë", tha Abdel Karim Imam Laallam nga unioni 'Xhamia e madhe e Stokholmit', e cila e ka ble truallin qysh në vitin 1990.

Planet ekzistojnë që një kohë të gjatë, por mundësitë financiare janë realizuar tek sot – duke iu falënderuar parave nga nafta. Me fjalë të tjera, princi Abdulaziz bin Fahd, djali i ish mbretit saudit Fahd, i bart të gjitha shpenzimet, të cilat vlerësohen të jenë 35-40 milion euro.

"Princ Abdulaziz dëshiron të bëj diçka për nder të babait të tij të ndjerë", tha Abdel Karim Laalam.

Në prill, qyteti Stokholm do të vendos a do të lejon ndërtimin e xhamisë./islamgjakova/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Komuna e Kopenhagës lejon ndërtimin e xhamisë së parë me minare



Këshilli komunal i Kopenhagës ka aprovuar kërkesën e muslimanëve të këtij qyteti për ndërtimin e xhamisë së parë. Mësohet se xhamia do të ndërtohet me minare.

Mehdi Khademi në një intervistë për IRNA tha se komuna e Kopenhagut pas 40 vjetëve të kërkesës së muslimanëve, dje dha lejen për ndërtimin e parë të xhamisë me minare në këtë qytet.

Ai shtoi se muslimanët e Danimarkës e kanë pritur më gëzim lajmin për ndërtimin e kësaj xhamie. U bë e ditur se 32 anëtarë të këshillit komunal kanë votuar pro, 2 kundër dhe 5 kanë abstenuar. //mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi KBI në Gjakovë​




Kryetari i KBI-se të Gjakovës, Fatmir ef.Iljazi priti për vizitë Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergjin me bashkëpunëtorët e tij.

Më 15.04.2010 (ditën e enjte) në ora 12:30 arriti për një vizite zyrtare në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dodë Gjergji me bashkëpunëtorë.

Mysafirët u pritën nga kryetari i KBI të Gjakovës Fatmir ef.Iljazi, i cili ndër tjera tha: “Këshilli i Bashkësië Islame në Gjakovë është shumë i interesuar që të bashkëpunoj me të gjitha bashkësitë tjera fetare, e them me plotë krenari, që toleranca ndërfetare tek ne si komb është e hershme dhe ne si popull njihemi për kultivimin e shkëlqyeshëm të mirëkuptimin ndërfetar. ثshtë fatbardhësi që historia tek ne nuk njeh ndonjë konflikt ndërfetar”

Ipeshkvi i Kosovës u shpreh i kënaqur për vizitën e tij dhe njëherit falënderoi për mikpritjen të cilën u është bërë.

"ثshtë një rast i mirë për të falënderuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës për këtë pritje të ngrohët vëllazërore dhe miqësore. Kemi kënaqësinë që t’ia shprehim njëri-tjetrit gatishmërinë për bashkëpunim, por edhe vullnetin tonë që si bashkësi fetare të ruajmë tolerancën vëllazërore e ndërfetare dhe të japin kontribut që të jemi bartës të paqes dhe bashkëjetesës së ndershme dhe të rehatshme mes njerëzve”, tha Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji


Më pas mysafirët kanë vazhduar vizitën në xhaminë e Hadumit, ku u njohën nga kryetari i KBI-së për të dhënat historike dhe vlerat kulturo fetare të këtij objekti me të cilin identifikohet qyteti i Gjakovës.



Përgatiti: Esat ef.Rexha
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Gjermani: Imigrantja bëhet ministre

Në Gjermani po merr për të parën herë postin e ministres një grua myslimane nga një familje imigrantësh.

Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Christian Wulff emëroi avokaten me prejardhje turke, Aygul Ozkan si ministre landi për çështje sociale dhe integrim.

38-vjeçja e quajti postin e saj të ri sfidë. “Jam e ndërgjegjshme që luaj një rol shembulli”, tha Ozkan. //mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Debat shkencor në mes Prof.Dr.Ekmeleddin Ihsanoglut dhe Ursula Plassnik

”Duke ndarë vlerat, luftojmë jotolerancën”.

Vjenë - Në kohën moderne jemi dëshmitarë të shumë keqkuptimeve ndaj Islamit dhe pasuesëve të tij nga ana e atyre që kanë pak informacion rreth kësaj feje, sidomos nga bota krishtere, e veqanërisht ajo perëndimore. Për pasojë disa herë ka ardhur puna edhe deri te tensionimi i raporteve ndërfetare. Organizma të rëndësishëm dhe personalitete të shquara nga të dy anët e kanë parë shumë të nevojshme që të shtohet dialogu ndërmjet tyre, me qëllim që duke kuptuar më mirë këndvështrimet e njëri-tjetrit dhe duke mësuar për vlerat e përbashkëta të shtohet toleranca dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë. Një takim i kësaj natyre së voni është mbajtur në Austri.

Nën organizimin e Asociacionit për Politikë të Jashtme të Kombeve të Bashkuara me seli në Austri, Akademisë Diplomatike të Vjenës (Shkolla e studimeve ndërkombëtare në Vjenë) dhe Organizatës së Konferencës Islamike, pasditen e ditës së Mërkurë me 05.05.2010 në ambientin e sallës festive të Akademisë Diplomaike të Vjenës në një panel debati ishte i ftuar special i nderuari Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsanoglu - Sekretar Gjeneral i Organizatës së Konferncës Islamike, i cili para të pranishmëve që ishin nga figurat publike në Austri, duke filluar nga zyrtarë të Kombeve të Bashkuara me seli në Austri e deri te profesorë universitetesh mbajti fjalimin me titull ”Duke ndarë vlerat, luftojmë jotolerancën”.

Tubimin e hapi Drejtori i Akademisë Diplomatike në Vjenë, Z. HANS WINKLER. Z. Winkler përveç se i përshëndeti të pranishimt, ai shpalosi gjithashtu shkurtimisht biografinë e Prof. Dr. Ekmeleddin Ihsanoglut duke përmendur disa nga veprat madhore të tij.

Pas fjalimit të Z. Winkler dhe pas kumtesës së Prof. Dr. Ihsanoglut pasoi debati shkencor në mes të Prof. Ihsanoglut dhe Ursula Plassnik - Ish Ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë, Anëtare e Parlamentit si dhe e Bordit për Politikë të Jashtme dhe Asociacionit të Kombeve të Bashkuara me seli në Austri.

Pika qendrore e këtij debati ishte se si të arrihet që në mes botës së krishterë dhe asaj Islame të jehojë një tolerancë e mirëfilltë. Prof. Ihsanoglu përmendi se në mes nesh vazhdimisht ka pasur dhe vazhdon të ketë takime për këtë qëllim, por megjithatë ne asnjëhërë nuk jemi dëshmitarë të rezultateve pozitive nga këto takime. Si shembull konkret me këtë rast theksoi vendimin e Zvicrës në lidhje me ndalimin e ndërtimit të minareve të xhamive, kurse në anën tjetër ai ftoi të pranishmit t’i kthehen historisë dhe të shikojnë se si muslimanët kudo që kanë sunduar nuk kanë dëmtuar qoftë edhe një tullë të ndonjë kishe. Përkundrazi, me ligj është njohur dhe mbrojtur e drejta e praktikimit të pasuesëve të dy feve tjera qiellore, asaj krishtere dhe jehude, në territoret ku kanë sunduar muslimanët. Ekzistimi i kishave sot në vendet Islame është argument i fortë i kësaj tolerance shembullore të muslmanëve ndaj të krishterëve.

Debati u përmbyll me qëndrimin e Prof.Ihsanoglut se sot më tepër se kurrë kemi nevojë për dialog, për një dialog të mirëfilltë ashtu siq shekuj më parë ka bërë bota e krishterë me atë jehude. Nuk ka arësye që e njëjta gjë të mos bëhet sot edhe me atë Islame, rezultatet e së cilës do ti gëzonim të gjithë së bashku, pasi që ne ndajmë shumë vlera të përbashkëta.



ILIRE HALIMI

Universiteti i Vjenës, Instituti i Pedagogjise se fese Islame
 
Top