• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga Bota Islame

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Gold Ag pas fesë

Reperi Gold Ag tash e disa muaj i është përkushtuar fesë islame. Ai tregoi se një pjesë të madhe të kohës tani po e kalon në xhami.





"Deshi Zot, dhe pak para muajit të ramazanit më drejtoi në rrugën e tij të drejtë. Për çdo gjë që kam arritur deri tash i falënderohem vetëm Allahut dhe mbështetjes se papërshkruar nga nena ime, të cilën e dua shumë. Namazi na është bërë obligim dhe kur falem ndihem më i lumturi në botë. Shpresoj që edhe shumica e kolegeve të mi të drejtohen në këtë rrugë", tha Gold Ag ...



gazetaexpress
 

Nur

Antar Aktiv
Afrohet Bajrami i Kurbanit, ka edhe të tillë që këtë bajram do ta presin në mënyrë të

Afrohet Bajrami i Kurbanit, por në vendet e ndryshme të botës ka edhe të tillë që këtë bajram do ta presin në mënyrë të hidhur. Ndër ta janë edhe palestinezët e Gazës, të cilët për shkak të operacioneve dhe embargove të Izraelit bëjnë përpjekje për të mbijetuar.

Populli i Gazës për këtë bajram përgatitet nën kushte shumë të vështira, megjithatë ata nuk do të mund ta përjetojë gëzimin e kësaj feste. اmimet e larta si rrjedhojë e embargove të Izraelit i shtojnë edhe më shumë këto vështirësi.

Palestinezët e Gazës bajramin do ta presin të burgosur pas kufijve të mbyllur qysh prej 3 vjetësh. Krahas vështirësive ekonomike dhe papunësisë, edhe mallrat që kalojnë kufijtë e Gazës janë të reduktuara për shkak të izolimit të detyruar nga Izraeli. Kjo gjendje i hapë rrugë ngritjes së çmimeve, si pasojë kushtet e jetesës vijnë gjithnjë duke u përkeqësuar.

Rripi i Gazës nën izolimin izraelit u furnizua me një numër të vogël kurbanesh. Ndërsa palestinezët për kurbanet e ardhur thonë që përveç se janë të shtrenjtë, janë edhe të sëmurë. /trt/
mesazhi com
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Shirat e mëdha përshëndesin haxhilerët

Përfundoi udhëtimi i Arafatit për haxhilerët në tokat e shenjta.

Me miliona haxhilerë u ngjitën në Arafat gjatë ditë së sotme.

Por shirat në rajon u bënë shkak i momenteve të vështira për haxhilerët.

Përmbytjet në Xhide dhe përreth u bënë shkak i vdekjes së 48 personave, ndërkohë që 900 të tjerë presin të shpëtohen.

Bëhet e ditur se edhe në rrugën për në Mekë janë shembur 2 ura duke bërë që rruga Xhide-Mekë të mbyllet.

Me miliona muslimanë të cilët do të bëjnë ritualin dhe lutjet e tyre në Arafat, pas perëndimit të diellit do të nisen për në Myzdelife.

Haxhilerët në ditën e parë të Bajramit do të shkojnë në Mina ku do të kryejnë ritualin e hedhjes së gurëve dhe më pas duke shkuar në Qabe ku do të bëjnë tavafin .

Haxhilerët pas Bajramit do të fillojnë të kthehen nëpër vendet e tyre. /trt/worldbulletin

[YOUTUBE]2mhyww9Mdqs[/YOUTUBE]
 
Sot ne Zvicer mbahet referendumi per minarete e xhamive

Votuesit zviceranë do të zhvillojnë sot një referendum nëse duhet t’i kërkojnë kushtetutës së tyre që të ndalojë ndërtimin e minareve. Partia Popullore e Zvicrës, një parti nacionaliste dhe partia ekstremiste e Bashkimit Federal Demokratik qendrojnë prapa propozimit të debatueshëm.

Mjaft nacionalistë thonë se nuk përbën problem ndërtimi i xhamive në Zvicër. Por ata thonë se kundërshtojnë minaretë nga ku udhëheqësit fetarë bëjnë lutjet drejtuar besimtarëve.

Kritikët thonë se minaretë shpesh paguhen nga ekstremistët dhe përdoren si simbole politike, çka përbën sipas tyre shkelje të kushtetutës zvicerane. Ata thonë gjithashtu se minaretë nuk janë detyrim sipas Islamit.
Mjaft myslimanë dhe jo myslimanë e shohin referendumin e Zvicrës si një kërcënim për lirinë e besimit. (voa)
 
Televizioni zviceran ka raportuar se rezultatet paraprake tregojnë se qytetarët kanë miratuar propozimin e të djathtës për të ndaluar ndërtimin e minareve të reja në Zvicër.
Votimi u mbyll në mesditë. Qeveria dhe parlamenti i Zvicrës më herët kishin hedhur poshtë kërkesën e Partisë Popullore që të ndaloheshin ndërtimet e minareve të reja, pasi sipas tyre kërkesa shkelte kushtetutën, lirinë e besimit dhe traditën e tolerancës, që karakterizon këtë vend. /kosovapress/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Zvicra 'ndalon minaret'


Agjensia zviceriane e lajmeve njoftoi se rezultatet e referendumit që u zhvillua të dielën, tregojnë se shumica e votuesve e kanë mbështetur masën e ndalimit për ndërtimin e minareve.


57% e votuesve e kanë mbështetur këtë masë.

Sondazhet në prag të këtij referendumi kishin treguar se shumica e votuesve do të kundërshtonte ndalimin e minareve, në përputhje me rekomandimin e qeverisë zviceriane.

Partia Popullore Zviceriane, forca e djathtë që e paraqiti propozimin për ndalimin e minareve, thotë se ato janë simbole të forcimit të ideologjisë islamike.

Myslimanët përbëjnë afro 4.5% të popullsisë së Zvicrës.

Shumica e afro 400 mijë myslimanëve janë refugjatë nga ish-Jugosllavia.

Në Zvicër islamizmi është feja e dytë më e përhapur në këtë vend pas krishtërimit, por ai nuk është edhe aq i dukshëm.

Në të gjithë Zvicrën ka vetëm katër minare dhe aplikimet e myslimanëve për të ndërtuar minare mbi xhami të të tjera janë refuzuar gjithmonë.

Organizata 'Amnesty International' ka paralajmëruar se ndalimi i minareve përbën shkelje të angazhdimeve të Zvicrës për lirinë e besimit fetar.

Myslimanët që jetojnë në Zvicër, thonë se ndërtimet e fundit të objekteve të kultit të besimeve të tjera, përfshirë kishën ortodokse serbe, janë prova se e vetmja fe që po diskriminohet nga autoritetet zviceriane është feja islame.

Qeveria zviceriane druhet se ndalimi i minareve mund të shkaktojë protesta të komunitetit mysliman dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet e Zvicrës me vendet islamike. /bbc/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Ndalimi i minareve "intolerancë"


Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner deklaroi se "ishte pak i tronditur" nga votimi i zviceranëve për minaret, që sipas tij ''ishte një shprehje intolerance".

"Jam pak i tronditur nga ky vendim që është pak negativ për sa i përket shqetësimeve të vetë Zvicrës sepse nëse nuk mund të ndërtohen më minare në këtë vend, kjo nënkupton një shtypje të një besimi fetar", deklaroi ministri për radio ''RTL''.

"Shpresoj që Zvicra të rishqyrtojë këtë vendim", shtoi ai. "Kjo është një shprehje intolerance dhe personalisht e urrej intolerancën", u shpreh Kouchner. Ndërtimi i minareve nuk përbën një hap të madh.

''Mos ndoshta është një ofendim për vendin malor që të ketë ndërtime pak më të larta?", deklaroi me ton pyetës Bernard Kouchner.

Zvicra votoi dje me një shumicë prej 57,5 për qind për mos lejimin e ndërtimit të minareve me kërkesë të së djathtë populiste, sipas të cilës ''minaret përbëjnë një simbol politiko-fetar". /trt/
 

Nur

Antar Aktiv
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Daniel Shtrajh, nje instruktor ushtarak dhe deri para pak kohesh anetar i partise politike SVP ka dhene doreheqje nga partia e tij. Shkaku i shkarkimit eshte konveritmi i tij ne Islam. Per dy vite ai e kishte fshehur konvertimin e tij der para pak ditesh kur filloi fushata kunder Islamit dhe situata ishte e padurueshme.


Ai ishte nje besnik i partise SVP dhe nje i krishter i cili lexonte biblen dhe rregulisht merrte pjese ne Kishe

Partia SVP ishte ajo qe e inicioi referendumin e bere per ndalimin e minareve
/I]


Ne gjuh Gjermane


Daniel Streich, Militنrinstruktor und bis vor Kurzem SVP-Politiker in Bulle, ist aus der Partei ausgetreten. Grund: Er ist zum Islam konvertiert. Zwei Jahre lang verheimlichte er dies seiner Ex-Partei. Jetzt - mit der «Hetzjagd gegen den Islam» - wurde die Situation für ihn untragbar.


Militنrinstruktor Daniel Streich.Interaktiv-Box
Bildstrecke: Anti-Minarett-Initiative - die Werbekampagne der User gegen ein Verbot


Bildstrecke: Anti-Minarett PlakateInfo-Box
Alfred Heer: Angst vor Konvertit Streich?
Dass der zum Islam konvertierte Daniel Streich als Berufsmilitنr tنtig ist, gibt gewissen Politikern zu denken: «Das kِnnte ein Sicherheitsrisiko für den Staat sein. Man hat ja gesehen, was in den USA passiert ist», sagt SVP-Nationalrat Alfred Heer unter Verweis auf den Amoklauf eines muslimischen Militنrpsychiaters auf dem Militنrstützpunkt Fort Hood. Dazu Armee-Sprecher Christoph Brunner: «Das ist ein absurder Vorwurf.» Das Schweizer Militنr sei konfessionell neutral. Brunner: «Es ist vِllig irrelevant, welcher Religion unsere Mitarbeiter angehِren.» Es gehe um die Leistung und nicht um den Glauben.Er war ein treuer SVPler und Christ, las die Bibel und besuchte regelmنssig die Kirche. Nun liest der Militنrinstruktor und Gemeinderat von Bulle, Daniel Streich, den Koran, betet fünfmal tنglich und geht in die Moschee. «Der Islam bietet mir logische Anworten auf wichtige Lebensfragen, die ich im Christentum nicht abschliessend fand», sagt Streich.

Weil er die «Hetzjagd der SVP gegen den Islam» nicht lنnger aushielt, ist Streich vor gut zwei Wochen aus der Partei ausgetreten und hat sich ِffentlich zum Islam bekannt – zwei Jahre nach seinem ـbertritt. Nun beteiligt er sich am Aufbau der neuen BDP-Partei im Kanton Freiburg. Der ehemalige Kirchenbeauftragte ist vehement gegen die Anti-Minarett-Initiative: «Würde die Initiative angenommen, wنre das ein abso*luter Tiefschlag für mich. Ich müsste mich dann fragen, warum ich mich seit über 30 Jahren beruflich und politisch für diesen Staat eingesetzt habe.» Die Schweiz brauche im Gegenteil dringend mehr Moscheen. «Es ist der Schweiz nicht würdig, dass Moslems in Hinterhِfen ihren Glauben ausüben müssen.»

Bei der SVP sind die Reak*tionen gemischt: «Jeder kann das glauben, was er will», sagt Generalsekretنr Martin Baltisser. Weniger freundlich reagiert SVP-Nationalrat Alfred Heer (siehe Box). Politologe Georg Lutz: «Die SVP und der Islam stehen sich nنher als man denkt: Beide verteidigen ein konservatives Weltbild.»

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Myslimanët e Zvicrës urgjentisht të kërkojnë tërheqjen e ndalesës për ndërtimin e minareve

Ulemave, Shejh Jusuf el Kardavi, ka nxitur myslimanët e Zvicrës të kërkojnë anulimin e ndalesës për ndërtimin e minareve në këtë vend, njoftojnë disa raporte të publikuara në presin lokal arab.


Duke e adresuar mesazhin deri te myslimanët e Zvicrës në kontekst të referendumit në të cilin 57,5% e popullatës së Zvicrës votoi për ndalesë, shejh Kardavi tha: Ta konsideroni veten si pjesë integrale e shoqërisë në të cilën jetoni; të jeni lojal, të ndershëm dhe të sinqertë ndaj shtetit tuaj ku jetoni. Ju duhet të punoni shumë dhe të jeni perfekt në gjithçka që punoni dhe bëni për hir të progresit dhe të mirën e këtij vendi. Mos u shqetësoni nga ata që duan të ju armiqësojnë dhe frustrojnë. Në të vërtetë ju duhet të diskutoni me ta në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Të jeni tolerant dhe të durueshëm nga çfarë do që ju bën të ndiheni të lënduar dhe poshtëruar.
Federata ndërkombëtare e Ulemave nga këndvështrimi i vet thotë se ky vendim, pavarësisht nga fakti se është sjell me shumicë votash, është një formë e re e armiqësisë ndaj islamit.
Ky subjekt, urgjentisht kërkon nga minoriteti mysliman në Zvicër të jetë i qetë dhe mos të marrin ndonjë veprim të ndikuar prej emocioneve. Ato duhet të kërkojnë që ky vendim të anulohet nëpërmjet rrugës legale dhe demokratike. Dhe të punojnë në bashkëpunim me organizatat lokale dhe ndërkombëtare të cilat e kanë dënuar këtë vendim. Federata ndërkombëtare e Ulemave, bën thirrje për Organizatën e konferencës islame të ngrit një kampanjë ndërkombëtare kundër këtij vendimi dhe kundër standardeve të dyfishta që praktikohen në vendet perëndimore. / GULF TIMES

fri.org
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Ndihma humantare nga Londra në Gaza


Një autokolonë me 110 maune ndihmash u nis për rrugë nga Anglia, me misionin e dhënies së "Ndihmave Humanitare në Gaza".




Një autokolonë me 110 maune ndihmash u përgatit nga institucionet humanitare të shoqërisë civile në Kryeqytetin e Londrës, së bashku me qytetarë muslimane që dhanë kontibutin e tyre.

Në autokolonën e ndihmave gjenden 12 ambulanca, lëndë mjekësore, batanije, këpucë dhe dhurata të ndryshme për fëmijët.

Në Gaza, vend që po kalon ditë të vështira nën bllokadën e Izraelit, më shumë se gjysma e popullsisë është e varur nga Fondi i Ndihmave Ushqimore të Bashkimit Evropian./trt/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Zvicerani ndërton një minare


Një biznesmen zviceran i tmerruar nga ndalesa për ndërtimin e minareve ka ndërtuar një minare në ndërtesën e tij për ta protestuar ndalesën.






"Ishte një gjë skandaloze për Zvicrën," thotë Guillaume Morand, duke folur në lidhje me referendumin për minaret.

"Kjo është turp."

Biznesmeni i cili nuk është musliman dhe i cili është pronar i disa shitoreve të këpucëve, tha se ai e ndërtoi këtë minare private si protestë ndaj referendumit dhe për të dërguar mesazh paqeje.

Më shumë se 57% të zviceranëve votuan për ndalimin e ndërtimit të minareve në referendumin e 29 Nëntorit në Zvicër.

Janë më se 160 xhami dhe dhoma namazi në tërë Zvicrën, shumica e tyre në fabrika dhe depo që janë jashtë funksioni. //mesazhi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Franca ndalon fletushkat anti-Islame

Një gjykatë në Francë ka ndaluar partinë e djathtë Kombëtare Franceze për të shpërndarë fletushka ku sulmoheshin planet për ndërtimin e xhamive.


Gjykata e Marsejit asgjësoi të gjitha fletushkat ku ishin paraqitur planet për ndërtimin e një xhamie të madhe dhe ku shkruan "JO Xhamive."

Po ashtu gjykata dënoi Frontin Kombëtar të paguaj një gjobë prej 1500 eurove.

Këto reagime nga partia e djathtë Franceze vijnë në një kohë të ndjeshme pas referendumit në vendin fqinj Zvicër me të cilin ndalohen ndërtimet e minareve në xhamia.

Edhe pse ka disa nisma të së djathtës ekstreme në Francë, disa xhami pritët të fillojnë të ndërtohen në vend, përfshirë aty edhe Xhaminë e Madhe të Marsejit e cila do të ketë një minare të lartë 25 metra.

Presidenti Sarkozi kërkoi nga besimtarët që të përmbahen nga provokimet në një intervistë për Le Monde pas mbajtjes së referendumit në Zvicër.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Ndalimi i minareve para gjykatës


Vendimi i kontestuar i Zvicrës për ndalimin e minareve do të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Ish-zëdhënësi i xhamisë në Gjenevë, Hafid Ouardiri, ka paraqitur një ankesë në gjykatën në Strasburg, njofton agjencia zviceriane e lajmeve SDA.

Ndalimi i minareve është i papajtueshëm me konventën evropiane për të drejtat e njeriut, argumentohet në ankesën drejtuar gjykatës. Në fund të muajit nëntor zvicerianët u shprehën me shumicë të madhe në një referendum popullor për ndalimin e ndërtimit të minareve. /deutschewelle/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Minaret Islame ornamente për Krishtlindje


Rinia Austriake ka filluar me fushatën e vendosjes së minareve në dekorimet për Krishtlindje, si protestë ndaj ndalesave për minaret në Zvicër.


Ata i kanë kthyer minaret si ornamente për bredhin e tyre të Krishtlindjeve si dhe kanë vendosur minaret në kartolinat më të cilat ua urojnë këtë festë të afërmeve të tyre.

Organizatorët e fushatës thonë se kjo ide ju erdhi një grupe të vogël të rinjve por pastaj ideja u përhap në rrjetet shoqërore në internet ku të rinjtë shkëmbenin dizajnët e tyre si rrugë për të promovuar liritë fetare.

„اdo grup ka të drejtë ti praktikojë liritë fetare aq sa i respekton dhe bashkëjeton më ato të grupeve tjera," thonë ata.

Edhe pse nisma filloi me disa të rinj Austriakë të cilët e shihnin ndalesën për ndërtimin e minareve si „racizëm" të fqinjëve të tyre, kjo fushatë joshi edhe të rinj nga Zvicra të cilët ishin kundër ndalesës për ndërtimin e minareve./al arabiya/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

17 futbollist francezë pranojnë islamin



17 lojtarë nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e tyre edhe Trezegue.


Në kohën kur islami po përhapet në mesin e lojtarëve të ekipeve të mëdha të futbollit evropian, disa media saudite raportojnë se një numër i madh i yjeve të futbollit të ligës franceze ishin për vizitë në Meke për të kryer Umren, pasi që kishin pranuar islamin.

Në gazetën "Ukadh" u publikua lajmi rreth lojtarëve francez të cilët pëlqejnë të kalojnë kohën e lirë në vendet e shenjta me qëllim të kryerjes së "umres" dhe të vizitës së xhamisë së Pejgamberit a.s. Spiritualitetin që e gjejnë në këto vende nuk krahasohet me asnjë vend tjetër.

Sipas kësaj gazete, lojtari i Senegalit me nënshtetësi franceze, Jacques Faty, mbrojtësi i klubit francez Sochaux, i cili morri pjesë në kombëtaren franceze në Kupën Botërore dhe i cili kishte ndërruar emrin e tij në Davud, ka vizituar Meken për herë të tretë. Nga ana tjetër, Jacques Faty bëri të ditur se ka oferta nga klubi i Manchester United dhe Juventusit.

Omer Daf, kapiteni i ekipit të Senegalit në Mondialin "Kore dhe Japoni 2002", në të cilin ekipi i tij kishte korrur suksese, tha që jeta e tij është ndryshuar shumë pas përqafimit të islamit.

Kurse mbrojtësi i "Sochaux"-it, francezi Frederik Dubels, i cili ka pranuar islamin para 2 viteve, ka deklaruar se po ndjen një qetësi dhe një gjendje shpirtërore të paparë në këto vendet e shenjta.

Salih Bahuvejni, përfaqësuesi i Zyrës së Udhëzimit Islam, sqaron që 17 lojtarë nga Evropa pranuan islamin gjatë dy sezoneve të kaluara, në mesin e të cilëve edhe ylli francez Trezegue.

Burimi: el-wasat.com
Përktheu: Sami Fetahu
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Një 90 vjeçare konkurron në gara Kur’anore




Ahmed Musa një nga nipërit e saj thotë se ajo po merr pjesë në këtë garë pavarësisht analfabetizmit të saj, sepse ajo ka dëgjuar kaseta dhe është ndihmuar nga nipërit e mbesat.






Një 90 vjeçare nga Emiratet do të konkurrojë më 50 nipërit dhe mbesat e saj në garat e mbajtjes mend të Kur'anit në Khorfakkan, raportojnë të përditshmet arabe.

Fatima Muhamed Ali do të jetë e para grua e moshuar që po merr pjesë në garën për mbajtjen mend të Kur'anit të Shenjtë.

Fatimja ec nga 700 metra për çdo ditë për të shkuar në xhami, ku merr pjesë në mësimin e Kur'anit dhe nuk lejon që ti zihet vendi në klasë.

Organizatorët e kësaj gare kanë përgatitur një ceremoni speciale për ta nderuar Fatimen për mundin e saj në fund të kësaj gare./gulfnews/
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Hajri i Haxhit



Janë shumë sportistë kosovarë që i kryejnë ritet dhe obligimet fetare, si faljen e namazit, agjërimin e ramazanit etj. Mirëpo, rasti i Lindrit Misinit është i veçantë dhe i rrallë.





Mesfushori i klubit mitrovicas Trepça '89 në muajin nëntor të vit që po e lëmë pas e ka vizituar Arabinë Sauditë, ku në qytetin e Medinës dhe Mekës e ka kryer njërin prej 5 kushteve të Islamit, shkuarjen në Haxh.

Misini ndihet mjaft mirë që e realizoi ëndrrën e tij - shkuarjen në Haxh, dhe thotë se kushdo që ka mundësi e ka obligim që ta vizitojë vendin e shenjtë të myslimanëve - Qaben.

"Që 3 vjet unë i kryej obligimet fetare aq sa mundem. E kisha ëndërr të shkoja në Haxh, pasi që është njëra prej 5 shtyllave të Islamit. اdo mysliman duhet ta kryejë këtë obligim, nëse ka mundësi. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe futbollistë të mëdhenj si Franck Ribery e Nicolas Anelka. Edhe mua m'u ofrua mundësia dhe e bëra", theksoi Misini për Express, i cili shtoi se atje është lutur për veten dhe për familjen e tij.

Jo vetëm kaq. 26 vjeçari duket se ia ka parë hairin shkuarjes në Haxh. Gjatë kryerjes së këtij obligimi ka takuar një menaxher, i cili ia ka mundësuar transferimin në futbollin e Kuvajtit.

"Tek po bisedonim me disa njerëz, më rastisi të flisja me një menaxher, i cili kërkoi informacione për mua. Pasi u ktheva në Kosovë e dërgova një CD dhe ata e pëlqyen agresivitetin tim në lojë dhe më thanë se janë të interesuar për mua" theksoi ai.

"Ka mbetur që në qershor t'u jap një përgjigje. Ekziston mundësia që ta vazhdoj karrierën në Kuvajt, pasi e konsideroj si vendin ideal. Po mendoj për këtë opsion, edhe pse për momentin jam i përqendruar te klubi aktual", pohoi mitrovicasi i cili nuk pretendon të luajë në ndonjë klub evropian.

Sporti kosovar, gjegjësisht futbolli, tash e tutje do ta ketë edhe haxhinë e vet. Nuk bëhet fjalë për ndonjë imam që do t'u mbajë ders (ligjërata), por për futbollistin e Trepçës '89 Lindrit Misini, i cili është bërë haxhi.



gazetaexpress.com
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Qentë izraelit sulmojnë kush thotë "Allahu Ekber"


Ushtria izraelite trajnon qentë për t'i sulmuar ata që thirrin "Allahu Ekber"



Nëse jemi mësuar të dëgjojmë që qentë dresohen për të zbuluar drogën për shkak të shqisave të zhvilluara që kanë ata, kjo ndodhë ndryshe në Izrael.

Deputeti arab në parlamentin izraelit, Dr. Ahmet Tajib, e thirri në interpelancë Ministrin e Sigurimit, Ihud Barak, rreth çështjes së stërvitjes së qenve për sulm ndaj secilit arab që thotë “Allahu Ekber”.

Me 4 Janar të vitit 2010 kryesuesi i grupit parlamentar “Bashkimi Arab për Ndryshim” iu drejtua parlamentarëve izraelit duke iu thënë: "Në çfarë forme po i stërvitni qenët tuaj për t’i identifikuar arabët? اka në të vërtet ju frikëson nga thirrja fetare “Allahu Ekber“? Përse i keni trajnuar qenët tuaj që te veprojnë në këtë mënyrë me namazlinjët kur ata (qentë) të kalojnë afër xhamive dhe të dëgjojnë fjalët “Allahu Ekber”?!"

Dr. Tajibi ktheu shikimin kah një deputet dhe vazhdoi: " Po shoh një parlamentarë që po e mbulon fytyrën e tij i turpëruar nga fjalët e mia rreth qenve, por ju të gjithë mbuloni fytyrat tuaja të turpëruar nga veprimet e ushtrisë tuaj! Deri ku keni arritur? Deri në çfarë humnere keni rënë?!

Dr. Tajibi përfundoi fjalimin e tij duke thënë: “Po them për të gjithë ju “Allahu Ekber””, dhe pastaj pyeti i nevrikosur: “A ka në mesin tuaj qenë që do të më kafshonin?”


Përgatiti: Sami Fetahu
Burimi: islamonline.net/Arabic
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Lajme nga Bota Islame

Kardinali çek fajëson Evropianet për rritjen e Islamit
\




Londer: Evropianet po lejojnë qe Islami ta pushtoj kontinentin thotë kardinali romano katolik, Peshkopi i qytetit te Pragës Miloslav Vlk tha se muslimanet janë vendosur bukur mire për ta mbushur boshllëkun e krijuar derisa Evropianet sistematikisht po e zbrazin nga jeta e tyre brendinë krishterimit. "

"Evropa do ta paguaj shtrenjte për lejimin e themelit fetar", tha ai. Ky ishte shansi i fundit qe te behet diçka, dhe ky rast nuk do te qëndroj me dekada shtoi ai. Muslimanet kanë shume arsye për te udhëhequr këtu. Ata kanë një shkas fetar për te sjellë vlerat fetare ne besimin ne Zot ne një ambient pagan evropian në mënyrën e jetës ateiste.

"Përderisa krishterët nuk zgjohen jeta do te islamizohet dhe krishterimi nuk do të ketë fuqi të ngulit karakterin e saj në jetën e njerëzve të mos themi të shoqërisë"

Kardinali 77 vjeçar bëri këto komente në intervistën e tij e cila shënon pensionimin e tij pas 19 vite të shërbesës si lider i kishës çeke. Ai nuk fajësoi muslimanët për krizën që ka kapluar Evropën, ai tha se kjo është si shkas se evropianët e kanë sjellë vet duke ndryshuar kulturën e tyre krishtere në një sekularizëm agresiv i cili ka kapluar ateizmin.

Evropa i ka mohuar rrënjët krishtere nga të cilat u ngritën dhe nga cila do ta forconte rezistencën ndaj rrezikut të pushtimit nga muslimanet, e cila është duke ndodhur gradualisht.

"Në fund t ë mesjetës dhe në vitet e para të modernizimit Islami kishte dështuar të pushtonte Evropën me armë. T ë krishterët i fituan sot kur lufta po bëhet me armë shpirtërore ku Evropës i mungon kjo derisa muslimanet janë të armatosur bukur mirë rënia e Evropës po shtrembërohet. Ai thirri krishterët t'u përgjigjën kësaj duke jetuar një jet ë krishtere duke i kushtuar më shumë vëmendje. Vitin e kaluar patriarku i Lisbonës, Kardinali Hose polikarpo u tërhoqi vërejtjen grave kundër martesës me musliman.

Kardinali italian Gjakomë Biffi po ashtu nxiti qeverinë në Romë qe t'i jep prioritet emigranteve katolik ndaj atyre musliman në mënyrë që të mbroj identitetin krishterë të shtetit.

Vatikani kundërshtoi kërkesën e Turqisë muslimane që t'i bashkohet Bashkimit Evropian në një mënyrë ngase nuk ndanë trashëgiminë krishtere. // kavkazcenter
 
Top