• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga Basketbolli

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Lajme nga Basketbolli

Spanja nderohet për titullin e fituar

Përfaqësuesja spanjolle e basketbollit ka marrë dje titullin e nderit, "Principe de Asturias"


Ekipi i Spanjës, kampion i botës në basketboll, është nderuar me medaljen më të lartë ndërkombëtare sportive, "Principe de Asturias" të mërkurën. Spanja fitoi titullin e parë botëror me një fitore bindëse 70 47 kundër Greqisë, kampiones së Europës në fuqi, në finalen e luajtur të dielën në Tokio. Spanja bindi në këtë turne, pasi rrugës për në finale mundi edhe Serbi Malin e Zi si dhe kampionen olimpike, Argjentinën, por pati një zbehje vetëm në gjysmëfinale, kur Pau Gasol doli nga fusha për shkak të frakturës së një kocke në këmbë. Por në finale, nën frymëzimin e Gasolit, yllit të Memfisit në NBA, ekipi i Spanjës bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Greqisë. Më pas, Gasoli u shpall lojtari më i mirë i turneut për rendimentin e lartë në ndeshjet e mëparshme. Ky sukses ishte një antitezë e paraqitjes zhgënjyese të kombëtares së futbollit në Kupën e Botës në Gjermani, ku u eliminuan në 1/8 nga Franca. Midis kandidatëve të tjerë për çmimin "Principe de Asturias" që mund t'i jepet një ekipi apo lojtari, ishin tenisti Andre Agasi, ish futbollisti i Realit, Zinedin Zidan, dhe rekordmenia e kërcimit së larti, Jelena Isinbajeva. Fituesit e mëparshëm kanë qenë kampioni i Formulës 1, Fernando Alonso, shtatë herë fituesi i turit të Francës, Lens Armstrong, tenistja legjendare Martina Navratilova, golfisti spanjoll Severiano Belesteros dhe atletët Karl Ljuis dhe Sebastian Koe.
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

NBA, Golden State Warriors triumfon ndaj Dallas Mavericks
01/02/2013




Golden State Warriors dhe Dallas Mavericks u përballën në një ndeshje teknike në Oakland ku vendimtare ishin lëvizjet teknike të trajnerëve. 4 perioda të ekuilibruara që përfunduan 100-97 në favor të vendasve, të cilët u treguan më të saktë nga gjuajtjet e lira, duke u mbështetur edhe në klasin e Klay Thompson që realizoi 27 pikë, ndërsa David Lee shtoi 15 pikë, 20 asiste e 9 ribaunde.

Nga ana tjetër, Vince Carter u mundua të reduktonte defiçitin e Dallasit në fushën e lojës me 22 pikë, por pa arritur ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Momenti vendimtar i takimit u shënua në periodën e katërt kur Golden State realizoi 12 pikë rresht, çka i siguroi një avantazh të mjaftueshëm 92-79 “luftëtarëve” për të kontrolluar rrjedhën e ndeshjes. Shënuesi më i mirë për teksanët ishte O.J. Mayo me 25 pikë, por lëvizjet e tij në fushë u dhanë një pikë referimi vendasve, të cilët arritën ta bllokojnë në shumë raste vendimtare. Kjo është humbja e dytë rresht për Mavericks, ndërsa Golden State po kalon një periudhë të artë sepse në 10 takimet e fundit ka humbur vetëm 2 herë.
/BeratiLive
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

NBA, fitorja e tretë radhazi për LA Clippers
15/02/2013




Pa bomberin kryesor James Harden, i cili po vuan nga një dëmtim në kavilje, Houston Rockets kishte nevojë për një superndeshje në Los Angeles përballë Clippersave. Por pas 8 transfertave rresht, skuadra kaliforniane tregoi karakter dhe dëshirë për të arritur te fitorja duke bindur me rezultatin 106-96.

Ndeshja mori rrjedhë të pakthyeshme që në periodën e parë kur vendasit kryesonin me 18 pikë, ku 17 pikë u realizuan nga Caron Butler që bashkë me Billups rezultuan fytyrat e vërteta të suksesit të Clippersave. Nga ana tjetër, Griffin e Paul u përqëndruan më shumë në rikuperimin e topave duke u rrëmbyer kundërshtarëve 7 të tillë. Përballë një skuadre solide në sulm dhe mbrojtje, teksanët e mësuan fatin e takimit që në fillim duke lëshuar terren sepse me fillimin e pjesës së dytë diferenca shkoi plot 22 pikë. Gjithsesi, minutat finale dhuruan spektakël sepse Houston e ngushtoi diferencën deri në 11 pikë, por pa ndihmën e Harden, i cili ka një mesatare prej 32 pikësh për ndeshje, nuk gjetën pikën mbështetëse për të synuar suksesin.

Kjo është humbja e parë për “raketat” teksane pas 4 fitoreve rresht, ndërsa Clippersat, bashkë me Chris Paul rigjejnë edhe shkëlqimin sepse në 5 ndeshjet e fundit janë hedhur në tapet vetëm nga kampionët e Miami Heats.
/p.sport
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

Majemi çon në 9 serinë pozitive
22/02/2013
Miami Heat Vs Chicago Bulls
Majemi ka treguar se vazhdon të ecë me të njëjtin ritëm drejt titullit të dytë kampion radhazi, duke çuar në 9 numrin e fitoreve radhazi, seria më e mirë pozitive e këtij sezoni për skuadrën e Floridës. Suksesi i fundit ka qenë ai kundër اikagos, me rezultatin e pastër 86-67 në fushën e këtyre të fundit.
LeBron Xhejms ishte përsëri në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 26 pikë, 12 topa në tabelë e 7 pasime, ndaj një prej skuadrave kundër të cilave ka shfaqur zakonisht vështirësi në vitet e fundit. Por اikago, pa Derrik Rouz, është kthyer në një ekip të zakonshëm dhe vazhdon të përjetojë sezonin e tranzicionit. Ndaj në një sezon të tillë mund të cilësohet pozitive prova e Karlos Buzer, autor i 12 pikëve e 11 topave në tabelë.

San Antonio Spurs Vs LA Clippers
Në ndeshjen tjetër të natës së mbrëmshme, San Antonio ka masakruar LA Klipërs në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 116-90. Që në fillim u bë e qartë se teksanët dëshironin të tregonin se kush është skuadra më e fortë në Konferencën e Perëndimit, të udhëhequr nga Toni Parker që shënoi 31 pikë e 7 pasime, ndonëse luajti më pak se 30 minuta. Dukej që kalifornianët e kishin ende mendjen te “All Star Game”, pasi Kris Pol ishte inekzistent në fushën e lojës, me vetëm 4 pikë e 3 pasime të regjistruara në këtë sfidë./p.sport
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

NBA, San Antonio turpëron Lakers-at



San Antonio eliminon Los Angeles Lakers duke e mundur thellë 103-82 edhe në ndeshjen e katërt të serisë së play-off-it të NBA dhe duke kaluar në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit (4-0).

Teksanët i kanë dhënë fund sezonit të kalifornianëve që nisi me ambicie titulli, vazhdoi në nivele të ulta dhe përfundoi si mos më keq, me një eliminim që në raundin e parë të play-off pa asnjë fitore.

Spurs-at luajtën më mirë në çdo ndeshje, fituan me më shumë se 10 pikë diferencë dhe treguan se treshja e tyre Duncan-Parker-Ginobili është ende në nivele të larta.

Një dështim i tillë pritej për Lakers-at që pas dëmtimeve të Kobe Bryant, Steve Nash, Steve Blake, Metta World Peace dhe Jodie Meeks. Në ndeshjen e katërt, këtyre dëmtimeve i shtohet edhe përjashtimi nga loja i Dwyght Howard pas dy faullave teknikë dhe dëmtimi i lehtë i Pau Gasol, dy lojtarët e vetëm të pesëshes së parë.

Edhe Miami Heat kalon më tej duke fituar lehtë në ndeshjen e katërt 88-77 ndaj Milwakee Bucks. Skuadra e LeBron James fiton serinë 4-0 dhe tashmë pret në gjysmëfinalet e Lindjes fituesen e çiftit Brooklyn-Chicago.
/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

Eurobasket, Greqia mund kampionët e Evropës
12 Shtator, 2013
Greqia mbajti gjallë shpresat për një vend në cerekfinalet e kampionatit europian të Basketbollit, që po zhvillohet në Slloveni, pasi mundi 79-75, Spanjën në ndeshjen e tretë të Grupit F. Ekipi helen i bëri një përmbysje fantastike takimit, që nisi me një ritëm të jashtëzakonshëm nga ana e kampionëve në fuqi, të cilët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 26-16. Vasilis Spanulis ishte lideri i helenëve mbi parket, teksa arriti të udhëheqë të tijët në fraksionin e dytë, ku grekët jo vetëm ktheyn deficitin prej 10 pikësh, por gjithashtu morën dhe kryesimin para pushimit me rezultatin 41-38, me spanjollët që shënuan vetëm 12 pikë në këtë pjesë. Spanjollët që ishin më të saktë në goditje në tre pjesët e para, e konfirmuan këtë dhe kur u rikthyen sërish përpara në fundin e periodës së tretë, me rezultatin 58-52. Pjesa e katërt ishte ajo që vendosi fatin e takimit.

Lojtarët e ardhur nga stoli i dhanë një dorë të madhe helenëve, sin ë rastin e Janis Busuris që 4 minuta e 9 sekonda nga fundi, realizoi dy goditje të lira duke i dhënë avantazhin të tijve 66-64, përpara se të kthehej në mbrojtje për të bllokuar Sergio Rodriguez duke nisur aksionin që coi grekët në plus katër 68-64, 3 minuta e 31 sekonda nga fundi. Një avantazh që nuk u ndryshua më deri në fund me Greqinë, që regjistron kështu fitoren e parë në tre ndeshje, por komplikon situatën për Spanjën që gjithashtu regjistron një sukses dhe dy humbje në Grupin F, që aktualisht kryesohet italia dhe kroacia.
/S.Sport
 

cent

...Lontano
Titulli: Lajme nga Basketbolli

Detroit Pistons vazhdojnë serinë negative
23/10/2013

Detroit Pistons pësuan humbjen e tretë radhazi në sfidat paraseoznale të kampionatit amerikan të basketbollit. Pas dështimit përballë Chicago dhe Cleveland, Pistons dolën të mposhtur edhe nga parketi I Orlandos, edhe pse diferenca e pikëve ishte vertëm 1, 87 – 86. Kjo sfidë dhuroi emocione të shumta që kulmuan 38 sekonda nga përfundimi I saj, O'Quinn shënoi koshin e fitores për vendasit. Perioda e parë u mbyll me një avantazh prej 8 pikësh për Pistons, por gjithçka u përmbys në periodën e dytë dhe të tretë, ku rezultati shkoi deri në 53 – 27. Në finale Pistons arrijnë të përmbysin shifrat me Greg Monro në formë të jazhtëzakonshme, që shënoi 19 pikë, por në fund u dorëzuan nga koshi I Magic, që mjaftoi për ta fituar ndeshjen me vetëm një pikë më shumë.

Bindin edhe Minnesota dhe Oklahoma, që fituan ndeshjet respektive me Boston 104 – 89 dhe ndaj Utah 88-82. Paraqitje të mirë bëri edhe Portland, që kaloi 109-105 Sacramenton.
/S.Sport
 
Top