Lahemi në lumin e Eraclitos

Ajo. (duke shoqëruar me kitarë këngën) Të pëlqen kënga ime?
" ...le të kthehemi të zhytemi në lumin tonë..."
Ai. Le të kthehemi? Më duket se filozofi Eraclito kishte thënë qartësisht që nuk mund të lahemi dy herë në të njëjtin lum.
Ajo. Në ç'kuptim?
Ai. Në kuptimin që kur kthehesh për të dytën herë, lumi nuk është më i njëjti, sepse uji që gjendet aty është tjetër.
Ajo. Atëherë pra nuk mund të lahemi as edhe një herë në të njëjtin lum.
Ai. Pse?
Ajo. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, nga momenti që zhytesh dhe nga ai që del jashtë, uji i lumit rrjedh dhe nuk është më i njëjti.
Ai. E drejtë, gjithçka rrjedh.
Ajo. Edhe... pse nuk është e thënë se është gjithmonë kështu.
Ai. Do të thuash që jo gjithçka rrjedh?
Ajo. Jo gjithçka. Imagjino lumin e ngrirë. Noton me pak vështirësi në sipërfaqe. A nuk po lahesh një herë në të njëjtin lum, ose dy nëse kthehesh?
Ai. Vetëm nëse pranon që lumi i ngrirë mbetet prapë lum, dhe noti në sipërfaqen e ngrirë të jetë një mënyrë për tu lagur...
Ajo. Lumi zgjerohet dhe në korrespondencë të një gjiri të vogël uji është gati i parrjedhshem. Nuk je duke notuar në të njëjtin lum një dy njëqind herë?
Ai. Një lum që ndalohet nuk është liqen, nuk është më lum. Eraclito nuk do të ishte njohur në histori për thënien " Nuk mund të lahemi dy herë në të njëjtin liqen".
Ajo. Çfarë më thua për këtë " një milioner mbledh gjithë ujin e lumit në luginë, pastaj me një pompë të fuqishme r pompon sipër në mal dhe pastaj lahet sa herë të dojë në të njëjtin lum.
Ai. Këto gjëra nuk ishin të mujtura në kohën e Eraklitos .
Ajo. Lumi rrjedh, ti zhytesh dhe noton në rrjedhjen e lumit. Mbas pak pastaj del nga uji, ulësh në luginë dhe zhytesh edhe një herë në të njëjtin ujë. Nuk je lagur dy herë në të njëjtin lum?
Ai. Jam larë dy herë në të njëjtin ujë, por jo në të njëjtin lum. Lumi ka ndryshuar. Megjithatë patjetër Eraklito mendonte që nuk do të ishte e mujtur tu lante dy herë në të njëjtin lum në të njëjtin vend.
Ai. Atëherë pra pse nuk e ka thënë ?
Na bën si i përpiktë me frazat e tija me efekt , pastaj kur don ti zbatosh duhet të perjashtosh një seri gjërash.
Ai . Çka do të thuash?
Ajo. Dua të them që nga rasti në rast ai që ndryshon nuk lumi, por ajo që të bën të thuash nëse një diçka do të jetë ajo e mëparshmja. Sipas meje mund të lahesh sa të duash në të njëjtin lum. Po, në të njëjtin lum, edhe pse uji rrjedh, apo jo i ngrirë, jo i pompuar në mal dhe ti noton kundë rrymës. Lumi është i njëjti pamvarsisht nga uji që e përbën, (si trupi yt pak që nuk është i përbërë sot nga celulat që e përbënin dje). Nëse pastaj vjen dikush dhe më kundërshton dhe më thotë jo, lumi nuk është i njëjti, unë i them që nga perpikmeria mundët edhe të vdesësh. Vjen një moment që duhet ta pranosh që gjërat janë të njëjtat apo të ndryshme në bazë të një kriteri, dhe nuk ka asgjë në fjalët e Eraklitos që duhet të na detyrojnë të preferojmë më shumë të tijat se sa të të tjerëve, gjithmonë nëse ai me të vërtetë do të kishte një kriter. Lumi i Eraklitos është diçka i ndryshëm nga ai që gjithë ne mendojmë që është.
Ai. Dmth nuk do të thotë që ai e kishte gabim.
Ajo. Nuk flitet kush ka të drejtë e kush jo. Çështja është të kesh një koncept lumit që korrespondon përdorimit normal të fjalës "lum".
Ai. Fillojmë edhe një herë... si ishte ajo kënga jote?
 
Petro cfare koordinatash gjeografike ka ky lumi se dua te coj dike te purifikohet atje.
 
Gjesi Marla, e ke parasysh liqenin që u krijua nga ai milioneri që pompoj ujin e lumit nga lugina deri në mal. Milioneri me idenë krejzi që kishte boni një bankrupt por liqeni mbeti për mungesë fondesh.
Mbase edhe më mirë që mbeti. Ky është.
P.s:Με τε βο ταg ημκ ο gjο ε τhjεshτhtέ goce , merr vendime :lol:
 
Gjesi Marla, e ke parasysh liqenin që u krijua nga ai milioneri që pompoj ujin e lumit nga lugina deri në mal. Milioneri me idenë krejzi që kishte boni një bankrupt por liqeni mbeti për mungesë fondesh.
Mbase edhe më mirë që mbeti. Ky është.
P.s:Με τε βο ταg ημκ ο gjο ε τhjεshτhtέ goce , merr vendime :lol:
Mund te perdoresh copy paste per tag shoku lool
 
Top