• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lagjet më të famshme të Tiranës: Cilat janë dhe për çfarë shquhen

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Lagjet më të famshme të Tiranës: Cilat janë dhe për çfarë shquhen



Tirana nuk është vetëm Blloku.

Tirana e vërtetë është në periferi, aty ku ndodh e paimagjinueshmja.

Ja cilat janë lagjet më të famshme të Tiranës dhe pse janë të famshme

Kombinati – I famshëm për kampionatin e dominosë dhe bandat e reperëve me çmime Grammy



Mr. Elvis, çunat e Kombinat Rap City, janë të gjithë çuna Kombinati. Nuk dihet nëse Kombinati është bërë i famshëm prej tyre apo ata janë bërë të famshëm nga Kombinati, e sigurtë është se i gjithë Kombinati i njeh.

Megjithatë, ata të gjithë janë spektatorë kur vjen dita e kampionatit të dominosë mes pleqve të Kombinatit. Dita e kampionatit të dominosë në Kombinat është çdo ditë.

Komuna e Parisit – E famshme sepse duhet të kesh patjetër dikë që jeton atje


Komuna e Parisit është një lagje që nuk mund ta përshkruash me fjalë. Kur të pyesin: “Po pse është kaq e famshme kjo lagje?”, ti nuk ke një përgjigje. Por një gjë e di me siguri, ke një ose më shumë të njohur që jetojnë atje. Shpesh shkon atje për të pirë kafe. ثshtë një rrëmujë e paparë, plot me njerëz dhe trafik në një rrugë kryesore që është shumë e ngushtë për dy makina, sepse është plot me makina të parkuara rrëzë trotuarit.

Don Bosko – I famshëm për përmbytjet në dimër dhe për xhepistët



Legjenda thotë se tek Don Bosko të marrin telefonin nga dora dhe nëse bën rezistencë, ta marrin me gjithë krah.

Duke qenë një prej lagjeve më të njohura dhe më të populluara, Don Bosko është qendra e disa mediave shqiptare e megjithatë, në 2014-ën u bë më shumë e njohur si “zona e përmbytjeve” pasi u përmbyt disa herë nga shirat.

Megjithatë, mbetet një vend i pëlqyer për shumë njerëz, pasi ka kafene shumë të këndshme ku mund të shkosh edhe me fëmijët.

Rruga e Durrësit – Për shëtitjet dhe tironsit e vjetër



Rruga e Durrësit është shumë e njohur si shëtitore, sepse të ofron çdo gjë që të duhet që nga dyqanet e veshjeve, tek kafenetë e hapura, akulloret dhe ëmbëlsirat, serviset e telefonave por edhe agjencitë turistike dhe ato të postave të shpejta.

Më parë, tek Rruga e Durrësit jetonin familjet më të privilegjuara, kurse sot edhe pse popullsia është përzier, ka shumë tironsë të vjetër që jetojnë akoma atje. Ndërsa rruga kryesore është plot me ndërtime moderne, nëse futesh pak më thellë mund të gjesh shtëpitë e bardha me qerpiçë.

Kinostudio – E famshme për Kinostudion dhe televizionet



Pothuajse çdo media e madhe shqiptare është vendosur në zonën e Kinostudios. ثshtë një zonë e banuar, sigurisht, por kjo periferi e Tiranës shërben si qendra e medias audio-vizive shqiptare, ku gjenden studiot dhe zyrat e televizioneve.

Gjithashtu, aty janë të vendosura Kinostudioja, shtëpia shtetërore e filmit shqiptar dhe shkolla e filmit dhe multimedial “Marubi”.

Blloku – I famshëm sepse ka qenë i ndaluar


Kjo lagje që dikur ishte e ndaluar për njerëzit e thjeshtë sepse këtu jetonin anëtarët e byrosë, sot është lagja më e famshme për argëtimet, për jetën e natës.


b.tiranaobserver.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Vetem si ne Paris qe s’eshte kjo Komuna e Parisit. Valle kush t’ja kete vene emrin dhe pse?
 

Drejtori

Shkapallatauuuu....✌️✌️✌️
Cna nxorret mallin e lagjes me keto foto... ska si komuna... lol
 
Top