• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lady Diana, ish-shefi i sigurisë: Edhe Kevin Costner mes të dashurve të saj

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Lady Diana, ish-shefi i sigurisë: Edhe Kevin Costner mes të dashurve të saj



Në një rrëfim ekskluziv në revistën italiane “Chi”, flet për herë të parë dëshmitari i heshtur i aventurave sentimentale të princeshës

Dai Davis, i cili nga viti 1995 deri në 1998-ën ka qenë shefi i sigurisë së Winsdor-it, flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive të publikuar nga e përjavshmja italiane, “Chi”.

Duke kujtuar vitet e kaluara të divorcit të Lady Dianës dhe Carlo-s, ai zbulon: “Ajo kishte të paktën 20 të dashur. Ishte e sikletshme që frekuentonte edhe Kevin Costner, edhe pse Diana nuk kishte luajtur asnjëherë në një film. Ai e donte atë për të luajtur vazhdimin e filmit “The Bodyguard”.

Dai Davis ka qenë dëshmitar i heshtur i shumë aventurave sentimentale të Lady D. “Atëherë nuk kisha shqetësime të veçanta për sigurinë e princeshës. Në “Kensigton Palace”, Diana ishte e sigurt. Edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore kishin lidhje të ndryshme, por gjithçka bëhej në një sekret maksimal. Shqetësimi kryesor ishte të mos vihej në siklet mbretëresha”.

David përgënjeshtron një herë e përgjithnjë dyshimin që Harry nuk është djali i princit Carlo. “Kur Harry ishte ngjizur, Diana dhe majori Hewitt, i cili u bë i dashuri i saj, nuk ishin takuar dhe në atë kohë, marrëdhëniet mes Carlos- dhe Dianës ishin të mira. Flokët e kuq të Harry-t, janë një trashëgimi e familjes Spencer. Princi u inatos kur dikush e këshilloi t’i nënshtrohej testit të ADN-së. ‘Jam djalë i babait tim’, thoshte. Dhe është e vërtetë”, – kujton Davis.

David tregon edhe versionin e tij të tragjedisë në Paris ku humbi jetën Diana, duke përgënjeshtruar që ajo mbeti viktimë e një atentati. Dhe e shpjegon duke dhënë një detaj të pazbuluar më parë.

“Princesha atë ditë ndryshoi itinerarin në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por në momentin e fundit shkoi në Paris me Dodi Al Fayed. Ishte e pamundur të organizohej një atentat me atë ndryshim programi. Theksoj se njeriu përgjegjës i vdekjes së Dianës, është shoferi, Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhej të ishte në drejtimin e makinës. ثshtë e vërtetë që fotografët e ndiqnin Dianën, por aparatet fotografikë nuk vrasin. Vrasin shoferët e dehur”.

gazeta-Shqip.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Te jete e vertet?!
Nje princesh me 20 dshnor ne kohe. euu
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Cfare nuk ben vaki. :D

Ose dashnrone mund ti quajne edhe dike qe i shkel syrin kesaj apo kujt i buzeqesh kjo. Per te prishur imazhin.
Se mos i kemi mbajtur kandilin ne kesaj. :)
Ne jo por shefi siguris ehh,mos ka qene dhe vete ai nje nder ta hahahaha,femrat jane djall :p
Do behem mashkull :p
 

ZoteriaJuaj

Aqif Mustaqexhiu
ahahhahaha mos fol ashtuuuu :p
Në “Kensigton Palace”, Diana ishte e sigurt. Edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore kishin lidhje të ndryshme, por gjithçka bëhej në një sekret maksimal. Shqetësimi kryesor ishte të mos vihej në siklet mbretëresha”.
Po si ti emertojm Tjeter? :d


Mbreteri pa lidhje. :) Si ai koke lecka qe dikur mbreteronte ne Shqiperi. :D
 

ZoteriaJuaj

Aqif Mustaqexhiu
Ne jo por shefi siguris ehh,mos ka qene dhe vete ai nje nder ta hahahaha,femrat jane djall :p
Do behem mashkull :p
Rri se je mire
E ke me te lehte femer :p


Ky shefi do kete qene shef sigurie qe siguronte kenaqesine e Dianes. Nese miku i radhes nuk siguronte kenaqesine e radhes atehere shkonte ky dhe bente detyren. :p :D


Se mos merziten keto anglezet qe kemi ketu en forum qe po i flasim keq per princeshen :p
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
He pra duam sekretet. Ca ndodhte aty? Orgjira?
Ska lezet keshtu zbuloni boten arabe mbuloni boten anglosaksone.
 

Zana1

Braveheart
Nuk e paskam degjuar k'te histori... por fakti qe eshte princeshe nuk ka te beje fare me ndjenjat e jeten e saj private. Ndersa ne lidhje me martesen, per dike qe eshte ne dijeni te historise se tyre, nuk e shikojne si tradheti jeten / zgjedhjen e saj private , perderisa martesa e tyre kishte mbaruar .... por qe rregullat mbreterore sic duket ka sollur vonesa per nje divorc zyrtar.

Ndersa persa i perket imazhit e statusit te saj si Princeshe, vete realiteti flet vete se sa humane & e dashu/cilter ka qene per publikun/njerezit. Rralle qe te ja zere vendin njeri tjeter, persa i perket imazhit te saj si princeshe & humanitare .

( Ndersa jeta private e saj, eshte dicka qe i perket vetem asaj ne k'te rast ).
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Pleqt kane thene: Djali i mretit femije i oborrtarit :topi:

Edhe princi ka pas lujt bishtin. A mos priti ai qe Diana me tere ate bukuri do vyshkej ne dritare :mendim:
 

Tomka

Anëtar i ri
Qeflie modhe paska qene dhe Diana :D. Megjithse me at palloshin qe ka pas n'krahe nuk eshte nai surprize e modhe numri dashnorve ..
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Nuk e besoj ket rast fare.... Me pelqen shum Diana, edhe sot me vjen keq per fatin e saj....

Diana edhe po te mos hynte fare ne familjen mbreterore, ajo perseri do te kishte emrin mbreteresh femer, dhe nuk do ti lironte fare rruge Merilyn Monroe. Pra Diana ka qene aq e bukur, sa te ben te ndiesh keqardhje per fatin e saj. Ka qene aq shpirtmire, dhe nfund me martesen e saj u fut verber ne nje rruge te mbyllur. Mjaft kishte len letra per jeten e saj te palumtur ne martesë, ku e mberthen pakenaqesia dhe vetmia, ateher nuk ju mjaftoi atyre me kaq..... E sot te shpifin se kinse paska dashur diqka me ket mashkull (mfalni shprehje bajat mashkull), nuk e besoj. Ajo ka qenë mjaft femer e bukur, edhe asgje mos te mendonte per dike, perseri dikush do mund ti shpifej asaj diqka pa fakte edhe vetem me nje shikim nga ajo apo nje fjale, sepse ajo ka qene pa mbeshtetje.


Pastaj ai princ charles, ai ende pa qene e lidhur me Dianen kishte pas dashuri me Camillen qe ka grua sot.... Dhe ne nje interviste te ber, kishte then camilla se edhepse u nda nga princ Charles ateher dhe ai ishte i martuar me Dianen, ajo asnjeher ska nderpre mendimet per ate. pastaj Princ Charles poashtu kishte then se Camilla kishte qene femra ne te cilen ai gjente prehje kur mendonte per to -edhe ne mosprezencen e saj pas ndarjes se tyre....

Ateher bie pyetja, Nëse ky princ charles paska dashur aq shum Camillen, pse e ka martu ateher Dianen... dhe nfund Diana kishte fat te idhet, e dikur ia pergatiten edhe vdekjen ne forme tragjike.

Cdokush ka drejt te vendos per fatin e vet... megjithate shihet që Diana Nuk ka marr te drejtat e saja siq i takonin dhe si i kerkonte.


Shiko fotografinë 30843



Kjo teme duhet jete shpifje, asgje me shum.



 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Princi Charles, “seks në telefon” me të dashurën Camilla



Diana e dëgjoi Princin Charles teksa zhvillonte një bisedë vulgare intime me Camilla Parker-Bowles në tualet, ku sipas Princeshës së Uellsit, më banalja mes të dyve dukej të ishte atëherë e dashura e bashkëshortit të saj.

Deklaratat janë pjesë e xhirimeve të papublikuara më parë, në të cilat Diana flet hapur për divorcin dhe romancën e përfunduar keq me Princin Charles. Ato do të publikohen të dielën në mbrëmje në “Channel 4”.

Duke folur për Peter Settelen, një aktor që ndihmonte Dianën të perfeksiononte oratorinë e saj, e për një kameraman anonim, Princesha nxjerr në shesh vite të tëra sekretesh mbretërore gjatë regjistrimeve prej 12 orësh.

Xhirimet janë realizuar mes shtatorit të vitit 1992 dhe dhjetorit të 1993-shit, pikërisht gjatë kohës së divorcit mes të dyve. Videokasetat u zhdukën nga apartamenti i Dianës në “Kensington Palace” pas vdekjes së saj në vitin 1997, por u zbuluan 4 vite më parë në apartamentin e ish-shërbyesit të sal, Paul Burrell.

Settlen luftoi një betejë të ashpër ligjore për të rimarrë videokasetat, që më në fund iu dorëzuan në shtator të vitit të shkuar. Siç mësohet prej tij, Diana i kapi në flagrancë Charlesin dhe Camillën, teksa zhvillonin atë që e quan “seks në telefon”, e ku e dashura e Princit ishte më e pacipa.

Diana flet gjithashtu për dëshirën e saj për të penguar kthimin e Princit Charles në Mbret, duke preferuar që vendin e tij ta zinte djali më i madh i çiftit William. Kjo nuk është hera e parë që dalin në dritë detaje të jetës private të Princit Charles. Në vitin 1992 u publikua transkripti i një bisede shumë personale me Camillën, që turpëroi familjen mbretërore.

/ Top Channel
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
M.ut dhe kjo pune te jetosh ne nje pallat mbreteror.
Mire qe ste le robi te besh seks rehat per qejf tat po dhe nje here qe ben paaaaap e merr vesh gjithe bota.

Kot skane qene te tmerrshem perandorite dikur, frustimi seksual i bente me gjak ne tru.
 

Odeon

Relax
Ehh dashni moj dashni, na fute ne merak....

Veshtire ta gjykosh apo edhe ta etiketosh! Ne paste bere kaq shume sa thone! E paste per vete dhe kujtimet qe la pas....
 

Zana1

Braveheart
Nevertiti , ben mire mos te sjellesh c'do lloj artikulli buje ...pa lidhje te rreme , ne teme/ forum. mah
 
Top