• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

La Liga, Bilbao frenon Realin në "San Mames"

cent

Banned
Terreni i gjelbër i "San Mames" u kthye në një fushë të akullt për Realin e Madridit, i cili ashtu si Barcelona ndaj Valencias, rrëshqiti përballë Athletic Bilbaos, duke u mjaftuar me barazimin 1-1, rezultat që më shumë se kujtdo i leverdis Atleticos kryesues të Primeras.

Të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit, të lodhur ndoshta nga 8 sukseset e njëpasnjëshme, u vendosën nën diktat nga luanët e Valverdes që në minutat e para, duke rrezikuar jo pak portën e Diego Lopez. Vetëm Cristiano Ronaldo dhe Di Maria arritën në pak raste të cënojnë portën kundërshtare, megjithë agresivitetin dhe intensitetin e lojës së vendasve, që e bëjnë të pamundur për madrilenët që të gjenerojnë lojë sulmuese. Edhe në pjesën e dytë janë baskët ata që bëjnë ligjin në San Mames.

Për t’u harruar goli i vetëm i Cristiano Ronaldos në minutën e 50-të sepse gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt. Gjithsesi luzitani mes lojës së furishme të vendasve, të cilët kanë rigjetur ritmin e pjesës së parë, arrin të japë një asist të shkëlqyer për Jese Rodriguez. Sulmuesi 20-vjeçar nuk gabon dhe pasimin e Ronaldos e shndërron në gol në minutën e 65-të. Takimi duket se merr kthesën e duhur për madrilenët, por ka ende minuta makthi që mbeten për t’u luajtur në fushë. Ibai Gomez futet nga Valverde për të zëvendësuar Muniain në minutën e 73-të dhe vetëm me dy të prekura të topit, i lë të gjithë pa frymë duke shënuar golin e barazimit. Tatëpjeta për ekipin e Ancelottit sapo ka nisur. Pas vetëm dy minutash, Cristiano Ronaldo merr të parin karton të kuq që prej finales së Kupës së Mbretit, vitin e kaluar, me arbitrin që pretendon për agresion. Portugezi e gjen veten jashtë fushe, duke e lënë kështu skuadrën e tij në inferioritet numerik. Tashmë Bilbao ka të drejtë të pretendojë edhe për fitore, Valverde kryen çdo zëvendësim të mundshëm dhe e gjithë skuadra hidhet përpara. Mes vërshimit të baskëve, madrilenët tentojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe ia dalin deri në fërshëllimën përfundimtare të largohen të paktën me një barazim nga San Mames. Në këtë stadium, për Los Blancos mori fund edhe rekordi i 792 minutave pa pësuar asnjë gol.
/S.Sport
 
Top