• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kutia e Rrëshenit, PD e PS 'vjedhin' të vegjlit

MasteR

I'm offline


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar procesin e shqyrtimit të ankimimeve të partive politike për bashkinë e Rrëshenit dhe atë të Bulqizës. “Nga hapja e kutive vihen re manipulime në rezultatet e proporcionalit”, raportoi të shtunën Panorama.
Në bashkinë e Rrëshenit numëruesit e partive të mëdha kanë shtuar artificialisht vota në procesverbal për njëra – tjetrën, duke ua marrë votat partive të vogla. Nga ana tjetër, kandidatët e pavarur dhe disa parti të tjera të vogla kanë marrë më shumë vota seç u takon, duke nënkuptuar qartë se miqësia me numëruesit e votave ka vlejtur në të tilla raste.

KQZ, ashtu si me katër komisionerët e Belshit, do të padisë penalisht në Prokurori edhe katër numëruesit e kutisë nr. 0831. Pretendimi i kandidatëve të PDS-së për këshillin bashkiak doli i drejtë, pasi kjo parti kishte shënuar realisht 27 vota në kuti dhe jo zero siç ishte shënuar nga katër numëruesit. Nga ana tjetër, u vu re fenonomeni se partitë që kishin numërues kishin shtuar vota. Kështu PS-ja i kishte shtuar dhjetë vota vetes së saj dhe PD-ja i kishte shtuar gjashtë vota.

KQZ rrëzoi kërkesën e PS-së më gjashtë vota pro, duke e cilësuar si të pabazuar kërkesën e saj për bashkinë e Bulqizës. Opozita është shprehur se kandidati i djathtë ka shtuar artificialisht votues në listat e votimit./Telegrafi/
 
Top