• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kushtrim për veteranin-luftëtar të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës

legjenda

Tetova
Duke pranuar mirënjohjen; “Veteran-Luftëtar i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës” në mendje kthehen (evokuan) shumë kujtime të cilat janë strukur në sirtarët e kujtesës si legjendat. Ngjarje lufte, ndodhi, përjetime trimërie, guximi, dhimbjeje e tragjedi!

Në sirtarët e intelektit qëndrojnë, tablo mbijetese, të jesh apo të mos jesh, nostalgji e mallëngjim, thuajse të pa përshkruara, as nga ajo copë e ditarit i cili regjistronte sa do pak nga mungesa edhe e lapsit dhe letrës.  Gjithçka frymonte shkrumb, blozë, flakë, tmerr e mynxyrë..

Ndërsa, dielli i shpresës në zemrat e luftëtareve të Lirisë, bënte dritë si kandili, si feniks. Në netët e errëta pa asnjë yll. E largët ishte dita e Lirisë, thuajse e paarritshme.?!

Vetëm, zemrat guximtare dhe shpirtrat e gatshëm për flijim, guxonin të ëndërronin, po edhe besim në bindje në fitore.

Para syve rrinë pamjet e luftëtareve të plagosur…të cilët luftonin për jetë a vdekje, në dy fronte, nga plagët që kullonin dhe nga frika e rënies në duart e armikut..!

Ishte vendim i madh, të nxirreshin nga Kosova të gjallë ( nën rrethim…..) rrugëve të gjata për Shkup apo Tiranë…apo të qëndronin duke ndarë dhimbjen dhe jetën në mal të hapur vetëm nga Qielli…!.

Vendimin të qëndrohet në mal, aty ku jemi lindur edhe te presim ri-lindjen, koha e tregoi si të drejtë. Ishte kohë kur busulla e qëndresës, bukës e barutit gati thuajse ishte shterur… luftohej dhe mbijetohej në situatë të jashtëzakonshme, edhe njeriu i jonë behej i tillë, në të u ngjallën si feniks fuqitë kozmike, energjitë mbi njerëzore dhe u hapen rrugët e mbyllura të tokës drejtë mëshirës dhe orientimit hyjnor.

Tani pas këtyre viteve..ndjenjë dhe emocion… dhimbje thuajse e njëjtë na viziton,  për ata bashkëluftëtarë të plagosur, (ka prej tyre që sot janë mirë, ka prej tyre që janë në sfidat e përballimit të plagëve të luftës, po ka edhe prej tyre që shijuan vdekjen-përjetësinë para lirisë).

Sikur edhe shumë të tjerë, ndjejmë obligim t’i falënderojmë ata bashkëluftëtarë të cilët i qëndruan besnik betimit: SE, NUK DO T’I LثM Tث GJALLث Tث PLAGOSURIT, PA KALUAR ARMIKU NثPثR TRUPAT TANث.!

Kjo vërtetë ishte mrekulli, mrekulli e sinqertë e cila i hapi rrugët, thuajse pa rrugëdalje!.

-I- Tث DASHUR BASHKLUFTثTARث:

Nuk jemi nisur në këtë rrugë, se do të presim dhe marrim epitete, lëvdata dhe përfitime. Vetëm i Madhi Zot, i di qëllimet! Mirëpo sot, është DITث E VEاANT për neve, për juve, për Kosovën. Po pajisemi me një MIRثNJOHJE-CERTIFIKATث, për obligimin dhe kontributin e dhënë ndaj Atdheut, me epitetin më të lartë: “ VETERAN-LUFTثTAR I USHTRISث اLIRIMTARE Tث KOSOVثS”, kjo vërtetë është edhe një Ditëlindje e jona dhe lirisë, e dashurisë ndaj vendit. Qëllimi i luftës nuk ishte njeriu, qellim ishte Liria, armiku nuk u luftua në  baza kombësie apo përkatësie po pushteti dhe terrori i tij.

Andaj, duhet të çmohet ideali i nismëtareve të luftës dhe atyre që u flijuan për të, që të luftohet armiku dhe mekanizmat e tij shtetëror gjenocidial, për një shoqëri të lirë, demokratike dhe të barabartë për të gjithë, pa dallim, kombësie apo identiteti, mbi bazat e lirisë universale.

Të nderuar, bashkëluftëtar:

Pas çlirimit të vendit, me iniciativën e djelmënisë sonë kreshnike, ndihmën e pakursyer të aleatëve tanë historikë dhe gjeostrategjik, arritëm Lirinë të cilën duhet ta çmojmë, po aq sa jetën.

Nisur nga parimi,”Mos pyet çka bëri atdheu për ty por çka bëre ti për atdheun”, çdonjëri pas luftës, vazhduam rrugëtimin e jetës dhe kontributit ton ndaj atdheut. Mirëpo një pjesë e vogël, e ushtarëve dhe udhëheqësve të luftës për çlirim, me veprimet e tyre euforike dhe lakmitare, fatkeqësisht i dhanë imazh jo të mirë, luftës për Lirinë.

Edhe pse projekti i luftës për liri, nuk duhet të identifikohet me veprimet e izoluara të individëve, edhe nëse ata janë nga protagonistët e sajë. Ashtu siç nuk identifikohet dhe atribuohet procesi i përpjekjes për çlirim, vetëm nga ata persona që patën fatin të rrokun armën ndaj armikut.

اdo njeri ishte luftëtar në sytë e armikut, dihet se pësuan shumë viktima civile pamëshirshëm ( mos të harrojmë se numerikisht kemi viktima të dhunimit po aq sa ka populli boshnjak i Bosnjës, me po ato përmasa të luftës) dhe çdo njëri dha kontribut në mënyrën dhe mundësin e tij në këtë proces, përjashtuar bashkëpunëtorët e armikut, fatmirësisht të pakët.!

Pas luftës, ndodhën procese gjykimi e rigjykimi, në trajtën “ e turbullimit të ujit nga qengji ndaj ujkut”.. Disa u gjykuan e disa u lanë për gjykim. Shteti ynë, ende i njomë, u vonua në pjekuri dhe na zuri kështu gafil ky trajtim i drejtësisë ndërkombëtare ( Gjykata Speciale) speciale, ngase edhe vet procesi ishte i planifikuar dhe specializuar. Dhashë Zoti dalim faqebardhë dhe fitimtarë ashtu sikur edhe gjatë luftës. Ngase lufta për liri ishte e drejtë!.

-II- DREJTثSIA KRONIKE PثRBALLث PADREJTثSISث AKUTE:

Megjithatë, pasi të kryhet “fruthi” i kësaj drejtësie speciale, pasojat e tij do të reflektojnë dhe reshin mbi trupin dhe konceptin e Ushtrisë për اlirim dhe Liri Kombëtare. Shpresojmë në fitore të kombit tonë, “Fati gjatë historisë na ka shpëtuar më shumë se sa faktet”. Ngase më e lehtë është fitorja në betejat e luftës se sa të lirisë, lufta kishte beteja ndaj armikut, liria ka beteja dhe luftë ndaj unit-egos njerëzore.

Lusim Zotin e Madhërishëm, popullit tonë t’i dhuroje shëndet në të gjitha sferat; kombëtare e nacionale, arsimore e sociale, ekonomike dhe politike, e mbi te gjitha rinisë sonë vetëdijesim përkundër asimilimit dhe tjetërsimit.

Lavdi të gjithë Dëshmoreve të Kombit, të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre-jetën, duke fituar përjetësinë e tyre dhe lirinë tonë.

LAVDI LUFTثS Sث PASTثR Tث USHTRISث اLIRIMTARE !

Rrahman FERIZI-“ Veteran-Luftëtar i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës”
 
Top