• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kush ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën Faik Konicës dhe Ahmet Zogut?

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Ahmet Zogu dhe Faik Konica përveç që s’e pëlqenin njërI- tjetrin ata kishin një të përbashkët, qenë fiksuar pas një vajze me emrin Sara.

Ajo, përveç që ishte shumë e bukur, shquhej edhe zgjuarësinë e saj, dhe aftësinë për ta bërë për vete, secilin burrë që donte

Sara Blloshmi ka lindur në Turqi, si e bija e Vehab bej Serdar dhe e Mevedet Vlorës, ndryshe ishte mbesa e Ismail Qemalit. Pas fëmijërisë në Stamboll e disa vite në Paris, kishte ardhur në Shqipëri në kohën e mbretërisë, kur edhe ‘trazoi’ ujërat.

Sara Blloshmi





Për aristokraten inteligjente, në Tiranën e Zogut president e mbret, zënë fill historitë e rrëfimet që e përmendin emrin e saj herë si agjente e herë si gruaja që rrëmbente vëmendjen e gjithë burrave. Sara ishte edhe gruaja e parë myslimane që në një ballo diplomatësh kërceu në publik.

Është ajo personazhi kyç i romanit të ish-deputetit e gazetarit Alfred Peza, që kishte ngjallur kureshtjen në Tiranën e 100 viteve më vonë. Libri i tij mban titull emrin e saj “Sarah”.

Libri ‘Sarah’ i Alfred Peza



Sarah tregonte një nivel të lartë të femrës shqiptare në vitet ‘20-të, një grua që luan tenis, vishet bukur dhe di të luajë me zemrën e një burri. Peza e ka mbështetur imazhin e saj në historinë e vërtetë të një gruaje që ka trazuar zemrën e Ahmet Zogut në ato vite sipas bhistorianëve. Ajo është Sara Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit, një prej vajzave më të bukura të kohës,

Por nuk ishte vetëm Ahmet Zogu që u dashurua prej saj, por edhe një figurë tjetër e rëndësishme e kohës, siç qe Faik Konica.

“Sarah” është libri i tij i dytë që hedh dritë mbi gruan enigamtike e prapë kaq interesante për të cilën ambasadori gjerman e 1926-ës do të shkruante “zonja Blloshmi ka disa kohë që shfaqet e pambuluar në shtëpitë e botës, ambasadorit amerikan dukej se arritjet e përparimit, e lirisë dhe qytetërimit i shijuan veçanërisht.





Ka tepër të ngjarë që të ketë informuar me një telegram edhe Shtëpinë e Bardhë. Shqiptarët pleq nga ana tjetër u ndjenë thellësisht të fyer. S’paskësh mbetur më gjë e shenjtë mbi dhe, menduan, duke u dridhur nga përfytyrimi i një Shqipërie të ardhshme me kapela dhe dansim, futboll dhe poker, me trarà burse e mish derri dhe me një ngutje e dalldisje të jetës, që deri dje rridhte e qetë dhe plot filozofi”

Burimi: //njekomb
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Po ajo sara me ke perfundoi🤔
Edhe emrin e paska pas te bukur,spaskan pas faj Konica e zogu🙂
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
E bukur paska qene. :))
E emri i saj akoma me femeror!!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Dhe une qe mendoja se keta dy vetem me ceshtje kË(o)mbËtare jane marre?! :p
 
Top