• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kush e përdhunoi 14-vjeçaren nga Kavaja?

Guest20

Antar i ri
eni-vasili-696x463.jpg


Tmerri që përjetoj çdo herë që lexoj detaje të reja rreth përdhunimit të vajzës 14-vjeçare në Kavajë besoj është i çdo gruaje në Shqipëri.

Lotët më mblidhen në grykë për fatin e atij fëmije që nuk është e vetmja që hesht për dramën e saj. Dhe këtë e di jo vetëm si grua, por edhe si gazetare që ka mbledhur kaq shumë rrëfime e ka dëgjuar po aq histori.

Por në këto radhë nuk dua të flas as si grua e as si gazetare e angazhuar. Do të flas si gazetare e politikës që prej 15 vitesh ka krijuar një platformë mediatike ku çdo ngjyrë e politikës presupozohet të vijë të flasë për alternativat, për cka bërë e çfarë duhet të bëjë, që kryeministrat e ministrat të japin llogari para qytetarëve edhe pse ka kohë që duket se llogari japin vetëm gazetarët para pushtetarëve.

E vërteta është që banaliteti i politikëbërjes po mbyt shoqërinë në çdo qelizë dhe ulërima vjen edhe nga kjo ngjarje në Kavajë.

Ju kujtohet Baba Taku dhe çanta e tij? Diçka fshihej aty, ca video apo ca dokumenta shantazhonin dikë, nuk u bënë kurrë publikë, por ndoshta ankandi i tyre është bërë tjetërkund. Po IMSI-catcher ju kujtohet? Thuhet se ka përgjuar shumë politikanë, por nuk dolën kurrë në publik, diku mund të jenë shitur apo shkëmbyer edhe ato.

Po çimka në zyrën e Saimir Tahirit, video e Brazilit me protagonist Ditmir Bushatin? Ju kujtohet sa shume kemi dëgjuar për të në parlament? Thuhet se ka edhe një për Gjushin me Avdylajt, edhe një për Damianin me Bajrat pa harruar atë të Santa Quarantës ku janë të gjithë me të gjithë. Thonë që ca video për Edi Ramën i ka PD, ca të tjera i ka Rama për Berishët dhe bashistët.
Nga Eni Vasili
 
Top