• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kush e bën trurin të punojë

Arfenilla

Themelues i Forumit

Kush e bën trurin të punojë?

Truri ku ndodhen qendrat e shqisave tona, është vetëm një pjesë mishi që peshon mesatarisht 1,400 gram. Kjo pjesë mishi është e mbrojtur nga kafka, pra një grumbull kockash. Kjo është një mbrojtje e tillë, që as drita, zhurma, aroma nuk mund të depërtojnë përmes kësaj strukture kockore. Pjesa e brendshme e kafkës është shumë e errët dhe plotësisht e izoluar nga drita apo aromat.
Pavarësisht nga kjo hapësirë e errët, ne jetojmë në një botë plot ngjyra, me miliona shije të ndryshme, aroma dhe zëra. Si ndodh kjo? Çfarë na bën të ndiejmë dritën në errësirë? Çfarë na bën të ndiejmë aromën në një vend plotësisht të izoluar nga çdolloj arome? Çfarë na bën të kuptojmë ndjenjat e të tjerëve? Kush i krijoi të gjitha shqisat tona? Në çdo moment ndodh një mrekulli…
Ndërkaq, i zhytur në rutinën e punëve të përditshme, kurrë nuk duhet ta lini veten nën vellon e injorancës dhe të mos bëni përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjes: Kush e bën trurin të punojë


Urtesia.Al.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pavarësisht nga kjo hapësirë e errët, ne jetojmë në një botë plot ngjyra, me miliona shije të ndryshme, aroma dhe zëra. Si ndodh kjo? Çfarë na bën të ndiejmë dritën në errësirë?
Universi. :))
Sepse nje jemi te perbere nga pluher yjesish.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pavarësisht nga kjo hapësirë e errët, ne jetojmë në një botë plot ngjyra, me miliona shije të ndryshme, aroma dhe zëra. Si ndodh kjo? Çfarë na bën të ndiejmë dritën në errësirë?
Universi. :))
Sepse nje jemi te perbere nga pluher yjesish.
Kush e beri universin🤔🙂
 

Isabel

Antarë i Respektuar
Kush e beri universin🤔🙂
Pyetja më e klikuar e kohërave. Në fakt universin nuk dihet akoma kush e krijoi. Po të pranojmë dogmën fetare,dalin kundër hipotezat shkencore. Duhet mbase të pranojmë idenë që universi ishte aty,para se të shkruhej Bibla e Kurani,para pllakave të sumerëve,para pluhurit, grimcës dhe antimateries.
Po jemi natyrë shumë kureshtare ne njerëzit......
 
Top