Kurthi i identitetit.

Lauri

Anunnak

John O’Donohue e konsideron kurthin e identitetit, marrëdhënien midis kufizimit dhe çudisë​

Poeti dhe filozofi i madh irlandez, John O’Donohue (1 janar 1956 – 4 janar 2008) e konsideron kurthin e identitetit, marrëdhënien midis kufizimit dhe çudisë, dhe përfshirja në zbërthimin e këtij rebusi, na kufizojn, por gjithashtu edhe na coptojn në pjesë më të vogla të vetes sonë. Në një shqyrtesë të tijën, O’Donohue, shkruan:
Individualiteti njerëzor është pashmangshmërisht i përfshirë në dy botë: botën që ai bart brenda vetes së tij dhe botën që e rrethon. Të gjitha mendimet, shkrimet, të gjithë veprimet, krijimet dhe të gjitha shkatërrimet, kanë të bëjnë me atë urë midis dy botëve. Mendimi ka të bëjë me përvojën e një dukshmërie shprehëse… Një nga format më interesante dhe energjike të mendimit është pyetja. Unë gjithmonë mendoj, thoshte, John O’Donohue, se pyetja është si një fanar. Ai ndriçon peizazhe dhe zona të reja ndërsa lëviz. Prandaj, pyetja gjithmonë supozon se ka shumë dimensione të ndryshme për një mendim, që ju jeni ose të verbër, ose që nuk jeni të disponueshëm për veten. Pra, një pyetje është me të vërtetë një nga format në të cilat çudia shprehet vetiu. Një nga arsyet që pyesim veten është sepse jemi të kufizuar, dhe ai kufizim është një nga portat më të mëdha për t’u përfshirë në këtë rrugëtim drejt të panjohurës.
I gjithë mendimi që është i mbushur me mrekulli, është një lojë e këndshme dhe argëtuese…
Dhe mendimi, nëse nuk është i hapur për t’u përfshirë në pyetje për mrekullinë, mund të jetë kufizues, shkatërrues dhe shumë, shumë i rrezikshëm.

Një nga gjërat e trishtueshme sot është se kaq shumë njerëz janë të frikësuar nga çudia e pranisë së tyre. Ata po vdesin ta lidhin veten në një sistem, një rol, ose një imazh, ose në një identitet të paracaktuar, me të cilin njerëzit e tjerë janë vendosur në marrëdhënie me ta. Ky identitet mund të jetë krejtësisht në kundërshtim me energjitë e egra që po rriten brenda në shpirtin e tij.
Pjesa dërmuese e jona kanë shumë frikë dhe përfundimisht bëjmë kompromis. Ne vendosemi për diçka të sigurt, në vend se të përfshijmë në këtë sfidë rrezikun dhe aventurën që është në zemrat tona.
Secili prej nesh është kujdestari i një bote të brendshme që ne e bartim me vete. Tani, njerëzit e tjerë mund ta shikojnë atë nga [shprehjet e saj të jashtme]. Por askush, as ju, nuk e dini se si është bota juaj e brendshme, dhe asnjëri nuk mund t’ju detyrojë ta zbuloni atë, derisa t’i tregoni ato në të vërtetë nëpërmjet veprave.
Secili prej nesh ka të privilegjuar të jetë kujdestari i kësaj bote të brendshme, i cili është e arritshme vetëm përmes mendimit, dhe ne gjithashtu jemi të dënuar, në kuptimin që ne nuk mund të zgjidhim veten nga bota, që ne bartim në të vërtetë…
E gjithë qenia njerëzore dhe identiteti njerëzor dhe rritja njerëzore ka të bëjë me gjetjen e një lloj ekuilibri midis privilegjit dhe dënimit, ose pashmangshmërisë së bartjes së këtij lloji karshi botës.
Një nga njohjet më të mahnitshme të mendjes njerëzore është se koha kalon. Çdo gjë që ne përjetojmë zhvendoset në një vend të padukshëm të së kaluarës: kur mendoni për dje dhe për gjërat që ju shqetësonin dhe trazoheshit së tepërmi, dhe qëllimet që keni pasur dhe njerëzit që keni takuar, dhe ju, e dini se i keni përjetuar të gjitha, por kur i shikoni tani, ata nuk janë askund – ata janë zhdukur …
Më duket se kohërat tona janë shumë të shqetësuar me përvojën, dhe që në ditët e sotme për të mbajtur një besim, për të patur një vlerë, duhet të enden përmes gjymtyrëve të përvojës, dhe ajo përvojë është gur themeli i integritetit, verifikimit dhe origjinalitetit. E megjithatë fati i çdo përvoje është se ajo do të zhduket.
Përgatiti: Albert Vataj
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Një nga gjërat e trishtueshme sot është se kaq shumë njerëz janë të frikësuar nga çudia e pranisë së tyre. Ata po vdesin ta lidhin veten në një sistem, një rol, ose një imazh, ose në një identitet të paracaktuar, me të cilin njerëzit e tjerë janë vendosur në marrëdhënie me ta. Ky identitet mund të jetë krejtësisht në kundërshtim me energjitë e egra që po rriten brenda në shpirtin e tij.

nje nder gabimet tona. :))

Ndersa kjo me poshte eshte nje trishtim i embel i rruges jetsore qe ne lem pas,cuditrisht dhe ky sekond,qe po iken tek shrkuaj kete mendim,s`do kem me mundesine ta takoj. :))

Top