• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kuriozitete !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Japonia ka shpikur nje ''arme'' e cila i ndalon njerezit te flasin. Nese shpesh keni menduar sesi mund ta besh dike te pushoje se foluri, kjo eshte zgjidhja e duhur. Brenda vitit del ne tregun boteror!
11214257_1250902591602840_35711859826335543_n.jpg

Ngjyra e kuqe tipike e buzeve vjen nga perqendrimi i larte i kapilareve te vegjel qe jane te pasura me oksigjen. Kjo shpjegon pse buzet jane te zbehta dhe te dobeta kur eshte ftohte, ngjyra e buzeve tona behet blu

Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Pra dita nuk ka 24 orë !!!
11148754_1251131334913299_5854670830686253157_n.jpg

Henry Patterson është sipërmarrësi më i ri në botë. Edhe pse është 11 vjeç, ai arrin të fitojë 1500 euro në muaj si sipërmarrës në biznesin e ëmbëlsirave
10386830_1251342484892184_7699482644459080683_n.jpg

Quhet “Krzywy Las” pylli i shformëzuar. Ndodhet në Poloni dhe pavarësisht hipotezave të ndryshme në lidhje me arsyen se pse pemët marrin këtë harkim të çuditshëm, origjina e tij ngelet ende një mister.
12115459_1251352234891209_8299114021839476346_n.jpg
11988434_1251352224891210_5214825901407791520_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

U lyen gishtat me manikyr për ti njohur. Kjo është idea e mamit Janet për Laura, Jasmin, Kim dhe Sofi, që jetojnë në Lipsia. Katërnjakët që pas pak muajsh do të nisin kopshtin, janë katërnjake homozigotë, identike. Sipas ekspertëve, kjo është një gjë e rrallë dhe ndodh vetëm 1 në 13 milionë raste.
12250063_1255244401168659_5724480739893751819_n.jpg

Edhe pse në pamje të parë Bretkosa ngjyrë blu duket mjaft e lezetshme, lëkura e saj është toksike. Madje njerëzit mijëra vjet më parë e përdornin helmin e saj për të lyer shtizat.
12274715_1255709501122149_518788768802645739_n.jpg

Pasi pesoi nje aksident dhe u zgjua nga koma, Gary Richmond humbi memorjen dhe nuk e njihte me gruan e tij prej 20-vitesh. Ajo perdori te njejtat taktika si para 20-vitesh, per ta bere Gary-n te binte serish ne dashuri me te, dhe ja doli!
12299204_1255729731120126_8838191133817433028_n.jpg

Ishujt qe puthen - Groenlande!
12301697_1255257437834022_1358933180718302070_n.jpg

Gjeniu i shahut Garry Kasparov, luajti kunder botes ne nje loje shahu online, ku mbi 50.000 persona te ndryshem nga 75 vende votonin per levizjen me te mire te rradhes.
Ne fund ai arriti te fitonte!
12243564_1255242867835479_6451058629743771682_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ne nje spital te Florida-s, dy infermiere pasi kane punuar per nje kohe ne te njejtin ndrrim dhe te njejtin repart kane arritur te kuptojne se ne fakt ato ishin dy motra te humbura prej kohesh nga Korea Jugore, te ndara rreth 40 vite me parë!
12308586_1258017767557989_1571202059882625179_n.jpg

Nje "pirat" (hacker) i quajtur Jan Krissler krijoi shenjat e gishtit te ministrit gjerman te mbrojtjes, vetem nga nje autograf i tij. Ishte i njejti djale i cili mundi verifikimin e gjurmes se gishtit te Apple mbrenda 24 oreve te lancimit te Iphone 5s.
12295337_1258036730889426_5820124154743114615_n.jpg

Një thesar i madh me bizhuteri ari, gurë të cmuar dhe diamantë është gjetur në një tempull hindu në jug të Indisë.
Nga një ekzaminim paraprak rezulton se vlera e objekteve të gjetura është rreth 22 miliarde dollare.
12278854_1258025827557183_8103138260461425729_n.jpg

Panda e quajtur Basi është panda më e vjetër në botë dhe ka festuar ditëlindjen e saj të 35’të së bashku me shumë njerëz të pranishëm.
Basi shfaqet duke ngrënë tortë në Fuzhou, Kinë, përderisa shënoi 35 vjetorin e lindjes.
Panda është 140 vjet e vjetër, duke u llogaritur në moshën njerëzore, dhe është panda e dytë që ka jetuar më së shumti në botë.
12295482_1257708260922273_7510970294721624813_n.jpg

12316492_1257708287588937_8610808014687993798_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ne nje takim qe kishte me Barack Obama-n dhe nusen e tij, ish-kryeministri i Italise Silvio Berlusconi, i dhuroi Michele Obama-s nje pale kepuce elegante, pasi sipas tij, Barack kishte ndikuar keq ne shijet e saj!
12308556_1257464164280016_5108730333720974819_n.jpg

Në vitin 2001, prindërit e djaloshit në foto i thanë se nëse nuk do të pinte alkool, duhan dhe do ti rrinte sa më larg drograve të ndryshme deri sa të shkonte 21 vjeç, ata do ti dhuronin 1 mijë e 500 dollarë. Në foto duket qart djaloshi 21 vjeçar me kontratën e nënshkruar që në moshën 8 vjeçare!
12316251_1257453034281129_7400049466521391391_n.jpg

Skena e fundit e filmit ''Scarface'', ku Toni Montana u perball me nje ushtri ne shtepine e tij, dhe ku plumbat nuk i benin asgje per shkak te kokaines, eshte nje skene e vertete e ndodhur ne Miami, ku nje prej boseve te medhenj te droges, arriti te luftoje deri ne sekonden e fundit!
Nje film i bukur, por qe nuk duhet ndjekur si shembull!
12311037_1256851217674644_394840324335428511_n.jpg

Dy minuta zgjat udhëtimi më i shkurtër ajror në botë. Starti: në orën 8.46 dhe ulja më 8.48. Kjo linjë lidh dy ishujt skocezë Westray dhe Papa Westray
12289725_1256239037735862_3992257450957198745_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

10 faktet më të pabesueshme të cilat nuk i keni dëgjuar më parë

1 -Më shumë se gjysma e njerëzve të botës do të infektohen nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme gjatë jetës së tyre.

2 -Brendësia e gojës tënde është e përbërë nga të njëjtat qelizat ë lëkurës sikurse brendësia e vagjinës .

3 -15 anijet më të mëdha të botës, e ndotin ajrin aq shumë sa 760 milion vetura në botë.

4 -Nëse do i radhitje të gjithë njerëzit e gjallë, rreshti do të lakohej përgjatë Tokës 56 herë.

5 -اdo javë, një fëmijë e qëllon me armë dikë në SHBA.

6- 2 nga 3 australianë do të sëmuren me kancer të lëkurës gjatë jetës së tyre .

7 -Më shumë vrasin njerëz makinat shitëse brenda një viti sesa peshkaqenët .

8 -Njerëzit janë të vetmit primat të cilëve iu zvogëlohen dhëmbët kur madhësia e trurit rritet.

9 -Kur filmi i famshëm ‘Star Wars’ kishte debutuar, Franca ende ishte duke ekzekutuar njerëz në gijotinë.

10 -Proporcioni mes milingonave e njerëzve është 1.5 milion me 1 .
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Ujevarat e gjakut ne Antartike


Ndodhet ne McMurdo Dry Valley, regjioni qe konsiderohet te jete me i ftohte dhe me i thate ne bote. Pas kerkimeve dhe analizave te shumta eshte zbuluar se perfund akullit qe rrethon dhe mbulon kontinentin, ka mbetur nje pjese oqeani qe ka perfshire kete regjion para 1.5 milione vitesh. Liqene te tera te roberuara nen akullin ku dhe jane gjetur bakterie qe sipas ADN-se jane pasardhes te bakterieve te oqeaneve. Keto bakterie duke zberthyer materie qe gjenden nen akullin lirojne hekur (qe nuk i dihet ende origjina) qe pastaj derdhet ne keto ujevara dhe ben te duket sikur rrjedh gjak.

Anthony Brutto qe filloi studimet me 1939 ne deget e inxhinierise, edukates fizike dhe arteve industriale ishte i detyruar te nderprese studimet nga fillimi i Luftes se Dyte Boterore. Vazhdoi studimet pasi u kthye nga lufta me 1946 dhe pastaj u detyrua perseri ti nderprese qe te punoje per t'u kujdesur per gruan e tij te semure. Tani Anthony Brutto ne moshen 94 vjecare do marre diplomen ne degen e arteve dhe thote qe do beje pak pushim para se te filloje magjistraturen. :)

 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ne fakt nuk eshte yll, por eshte planet :)
Nuk eshte replike per kundershtim ,por per te vene drejt ato qe jane gabim . Nese ke info per kete informacionin ,me oriento ku ta lexoj dhe une qe eshte i tille (sepse realisht nuk e dij ,thjesht e morra si info dhe e pasqyrova ketu) dhe ti bej nderhyrjen shkrimit ta bej si duhet qe mos te keqinformohen edhe lexuesit e kesaj teme . Flm :)
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Alfie Clamp, djaloshi 2 vjecar qe lindi i verber, me probleme digjestive, muskuj te dobet, konvulsione qe shpesh e pengojne te haje dhe te merr fryme... Tek Alfie u zbulua dicka qe mjeket ende nuk mund t'ia vene emrin. Ai ka nje varg ekstra te ADN-se ne kromozomin e 7-te.




Vladimir Komarov, njeriu qe ra nga qielli


(mbeturinat e Komarov)

(Komarov me shokun e tij te ngushte Yuri Gagarin)

Me rastin e kremtimit te 50 vjetorit te Bashkimit Sovietik, udheheqesi i atehershem Leonid Brezhnev jep urdherin e pergatitjes se nje programi te dergimit te kapsules Soyuz 1 ne hapesire. Stafi teknik edhe pse gjen qindra probleme ne funksionimin e kapsules, nga frika e udheheqesit e mbartin misionin deri ne fund dhe dergojne Komarov ne hapesire. Problemet fillojne, anija humb elektricitetin, nuk mund te riorientohet ne orbite dhe fillon te beje rrotullime te shpejta rreth boshtit te vete. Komarov arrin ta drejtoje dhe te kthehet nga Toka, por humb komunikimin me bazen. Duke u munduar te aktivizoje parashuten, ajo bllokohet dhe keshtu kapsula erplaset ne toke ne Orenberg te Rusise. Komarov qe ishte njeriu i pare nga Bashkimi Sovietik qe udhetoi ne gjithesi, poashtu u be dhe njeriu i pare qe vdiq ne nje mision hapesinor.
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Nuk eshte replike per kundershtim ,por per te vene drejt ato qe jane gabim . Nese ke info per kete informacionin ,me oriento ku ta lexoj dhe une qe eshte i tille (sepse realisht nuk e dij ,thjesht e morra si info dhe e pasqyrova ketu) dhe ti bej nderhyrjen shkrimit ta bej si duhet qe mos te keqinformohen edhe lexuesit e kesaj teme . Flm :)
Patjeter, nuk e thashe me qellim replike, por nga qe e kisha lexuar dhe vete me pare e thashe. Fatkeqsisht portalet dhe revistat tona kur marrin tentimet te perkthejne dhe bejne gabimte te ketilla, por trupi qiellor ne fjale, se pari s'mund te jete yll sepse per te qene yll duhet te kete ne permbajtje hidrogjen qe me fusion termonuklear e shnderron ne helium, gje qe nuk e ka trupie ne fjale (as kjo nuk eshte replike por shpjegim :p ).

Ja dhe link ku mund ta gjesh per sakte:
Diamond Planet Found—Part of a "Whole New Class?"
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Patjeter, nuk e thashe me qellim replike, por nga qe e kisha lexuar dhe vete me pare e thashe. Fatkeqsisht portalet dhe revistat tona kur marrin tentimet te perkthejne dhe bejne gabimte te ketilla, por trupi qiellor ne fjale, se pari s'mund te jete yll sepse per te qene yll duhet te kete ne permbajtje hidrogjen qe me fusion termonuklear e shnderron ne helium, gje qe nuk e ka trupie ne fjale (as kjo nuk eshte replike por shpjegim :p ).

Ja dhe link ku mund ta gjesh per sakte:
Diamond Planet Found—Part of a "Whole New Class?"
Flm , ja po e gjej postimin tani dhe po i bej nderhyrjen :D
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Nje i papune po kerkonte pune si pastrues ne zyrat e Microsoft. Shefi i personelit, pasi i ben nje testim se si e fshinte dyshemene, e interviston dhe ne fund i thote: Je i pranuar ne pune, me jepni adresen tuaj te e-mailit, ne menyre qe tju dergoj nje formular ta plotesoni, ku do ju tregohet vendi dhe data kur do te paraqiteni per pune.
Burri, i shastisur, i pergjigjet se nuk disponon nje kompjuter
dhe aq me pak nje adrese e-maili.
“ Nese nuk ke nje poste elektronike - i pergjigjet shefi- do thote se virtualisht nuk ekziston, dhe nuk mund t'ju ofrohet vendi i punes.”
Burri, i deshperuar, me vetem 10$ ne xhep, del perjashta. Vendos te shkoje ne nje supermarket dhe te bleje nje arke me domate. Duke i shitur dere me dere domatet, arriti te dyfishonte shumen, dhe duke e perseritur te njejten gje per tre here, ne fund te dites dispononte shumen e 160 $
Ne kete moment, kupton se mund te jetoje ne kete menyre; del heret cdo mengjes dhe kthehet vone ne darke, dhe cdo dite dyfishon dhe trefishon kapitalin. Ne pak kohe blen nje karroce, me pas nje kamion, dhe ne pak muaj posedon disa kamioncina me ane te se cilave ben dorezimet e porosive.
Ne harkun kohor te 5 viteve, ky person, behet pronar i nje serie dyqanesh ushqimore ne Shtetet e Bashkuara. Ne kete moment vendos te mendoje per te ardhmen e tij, duke bere sigurimin e jetes se tij dhe te familjes. Pasi kontakton me nje te sigurimeve dhe interesohet per formularet perkates, personi sigurimeve i kerkon adresen e e-mailit per ti derguar propozimet. Ky i pergjigjet se nuk ka as kompjuter dhe as e-mail.
-“Interesante,-thote personi i sigurimeve- ju keni ndertuar nje perandori dhe nuk keni adrese e-maili?? Imagjino se cfare perfitimesh do kishit sikur te kishit nje kompjuter.”
Burri reflekton pak dhe i thote: “E di, do isha nje pastrues prane shoqerise Microsoft”!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Kjo foto i ka prekur të gjithë, teksa ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë miliona komente ngushëllimi .
Një grua amerikane, Jennifer Bettelyoun postoi një foto të vajzës së saj, teksa ajo ishte varur mbi varrin e të atit që ishte vrarë, në një trajnim të forcave ushtarake.
Vajza i shkoi te varri për ditëlindjen e tij, në mungesë dhe mban një dedikim në duar.
12376285_1265633570129742_8614975023118934657_n.jpg

Kjo foto i ka prekur të gjithë, teksa ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë miliona komente ngushëllimi .
Një grua amerikane, Jennifer Bettelyoun postoi një foto të vajzës së saj, teksa ajo ishte varur mbi varrin e të atit që ishte vrarë, në një trajnim të forcave ushtarake.
Vajza i shkoi te varri për ditëlindjen e tij, në mungesë dhe mban një dedikim në duar.
12345492_1265844256775340_8416414243214200604_n.jpg

Nje qen rrugesh ndoqi nje ekip garues gjate gares se tyre 650 km permes Ekuatorit. Qeni i shoqeroi ata ne xhunglen e Amazones, madje notoi here pas here per te kaluar lumenjte bashke me ta dhe duke i ndihmuar pa mase. E gjitha kjo, sepse njeri prej djemve i kishte dhene nje fete mishi qenit perpara disa ditesh!
12376712_1265843510108748_4275676822714107797_n.jpg

Vellezerit John dhe Clarence, ishin te vetmit qe arriten te arratisen nga burgu famekeq - Alcatraz, por menjehere u shpallen te mbytur ne gjirin perreth, nga policia vendase.
E cuditshme ishte se nena e tyre mori cdo vit per festen e nenes nga dy tufa lulesh, deri ne fund te jetes se saj!
Askush nuk e gjeti kurre se nga vinin keto lule, por besohet se dy vellezerit kishin arritur te shpetonin dhe kurre nuk e harruan nenen e tyre!
12376577_1265821283444304_7712886383045191431_n.jpg

Ne nje muze ne Gjermani gjendet nje skulpture reale e bere nga dy plumba te cilet u qelluan perballe njeri-tjetrit, nga dy miq ne terrin e nates. Te dy miqte qelluan drejt njeri-tjetrit gjate nates, kur degjuan zgjurme pa e ditur se aty gjendej miku i tyre me i mire. Fati krijoi kete mrekulli!
12227030_1265221486837617_8180275542893786152_n.jpg
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Kuriozitete !

Alfie Clamp, djaloshi 2 vjecar qe lindi i verber, me probleme digjestive, muskuj te dobet, konvulsione qe shpesh e pengojne te haje dhe te merr fryme... Tek Alfie u zbulua dicka qe mjeket ende nuk mund t'ia vene emrin. Ai ka nje varg ekstra te ADN-se ne kromozomin e 7-te.

Gjynah per djalin e vogel.
Keto jane pasojat e evolucionit dhe "difektet" e ADN-se. Me siguri kane qene dhe te tjere me te njejten problem, pro Mjeksia ska qene aq e afte te investigoj...
Sa per emrin, mqs per here te pare u diagnostikua tek Alfie, me siguri do mari emrin e tij.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Banorët e qytetit siberian të Barnaulit kërkojnë që një mace që quhet Barsik, të bëhet kryetarja e tyre e bashkisë. Madje ata kërkojne të mbledhin fonde për të bërë pankartat e fushatës së maces, dhe nje pankarte e madhe do të vendoset në qendër të qytetit ku do të shkruajë:
"Vetëm minjtë nuk votojnë për Barsik!"
68659_1270890762937356_9021064376783551276_n.jpg

Nje djalosh i vogel i shkruajti nje leter aktorit te famshem te komedise Jay Leno: "Te lutem, me dergo t'i neser ne shkolle sepse i kam thene shokeve qe je daja im!"
Te nesermen Jay e hipi djaloshin ne makinen e tij te shtrenjte dhe e shoqeroi deri ne shkolle. Kur djaloshi zbriti, Jay i bertet nga dritarja: "Ej nip, beji te fala mamit!!!"
12400754_1270884609604638_4351766169632173778_n.jpg

Ne nje nga fjalimet e tij, Obama evidentoi dy vajzat e tij, duke u shprehur se atij nuk i pelqente aspak veshja e tyre, por ne shtepi nuk ka president sipas tij, ndaj nuk kishte fuqine t'i ndryshonte mendjen atyre!
Familja mbetet familje!
12369006_1270180443008388_8672242456540491023_n.jpg

Kur Cristiano Ronaldos i kerkuan te dhuronte takat e tij per nje fushate bamiresie ne ndihme te vogelushit 10 muajsh Erik Ortiz Cruz, i cili vuante nga nje crregullim i pazakonte e trurit dhe nga shitja e takave ne ankand, do te sigurohej nje pjese e te ardhurave per operacionin, A e dini c'beri Ronaldo?
Pervecse ja dhuroi vogelushit takat, mori persiper te paguante te gjitha shpenzimet e operacionit, plot 83000$!
1936561_1270189399674159_7616647842461427252_n.jpg

Deja-Vu, vjen nga frengjishtja që do të thotë : “E sapo parë ".Disa shkencëtarë mendojnë se fenomeni DEJA-VU është i lidhur me anomalitë që paraqiten gjatë funksionimit normal të trurit, të cilat quhen gabime gjatë njohjes.
12391065_1269340686425697_5670274382487383894_n.jpg
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !


John Barrowman, nje aktor amerikan-skocez gjate audicioneve te serialit te famshem amerikan Will and Grace paraqitet per rolin e Will (qe ishte homoseksual). Ne fund rolin e fiton aktori Eric Mccormak, qe ne jeten reale ishte heteroseksual, ndersa John Barrowman refuzohet per arsye se duket shume mashkullor (edhe pse ne jeten e tij reale eshte homoseksual).
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Me 28 qershor te vitit 2009 Stephen Hawking organizon nje feste per udhetuesit neper kohe. Lajmerimin e organizimit e ben nje dite pas festes dhe tregon qe asnje nuk ka marre pjese :)

 
Top