Kureshti mbi Sër Isak Njuton

Lauri

Anunnak
Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdo gjë dhe di të gjitha gjërat, që janë apo që mund të bëhen. …ai përbën kohën dhe hapsirën. Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave”


Kureshti mbi Sër Isak Njuton, personalitetin më gjenial të shkencës

Sër Isak Njuton (25 dhjetor 1642 – 20 mars 1727), ishte një fizikant astronom, filozof, teolog dhe matematikien anglez, i cili është konsideruar gjerësisht si një nga shkencëtarët më me influencë i të gjitha kohërave dhe si një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Njutoni formuloi ligjet e levizjes dhe gravitetit universal që dominoi pikëpamjen shkencëtarëve të universit fizik gjatë tre shekujve të ardhshëm. Njutoni ka ndërtuar teleskopin e parë praktik që reflekton dhe ka zhvilluar teorine e ngjyrës. Në bazë të vëzhgimit se një prizmi zbërthen dritën e bardhë në shumë ngjyra të spektrit të dukshëm. Ai ka formuluar edhe një ligj empirik të ftohjes dhe ka studiuar shpejtësinë e zërit.

Në matematikë, Njutoni, së bashku me Gotfried Lajbnicin dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën “metodë të Njutonit” për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj. Njutoni ishte gjithashtu fetar duke punuar shumë në studimin Biblës. Njutoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

thoth2_zps3jhw7snx.jpg


Përveç atyre që dimë për Njutonin, tashme janë zbuluar disa të dhëna te reja mbi te.

Isak Njuton lindi shtatanik


Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrin e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami.

Njutoni gati sa nuk u bë fermer


Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.

Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë


Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.

Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte


Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.

Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar

Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.

Nuk besonte tek satanai apo trinia e shenjtë

Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë . Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi.

Njutoni ishte i dhënë pas Biblës

Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.

Njutoni ishte alkimist


Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit hedh dritë mbi interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.

Njutoni luftoi me falsifikatorët


Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave.

Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali

Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.
/Albert Vataj
 
Top