• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kupa e Mbretit është e Realit

cent

Banned
Kupa ka mbret dhe mbreti ka emrin e Realit. Los blancos fitojnë për herë të 19-të, Copa Del Rey duke mundur 2-1 Barcelonën në “Mestalla”, ku mungesa më e madhe nuk rezulton Ronaldo në tribunë, por Messi në fushë, që lë jetim të tijtë në atë që mund të ishte ndoshta ndeshja më e rëndësishme për katalanasit. Vendos trofeun një gol i Gareth Bale, që tregon sesi mund të të japin një trofe 100 milionë Euro.

Pa Ronaldon dhe me El Clasicon e fundit të humbur, pak kush besonte te Reali, por kishin harruar se ekipi Ancelottit këtë vit është më shumë ekip dhe më pak individualitete. Për më tepër që dhe Barcelona e këtyre kohëve duket sikur është një kopje kineze e origjinalit. Gareth Bale që në fillim bën të ndihet pesha e milionave në këmbët e tij duke goditur portën dy herë brenda shtatë minutave të para. Në minutën e 11-të, rezultati më në fund zhbllokohet. Di Maria pas një pasimi perfekt të Benzemas niset i vetëm drejt portës dhe me një goditje jo shumë të fortë mposht Pinton, që në pritje tregon vërtetë nivelin e një portieri të dytë.

Reali është përpara ndërsa Barcelona e mbi të gjitha Messi duket sikur kanë mbetur në dhomat e zhveshjes. Të vetmit, të cilit i ndihet prania është Neymar dhe ky sepse përfshihet në një konflikt verbal me dy portugalisht folës të tjerë, Coentraon dhe sigurisht Pepen, kaçurrelat e të cilit nuk mungojnë në asnjë debat të pranishëm në El Clasico.

Për të parë goditjen e parë të Messit drejt portës duhet pritur minuta e 35-të ndërkohë që rastin e vërtetë argjentinasi e krijon në minutën e 42-të, por përpjekja e tij përfundon jashtë kuadratit. Në mes këtyre dy momenteve qëndron dhe një mundësi e artë e Iscos, që e merr me nge goditjen drejt portës së Pintos duke i dhënë kohë Jordi Albas të shtrihet mbi topin. Mbyllet 1-0 pjesa e parë me Realin tërësisht dominues. Në startin e së dytës, protagonisti mbetet sërish ai Gareth Bale, që gjen menjëherë rrjetën, vetëm se për fatin e Barçës, atë të jashtmen. Pak minuta më pas Bale provon sërish por goditja e tij është mbi traversë. Barcelona nuk arrin të ndërtojë dhe e vetmja mënyrë për të kërkuar portën është nëpërmjet goditjeve nga distanca, siç provon dhe Bartra në të 62-tën por Casillas është aty. Në aksionin pasardhës Reali i afrohet rrezikshëm golit por Pinto dhe shtylla i vijnë në ndihmë Barçës. Ndërsa pak sekonda më pas, anullohet një gol i Realit për faull të Bale ndaj Pintos. Fati nuk është me Realin as në aksionin pasardhës, kur Bartra djeg në kërcim Pepen duke dërguar për herë të parë në këtë edicion, topin në fundin e rrjetës së Casillas.

Pinto duket se ka bërë pakt me shtyllën, që e ndihmon dhe në minutën e 81-tën pas goditjes së Modriç. Por fati nuk mund të bëjë asgjë në minutën e 84-tërt përballë vrapit të Bale, që bën fushë krahun përpara se të shënojë golin e avantazhit.

Kupa është përfundimisht e Realit në minutën e 90-të, kur Neymar në mënyrë të pabesueshme godet shtyllën, të cilën Casillas e përkëdhel përpara se të përkëdhelë Kupën, të cilën e ngre lart për Realin e Ancelottit, që merr trofeun e tij të parë si trajner i madrilenëve.
/BalkanWeb
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pe: Kupa e Mbretit është e Realit

Ah ma ka knaq zemren ! HALA MADRID !

Megjithese, vetjak u tregua ne disa raste di maria & Bale. I kuptoj, por po bien ne sy si cdo here dyt.
 
Top