Kupa e Italisë njeh sot finalistin e parë. Milan apo Inter?

INTER-PRAG-DERBI-ME-MILAN_frame_791-1280x720.jpg
Derbi i Milanos është padyshim dueli më i shumëpritur për tifozët në Itali, por jo vetëm. Inter apo Milan vetëm njëra nga këto dy skuadrat do të presë një biletë për në fazën finale të Kupës së Italisë. Dy rivalë të përjetshëm në fushën e blertë që përveç garës së fortë që po bëjnë në Serie A, këtë herë fokusi i tyre kthehet tek një tjetër trofe.
Dueli i parë përfundoi me rrjeta të paprekura edhe pse spektakli dhe emocionet nuk munguan. Nëse do t’i referohemi statistikave jashtë kampionati, dy ekipet janë përballur 31 herë ndërmjet tyre, 13 herë ka fituar Milan, 8 Inter ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar në barazim, megjithatë një derbi gjithmonë ka një histori ndryshe.
Sa i përket organikës së dy skuadrave, tekniku Inzaghi do të kërkoj fitoren e parë ndaj Milanit për këtë sezon pasi do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa kuqezinjtë kanë dyshime për Zlatan Ibrahimoviç, Kastilleho apo Romagnolin.
Një aspekt që mund të ndikojë negativisht tek Inter është goli në fushën kundërshtare. Nëse në kompeticionet europiane, ky rregull është hequr, në Kupën e Italisë është në fuqi deri në fund të sezonit.

Pavarësisht kërkesës zyrtare të zikaltërve për ta aplikuar që tani rregullin e ri, Këshilli i Ligës e ka refuzuar duke theksuar se nuk mund të ketë ndryshime në mes të sezonit. Derbi Inter-Milan do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.


A2news.com
 
luajten me mir interistat.
Angry Ac Milan GIF by DAZN

Bekuar qofsh 🤣
 
Top