• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kundër të gjitha parimeve demokratike!!!

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul

ürgen Todenhofer, publicist, i cili që nga viti 1980 ka vizituar vazhdimisht zonat e krizës në botën islame.

E hëne 29 Korrik 2013 12:38

Z. Todenhِfer, kjo që ndodhi në Kajro a është një grushshtet ushtarak?

Nëse asgjë tjetër, të paktën ky është një veprim antidemokratik. Kjo ndërhyrje e Ushtrisë nuk është dashur të ndodh dhe nuk ka qenë e drejtë të ndodh, sepse ajo u drejtua kundër një qeverie të zgjedhur demokratikisht.

A mund të qëndronin forcat e armatosura duarkryq dhe të shikonin indiferentë atë manifestim të vullnetit popullor kundër Mursit siç u vu re në Kajro dhe në pjesë të tjera të vendit?

Ka në të gjitha kushtetutat demokratike rregulla për situata emergjente dhe kjo e drejte i jepet policisë, por shpesh edhe ushtrisë për të rivendosur rendin dhe sigurinë. Mirëpo, kjo gjithmonë duke qëndruar vetëm në anën e të zgjedhurve - e jo në anën e pakicës. Nevoja për ndërhyrje për të parandaluar një luftë civilie është e kuptueshme. Por jo kundër një qeverie të zjgedhur demokratikisht. Kjo është në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike.

Protestuesit janë një minoritet sipas mendimit tuaj?

اfarë do të thoshit ju në Gjermani, sikur pesë milion njerëz të dilnin në rrugë kundër Kancelares? Këta pesë milion nuk mund thjesht t'i hedhin anash numrin shumëfishë më të madh të qytetarëve, të cilët e kanë zgjedhur qeverinë. Në një demokraci sundon partia e zgjedhur e jo rruga.
Mursi është zgjedhur në mënyrë demokratike. Por, puqistët e akuzojnë për një administratë me demokraci të brishtë.
Mursi, fatkeqësisht, gati tërë vëmendjen ia kushtoi zgjedhësve të tij dhe jo, si një presdient, që do të duhej t’i kishte parasysh edhe përkrahësit e opozitës dhe disidnetët në përgjithësi. Mursi ushtroi një politikë jo të mençur. Por, në qoftë se ushtria ka të drejtë, që politkajt jo të mençur t'i dëbojë me grushtshtet një vit pas zgjedhjes, atëherë do të duhej edhe presidenti francez të shtrëngohej mirë. E edhe disa të tjerë.

اfarë efekti do të ketë në vend ndërhyrja e ushtrisë ndaj përkrahësvë të Mursit?

Vëllezërit mysliman në Egjipt kanë qenë të persekutuar për 85 vjet. Ata kanë një imunitet dhe rezistencë të jashtzakonshme ndaj vuajtjeve dhe do të kthehen përsëri. Ama rreziku është i madh, sepse tani do të mbizotërojnë forcat radikale.

Ju ne vitin 2011 në Egjipt e keni përjetuar gëzimin dhe entuziazmin e popullit kur dha dorëheqje Mubaraku. Në atë kohë a ushqenin njerëzit iluzione?

Po, sepse shumë besonin se demokracia automatikisht do të thotë prosperitet, pa pasur nevojë për ndonjë kontribut personal. Zëvëndsimi i majës (kokës), megjithatë , ende nuk sjell përparim. Shumica e njerëzve, me të cilët unë kisha biseduar në vitin 2011 në Kajro, përveç tjerash besonte se nëpërmjet një revolucioni te vetëm paqësor mund të arrihet demokracia. Ky është një gabim historik. Pas revolucionit të vitit 1789 Francezëve iu deshen 80 vjet të përgjakshme që të bëhen një demokraci. Në vendet që nuk kanë ndonjë traditë demokratike revolucionet shkaktojnë kaos për vite me radhë.


/mesazhi/
Intervisten e zhvilloi Thorsten Keller. (Përktheu: Mr. Muhidin Ahmeti)
 
Top